Herceg Novi: Qytet bregdetar në Mal të Zi

Herceg Novi është vendbanim në Bokë të Kotorit të Malit të Zi njëherit dhe qender e njësis administrative me të njëjtin emër.

Pas vdekjes së kralit hungarez Lajoshi i Madh 1382, kralica hungareze me qëllim që të përfitonte mbështetjen e Tvrtkos ja jep atij qytetin e Kotorit më 1385. Tvrtko duke u nisur nga ajo që Bosnja do të fitonte daljen në det dhe do të shpërthente bllokimin dubrovnikas , më 1382 themeloi qytetin e Ri (Novi) si dëshmi e prezencës boshnjake. Për derisa ndërtoheshin muret e qytetit të Ri të Tvrkos, ai vendosi që qyteti i tij të bartë emrin Shën Stefan në shenjë të përkujtimit Shën Stefanit të konvertuarit të parë. Pas një kohe qyteti mori emrin Novi. Me arritjet e para të anijeve tregtare në vendbanimin e ri filluan edhe vështirësitë e para. Dubrovniku që llogariste tregtimin dhe transportin e kripës si monopol të vetin, e shikonte "tvrđavu"-n si konkurrencë të rrezikshme për vete.

Zgjedhja e vendit për themelimin e qytetit ishte paramenduar me qëllim shërbimi të shtetit boshnjak. Lokalitete për të ngritur qytetin ishin radhitur në anën veriore të grykës së Bokës së Kotorit në zhupanën e Draqeviq-it. Ndërtim e para filluan në fund të majit 1382 dhe u mbyllën në shtatorë të po ati viti. Turmi i parë mbrojtës ishte ndërtuar në vetë shtyllat Tophanës. Pozicionimi i terenit të qytetit ishte zgjedhura ashtu që të ishte i mundshëm për t u mbrojtur nga sulmet e armatosura që në atë kohë ishte shumë e rëndësishme. Kësaj i shtohej edhe fakti që në afërsi të qytetit kishte mjaft ngushtica dhe teren tjetër që e avanconte mbrojtjen e qytetit. Në afërsi të qytetit ishte ndërtuar tezga për tregtim me kripë, ndërsa ngarkesat e para me kripë kanë filluar të vinë në gusht të 1382-ës. Arritja e barrëve me kripë ishte edhe shenja e parë e jetës në qytetin e ri. Novi d.m.th qyteti i Ri është ndërtuar me një qëllim të vetëm: tregtimin me kripë.

42°27′10.62″N 18°31′52.33″E / 42.4529500°N 18.5312028°E / 42.4529500; 18.5312028

Tags:

Mali i Zi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EtikaAthinaKantoni CallasLista e kafshëve të egraMartin CamajSkizofreniaNdajfoljaBletaBiologjiaRilindjaShoqëriaRrethiLetërsia romantike shqiptareShpella e piratëve (roman)DrejtkëndëshiArsimiAdem JashariGjeografia e KosovësKalaja e BeratitQeni i SharritInteligjenca artificialeDendësiaAzotiDevejaMustafa Qemal AtaturkuMitozaIsmail QemaliLigji i PaskalitBajram CurriRryma elektrikeSistemi i tretjesPesë Shtyllat e IslamitAriMikroorganizmatKongresi i ManastiritMarsiTërmetiTeorema e PitagorësAzia JuglindoreSëmundja e LeukemisëMitologjiaLista e komunave në KosovëFizikaShehadetiTë drejtat e graveForca e Sigurisë së KosovësDeti AdriatikUmberto EcoDitar (Anne Frank)Grupet e gjakutStresiBeni ecën vetë (libër)AtomiPHNdryshkja e metalevePërrallaAfërditaPankreasiUlçera në stomakShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreBimëtGjuha shqipePolianaKonferenca e Londrës (1912–1913)Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutDiskriminimiVitamina DMasturbimi i ndërsjelltëAli Pashë TepelenaFrancaLindja (biologji)Pjesët përbërëse të kompjuteritKështjellëFeja në ShqipëriGjallesat në zhdukjeDrogaPërcjellësit elektrik🡆 More