Steroidet anabolik janë një klasë e hormoneve steroide derivate te Testosteronit.
Ato nxisin rritjen sintezës se proteinave brenda qelizave, të cilat rezultojnë në ndërtimin e indeve qelizore (Anabolizmi), veçanërisht në muskuj. Steroidet anabolik shkaktojnë virilizim dhe maskulinizim, duke përfshirë krijimin e karakteristikave mashkullore sekondare të tilla si rritja e litarëve vokale(trashja e zërit) dhe shfaqja e qimeve në trup. Fjala anabolik vjen nga fjala greke anabolein qe do te thotë, "për të ndërtuar".
Steroidet anabolik janë izoluar here të parë dhe në 1930, dhe tani për qëllime terapeutike përdoren në mjekësi për të stimuluar rritjen e kockave dhe oreksin, shpejtimin moshës se pjekurisë mashkullore, dhe trajtimin sëmundje kronike, të tilla si kanceri dhe AIDS-it. Kolegji Amerikan i Medicines Sportive pranon se se steroidet anabolik, në prani të një diete të përshtatshme, mund të kontribuojnë në rritjen në peshës trupore, dhe se rritjet e muskujve nëpërmjet stërvitje me intensitet të lartë dhe dietë të përshtatshme mund të jenë shak i shtimit te përdorimit te steroideve anabolik në rritje nga përdorimi i AAS në disa individë.[2]
Përdorimi afatgjatë i steroideve anabolik apo doza e tepruar e tyre mund te shkaktoj rreziqe te shumta. Këto efekte përfshijnë ndryshime në nivelin e kolesterolit (rritja e lipoproteinve densitet të ulët dhe ulja lipoproteinve densitet të lartë), rritja e shtypjes se gjakut, dëmtime të mëlçisë, dhe ndryshime në strukturën e barkushes majtë të zemrës.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Steroidet anabolike, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.