Shkolla Normale e Prishtinës ishte një institucion i rëndësishëm arsimor, edukativ e kulturor për përgatitjen profesionale të mësimdhënësve.
Në periudhën mes viteve 1941 - 1945 ky institucion zyrtarisht quhej Shkolla Normale "Sami Frashëri" e Prishtinës. Ajo konsiderohet të jetë shkolla e parë normale në gjuhën shqipe në Kosovë dhe si e tillë paraqet shkollën e mesme më të rëndësishme në "tokat e lirueme". Me vendimin e Ministrisë së Arsimit në Tiranë të datës 12 nëntor të vitit 1941, Shkolla Normale e Prishtinës filloi punën më 17 dhjetor të vitit 1941. Drejtor i shkollës fillimisht u caktua dr. Rexhep Krasniqi e më vonë prof. Ahmet Gashi ndërsa personelin arsimor e pedagogjik e përbënin: Lirak Dodbiba, Reuf Zajmi, Zeqir Spahiu, Musa Dizdari, Myftar Spahiu, Filip Ndocaj, Zymer Berisha, Vasil Andoni, Lazer Berisha, Abdurrahim Buza, Adem Bazhdari, Kolë Parubi, Lorenc Antoni, Fet'hi Dizdari, Ibrahim Kelmendi, Efthim Deri, Zeqir Bajrami, etj. Në kuadër të personilit të shkollës ishin edhe tri mësuese: Concettina Rocco, Vittore Lulichi dhe Cornelina Fadesco.
Shkolla Normale e Prishtinës në periudhën 1953 - 1974 ishte njëra ndër institucionet më të rëndësishme edukative e arsimore për hapësirën shqiptare në të ashtuqujaturën RSFJ dhe si e tillë paraqet një universsitet të llojit të veçantë. Në kuadër të personelit arsimor e pedagogjik të shkollës punuan: Sali Nushi, Zekeria Rexha, Tajar Hatipi, Rexhep Hoxha, Pajazit Nushi, Jashar Rexhepagiq, Zeqir Bajrami, Enver Gjerqeku, Beqir Kastrati, Shefqet Veliu, Ahmet Mumxhiu, Demush Shala, Abdulla Zajmi, Jak Mita, Drita Dobroshi, Jusuf Shushka, Kemal Deva, Vahide Hoxha, Hazir Shala, Nexhat Ibrahim, Ditar Qamili, Bahri Bajrami, etj.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Shkolla Normale e Prishtinës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.