Shkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë

Gjatë periudhës së sundimit jugosllav në Kosovë, ndaj trashëgimisë arkitekturore që u përkiste shqiptarëve të Kosovës u tregua një përçmim i institucionalizuar dekada para luftës së fundit të shekullit të 20-të.

Shumë objekte kulturore të shqiptarëve në Kosovë u shkatërruan gjatë periudhës së sundimit jugosllav dhe veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), që përbënte një krim lufte e që shkeli Konventën e Hagës e të Gjenevës. Gjatë luftës, 225 nga 600 xhamitë në Kosovë u dëmtuan, vandalizuan ose shkatërruan, së bashku me objekte tjera islame. Përveç kësaj, 500 kulla shqiptare (shtëpi tradicionale guri) dhe tre nga katër qendrat e mirëmbajtura urbane të periudhës osmane në qytetet e Kosovës u dëmtuan rëndë duke rezultuar në humbje të madhe të arkitekturës tradicionale. Bibliotekat publike të Kosovës, në veçanti 65 nga 183 ekzistuese u shkatërruan plotësisht dhe humbën 900,588 vëllime, ndërsa bibliotekat islame pësuan dëme dhe që rezultuan në humbjen e librave të rrallë, dorëshkrimeve dhe koleksioneve të tjera të rëndësishme të letërsisë e kulturës. Arkivat e Bashkësisë Islame të Kosovës me të dhënat që përfshinin 500 vjet gjithashtu u shkatërruan. Gjatë luftës, trashëgimia arkitekturore islame është konsideruar si pronë shqiptare për forcat paraushtarake dhe ushtarake serbe, e shkatërrimi i trashëgimisë arkitekturore jo-serbe ishte një pjesë përbërëse e spastrimit metodik dhe të planifikuar etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Shkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë
Monumente Islamike të dëmtuara e të shkatërruara gjatë Konfliktit të Kosovës (1998-1999).

Historia

Periudha jugosllave

Pazari i Prishtinës, shkatërruar nga brigadat komuniste të punës të quajtur Fronti populluer

Kosova, duke qenë për rreth pesë shekuj pjesë e Perandorisë Osmane, kishte shembuj të shumtë së arkitekturës osmane. Pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavi qeverisnin autoritetet komuniste, të cilat zbatonin plane për modernizimin e peizazhit arkitekturor dhe projektimit të vendbanimeve urbane. Këto masa synonin ndryshimin e pamjes së vendbanimeve që konsideroheshin të kenë elemente që lidhen me periudhën osmane. Sipas komunistëve ato elemente konsideroheshin si "të prapambetura". Duke filluar nga fundi i viteve 1940-të, trashëgimia arkitekturore e qendrave kryesore urban të Kosovës filloi të shkatërrohet, kryesisht nga dora e pushtetit vendas, si pjesë e skemave të modernizimit urban. Gjatë viteve 1950-të ky proces u ndërmor nga Instituti i Planifikimit Urban (serbokroatisht: Urbanistički zavod) i Jugosllavisë, me shembullin më të mirënjohur në Kosovë, atë të projektit të modernizimit socialist të Prishtinës. Pazari osman i Prishtinës përmbante 200 dyqane, të ndara në blloqe për zeje e shoqëri artizane, nën pronësinë e shqiptarëve. Pazari ishte mbledhur rreth një xhamie e i vendosur në qendër të qytetit. Ky kompleks u shpronësua në vitin 1947 dhe u shkatërrua nga brigadat e punës, të njohur në shqip si Fronti populluer dhe në serbisht si Narodni front.

Pazari i Prishtinës, me ndërtimin e ndërtesave të reja dhe ndërtesat të shkatërruara dhe të pa shkatërruara

Në vitin 1952, qeveria jugosllave themeloi Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturor të Kosovës, të ngarkuar me trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore në Kosovë. Pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë komuniste, vetëm një monument prej periudhës osmane kishte statusin monument kulturor, e ai monument ishte Tyrbja e Sulltan Muratit, ndërsa statusi i mbrojtjes shtetërore i është dhënë kryesisht objekteve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Kriteret për listimin e xhamive si monumente historik ishin shumë më kufizuese sesa për arkitekturën ortodokse serbe. Ndërtesat që kishin statusin merrnin fonde për restaurime, ndërsa xhamitë e shumta nga periudha osmane që nuk ishin të mbrojtura u rinovuan gjatë kësaj kohe pa mbikëqyrjen e institutit, gjë që rezultoi shpesh në dëmtimin e elementeve arkitekturore origjinale. Në prag të Luftës së Kosovës, vetëm 15 nga 600 xhamitë e Kosovës kishin statusin e monumenteve historike, kurse 210 kisha ortodokse serbe, varreza dhe manastire kishin statusin e monumenteve historike, edhe pse mëse gjysma e xhamive datonin nga periudha osmane, pra nga shekujt XV-XIX.

Lufta e Kosovës (1998–1999)

Shkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë 
Një shtëpi e shkatërruar me xhaminë e dëmtuar në sfond, në një fshat të Kosovës, 1999.

Lufta e Kosovës ishte një luftë çlirimtare e luftëtarëve shqiptarë, kryesisht nga rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që luftonin kundër forcave paraushtarake dhe ushtarake serbo-jugosllave (JNA) gjatë viteve 1998–1999, luftë që përfundoi me ndërhyrjen ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Gjatë luftës, forcat serbo-jugosllave vunë në shënjestër arkivat dhe ndërtesat e ndryshme shtetërore, muzetë dhe bibliotekat; bibliotekat islame, shkollat myslimane dhe teqetë.

Para luftës, koleksioni rezervë që përbëhej nga kopje të shumta të botimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, i mbajtur për përdorim brenda Kosovës për bibliotekat e tjera, u shkatërruan në një fabrikë letre në Lipjan me urdhër nga drejtorit serb të bibliotekës. Gjatë luftës, 65 (ose një e treta) nga gjithsej 183 bibliotekat publike të Kosovës ishin plotësisht të shkatërruara, ku rezultuan 900,588 vëllime të shkatërruara. Bibliotekat e shkollave të Kosovës u shkatërruan gjithashtu gjatë luftës. Në vitin 1999 disa arkiva dhe përmbjedhje kulturore dhe shtetërore të caktuara u çuan nga Kosova në Serbi, si për shembull arkivi i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës u hoq nga ndërtesa e institutin në Prishtinë nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë. Ministria serbo-jugosllav e Drejtësisë deklaroi se heqja e të dhënave publike nga Kosova në Serbi në vitin 1999 ishte "për të parandaluar separatistët shqiptar shkatërrimin, ose falsifikimin [e tyre]". Disa regjistra komunalë të Kosovës u dogjën gjithashtu në vendet ku u mbajtën.

Arkivi qendror historik i Bashkësisë Islame të Kosovës që përmbante të dhënat e bashkësisë myslimane të 500 viteve u dogj më 13 qershor 1999 nga policia serbo-jugosllave pas një armëpushimi dhe fare pak orë para ardhjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s në Prishtinë. Në Gjakovë, teqeja e Bektash Axhiz Babait u dogj gjatë majit nga ushtarët serbo-jugosllavë me granata ndezëse të lëshuara nga shpatullat, dhe rezultoi në humbjen e 2,000 librave dhe 250 dorëshkrimeve tejet të rrallë, si përshembull një dorëshkrim në gjuhën perse i shekullit të 12. Biblioteka Hadum Suleiman Aga (themeluar më 1595) në Gjakovë u dogj më 24 mars nga ushtarët serbo-jugosllav, duke rezultuar në humbjen e 1300 librave të rrallë dhe 200 dorëshkrimeve të shkruara në arabishti, osmanisht, e me alfabetin arab të shqipes, së bashku me arkivat rajonale të Bashkësisë Islame që përfshinin dokumente deri në shekullit 17. Në Pejë, biblioteka e Atik Medresesë ishte djegur me vetëm muret e jashtme të mbetura duke rezultuar në humbjen e 100 kodeve të dorëshkrimeve dhe 2,000 librave të shtypur. Shkolla teologjike Atik Medrese në Ferizaj që daton nga periudha osmane u dogj dhe me mbetjet e saj u buldozuan. Muzeu i Lidhjes së PrizrenitPrizren u shkatërrua nga granatat e gjuajtur nga policia serbo-jugosllave gjatë marsit 1999.

Shkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë 
Simboli kryq serb me katër C-të cirilik gdhendur në një ndërtesë gjatë luftës në Kosovë, 1999.

Pas luftës, një raport i gushtit të vitit 1999 nga Mjekët për të Drejtat e Njeriut (PHR) dokumentoi se brenda Kosovës u shkatërruan 155 xhami, bazuar në llogaritë e refugjatëve. Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, kohëzgjatja e luftës ka rezultuar në dëmtimin, shkatërrimin dhe shembin të 217 xhamive, 4 medreseve dhe 3 teqeve. Nga 498 xhamitë aktive në Kosovë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) ka dokumentuar se 225 xhami kanë pësuar dëmtime ose shkatërrime nga ushtria serbo-jugosllave. Gjithsej, tetëmbëdhjetë muajt e luftës kunduer ushtrisë serb-jugosllave në vitet 1998–1999 brenda Kosovës rezultouan në dëmtimin e 225 (ose një e treta) nga 600 xhami, të cilat u vandalizuan ose shkatërruan. Disa objekte islame u dëmtuan brenda kontekstit të luftimeve.

Xhamitë dhe ndërtesat e tjera islame në disa lagje urbane dhe fshatra u bënë objektivat e vetme të dhunës kundër arkitekturës, ndërsa në vende të tjera çdo xhami dhe të gjitha ndërtesat Islame u bënë shënjestër. Shpesh në përfundimin e një sulmi ndaj një fshat dhe nga ikja e popullsisë nga fshatrat, qytezat dhe qytetet, sulme ndaj xhamive, ndërtesave të tjera islame dhe arkitekturës u ndërmorën gjerësisht nga ushtria serbo-jugosllave. Sulmet në disa raste konsistonin në rrëzimin e minareve të xhamive, në majat e minareve të hequra nga qitje artilerie, në mjetet shpërthyese të vëna brenda minareve dhe në xhami, në rrafshimin e xhamive me buldozer, në zjarre të filluara në xhami, në minaretët të qëlluara nga artileri, dhe në mure të mbushura me plumba. Gjithashtu ndodhi edhe vandalizmi i xhamive, vandalizmi antishqiptar dhe anti-islam, me grafitimin e fasadave me imazhe dhe tekst, edhe në disa shembuj, mbishkrime antishqiptare dhe pro-serbe janë gdhendur në muret të xhamive. Mbishkrimet lënë mbi xhami nga ushtria serbo-jugosllave shpesh kishin fjalët "Kosovo je Srbija" (Kosova është Serbi), "Srbija" (Serbia), "Mi smo Srbi" (Ne jemi Serbët), ndërsa grafitët më të zakonshme ishte një kryq me katër C cirilik në çdo qoshe, që është një simbol kombëtar serb. Një studim të thelluar nga Mjekët për të Drejtat e Njeriut për refugjatët shqiptar të Kosovës, gjeti se shqiptarët shpesh nuk ishin të pranishëm që të shihnin shkatërrimin e arkitekturës islame për shkak të ikjes të tyre. Këto ngjarje u vërtetuan gjithashtu në raportet nga organizatat e të drejtave të njeriut për aktivitetet e forcave serbo-jugosllave dhe viktimave të tyre që ishin të synuara e të fokusuara për të arritur një shkatërrimin të tillë. Në disa raste kishte dëshmitarë për këtyre sulmeve kundër monumenteve historike.

Shkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë 
Xhamia me minare të shpërthyer në Skënderaj, Kosovë 1999.

Gjithashtu ndodhi një vandalizmi i kishave katolike shqiptare të Kosovës. Kisha Katolike e Shën Antonit në Gjakovë kishte dëme të mëdha bërë nga ushtarët serbo-jugosllav. Oficerët serbo-jugosllavë në Prishtinë përzunë murgeshat dhe një prift nga kisha katolike e Shën Antonit dhe instaluan radar avionësh në kambanore, që rezultoi në bombardimin e NATO-s të kishës dhe shtëpive përreth. Kurse 500 (ose 90 për qind) e banesave të kullave, që u përkisnin familjeve të shquara shqiptare, së bashku me pazaret historike ishin në shënjestër; ku tre nga katër qendrat urbane të periudhës osmane të ruajtura mirë në qytetet e Kosovës janë dëmtuar rëndë duke rezultuar në humbje të madhe të arkitekturës tradicionale. Arkitektura e goditur ka pësuar dëme që nuk nuk mund të kenë zëvendësim. Monumentet e shkatërruara dhe dëmtuara shpesh ishin në zonat relativisht të qeta, që dëshmon se dëmet e bëra ishin të qëllimshme dhe jo si rezultat shkëmbimeve ushtarake të luftës. Gjatë luftës (mars-qershor 1999), Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) vlerësoi se 70,000 shtëpi në Kosovë u shkatërruan.

Shkatërrimi i arkitekturës historike të Kosovës ndodhi në kontekstin e fushatës serbe të spastrimit etnik, i cili pasoi një model që ka ndodhur në Bosnjë dhe u përkeqësua, për shkak të mësimeve të efikasitetit të mësuar nga ky konflikt. Shkatërrimi i trashëgimisë arkitekturore joserbe ishte një pjesë përbërëse metodike dhe e planifikuar e spastrimit etnik në Kosovë. Studiuesit e Universitetit të Harvardit Andrew Herscher dhe András Riedlmayer theksojnë se shkatërrimi i shtëpive dhe pronave individuale, përveç arkitekturës historike, kuptohet se e gjithë popullata shqiptar e Kosovës ishte shënjestruar si një entitet i përcaktuar kulturor gjatë luftës.

Trashëgimi kulturore pas luftës në Kosovë

Pas luftës së Kosovës (1999) u shfaqën raportet nga gazetarët dhe refugjatët për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe u ngrit nevoja për të hetuar këto pohime dhe për të dokumentuar dëmet. Kombet e Bashkuara (OKB) krijuan një administratë civile në Kosovë, megjithatë një nga agjencitë e saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë, dhe Kulturë (UNESCO), që merret me çështjet e trashëgimisë kulturore, nuk kishte plane për të ndërmarrë një aktivitet të tillë. Andrew Herscher dhe Andras Riedlmayer kanë kryer hulumtime, ngritën fonde dhe 3 muaj pas luftës mbaroi në 1999, shkuan në Kosovë në tetor dhe dokumentuan dëmin bërë ndaj institucioneve dhe ndërtesave të trashëgimisë kulturore. Me përfundimin e hulumtimit në terren, gjetjet dhe dokumentacioni i tyre u vendosën në një bazë të dhënash, dhe një raport përfundimtar u shkrua me kopjet e dhëna Departamentit të Kulturës së Misionit të OKB-së në Kosovë dhe Zyrës së Prokurorit që kryesonte gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë.

Gjyqi i Sllobodan Millosheviçit

Në gjyqin e Sllobodan Millosheviçit (2002-2006), presidenti serbo-jugosllav gjatë luftës në Kosovë (1999), padia e TPNJ-së kundër tij iu referua metodave të persekutimit kundër shqiptarëve të Kosovës për të "bërë shkatërrime sistematike të papërmbajtura, me qëllim dëmtimin e bashkësive të tyre fetare dhe monumenteve kulturore". Prokuroria në gjykim u përpoq të provonte Millosheviçin fajtor për këto veprimet dhe ngjarjet. Në mbrojtjen gjyqësore të tij, Millosheviçi pohoi se vendet e trashëgimisë shqiptar të Kosovës, përveç monumenteve historike dhe fetare serbo-ortodokse, u dëmtuan nga bombardimet e NATO-s. Autoritetet serbo-jugosllave në disa raste pretenduan se NATO shkatërroi monumentet, megjithatë ekipi hetues i udhëhequr nga Andras Riedlmayer, i gjeti ato të paprekura, si përshembull dy ura osmane dhe Xhaminë e Sinan Pashës. Hetuesit e shfajësuan NATO-n nga përgjegjësia, përveç dëmtimit të një çatie të xhamisë së fshatit dhe një kishe katolike të braktisur e cila u dëmtua përmes një shpërthimi ajror pasi një bazë ushtarake aty pranë ish goditur nga një raketë. Raporti i Riedlmayerit në gjyq arriti në përfundimin se kullat dhe një e treta e xhamive ishin të dëmtuara dhe shkatërruara, me tre qendrat urbane të periudhës osmane të shkatërruara prej zjarreve të ndezura qëllimisht. Raporti gjithashtu vuri në dukje se ushtria serbo-jugosllave, forcat paraushtarake dhe policore dhe në disa raste civilët serbë i kishin bërë ato sulme, sipas dëshmitarëve okularë. Riedlmayer zbuloi se forcat serbo-jugosllav përdorën si baza veprimi dy kisha katolike, gjë që në të drejtën ndërkombëtare është e ndaluar. Ekipi hetues theksoi se shkatërrimi dhe dëmtimi i vendeve të trashëgimisë shqiptare të Kosovës u bë gjatë luftës së vitit 1999 përmes sulmeve tokësore dhe jo sulmeve ajrore. Me javët e mbetura para përfundimit të gjykimit, nuk u arrit asnjë vendim gjyqi për shkak të vdekjes së Millosheviçit në mars, 2006.

Pas luftës në Kosovë

Shkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë 
Pamje e një qyteti të shkatërruar gjatë luftës së Kosovës, 1999.

Shkatërrimi i kishave të shumta serbe ka ndodhur në një mjedis pas luftës bërë nga disa shqiptarë, të cilët e konsideronin këtë trashëgimi arkitekturore si hakmarrje ndaj qeverisë së Milosheviçit dhe forcave të saj ushtarake për dhunën e kryer gjatë luftës në Kosovë (1998-1999). Qeveria serbe ka përdorur sulme të tilla si bazë për të kërkuar nga Kombet e Bashkuara të lejojnë policinë e saj dhe forcat e armatosura të kthehen dhe ruajnë monumentet historike në Kosovë. Kërkesa nuk pati sukses dhe sulmet pas luftës ndaj trashëgimisë kulturore serb janë përdorur nga institucionet kulturore serb për të shmangur vëmendjen nga sulmet mbi trashëgiminë kulturore shqiptar të bëra gjatë luftës. Këto institucione raportuan për dëmin bërë pas ludtës ndaj trashëgimisë serbo-ortodokse dhe prodhuan raporte që janë pranuar nga institucionet ndërkombëtare të trashëgimisë kulturor si vlerësime neutrale dhe objektive.

Në botë, pak vetëdije ose shqetësim është shfaqur për trashëgiminë kulturore që i përkaset shqiptarëve të Kosovës, e cila u dëmtua gjatë luftës. Qeveria serbe vetëm një herë e pranonte zyrtarisht se trashëgimia kulturore shqiptar ishte dëmtuar brenda kontekstit të një vlerësimi të krimeve të luftës i NATO-s, gjë që përfshinte edhe bombardimet ajrore të disa monumentet historike shqiptare. Vëmendja e vogël ligjore ndaj trashëgimisë islame të dëmtuar rëndë ka ndodhur, pavarësisht nga dokumentacionit i TPNJ-së për xhamitë e shkatërruara dhe të dëmtuara të Kosovës. Ka pasur ngurrime për të pranuar dëmtimet e bëra ndaj trashëgimisë kulturore shqiptar në Kosovë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare e ka parë misionin e saj si humanitar në Kosovë për të siguruar popullatën e saj dhe çështja e trashëgimisë kulturore të dëmtuar është lënë mënjanë drejt përqëndrimit për "rindërtimin" e Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës prej 1999 përmes financimit nga burime të ndryshme, është angazhuar në rindërtimin e 113 xhamive të dëmtuara nga luftës në Kosovë. Gjithsej 211 xhami të dëmtuara nga luftës në Kosovë janë (ri)ndërtuar përmes kontributeve nga dhuruesit dhe komunitetet vendas, agjencitë joqeveritare dhe qeveritë e huaja, si ndihma nga disa vende muslimane, veçanërisht Turqia dhe shtetet arabe. Organizatat bamirëse islam hynë në Kosovë dhe rindërtuan xhamitë e periudhës osmane të shkatërruara gjatë luftës në stilin arab të gjirit Persik dhe ishin përgjegjës për shkatërrimin e komplekseve shekullor fetare dhe xhamitë nën mbulesën e "rindërtimit". Gazetarët në Kosovë raportuan se ndihma për komunitetet vendas ishte e varur nga ata të lejuan bamirësit islame të veçantë për rindërtimin e xhamive vendor. Bibliotekat, varrezat dhe mauzolet që ishin shekullore u bënë subjekt i shkatërrimit nga bamirësit islame, që i konsideronin ata të jenë "idhujsh".

Ndihmë ka ardhur nga institucionet e perëndimit për rindërtimin e xhamive, si nga qeveria italiane që rindërtoi dy xhamitë në Pejë dhe Universiteti i Harvardit, i cii rindërtoi një xhami të rëndësishme në Gjakovë. Hebrenjtë të Kosovës gjithashtu financuan rindërtimin e një xhamisë në Gjakovë. Mbrojtja, restaurimi dhe rindërtimi i monumenteve dhe trashëgimisë arkitekturore islam nuk ka marrë shumë interes nga autoritetet shtetërore të Kosovës në kontrast me arkitekturën që i përket kishës ortodokse serbe.

Referime

Leximi më tej

Lidhje të jashtme

  • Targeting History and Memory, SENSE - Qendra e Drejtësisë Tranzicionale (të përkushtuar ndaj studimit, hulumtimit dhe dokumentimit të shkatërrimit dhe dëmtimit të trashëgimisë historike gjatë luftës Ballkanike të viteve 1990-të. Kjo ueb-faqja përmban dokumente gjyqësore nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (TPNJ)).

Tags:

Shkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë HistoriaShkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë Trashëgimi kulturore pas luftës në KosovëShkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë ReferimeShkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë Leximi më tejShkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në Kosovë Lidhje të jashtmeShkatërrimi I Trashëgimisë Shqiptare Në KosovëBashkësia Islame e KosovësKrahina Socialiste Autonome e KosovësKullaLufta e KosovësShqiptarët në KosovëSpastrimi etnikXhamia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shqipëria e PavarurTrashëgimia kulturore e KosovësLipidetNdërtimi i brendshëm i TokësKëndiJudaizmiEmriLista e lumenjve në ShqipëriDemografia e KosovësQarku elektrikFrancaKryefjalaAziaKompjuteriËvetariDrini i BardhëLasgush PoradeciBashkitë e ShqipërisëRilindja Kombëtare ShqiptareNumrat e plotëElhamdulilahLaupenTerrorizmiAndorraMuzika klasikeSkeleti i njeriutQeni i SharritNata e KadritAmerikaLiqeniHidrogjeniArbana OsmaniLigji i OmitPerandoria BizantineLufta e Parë BallkanikeShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreAbdesiNoizyEnergjiaViolinaLigji i PaskalitLibri GinesQytetet e Shqipërisë1874 në muzikëIzraeliKallëzuesiEritrocitiKomedia HyjnoreMitiEkologjiaFejaBazatUlqiniNamazi i IqindisëNdotja e ujitDiabetiAnglishtja amerikaneLista e maleve të ShqipërisëEzaniSëmundjet e trashëgueshmeKanuni i Lekë DukagjinitPasqyratTuberkuloziVlera ushqyeseGravitetiMuri bei BernKlimaPërparim KaboZeqatiHumanizmiDita e TokësLiturgjia bizantineRryma elektrikeReaksioni i zëvendësimitOlta GixhariShtatë mrekullitë e botësHans Kristian Andersen🡆 More