Biblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës: Bibliotekë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (English: National Library of Kosovo) është institucioni më i madh biblotekar i Kosovës i themeluar nga Kuvendi i Komunës së Prishtina.

Misioni i bibliotekës është të përmbledh, të ruaj, të promovoj dhe ta bëjë të arritshëm trashëgiminë dokumentare dhe intelektuale të Kosovës. Përmban ekspozita dhe mban një arkiv me gazeta kombëtare. Biblioteka po ashtu jep shërbime të tjera. Njihet për historinë e saj unike dhe stili i ndërtesës është i dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq, por me polemika për pamjen e jashtme te saj.

Biblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës: Historiku, Monument kulture, Shih edhe
Pamje e Bibliotekës

Historiku

Biblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës: Historiku, Monument kulture, Shih edhe 
Kati përdhe i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka për qëllim kryesor mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë intelektuale të Kosovës dhe për Kosovën. Koleksionet e saja janë një thesar i çmuar të trashëgimisë kombëtare, rajonale dhe asaj botërore.

Biblioteka është themeluar në nëntor të vitit 1944 dhe selia e saj ka qenë në Prizren. Pastaj është bartur në Prishtinë më 1946. Më 1952 Biblioteka është mbyllur dhe fondet e saj janë përvetësuar nga ish-Biblioteka Miladin Popoviç. Më 1956 Biblioteka prapë rithemelohet në objektin prapa objektit të tanishëm të BKUK-së, që tash është Galeria e Arteve e Kosovës. Më 1982, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (e njohur në atë kohë si Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës), e fillon veprimtarinë e vet në objektin arkitektonik të stilit të veçantë me kupola, në të cilin edhe tash vepron.

Për shkak të rrethanave historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, ka kryer funksionin nën praktikat dhe shtrëngesat e sistemit ideologjik e politik, duke u njohur me emra të ndryshëm, si: Biblioteka Krahinore, kur është themeluar më 1944 deri më 1952, Qendra Bibliotekare e KAKM-së (1956-1961), Biblioteka Popullore Krahinore (1961-1970), Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës e Metohisë (1990 - 1999).

Nga viti 1999, ky institucion qendror bibliotekar i Kosovës njihet me emrin: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, duke kryer funksionin si qendër e informacionit bibliotekar në nivel kombëtar, që mbledh, përpunon dhe ruan materialet bibliotekare me vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën.

Biblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës: Historiku, Monument kulture, Shih edhe 
Pamje nga lartë e ndërtesës

Monument kulture

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3639

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e KosovësPrishtinë, Kosovë është gjithashtu edhe një monument i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 3639.

E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “regjionalizmit të ri”. Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës në vitin 1982 (e njohur në atë kohë si Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës) e fillon veprimtarinë e vet në këtë ndërtesë.

Ndërtesa është katërkatëshe me sipërfaqe prej 16.500 m², prej të cilave 13.500 m² sipërfaqe të shfrytëzueshme. Në pikëpamjen kompozicionale biblioteka veçohet si tërësi kubesh të mbështjella me membranë skeletore çeliku, e cila në kombinim me ndriçimin zenitor të realizuar përmes kupolave, krijon një sistem ndriçimi që siguron ndriçim të bollshëm dhe mbrojtje nga izolimi i tepruar. Gjithsej janë 99 kupola të ndara me segmente që i përngjajnë trurit dhe simbolikisht paraqesin dijen. Organizimi funksional është bërë në bazë të përvojave të bibliotekave bashkëkohore.

Biblioteka ka salla të leximit, sallën e periodikut, sallat e fondeve të veçanta dhe sallat, hapësirat për laboratorët e konservimit të librit, foto-laboratorin, libër-lidhëtoren, depot dhe hapësirat administrative. Sallat e leximit janë të ndara në kate: kati i parë – dy salla të mëdha për 400 lexues, kati i dytë – sallat specialistike, në katin e tretë dhe të katërtin janë sallat për punëtorët shkencorë. Depoja e librit është e vendosur në dy katet nëntokësore. Biblioteka ka dy amfiteatro, një me 150 + 40 ulëse dhe një me 75 ulëse. Biblioteka transportin e librave e ka të mekanizuar, ndërsa hapësirat e skedarëve i ka në afërsi me të gjitha sallat e leximit. Biblioteka tani funksionon, por ka nevojë për modernizim të transportit të librave, digjitalizim të skedarëve dhe sallave të leximit si dhe intervenime të tjera.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Biblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës HistorikuBiblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës Monument kultureBiblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës Shih edheBiblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës Lidhje të jashtmeBiblioteka Kombëtare Dhe Universitare E Kosovës ReferimeBiblioteka Kombëtare Dhe Universitare E KosovësEnglishKomuna e Prishtinës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KushtetutaNdre MjedaArsimiAmerika VerioreOsmani ILista e kafshëve të egraProblem globalTretësiratDetiLezhaDemografia e Maqedonisë së VeriutHistoria e ShkodrësPeshkuPlazma e gjakutTeknologjiaPashallëqet shqiptareGreqia e lashtëLuigj GurakuqiHistoria e TiranësSpondiliartrozaMetaforaLuljaTetovaJaponiaTërmetiTiranaAlpet ShqiptareZejtaria në KosovëVitamina CDemencaFoshnjaCikli menstrualRepublika Popullore e ShqipërisëZiadin SelaShkodraElefantiShqipëria e PavarurGreqiaBifurkacioniKongresi i ManastiritRrethi i TropojësFiset ilireAnesteziaNdotja e ujitShpella e GadimësLindja (biologji)Kalaja e BeratitVitamina BPrincipata e ArbëritNëna surrogateDashuriaTikTokLista e Kryeministrave të ShqipërisëDrini i BardhëArkimediLista e liqeneve në ShqipëriTruriAli Pashë TepelenaPenisiSinonimiFiset shqiptareShkollat e para shqipeLista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutLojërat Olimpike VeroreSinuzitiKoloseumiKomunizmiKarboniPellazgëtKolesteroliGjendja agregateDeti MesdhePresidenti i Maqedonisë së VeriutShqipëriaSkizofreniaADNPrilliOsteoporoza🡆 More