Bashkësia Islame e Kosovës është institucion i pavarur i myslimanëve të Kosovës.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kjo bashkësi ka për qëllim organizimin e jetës së myslimanëve në Kosovë në bazë të ligjeve islame, ku nën përgjegjësi të vetë ka xhamitë e Kosovës dhe imamët e këtyre xhamive si dhe medresetë dhe fakultetin e shkencave Islame në Kosovë.
Ka filluar punën në vitin 1951, në kuadër të së cilës veprojnë edhe disa paralele të ndara fizike: ato të djemve në Prizren dhe në Gjilan, dhe të vajzave në Prishtinë e Prizren. Medreseja me të gjitha paralelet e ndara numëron afro 700 nxënës. Që prej themelimit të saj, në Medrese kanë diplomuar mbi 2.000 nxënës. Medreseja për dekada të tëra ka shërbyer si institucioni i vetëm arsimor ku janë shkolluar kuadro nga të gjitha viset shqiptare dhe nga Sanxhaku. Mësimi që nga themelimi është zhvilluar vetëm në gjuhën shqipe.
Medreseja si shkollë e mesme, njihet si ekuivalente nga të gjitha universitete islame kudo nëpër botë, si dhe nga Universitetet e tjera jo islame, në vend dhe në botë. Nga nxënësit e diplomuar nga kjo shkollë, sot ka doktorë shkencash, magjistra, punonjës të ndryshëm shkencorë, teologë, mjekë, inxhinierë etj, të shpërndarë në të katër anët e botës.
Medreseja amë në Prishtinë, është shkollë moderne, e pajisur me salla kompjuteri, kabinete të gjuhëve të huaja, sallë sportive, bibliotekë, në të cilën ruhen manuskripte dhe dorëshkrime të vjetra disa shekullore nga e kaluara jone islame dhe kombëtare. Medreseja ka po ashtu konviktin i cili mund të strehojë 270 nxënës, të cilët e shfrytëzojnë edhe mensën për ushqim.
Nxënësit e Medresesë nxjerrin edhe fletushkën e tyre “Nurul Kur’an-Drita e Kur’anit”. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, 16 medresantë kanë rënë dëshmorë në fushëbetejë.
Deri më sot Medreseja ka pasur këta drejtorë:
Duke parë nevojën e madhe për shkollimin e kuadrove me kualifikim superior islam, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, pas përgatitjeve të duhura të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vendim të posaçëm Nr. 443/92 themeloi Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili filloi punën në dhjetor të vitit 1992. Ligjëratën e parë nga lënda e Akaidit-apologjetikës islame e ka mbajtur doajeni i publicistikës islame në Kosovë H. Sherif Ahmeti, i cili për tri vjet me radhë ligjëroi lëndën e Akaidit.
Dekan i FSI-së u zgjodh Dr. Rexhep Boja, prodekan Mr. Qemajl Morina kurse sekretar-Sabri Bajgora.
Në vitin akademik 2005/06 pritet të zgjidhen edhe drejtuesit e ri të FSI-së, meqenëse tash edhe kuadri profesional është begatuar me profesorë që posedojnë tituj dhe grada shkencore.
Në ditët e fillimit, kuadri i FSI-së natyrisht që ishte modest me teologë të paktë që posedonin grada e tituj shkencorë. Kishte vetëm një doktor shkencash dhe një magjistër dhe disa teologë të tjerë të aftë, të cilëve nuk u mungonte dija, vullneti dhe entuziazmi për ta shpënë përpara këtë amanet të madh. Dhe, me kalimin e viteve të vështira të mbijetesës, nëpër të cilat kaloi arsimi shqiptar si dhe krejt populli i Kosovës, edhe FSI-ja mbijetoi, madje dita–ditës duke e pasuruar kuadrin profesional, dhe në vitin 2002 kur u festua 10 vjetori e rritës së FSI-së, ka 3 doktorë shkencash, nga Kosova, 1 doktor shkencash islame nga Maqedonia, 5 magjistra, dhe 6 ligjërues - teologë, të cilët në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm pritet të fitojnë titujt shkencorë në metropolet e ndryshme islame si në Kajro, Bejrut, Aman e Damask. Numri i gjithëmbarshëm i regjistruar i studentëve kalon 500, ndërsa deri më sot kanë diplomuar 140 studentë.
Studentët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.
Studentët e FSI-së kanë Shoqatën e tyre studentore, e cila merret me aktivitete të ndryshme, duke organizuar shumë shpesh tribuna shkencore me profesorë të FSI-së dhe të jashtëm. Studentët e FSI-së nxjerrin edhe një revistë të tyre “Zgjimi Islam”.
Në kuadër të FSI-së funksionon edhe biblioteka me disa qindra dorëshkrime të vjetra dhe disa mija tituj fetarë, të cilat vazhdimisht janë në shërbim të ngritjes intelektuale të studentëve. Fakulteti i Studimeve islame është garancia më e mirë për një të ardhme më të ndritshme të Islamit në Kosovë dhe më gjerë. Me aftësitë e përfituara profesionale, të diplomuarit nga FSI-ja mund të kyçen në të gjitha mekanizmat fetare-profesionale, dhe administrativo-juridike në kuadër të BI-së. Prej studentëve të diplomuar tani kemi edhe magjistra, të cilët mësimet i vazhduan në Damask, Kajro, Prishtinë etj.
Kosova gjendet në një hapësirë gjeografike ku u gërshetuan kultura të ndryshme gjatë historisë. Secili popull që kaloi këtej pari la edhe gjurmët e veta, por pa dyshim, gjurmët më të mëdha në këto hapësira i kanë lënë osmanlinjtë, të cilët ndërtuan xhamia, mektebe, imarete, ura guri e monumente të tjera. Prej xhamive të vjetra që kanë karakter monumental në Kosovës kemi disa sish. Po i përmendim vetëm ato më kryesoret:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Bashkësia Islame e Kosovës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.