Selman Riza: Gjuhëtar shqiptar

Selman Riza (Gjakovë, 21 dhjetor 1909 - Tiranë, 16 dhjetor 1988) ka qenë arsimtar, publicist, gjuhëtar dhe albanolog, antifashist dhe antikomunist shqiptar.

Ka qenë ndër anëtarët themelues të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe ndonëse studjues i nderuar me çmim Republike në Shqipërinë enveriste, u largua nga të qenit punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë si dhe nga mësimdhënia në universitet.

Selman Riza
Emri Selman
Mbiemri Riza
Lindur më 21 dhjetor 1909
Lindur në Gjakovë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane
Vdiq më 16 dhjetor 1988
Vdiq në Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptar, jugosllav?
Profesioni shkrimtar, albanolog

Biografia

U lind në Gjakovë, në një familje të thjeshtë, ku kreu mësimet fillestare në mejtepin e xhamisë së “Haxhi Ymerit” ndërsa i vazhdoi në mejtepin “Ruzhdie”. Vazhdoi shkollimin e vet në shkollën plotore "Naim Frashëri" në Tiranë, ku u vendos më 1922, dhe në vitin 1924, u shpall nxënësi më i mirë në shkollë.

Vazhdoi mësimet në liceun e Korçës, nga 1925 deri më 1931 dhe më tej shkollimin e lartë me anë të një burse shtetërore në Universitetin e Tuluzës në jug të Francës (1932-'35), ku u laureua për gjuhë e letërsi frënge dhe jurisprudencë. Pas një specializimi për gjuhën gjermane në Hajdelberg të Gjermanisë, u kthye në Shqipëri, ku u caktua si arsimtar në liceun e Korçës ku dha mësim frëngjisht, gjermanisht dhe latinisht deri më 1939.

Për shkak të veprimtarisë së tij antifashiste pas pushtimit italian, shkurtin e 1941 autoritetet e internuan në ishullin e Ventotenes, por mundi të kthehej në Shqipëri vitin pasues. U vendos në Prizren ku ushtroi avokatinë, por u kthye në Tiranë dhjetorin e 1944. Janarin e 1945 u arrestua nga autoritetet shqiptare të vendosura pas çlirimit dhe u dënua si antijugosllav me burgim. Janarin e 1948 iu dorëzua autoriteteve jugosllave dhe u mbajt prej tyre në burg të Prishtinës deri në gusht të 1951. Vitet 1951-1952 e internuan në Sarajevë, por së paki u lejua që të jepte mësim gjuhën frënge në universitetin e qytetit. Më 1954-1955 punoi si kërkues shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, që ishte themeluar më 29 korrrik 1953, por institutin do ta mbyllnin shumë shpejt jugosllavët dhe Riza u deportua në Shqipëri dhjetorin e 1955.

Më 1956 Riza filloi punë në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë në Tiranë dhe si pedagog i jashtëm dha mësim morfologji dhe letërsi të vjetër shqipe në universitetin e porsathemeluar. Më 1960 iu dha më në fund titulli "profesor" dhe më 1964 u nderua me çmimin e Republikës për monografinë studimore të tij Emrat në shqipen: sistemi i rasave dhe tipet e lakimit (Tiranë, 1965).

Sidoqoftë me lëvizjen e madhe revolucionare të vitit 1967, pas fletë-rrufeve të shumta dhe gjyqeve kolektive në kuadrin e luftës kundra “mbeturinave borgjeze”, e largojnë nga Instituti i Gjuhësisë dhe çojnë në Berat, si ciceron në muzeun e qytetit dhe më vonë në Bibliotekën e qytetit. Më 1970 doli në pension dhe u lejua të kthehej te familja e tij në Tiranë, në mbikëqyrje të vazhdueshme nga Sigurimi i Shtetit, iu ndalua bashkëpunimi me institutet shkencore si dhe nuk iu lejua botimi i punimeve.

Ndërroi jetë në Tiranë më 16 dhjetor 1988. Më 2009 duke çuar në vend amanetin e tij, familja i çoi eshtrat e tij në qytetin e lindjes.

Referime

Tags:

1909198821 dhjetorGjakovaHoxhaizmiInstituti Albanologjik i PrishtinësTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lionel MessiMitra (anatomi)Alketa VejsiuGjenetikaAndon Zako ÇajupiLista e shkrimtarëve shqiptarëLushnjaDemokraciaEritrocitiIndiaAdoleshencaDepresioni psikotikPërmetiAleksandri i MadhLugthiLidhëza bashkërenditëseKisha katolikeBoksiEkonomiaAeroplaniTiranaMali i GramozitXhubletaMjedisiVitamina CNdryshimet klimatikeUjëvarat e MirushësVullkaniQarqet e ShqipërisëIshemiaTeknologjiaSëmundjet e trashëgueshmeViktor CanosinajTemperaturaIsmail QemaliLista e Kryeministrave të ShqipërisëGratë e MuhameditLista e bimëveDielliCristiano RonaldoTrashëgimia kulturoreVaginaDialektet e gjuhës shqipeZonja nga qytetiAlbano BogdoADHDSistemi i tretjesLojërat OlimpikeDibraMagjia (e mbinatyrshme)Zhani CikoPsoriazaGjermaniaZemraLista e shteteve sipas popullsisëRënia e komunizmit në ShqipëriLista e liqeneve në ShqipëriShiu acidikMuri i Madh KinezDanimarkaAntarët e Familjes Jashari të rënë gjatë luftës së UÇK-sëNeritan LiçajGentiMalet e SharritAkiliGanimete TërbeshiDilaver GoxhajShefki KuqiLuljaMetaforaDrini i BardhëKrimet e regjimit komunist në ShqipëriBallkaniQytetet e ShqipërisëMagneziumi🡆 More