Ragip Jashari: Politikan kosovar

Ragip Jashari lindi më 11 nëntor të vitit 1961 dhe u ekzekutua më 19 prill të vitit 1999 ishte një politikan dhe një atdhetar shqiptarë.

Ragip Jashari
Ragip Jashari: Biografia e shkurtër, Aktiviteti politik, Rënia në Kosovë
Fotografi e Ragip Jasharit
U lind në
Vdiq
Hallaq i Vogël Lipjan
Emrat e tjerëLavi
ShtetësiaShqiptar

Biografia e shkurtër

Lindi shpresë e parë e prindërve të vetë, vemendjën e të cilëve e arsyetoi gjatë tërë jetës së tij të shkurt fëmirore dhe rinore.

Prindërit e tij ishin Mihrije Jashari – Nura dhe babai Osman Mustafë Jashari – Mardoçi. Të dy prindërit të lindur në fshatin Brain komuna e Besianës (ish Podujevë). Të shpërngulur më 1960 në fshatin Hallaç i Vogël komuna e Lipjanit.

Aktiviteti politik

Ragip Jashari vite me radhë ishte i përndjekur politik, mirëpo edhe përkundër përndjekjeve të mëdha nga pushtuesi serb, lëvizja e tij për çlirimin e Kosovës vazhdoi. Ai ishte një aktivist i hershëm, mirëpo për ta vulosur përcaktimin e vetë ideor dhe kombëtar, e bëri kur ishte kryetar Rinie në nivel Komunal të Lipjanit gjatë viteve 1988/1989, ku zëshëm kundërshton suprimimin e kushtetutës së 1974-së dhe mbështet e grevën e njohur të minatorëve, ku ishte kryesues në delegacionin të cilin vet e formoi dhe iu bënë vizitë minatorëve në zgafellen e Magurës (Goleshit). Ajo ishte e vetmja vizitë zyrtare në atë kohë mjaft delikate. Dhe me këtë rast e bënë me dije opinionin e gjerë në Jugosllavian e atëhershme se rinia e Kosovës nuk flen e qetë deri në çlirimin definitiv të vet.

Ragip Jashari: Biografia e shkurtër, Aktiviteti politik, Rënia në Kosovë 
Nënshkrimi i Ragip Jasharit

Po atë ditë pas kthimit të tij nga kjo vizitë e gjeti në gadishmëri Kshillin Kordinues të komunës se Lipjanit në mesin e të cilëve përveç shumë aktivistëve nga Kosova ishte “patrioti” Enver Jusufi dhe një serb dhe dy aktivistë të Komitetit Qëndror të LK-së të Sërbisë, Tomisllav Bjeletiq dhe Toma Mlladenoviq. Pasi që raporton kryetari i Rinisë, Ragip Jashari nga terreni, fjalën sipas skenarit e merr Enver Jusufi, i cili pa mëshirshëm propzon që kryrtari i Rinisë menjëher të shkarkohet nga detyra dhe nga LK-ja për t`ju mundësuar marrjën e masave tjera ligjore. Propzimi prkrahet nga të gjithë madje edhe nga shumica e shqipfolsëve që me ngazëllim pritnin shkarkimin e tij. Dhe kështu edhe vepruan. Po në atë mbledhje merret vendim për largimin e menjëhershëm të Ragipit nga detyra e kryetarit të Rinis dhe me tone shoviniste disa prej të pranishmëve e shpallin si prijës të irredentizmit e nacionalizmit në komunë. Kurse, aktivistët e komiteteve do të përfitonin poena në zbulimin e “irredentizmit shqiptar”.

Strukturat e atëhershme serbe të komunës së Lipjanit angazhojnë një grup të LK-së për ta diferencuar Ragipin politikisht madje deri në qëndrim për burgosje. Mirpo ky djalosh sypatrembur asnjëher nuk ishte hamendur t`i jepte lak së vërtetës por thoshte se ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha aktivitetet e tij madje prej demostratave të vitit 1981. Me gjithë përpjekjet për të qëndruar në vend, Ragipi e merr rrugën e gurbetit.

Rënia në Kosovë

Si azilkërkues nuk gjen mirkuptim në shtetin Gjerman ku gjatë këti qëndrimi në egzil u shpëtoj me sukses dy atentateve të kurdisura ndaj tij. Me dhunë e largojnë nga Gjermania në shkurtë të vitit 1998 me ndikimin e elmenteve serbo-çetnike kur lufta veç se kishte filluar. Nën përcjelljën e atyre që disa vite më parë e kishin shpallur si irredentist e nacionalist në Kosovë, tani po e përgatisnin skenarin për likuidimin fizik të tij. Në fund bie më 19 prill të vitit 1999, e ekzekutojnë në fshatin e tij të lindjes në Hallaç të Vogël. Në të njëjtën ditë i digjet edhe shtëpia dhe dorëshkrimet, përfshir këtu romane, poezi dhe fakte të ndryshme që nuk patën fatin t`i shof syri i lexuesit.

Të tjerët për Ragipin

    Wolfgang PLARRE - Zyrtar i lartë për mbrojtjen dhe drejtat e lirive të njeriut në rajonin e Bayernit Gjermani
    NË MEMORIAM TË RAGIP JASHARIT
    I lindur më 11.11.1961
    Vie nga Hallaqi i Vogël (Lypjan) Kosovë.
    Jetonte si azilkërkues në Wirtingen prej 1993 deri më1997
    Ishte një shok i imi –
    Kujdesej për shtëpin tonë kur ne ishim në pushime,
    na ndihminte kur ne kemi renovuar shtepin tonë.
    U detyrua nga pushteti Gjerman për t`u kthyer në Kosovë.
    ME 19. prill 1999 u ekzekutua nga forcat
    policore – ushtarake serbe së bashku me 21 persona tjerë civil.
    Siç me 30 prill të vitit 1999 Kosovapress lajmëronte.
    Unë mbaj zi për të.
    Le të rrjedh nëpër Ne fuqia shëruese e zotit,
    le të na pastroj, forcojë dhe shërojë.
    Le të na përmbushë me dashuri, ngrohtësi shëruese dhe dritë.
    Le të na mbrojë dhe shpie në rrugën tonë.
    Ne falenderojmë që kështu ndodhë.
    Wolfgang PLARRE
    Dillingen str. 41. D-86637
    Wirtingen.
    Ne këtë mesazh dhe memoriam shkruar për Ragip JASHARIN, W.PLARRE iu drejtohet shumë burrështetasve evropianë e botërorë, shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë këtu Klintonin, Shirakun, presidentin Rus, atë Kinez, Kofi Ananin etj.

Ramiz Kelmendi "Të Vdesësh Për Tokën Tënde Dhe për Liri, Edhe Është Mburrje Edhe Është Krenari" - kushtuar këto vargje Ragip Jasharit

Materiale rreth Ragip Jasharit

Ragip Jashari: Biografia e shkurtër, Aktiviteti politik, Rënia në Kosovë 
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Për më shumë materiale rreth Ragip Jasharit vizitoni Wikibooks shqip ku mund të gjeni artikujt e publikuar në gazeta si:

    • Homazh për dëshmorin Ragip Jashari, Artikull i cili u botua në gazetën "Rilindja" me 28 prill 2000
    • Portret i një dëshmori, Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 11 korrik të vitit 2003
    • Homazh dëshmori me rastin e pesë vjetorit të rënies së Ragip Jasharit – Mardoçit, Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 19 prill të vitit 2004
    • Portret për dëshmorin Ragip Jashari – Mardoçi, Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 20 prill të vitit 2005
    • Kush po ua zë frymën vlerave kombëtare të Ragip Jasharit?, Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 20 prill të vitit 2006
    Gjithashtu mund të gjeni të dhëna të plota mbi familjen e Ragip Jasharit nën temën:
    • Të dhënat thelbësore të familjes së Ragip Osman Jasharit – Mardoçit

Galeria

Lidhje të jashtme

Shih edhe

Tags:

Ragip Jashari Biografia e shkurtërRagip Jashari Aktiviteti politikRagip Jashari Rënia në KosovëRagip Jashari Të tjerët për RagipinRagip Jashari Materiale rreth tRagip Jashari GaleriaRagip Jashari Lidhje të jashtmeRagip Jashari Shih edheRagip Jashari11 nëntor19 prill19611999

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

HepatitiArtizanati i KukësitGreta ThunbergForca e Sigurisë së KosovësFeja në ShqipëriNumrat dhjetorLista e elementeve kimikëMercedes-BenzAgim NeshoFormat e shtjelluara të foljesKlima e ShqipërisëFahrije HotiRomeo VeshajHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Bimët me farëButrintiGjeometriaProblem globalHekuriGjuha shqipeFormat e pashtjelluara të foljesUjkuPashkëtShkencaAli Pashë TepelenaMiguel de CervantesIliadaEnergjiaRuandaSeladiniLumi i DrinitShëndetiAvni RustemiErnest KoliqiLushnjaHarta e BotësLista e vullkaneve aktivë në botëSportiLista e vendeve sipas sipërfaqesDemografia e ShqipërisëSyri i kaltër, DelvinëEpilepsiaKompjuteriForcaLeje DrejtimiDita e TokësKloriInstrumenti muzikorZhurmat në veshRevolucioni industrialZbulimi i zjarritBajram CurriArtriti ReumatologjikAtomiKalatë e ShqipërisëHëna e PlotëNarcisizmiUlçera në stomakLumi i NerodimësMuhammediMamuthi leshatorVetëtimaShiu acidikStatistikaHistoria e TokësMbrojtja e mjedisitFazat e Rilindjes ShqiptareMikroorganizmatBeratiStalaktitet dhe stalagmitetRevolucioni i dytë industrialEnergjia e brendshmeFilmiMejozaBujqësiaVitamina B12Shqipëria Osmane🡆 More