Pixies janë një grup i muzikës rok-indie.
Ata u themeluan në Boston (Massachusetts, ShBA) në vitin 1986 dhe u ndan më 1993, pastaj pasoi ribashkimi i bendit në vitin 2004. Pixies kishin vetëm një sukses modest në atdheun e tyre ShBA, por arritën një sukses mjaft domethënës në Britani të Madhe dhe në vende tjera të Evropës.
Ky bend realizoi një muzikë, e cila ka pasur ndikim të madh në shumë grupe tjera të pavarura të muzikës. Këngëtari i grupit Nirvana Kurt Cobain ishte adhurues i tyre, madje ai tha një herë në një intervistë dhënë revistës Rolling Stone se kënga e Nirvanës "Smells Like Teen Spirit" ishte një provë e tij e pasuksesshme për të realizuar një këngë në stilin e Pixies.
Kënga e tyre e njohur "Where Is My Mind?" u përdor në shumë filma, si në Fight Club, The Weather Man, në serinë Veronica Mars etj.
Anëtarët e tanishëm janë Black Francis, Kim Deal, Dave Lovering dhe Joey Santiago.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Pixies, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.