Pagëzimi është sakramenti i parë në krishterim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur ose derdhur ujë mbi kokën e tij, ose duke u zhytur në ujë.Ne shume kisha prifti spërkat personin me uje te bekuar dhe e bekon.Personi duhet te jete i veshur me nje uniforme te bardhe te kishes.
Me këtë mundësohet pastrimi nga mëkati si edhe "vdekja" e njeriut të vjetër dhe "rilindja" e njeriut të ri. Kjo shërbesë shoqërohet me fjalët "Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë".
Në të vërtetë të krishterët besojnë se pas ringjalljes së tij Jezu Krishti iu shfaq nxënësve (dishepujve) të tij dhe i urdhëroi ata të pagëzojnë në emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, e cila njihet si formula e pagëzimit. Nga mësimet e Shën Palit, me pagëzim shënohet larja prej mëkateve të kaluara dhe rilindja e besimtarit në një jetë të re.
Judaizmi e ushtron ritin e pastrimit me zhytje në ujë, dhe ungjijtë tregojnë që Gjon Pagëzori e pagëzoi Jezusin.
Kisha katolike romake, kisha ortodokse dhe shumica e kishave protestante ushtrojnë pagëzimin e fëmijëve. Pagëzimi ishte një rit i rëndësishëm në qindvjeçarin e 1, dhe pagëzimi i fëmijëve u shfaq në qindvjeçarin e 3.
Reformuesit anabaptistë këmbëngulin në pagëzimin e të rriturve pas rrëfimit të besimit; Baptistët e sotëm dhe Dishepujt e Krishtit ushtrojnë po ashtu pagëzimin e të rriturve.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Pagëzimi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.