Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Wiki:Jo hulumtime vetjake

Shqip editions of Wiki, an online encyclopedia

(Përcjellë nga Wiki: Hulumtimi vetjak)

Hulumtimi vetjak ka të bëjë me fakte të pa provuara, teori apo opinione që nuk janë të verifikueshme nëpërmjet burimeve të besueshme.

Wiki nuk është vendi i duhur për të botuar kërkime (hulumtime) origjinale, si për shembull, ese, teori, ide, përfundime të formuluara ex novo, pikëvështrime apo fakte që nuk janë të vërtetueshme të bazuara dhe objektive. Siç edhe e thotë një nga shtyllat bazë, Wikipedia nuk është një burim parësor nformacioni, por një burim dytësor, që asimilon apo sintetizon faktet e nxjerra (por jo të kopjuara) nga burime të tjera; e akoma më shpesh është një burim tretësor, që përgjithëson dhe sintetizon informacione që vijnë nga burime dytësore dhe tretësore, të besueshme.

Pra, Wikipedia, përmbledh dhe ilustron (sipas disa normash) teori, ide dhe ekspozon fakte vetëm në rast se këto gëzojnë konsensusin e burimeve - përpara se të botohen në Wikipedia. Hulumtimi vetjak ndonjëherë mund të bazohet mbi një tërësi faktesh "të vërteta", por vendosja që iu është dhënë dhe koncepti që përmbledhja e tyre transmeton mund të mos mbështetet nga burimet e besueshme, dhe kështu të mos jenë të verifikueshme. Si pasojë teksti përbën një element jo të pranueshëm. 
Shembull: një zë me titull "Kishat me ngjyrë të verdhë" që diskuton domethënien fetare të ngjyrës së verdhë të këtyre kishave, edhe nëse është plotësisht i dokumentuar për çdo kishë të rradhitur, është gjithsesi Hulumtim Vetjak, sepse bazohet në një kërkim personal të autorit të zërit në fjalë; asnjë burim serioz nuk ka prodhuar një studim në lidhje me temën në fjalë. 



#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Wiki:Hulumtimi vetjak, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.