Nikollë Bej Ivanaj: Botues shqiptar

Nikollë Ivanaj i njohur edhe si Nikollë bej Ivanaj (1879 - 1951) ka qenë një gazetar, botues dhe shkrimtar shqiptar.

Konsiderohej një nga "personalitetet më të dalluara i nacionalizmit shqiptar më të ndërgjegjshëm" dhe u përfshi në stafin e kryengritësve shqiptarë gjatë 1911.

Biografia

U lind në Grudë, asokohe ende pjesë e trungut të trojeve shqiptare nën Perandorinë Osmane, dhe u rrit në Podgoricë të Malit të Zi. I ati i tij, kapiten Lekë Ivanaj mori pjesë në Luftën e Miletit të vitit 1880 kundër malazezëve. Thuhet se ka ndjekur studimet në Beograd, Vjenë, Zagreb dhe Dalmaci. Ivanaj ka mbajtur funksione të ndryshme nëpunësie në Serbi, ndër to edhe atë të sekretarit dhe përkthyesit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë. Mblodhi këngë popullore nga Malësia e Madhe, dhe ka lënë 13 këngë legjendare të atyre viseve.

Në vitet 1905-08 ai botoi gazetën Shpnesa e Shqypnisë në Dubrovnik, Trieste dhe Romë, duke marrë ndihmë financiare nga anë të ndryshme. Për veprimtarinë e tij si botues Ivanaj arriti të fitonte mbështetjen financiare të Albert Ghicës, një anëtar i familjes fisnike Ghica që mëtonte fronin shqiptar. Ai ishte një nga liderët e Komitetit Kombëtar që u themelua në Podgoricë, në fillim të 1911 dhe ka marrë pjesë në organizimin e kryengritjes shqiptare. Fjalimi e tij mbajtur për Shoqërinë Italiane të Shtypit më 26 janar, 1911 çmohet nga disa burime si "një dokument historik me rëndësi jetike". Ivanaj ishte edhe një nga pjesëmarrësit e Kongresit të Trieshtës të mbajtur në 1913, po atë vit ktheu në Shkodër, ku mori pjesë në klubin Lidhja Kombëtare të formuar rishtazi. Në janar të vitit 1919, filloi botimin e një tjetër gazete Koha e Re në Shkodër e cila, më 31 janar 1919, botoi lajmin për vdekjen e Ismail Qemalit.

Gjatë Konferencës së Paqes më 1919, përfaqësoi Partinë Politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1923 së bashku me kushëririn e tij Mirash Ivanaj, botoi gazetën Bashkimi në Shqipëri, dhe të përjavshmen Republika nga 1923 deri më 1925, po në Shkodër. Gjendej në Paris me mërgimtarët antizogistë kohën kur shkoi Mbreti Zog dhe iu thur atentati dhe pas dëbimit të mërgimtarëve shqiptarë në sajë të atentatit, shkoi në Paris po me antizogistët prillin e atij viti.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ivanaj botoi një libër autobiografik Historija e Shqipëniës së ré. Vuejtjet e veprimet e mija në dy pjesë, në vitin 1943 dhe 1945 përkatësisht, ku përqendrohet në rolin e klerit katolik. Pas marrjes së pushtetit nga Fronti Nacional-Çlirimtar, u mor me përkthime dokumentesh nga sllavishtja në shërbim të Institutit të Historisë. Gjithashtu la një vëllim me poezi para se të vdiste më 1951 në Tiranë.

Ai ishte një mason.

Vepra të zgjedhura

Referime

Literaturë

Tags:

Nikollë Bej Ivanaj BiografiaNikollë Bej Ivanaj Vepra të zgjedhuraNikollë Bej Ivanaj ReferimeNikollë Bej Ivanaj

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EvolucioniRilindja Kombëtare ShqiptareAlkanetRekordet Botërore GuinnessMësonjëtorja e KorçësTiroidetTretësiratGjeografia e GjermanisëPërrallaSëmundja e LeukemisëNjeriuNamazi i teraviveMali i ZiAtenaNdre MjedaRepublika Popullore e ShqipërisëKëngët e MilosaosKaliumiKushtetuta e KosovësZeqatiHedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe NagasakiAgjërimi në IslamNiliBarack ObamaEpitetiVeshiReaksioni i zëvendësimitBajram CurriVitamina DMesjetaURLShqipëria nën Perandorinë OsmaneRajoni JuglindorKuzhina shqiptareNënë TerezaUmrejaElektricitetiFutbolliVlera ushqyeseLindja (biologji)RumaniaPeshkuVirusiBudizmiTemperaturaPërcaktoriBashkitë e ShqipërisëAmerika JugoreFiset shqiptareFormat e pashtjelluara të foljesHumanizmiProzaGjergj FishtaMbretëria ShqiptareKarboniFusha elektrikeLegjendaPoseidoniDita e VerësKitaraXhyzeMiniera e TrepçësAksioniVolejbolliVallet shqiptareLeukocitDemografia e PolonisëAustraliaAlfabeti arabKafshëtFigura stilistikeUshtria Çlirimtare e KosovësQeveria e Përkohshme e ShqipërisëMarrëdhënia seksualeLufta e Parë BallkanikeKoordinatat gjeografikeSportiPozita gjeografike e ShqipërisëProdhimi i Brendshëm Bruto🡆 More