Namazi i Duhasë është namaz vullentar, ky namaz fillon pak para namazit të drekës.
Kur ky namaz fillohet të falet në fillim të kohës quhet namazi ishraaq. Namazi i duhasë ka 100 të mira për atë që e fal. All-llahu Teale 25 nga këto të mira i jep në ahiret dhe 75 nga këto i jep në ketë botë. Nga kjo del që personi i cili fal namazin e duhasë nuk do të ketë vështiresi në ketë botë. Namazi i duhasë falen 45 minuta pas lindjes së djellit deri para namazit te yles.
Sa i i përket numrave të reqateve, nuk ka ndonjë hadith i cili thotë ndonjë numër të saktë, por thuhet se Muhammedi i ka falur katër reqate ose ma shumë se katër dhe ndonjëhere i ka falur me tetë reqate siq ka vepruar në ditën e pushtimit të Mekës. Sidoqoftë ka mendime të ndryshme lidhje me këtë. Medh'hebi Maliki dhe Hanbeli janë të mendimit se duhet namazi i duhasë duhet falur me tetë reqate. Ndërsa Hanefitë dhe Shafiitë janë të mendimit se namazi i duhasë duhet të falur me dymbëdhjetë reqate dhe me këtë janë bazuar në një hadith i cili ka dobësi i cili thotë se Muhammedi ka thënë: kush e fal namazin e duhasë me dymbëdhjetë reqate, Allahu do t'ia ndërtojë një shtëpi prej arit në xhenet. Por mendimi i saktë është se namazi i Duhasë mund të falet me sa reqate dëshiron për derisa ky namaz falet dy nga dy.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Namazi i Duhasë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.