Lumi I Akelout

Akelou (greqisht: Ἀχελῷος, Latin: Achelous) - zoti i lumit më të madh në Greqi, (sot Aspropotami në Etoli), i ati i Sirenave, trim me shtat vigan, i cili ka ditur ta ndryshojë figurën e vet.

Lumi I Akelout
Achelous was often reduced to a bearded mask, an inspiration for the medieval Green Man. Floor mosaic, Zeugma Turkey.

Ishte i fejuari i Deianires së bukur, bijës së Eneut, mbretit të Kalidonisë, në të cilën u dashurua Herakliu, trimi më i madh i legjendave greke. Në dyluftim i cili u bë për shkak të saj, Akelou prej gjigantit u shëndërrua në gjarpër dhe kur edhe kjo nuk ndihmoi atëherë u shndërua në dem me brirë të fortë. Mirëpo, Herakliu me mund të madh të tërë fuqisë së tij gjigante, megjithatë, e mundi. Bririn që në këtë dyluftim ia theu hyjneshat e detit Nereidet e mbushën me fruta të ndryshme dhe kështu prej tij (sikurse prej bririt të dhisë Amaltesë e cila me qumshtin e vet e ka ushqyer Zeusin, zotin suprem) "briri i begatshmërisë" u bë i famshëm.

Artistët antikë shpesh e kanë pikturuar Akeloun. Maska e tij është gjetur në rrotullzën etrure, siç duket të shek. VI - V para e.s., që sot gjendet në Muzeun e Vatikanit. Të të njëjtës kohë janë gati gjysma prej njëzet e pestë pikturave të njohura në vazat në të cilat janë paraqitjet e betejës së Akelout me Herakliun. Prej pikturave të kohërave të mëvonshme të cilat e paraqesin Akeloun dy janë në Muzeun Metropolitan në Nju Jork, njëra është prej Jan Bruegelit plak, ndërsa tjetra e Pierre Paule Rubensit (Pjer Pol Rubensit). Në Luvër të Parisit gjendet panou i madh ku paraqitet Herakliu me Akeloun, vepër e Goido Renit (Gvido Renit), si duket është e viteve 1617-1621. Në letërsinë e vjetër, kohë pas kohe, e ndeshim emrin e Akelout në kuptim të "kameleonit" tonë - kjo është edhe e kuptueshme, sepse për ngadhënjimin mibi mjeshtrinë e shndërimeve ka vërtet fuqi herkuliane dhe të qëndresës.

Tags:

Gjuha LatinGjuha greqisht

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FluturaNaim FrashëriKinaVeprimtaria fizikeButrintiSpermaRryma elektrikeLuigj GurakuqiSistemi nervor?NgjyraADHDEposi i kreshnikëvePsikozaUjëtokësorëtNënrajoni VerilindorNdotjaGjenerali i ushtrisë së vdekurTuberkuloziPneumoniaAngliaMiguel de CervantesIsmail KadareKalendariOksigjeniLui PastërSistemi i tretjesLezhaSintaksa e gjuhes shqipeKëngët e MilosaosMarrëveshja e OhritSerbiaDializaKarnavalet brazilianePresidenti i ShqipërisëMali i ZiVeshiLista e shkrimtarëve shqiptarëMatilda MakoçiCikli menstrualSarandaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreBallkani25 PrillShkupiEnergjia potencialeNamazi i SabahutMiniera e TrepçësTërmetiKryefjalaSistemi i organeve të frymëmarrjesSindroma DownPerandoria OsmaneBurimet natyrore të KosovësDita e VerësHasan PrishtinaSëmundjet e zemrësUjëvarat e MirushësVitamina DDitar (Anne Frank)EnergjiaDhimbja e kokësNoizyMetriPjetri i MadhHebrenjtëKopshti botanikËndrraKoloseumiLidhëzat në gjuhën shqipeZjarriShoqëriaLiqeni i OhritLigjiNdotja akustikeDashuriaLeukocitDialektet e gjuhës shqipe🡆 More