Kolë Idromeno

Nikollë Idromeno i njohur gjerësisht si Kolë apo Kól Idromeno (Shkodër, 15 gusht 1860 - 12 dhjetor 1939) ka qenë artist shumëplanësh si piktor, skulptor, fotograf, butaforist, skenograf, muzikant si dhe arkitekt.

Kolë Idromeno
Kolë Idromeno, Vetëportret, 1937

Mbahet si i pari përfaqësues i historisë së pikturës moderne shqiptare. Prej burimeve, Idromeno dha po ashtu të parat shfaqjet kinematografike në Shqipëri që më 1913. Si arkitekt projektoi dhe zbatoi planet e mbi 60 ndërtimeve kryesore, private dhe publike në qytetin e Shkodrës.

Prejardhja

Idromenot kishin prejardhjen nga Parga, asokohe në Vilajetin e Janinës, prej ku u larguan në kohën e Ali pashë Tepelenës për t'u vendosur në Korfuz. Popi Andrea Idromeno ishte mësues në Korfuz, ku përpiloi dhe botoi historinë e Pargës dhe të Sulit, e gjithashtu ndihmoi Grigor Gjirokastritin në përkthimin e Ungjillit sipas Matheut dhe Dhjatës së Regjuhën shqipe me alfabet grek. Pop Andrea kishte dy djem, Mihalin që ishte jurist dhe Arsenin, që kishte lindur në Korfuz.

Më 1856 u shpërngul në Shkodër, ku ushtroi zanatin e tij të marangozit e drugdhendësit si dhe projektuesit autodidakt e zbatuesit të ndërtimeve private në qytet, si shtëpitë e familjes Lukaj te Arra Madhe, Rokacollëve në Serreq, ndërtesa e Kryqit të Kuq, liceu Illyricum dhe shtëpia e vet në Gjuhadol. Dy vite më pas Arseni u martua me një vajzë shkodrane, Dranden ose Rozen e Filip Saraçit, më 5 dhjetor 1858.

Biografia

U lind në Shkodër më 15 gusht 1860, një vit pas së motrës, Tones. I vendosin dy emra të dytë: Rrok (si ditë emri) dhe Spiridon. Nisi shkollën fillore më 1867 në njërën prej shkollave qytetëse, ku mësim mund t'i kenë dhënë dy italianët Andrea Skanjeti dhe Marco Rebeschini. Ndër bashkënxënësit e tij në këtë shkollë ishte edhe poeti i ardhshëm Filip Shiroka, me të cilin do të kishte miqësi të gjatë e letërkëmbim të vazhdueshëm. Përpos klerit, vizatim i dha Pietro Marubbi; Kohës kur ende nuk kishte mbaruar klasën e katërt i përkasin vizatimet e hershme Krye fëmije, Malësorja dhe Gomari n'udhë. Në vitet 1871-1875 iu përkushtua akuarelave të parë E vorfna, Baresha, Fshatarja, kompozimi i tij i parë mendohet të jetë Pusija, më pas Netë kazanash dhe Dymdhetë luftarë të Pargës në lundër. Marubbi ndikoi te Arseni që ta niste në Akademinë e Arteve në Venedik më 1875, ndërsa Mati Kodheli studjonte për fotografi në Trieste. Duke mos duruar mësimdhënien formale të akademisë, hoqi dorë pas gjashtë muajsh dhe nisi punë në studion e një piktori venecian.

Pasi u kthyen në vendlindje më 1878, me Matinë iu bashkuan DaullesPalokë Kurtit, ku Idromeno ishte trombist, dhe hynë çirakë tek Dritëshkronja e Marubit. Miku dhe kolegu i tij ndërroi jetë më 1881, vendin e tij si çirak e zuri i vëllai, Keli. Më 1883 hapi studion e vet të fotografisë me kamera të importuara nga kompania Pathé në Francë, emërtuar Dritëshkronja Idromeno.

Më 1884 Idromeno u martua me Gjyzepinën e Gaspër Muzhanit, në llasë e quajtur Cina. Më 20 korrik 1886 u lindi një djalë, Zefi, i cili vetëm pas dy vjetëve më 15 korrik 1888, ndërroi jetë. Pas dy vjetëve do t'i ndërronte jetë edhe e motra, Tonja, dhe Idromenoja mori në përkujdesí vajzën e saj të mitur, Orsolinën.

Gjatë viteve 1902-1906 si mësues në shkollën italiane të artizanatit, pikasi e afroi në rrethin e vet të pikturës dhe përkrahu piktorin e ardhshëm Simon Rrota. Më 1904 ndihmoi në pajimin e shkollës së Mati Logorecit. Më 1911 hartoi programin e karnevaleve të organizuar nga klubi «Gjuha shqipe». Në gusht të 1912 nënshkroi një kontratë me kompaninë austro-hungareze Joseph Stauber për të importuar pajisje kinematografike dhe u bë njeriu i parë që hapi kinemanë e parë rudimentare ku u shfaqën pamjet e para filmike. Gjatë viteve 1912-1920, pasi përshtati një mjedis poshtë shtëpisë së tij në Gjuhadol një sallë për shfaqje filmash, hapi atë që atëkohë si në vendet e tjera quhej kinemaja, një theatër elektrik.

Vepra

Fotografia

Me hapjen e Dritëshkronjës së tij më 1885, Idromeno në Salnamenë (vjetarin) e vilajetit ishte regjistruar si fotograf. Duke zënë një vend mes Marubit, Kodhelit, Kristo Shulit, Petro Korçarit, etj. Në botimet ndërkombëtare emri dhe puna e tij u shquan e bënë të ishte fotografin e parë, duke u përmendur para mjeshtrit të vet Marubit.

Piktura

Pas vizatimeve dhe akuareleve të para, Idromeno kur ishte vetëm 23 vjeç punoi portretin e të motrës që është edhe vepra më përfaqësuese e tij, Motrën Tone. Kjo është edhe e para pikturë realiste e tij dhe kryevepra e artit figurativ shqiptar. Portret të cilin do ta riprodhonte me të njëjtën pozë, drejtim të syve, të njëjtat dritëhije më 1922-23, të veshur allafranga. Më 1898 u ftua në një ekspozitë ndërkombëtare në Budapest. Më 1904 punoi portretin e Ndoc Xhuxhës, njëri prej anëtarëve themelues të Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip.

Skenografia e butaforia

Si skenograf punoi siparin e parë me dekor, një grup fëmijësh duke u argëtuar me lojën popullore të boçave. Më 1902 skenën e një pylli nga natyra e alpeve. Të mëvonshme janë skenat «Limani i Durrësit», «Dhoma me qoshk», «Dhomë shkodrane» etj. Përgatiti po ashtu mjaft objekte butaforie për teatrin amator të kohës, si armë zjarri, shpata, heshta, përkrenare, mburoja, punoi edhe shtatore me aftësitë e tij si skulptor. Njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë punoi dekorin skenik «Festa e vetëqeverimit të Shqipnisë» për një shfaqje që u dha në qytet.

Arkitektura

Bazat e inxhinierisë dhe arkitekturës i mori nga i ati dhe Marubi, të dy autodidaktë; më 1907 Idromeno bën projektin për një fabrikë, ndërsa më 1912 e nënshkruan një dokument me titullin e inxhinierit. Mendohet se planet e para të zbatuara prej tij nisën që pas tërmetit të 1905 që e dëmtoi shumë qytetin. Më 1908 ndërtoi shtëpinë e familjes Mazi, ku në mjedisin e poshtëm projektoi një sallon mbledhjesh e shfaqesh të klubit «Gjuha shqipe» dhe në katin e epërm për banim. Më 1925-1926 iu ngarkua zbatimi i planit për ndërtimin e vilës së Presidentit të Republikës Ahmet ZoguShirokë. Më pas projektoi një fabrikë lëkurësh, të cilën e zbatoi më 1927. Më 1928 bashkëprojektoi dhe zbatoi centralin elektrik që po ndërtoi nga shoqëria italiane SESA. Në vitet '30 projektoi dhe zbatoi planin e ndërtesës së Bankës së Shtetit me disa modifikime të mëvonshme, kafen "Adriatik" më 1932, kafe "Park" më 1935 dhe po këtë vit zbatoi edhe planin e kinemasë "Rozafat".

Galeria

Referime

Literatura

  • Mikel, Prenushi (1984). Kolë Idromeno (1860-1939), jeta dhe veprat. Tiranë: 8 Nëntori. OCLC 16356003.

Tags:

Kolë Idromeno PrejardhjaKolë Idromeno BiografiaKolë Idromeno VepraKolë Idromeno GaleriaKolë Idromeno ReferimeKolë Idromeno12 dhjetor15 gusht18601939Shkodër

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DrogaPeshkaqeniPërcjellësit elektrikHidrocentraletForca e Sigurisë së KosovësLuledielliHasan PrishtinaMira MuratiTruriMalajziaZënia e Diellit (Eklipsi)LetërsiaMuri i Madh KinezMprehësi i lapsaveVitaminaAustraliaHistoriku i gjuhes letrare shqipeAndon Zako ÇajupiVloraIliriaShpella e GadimësVirusiArabia SauditeTepelenaPejgamberët në IslamZvicraMajlinda KelmendiGreqia e lashtëSyriEpitetiTeatri në ShqipëriNumrat e telefonit në KosovëKërpudhatGlobalizimiEgjiptiLista e vendbanimeve ilireMetaforaAhmed KalajaPjetër BogdaniShpallja e Pavarësisë së KosovësGjuha standardeKarnavalet brazilianeEnzimatSinonimiSamir ManeShpikje te ndryshmeYlliTiroidetAriShiu acidikDendësia e popullsisëPjesëzaRimaNatyraIsa BoletiniShkupiLufta e ÇanakalasëHidrogjeniMesjetaAgim NeshoZorra e trashëRajoni JuglindorEnver HoxhaJupiteriMuzika shqiptareIlirëtDibraLetërsia e vjetër shqiptareShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreHistoria e DurrësitMali i KorabitZemraBurimet natyrore të KosovësFusha magnetikeUshtria Çlirimtare e KosovësNumrat romakëIliadaTeorema e Pitagorës🡆 More