Shoqëria E Të Shtypurit Shkronja Shqip: Organizatë

Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip ose Shoqëri e të shtypurit shkronjavet shqip ishte një organizatë patriotike e intelektualëve shqiptarë, që promovonin botimet në gjuhën shqipe, veçanërisht tekste shkollore, të cilat ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për arsimin e brezave të rinj, e themeluar më 12 tetor 1879 në Stamboll, kryeqytetin e Perandoria Osmane me nismën e Komitetit të Stambollit.

Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip
Society for the Publication of Albanian Letters
Shoqëria E Të Shtypurit Shkronja Shqip: Organizatë
Formuar mëtetor 12, 1879; 144 vite më parë (1879-10-12)
QëllimiPatriotike, Intelektuale
SeliaStamboll
Njerëzit kyç
Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Ibrahim Temo, Spiro Dine

Kur u krijua, mes 28 anëtarëve themelues, nëntë ishin nga Vilajeti i Janinës, ndër ta përfaqësues të familjeve të bejlerëve të vilajetit: Ferid pashë Vlora, Mehmet Ali pashë Vrioni, vëllezërit Vejsel dhe Ibrahim bej Dino, Mustafa bej Janina, Sejfullah bej Zavalani, Ahmed Shefki Gjirokastra si dhe Abdyli me Samiun. Ndër anëtarët 10 ishin myslimanë, përpos dr. Ibrahim Starovës, katërmbëdhjetë ishin ortodoksë nga Korça e Gjirokastra (Jani Vreto Postenanasi), katër ishin katolikë nga Shkodra (Vaso pashë Shkodrani, Ndoc Xhuxha, Nikollë e Gjon Bonati). Mund të përmendet edhe Mullà Daut Boriçi, i cili më 1882 i propozoi autoriteteve osmane që të botoheshin abetare dhe gramatika shqipe me shkronja arabe.

Themeluesit

Lista e themeluesve siç figuron tek statuti (Kanonizma) në shtypshkronjën e A. Zelici:

  1. M. Ferid Vlora
  2. Mehmed Ali Vrioni
  3. Vejsel Dinua
  4. Ibrahim Dinua
  5. Abdyl Frashëri
  6. Sami Frashëri
  7. Mustafa Janina
  8. Sejfullah Zavalani
  9. Ahmed Shefkiu Gjinokastriti
  10. Pashko Vasa Shkodrani
  11. Ndoc Xhuxhi
  12. Nikollë Bonati
  13. Gjon Bonati
  14. Koto Hoxhi
  15. Koto Sotiri
  16. Pandeli Sotiri
  17. Nano Petri Saraqinishtasi
  18. Nikollë Stavro Vasua Qestoratasi
  19. Anastas Kostandin Frashëri
  20. Vasil' i P. Ndrekosë Postenanasi
  21. Danil' i Dh. Adamit Oparaku
  22. Mihal' i A. Plumbit Përmetasi
  23. Konstandin’ i N. Haxhopullit Ixgarasit
  24. Vasil' i Vangjelit Delvinasi
  25. Harallamb' i P. Pulëshitësit Delvinasi
  26. Janço-Kosta Ogrenasi
  27. Ioan-Vretua Postenanasi

Shih edhe

Referime

Tags:

Gjuha shqipeKomiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë ShqiptarePatriotizmiPerandoria OsmaneStamboll

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PubertetiStimulim me gjoksHumanizmiRrethi i TropojësFluturaNjeriuLetërsia romantike shqiptareFilozofiaJava (gjuhë programimi)Julian DedaNjerëz dhe FateHistoriku i gjuhes letrare shqipeSëmundjaFusha magnetikeGjuha latineLojërat Olimpike VeroreLista e festave në ShqipëriGravitetiKundrinoriKuzhina shqiptareKimiaElbasaniLëkuraPëremriKortizoliMusine KokalariMenopauzaShahuThyesaKara Mahmud pashë BushatiHarta e BotësEgjiptiAdem JashariBifurkacioniBylisiGreqiaShpikje te ndryshmeArti i RilindjesLëvizjaDemografia e KosovësHans Kristian AndersenMarin BarletiEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreRelieviDelfiniShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreAfrikaFazat e Rilindjes ShqiptareKategoria SuperioreHidrokarburetMuzika populloreRrugaLegjendaMangaVenusiBullizmiNjohja ndërkombëtare e KosovësKukësiGjakuBajram CurriBujqësiaFlamuri i ShqipërisëHendbollHistoria e ShqipërisëLista e maleve të ShqipërisëDritëro AgolliMenstruacionetRiciklimiFruthiVallet shqiptareKinaNjësia matëseLista e shteteve të EvropësBasketbolliLufta e ÇanakalasëSerie AIsmail QemaliYndyraFormat e shtjelluara të foljes🡆 More