Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Kel Marubi

Kel Marubi: Fotograf shqiptar

Mikel Kodheli ose si u njoh më vonë, Kel Marubi (1870 - Shkodër, 13 mars 1940) ka qenë fotograf, piktor dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare. Gjatë periudhës së monarkisë qe edhe fotograf i Oborrit Mbretnor.

Biografia

U lind më 1870, i biri i Rrok Kodhelit, i ati përkujdesej për shtëpinë dhe ishte kopshtari i fotografit Pietro Marubi. Pasi i vdiq i vëllai, Matia, që ishte çirak dhe ndihmës i fotografit italian, Marubi mori Kelin në vend të vëllait. Më pas Keli u dërgua edhe ai në Trieste për t'u edukuar pranë Guglielmo Sebastianutti. Pas vdekjes së Marubit, Keli trashëgoi vendin e tij të punës si dhe mbajti mbiemrin e tij.[1]

Më 1908 para se të shpallej Hyrrijeti, frymëzoi dhe themeloi klubin "Gjuha shqipe" në Shkodër, ndërsa më 1909 formoi dhe drejtoi grupin lokal "Bashkimi". Shpërndante në qytet Albania-n e Konicës, veprimtari për të cilën valiu Qazim Pasha desh ta internonte në Lezhë. Por më pas arriti të siguronte lejen e botimit të një gazete gjysmë osmanisht e gjysmë shqip me emrin "Zani i Shkodrës".[2]

Ndërroi jetë më 13 mars 1940 në Shkodër, profesionin e tij e vijoi i biri, Gega.[2]

Referime

  1. ^ Chauvin, Loïc; Raby, Christian (2011). Albanie, un voyage photographique: 1858-1945. Ecrits de lumière. fq. 6. ISBN 9782953866902. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 539. OCLC 41096394. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe

#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Kel Marubi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.