Film Kapedani: Film

Filmi Kapedani prodhim i vitit 1972 nga regjisori Muharrem Fejzo dhe Fehmi Hoshafi, Skenari : Skënder Plasari, Producent : Shqipëria e Re, Muzika : Tahsim Hoshafi.

Kapedani
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Kapedani
Viti i prodhimit 1972
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 95:21
Ekipi realizues
Regjia Muharrem Fejzo
Fehmi Hoshafi
Liri Brahimi - ass.
Skenari Skënder Plasari
Muzika e filmit Tasim Hoshafi
Kameramani Jovan Kondakciu dhe Ilia Terpini
Drejtori artistik Teodor Siliqi
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Albert Verria
Nikolin Xhoja
Flora Mërtiri
Zagorka Shuke
Aktorët tjerë
Ismail Zhabjaku
Lazër Filipi
Robert Ndrenika

Kapedani është prodhuar në vitin 1972 nga Kinostudio Shqipëria e re, skenari i filmit është Skënder Plasari, Regjizor Fehmi Oshafi dhe Muharrem Fejzo, muzika nga Tahsim Hoshafi. Interpretojnë aktorë te njohur si Albert Vërria me rolin (xha Sulo), Nikolin Xhoja me rolin (xha Beqo), Flora Mërtiri me rolin(Kryetarja),Robert Ndrenika me rolin (djali i xha Sulos), Lazer Filipi me rolin (shoku Ropi) etj.

Përmbajtja e filmit

Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë “të drejtat” e tij në Tiranë ku miku i tij Ropi punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.

Xha Suloja e ka të vështirë të pranojë ta urdheroj një grua. Kulmi arrin kur kryetarja e kooperativës gjatë një alarmi natën e cakton të kujdeset për kotecin e pulave. Xha Suloja revoltohet: Një burrë me goxha mustaqe të meret me pulat!! Dhe e braktis detyrën... Por të nesërmen, merr vesh se organizata e partisë i ka vënë fletërrufe. Ai e heq fleterrufenë dhe kjo bëhet shkas i një konflikti me të madh. Xha Suloja kërkon të drejtën. Vendos ti drejtohet ish komisarit të dikurshëm. Ai është funksionar partie në kryeqytet. Niset. Atje ai ka të birin oficer. Rrugës sheh gra shofere, faturino, mjeke. Këto nuk i pëlqejnë. Ish-komisarin e gjen në punë fizike,por ç'të shoh?! Ky funksionar i bindt një gruaje brigadiere! Do që të bisedojë me komisarin, por heq dorë. Fillon të mendohet dhe nis rrugën e kthimit në kooperative me të tjera mendime. Dikush i propozon te pres mustaqet e gjata se ato ja kanë fajin.

"Kapedani është njeriu më i sinqertë dhe i vërtetë i gjithë ngjarjes. Fill pas konstatimit të Tiranës “hipermoderne” ai nuk mbyll sytë, nuk thotë nuk di asgjë dhe as nuk kthehet në fshatin e tij nën hijen e kokës gjysëm ulur, siç do vepronte një hipokrit. Kapedani skandalizohet aq shumë nga faktet e reja të dijes sa sëmuret në trup e mendje.[...] Beqoja, nga ana e tij, është një hap para Sulos, por ende i pavendosur për rrugën që duhet të marrë. Vlerëson marrëdhënien me mikun e tij bashkëfshatar, epopetë e së kaluarës, por herë largohet nga frika e pasojave të veprimeve të Sulos, të cilat mund të bien dhe mbi të, e herë afrohet kur ka nevojë për një kapedan, për një udhëheqës të momentit. Beqoja shfaqet më inteligjent sipas konceptit të inteligjencës përfituese/oportuniste, prandaj mbijeton më lehtë, pa vuajtur shtrëngesat shoqërore. Shtresa shoqërore që ndodhet te Suloja është e destinuar të vdesë, të shuhet ose të reformohet, kurse ajo e Beqos përfaqëson pjesën më të madhe të shqiptarit nën totalitarizëm, tej mase realist për t’iu përshtatur situatave sipas një arsyeje dhe mendësie pragmatiste. Është xha Suloja ai që pëson përsiatjet psikologjike të pushtetit të ri, është ai që sëmuret, neurotiku, i forti, i cili zbutet dhe nënshtrohet me hir e me pahir, për t’iu afruar kështu mediokritetit mesatarizues të turmës dhe atij të Beqos."

Aktorët

Në episode

Zinxhire te jashtme

Tags:

Film Kapedani Përmbajtja e filmitFilm Kapedani AktorëtFilm Kapedani Në episodeFilm Kapedani Zinxhire te jashtmeFilm Kapedani19721972 në filmAlbert VërriaFehmi HoshafiFilmiFlora MërtiriLazer FilipiMuharrem FejzoNikolin XhojaRobert NdrenikaSkënder Plasari

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BakteriMorfinaKurban BajramiBalenaHistoriaDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeFormat e shtjelluara të foljesAli PodrimjaRespekt per te moshuarveBallkani PerëndimorInteligjenca artificialeLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneSkënderbeuZënia e Diellit (Eklipsi)DiabetiKafshëtTrupi i njeriutPasaporta e ShqipërisëVeshiTermocentraliNdryshimet ndermjet qelizave bimore dhe shtazoreGjallesat në zhdukjeGjakuLista e kalave në ShqipëriLlojet e vargjevPeshkopiaDinozauriMajlinda KelmendiLuaniNjësia matësePikëpresjaLumi i BunësRacizmiPrishtinaIsmail QemaliKromozomiMarin BarletiMasturbimi i ndërsjelltëKaratiVenusiYlberiPyetja retorikePlani i biznesitMenopauzaPërcjellësit elektrikMjedisi natyrorGordana Siljanovska-DavkovaShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëKuvendi i ShqipërisëSpermaAli Baba dhe Dyzet HajdutëtNdarja administrative e ShqipërisëGravitetiFieriTeuta e IlirisëHebrenjtëMercedes-BenzHepatitiLeukocitLumi i NerodimësRrethiTestosteroniBelgjikaFadil VataMacjaIslamiVitamina B12FliaBullizmiLiqeni i PrespësFruthiFazat e detitRënia e komunizmit në ShqipëriVideosexKarafiliDashuriaFjodor DostojevskiLetërsia shqipe🡆 More