Kfor

KFOR (serbisht: КФОР) janë një trupë e armatosur ndërkombëtare e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës në Kosovë me qëllim të sigurimit të armatosur të Kosovës.

KFOR
Kfor
Stema e KFOR-it në shkronja Latine dhe Cirilike
Aktive 1999 – sot
Shteti 31 Shtete
Pjesë e NATO

Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga OKB-ja më 10 qershor 1999rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës. Qendra komanduese e trupës gjendet në kryeqytetin e Kosovës.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake prej 50,000 ushtarakëve. Që prej 30 nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5,565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.

Objektivat

Sipas mandatit fillestar:

  • të pengojë çdo armiqësi dhe kërcënim të krijuar ndaj Kosovës nga forcat Jugosllave dhe Serbe;
  • të krijojë dhe të mbajë një ambjent të sigurtë në Kosovë, duke përfshirë sigurinë publike dhe rendin civil;
  • të çarmatosë UÇK-në;
  • të mbështesë misionet humanitare ndërkombëtare;
  • të koordinohet dhe mbështesë popullsinë civile ndëkombëtare në Kosovë;

Detyrat e KFOR-it sot:

  • ndihma me kthimin apo zhvendosjen e personave të zhvendosur dhe refugjatëve;
  • rindërtim dhe çminim;
  • asistencë mjekësore;
  • siguria dhe rendi publik;
  • siguria e minoriteteve;
  • mbrojtja e pasurive kombëtare;
  • siguria e kufirit;
  • ndalimi i trafikimit të armëve në kufi;
  • zbatimi i një programi për armët, armatimin dhe eksplozivët;
  • shkatërrimi i armëve;
  • mbështetje për themelimin e institucioneve civile, ligjit dhe rendit, sistemit gjyqësor dhe penal, procesit zgjedhor dhe aspekte të tjera të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të shtetit.

Komanda

Rezoluta 1244
Kosova
Kfor 
Gjen. Maj. Valeri Evtoukovitich (majtas) komandant i forcave Ruse në Kosovë përshëndete me Gjen. Bri. John Craddock (dyti nga e djathta) komandantin e Trup. Forc. Falcon më 7 qershor 1999.

Trupa e KFOR-it komandohet nga komanda e përgjithshme në krye me një Gjeneral të shkalës së tretë (me tre yje) i cili vije nga radhët e kombeve prijëse të misionit dhe që kanë komandën në njërën nga pesë batalionet e stacionuara në Kosovë. Edhe pse kjo nuk është e kushtëzuar deri në fund vitin 2006 ka qenë kështu.

Deri në vitin 2006 postin e komandantit të përgjithshëm (COMKFOR) e kanë ndërruar 12 Gjeneralë. Duke filluar nga:

  • Gjenerali Wesley Clark (SHBA)
  • Gjeneral brigade Sir Mike Jackson (Britania e Madhe) (12 qershor 1999 - 8 tetor 1999)
  • Gjeneral Dr. Klaus Reinhardt (Gjermania) (8 tetor 1999 - 18 prill 2000)
  • Gjeneral brigade Juan Ortuño (Spanja) (19 prill 2000 - 16 tetor 2000)
  • Gjeneral brigade Carlo Cabigiosu (Italia) (17 tetor 2000 - 6 prill 2001)
  • Gjeneral brigade Thorstein Skiaker (Norvegjia) (7 prill 2001 - 3 tetor 2001)
  • Gjeneral brigade Marcel M. Valentin (Franca) (4 tetor 2001 - 4 tetor 2002)
  • Gjeneral brigade Fabio Mini (Italia) (5 tetor 2002 - 3 tetor 2003)
  • Gjeneral brigade Holger Kammerhoff (Gjermania) (4 tetor 2003 - 31 gusht 2004)
  • Gjeneral brigade Yves de Kermabon (Franca) (1 shtator 2004 - 31 gusht 2005)
  • Gjeneral brigade Giuseppe Valotto (Italia) (1 shtator 2005 - 31 gusht 2006)
  • Gjeneral brigade Roland Kather (Gjermania) (1 shtator 2006 - 31 gusht 2007)
  • Gjeneral Xavier Bout de Marnhac (Franca) (1 shtator 2007 - 31 gusht 2008)
  • Gjeneral Giuseppe Emilio Gay (Italia) (1 shtator 2008 - 7 shtator 2009)
  • Gjeneral Markus J. Bentler (Gjermania) (8 shtator 2009 - 31 gusht 2010)
  • Gjeneral Erhard Bühler (Gjermania) (1 shtator 2010 - 8 shtator 2011)
  • Gjeneral Erhard Drews (Gjermania) (9 shtator 2011 - 7 shtator 2012)
  • Gjeneral major Volker Halbauer (Gjermania) (8 shtator 2012 - në detyrë)

Struktura e trupës

Struktura e Vjetër

Kfor 
Zonat e KFOR-it

Për qëllim të kryerjes së misionit, hapësira e sigurisë është e ndarë në të ashtë quajtura pesë sektorë të cilat komandohen nga pesë kombe të forcave ndërkombëtare (MNTF). Këto zona në terminologjinë e ushtarakëve ndahen sipas orientimit në hapësirë por përdoren edhe emërtime tjera. Kështu në sipas gjendjes më 15 maj 2006:

  • Zona jugore: Gjermania, Turqia apo Austria MNTF S
  • Zona perëndimore: Italia MNTF W
  • Zona veriore: Franca MNTF N
  • Zona qendror: Republika Çeke, Finlanda apo Suedia MNTF C
  • Zona lindore: SHBA MNTF E

Po ashtu gjendet edhe një batalion rezervë nën komandën e COMKFOR-it, Batalioni Rezervë Taktike-Manovrues (KFOR Tactical Reserve Manoeuvre Battailon [KTM]). Për luftimin e kriminalitetit është Njësia Ndërkombëtare Speciale (KFOR MSU-Multinational Specialized Unit) e udhëhequr nga italianët dhe stacionuar në Prishtinë.

Struktura e Re

Në fazën e dytë të tranzicionit të KFOR dhe me ardhjen e EULEX u ndryshuan dhe strukturat duke filluar nga Tetori 2010.

  • HQ MNBG East, ndodhet në Kampin Bondsteel.
  • HQ MNBG West, ndodhet në Kampin Villagio Italia.
  • JRD N, ndodhet në Kampin Novo Selo.
  • JRD C, ndodhet në Kampin Film City.
  • JRD S, ndodhet në Kampin e Prizrenit.
  • JRD W, ndodhet në Kampin Villagio Italia.

Kombet pjesëmarrëse

Kfor 
Qendrat civile
Të gjithë shtetet pjesëmarrëse në KFOR dhe të vrarët
Nr. Shteti Komanda Numri fillestar
i trupave
Numri i tanishëm
i trupave
Numri i
të vrarëve
Totali 50000 5134 168
1 Kfor  Britania e Madhe NATO 19000 2 8
2 Kfor  Gjermania NATO 8500 749 13
3 Kfor  SHBA NATO 7000 773 18
4 Kfor  Franca NATO 7000 323 5
5 Kfor  Italia NATO 5000 553 6
6 Kfor  Holanda NATO 3600 7 1
7 Kfor  Kanadaja NATO 1470 5
8 Kfor  Greqia NATO 1000 120 1
9 Kfor  Polonia NATO 800 162 5
10 Kfor  Turqia NATO 752 376 2
11 Kfor  Danimarka NATO 308 35 1
12 Kfor  Hungaria NATO 223 197
13 Kfor  Portugalia NATO 174 1
14 Kfor  Sllovenia NATO 293 1
15 Kfor  Republika Çeke NATO 97 11
16 Kfor  Rumania NATO 62 59 1
17 Kfor  Luksemburgu NATO 23 22
18 Kfor  Kroacia NATO 20
19 Kfor  Bullgaria NATO 11
20 Kfor  Norvegjia NATO 4 3 1
21 Kfor  Shqipëria NATO 10
22 Kfor  Estonia NATO 1
23 Kfor  Armenia - 35
24 Kfor  Ukraina - 1300 164 3
25 Kfor  Suedia - 1100 48 7
26 Kfor  Austria - 561 570 1
27 Kfor  Finlanda - 395 20
28 Kfor  Irlanda - 279 12
29 Kfor  Zvicra - 220 210 1
30 Kfor  Maroku - 168
31 Kfor  Spanja 1712 0 4
32 Kfor  Belgjika 1100 0
33 Kfor  Lituania 30 1
34 LettlandKfor  Letonia 20 0
35 Kfor  Islanda ? 0
36 Kfor  Emiratet e Bashkuara Arabe 1500 0 1
37 Kfor  Rusia 4000 0 12
38 Kfor  India 800 0
39 Kfor  Sllovakia ? 0 42
41 Kfor  Bosnja dhe Hercegovina 750 0
42 Kfor  Argjentina 200 0
43 Kfor  Gjeorgjia 182 0
44 Kfor  Mongolia 40 0
45 Kfor  Azerbajxhani 34 0
46 Kfor  Kili ? 0
47 Kfor  Malajzia ? 0
48 Kfor  Filipinet ? 0

Personalitete të KFOR-it

  • Eduardo Manuel - Flavio Garello - Darren G. Owens - Per Lodin - Vincenzo Santo - Jean-Jacques Bart - Philippe Sommaire - Giuseppe Valotto

Mirënjohjet

Shiko dhe këtu

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Kfor ObjektivatKfor KomandaKfor Struktura e trupësKfor Kombet pjesëmarrëseKfor Personalitete të KFOR-itKfor MirënjohjetKfor Shiko dhe këtuKfor Lidhje të jashtmeKfor ReferimeKforGjuha serbeKosova e administruar nga Kombet e BashkuaraLufta e Kosovës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ADNFutbolliBakteriMetriMarie CurieMuzeu Historik KombëtarTulipaniForca e Sigurisë së KosovësFosiletKalatë e ShqipërisëKaratiLimfocitiDritëro AgolliVullkanet dhe termetetVitaminaMargarita TutulaniYlliShenjat astrologjikeAlpet ShqiptareZemraLedion LiçoNarcisizmiBujqësiaTeatri në ShqipëriIndiaNdotja e ujitEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreElbasaniKalaja e GjirokastrësMultiple sklerozaBurgjet në ShqipëriEkonomia e ShqipërisëBletaPosta elektronikePenisi i njeriutAjriPogradeciZorra e trashëDemokraciaMehmet FatihuPërrallaSkeleti i njeriutDita e ÇlirimitGjarpriLui PastërAventurat e Tom SojeritAzem ShkreliLogopediaLista e shteteve të EvropësKontinentetKonferenca e Londrës (1912–1913)TelefoniIzet MexhitiSinjalet rrugore në ShqipëriMona LizaSpanjaGjithësiaAleksandri i MadhEmra pellazgëShqiptarëtLojërat Olimpike VeroreRombiNdotja plastikeRomeo dhe ZhuljetaForcaSyri i kaltër, DelvinëMaltaLista e vendeve sipas sipërfaqesBronkitiKuvendi i Maqedonisë së VeriutNjësia matëseSistemi muskulorDasma shqiptareVallet shqiptareLeonardo da VinçiLigjet e KepleritAmerika VerioreVeshiBifurkacioni🡆 More