Wiki Shqip 2023:
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Jusuf el-Kardavi

Shqip editions of Wiki, an online encyclopedia

Dr. Jusuf El-Kardavi (Arabic: يوسف القرضاوي; romanizuar: Yūsuf al-Qaraḍāwī; ose Yusuf al-Qardawi; 9 shtator 1926 – 26 shtator 2022)[6] ishte një dijetar islamik egjiptian me bazë në Doha, Katar dhe kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë. Ai ishte më i njohur për programin e tij الشريعة والحياة, al-Sharīʿa wa al-Ḥayāh ("Sheriati dhe Jeta"), i transmetuar në Al Jazeera, i cili kishte një audiencë të vlerësuar prej 40-60 milionë në mbarë botën.[7][8][9] Ai ishte gjithashtu i njohur për IslamOnline, një faqe interneti që ai ndihmoi në themelimin e tij në vitin 1997 dhe për të cilën shërben si dijetar kryesor fetar.

Shejh Prof. Dr.
Jusuf 'Abdullah el-Kardavi
يوسف عبد الله القرضاوي
KARDAVI.jpg
TitulliSheikh
Personal
Lindur
Jusuf Abdullah el-Kardavi

9 shtator 1926
Vdekur26 shtatoe 2022 (96 vjet)
FejaIslam
FëmijëAbdul Rahman Jusuf
Ilham el-Kardavi
EraModern
RajoniEgjipt
EmërtimiSunni
LëvizjaMordenizmi[1]
Puna (ët) e dukshmeFiqh al-Zakat, al-Halal wa al-Haram fi al-Islam, Fiqh al-Jihad, Fiqh al-Awlawiyyat, Fiqh al-Dawlah, Madkhal li-Ma'rifat al-Islam and others
Alma materUniversiteti el-Ez'her (Kajro, Egjipt)
  • 1952 – Diplomë Alimiyya, Kolegji i Usul ad-Din (Bazat Fetare të Islamit)
  • 1958 – Diplomë pasuniversitare në Studimet e Gjuhës Arabe, Instituti i Studimeve të Avancuara në Gjuhën dhe Letërsinë Arabe
  • 1960 – Diplomë Master
  • 1973 – Ph.D. diplomë, Departamenti i Studimeve Kur'anore në Kolegjin e Usul ad-Din
ProfesioniDijetar islam
Profesor
Doktor
Muslim leader
Influenced
ÇmimiÇmimi Ndërkombëtar i Mbretit Faisal (Arabia Saudite)[3]

Çmimi i Universitetit Islamik (Malajzi)
Çmimi Ndërkombëtar i Kuranit të Shenjtë (Dubai)
Çmimi Sulltan Hassanal Bolkiah (Brunei)
Çmimi Al-Owais (Emiratet e Bashkuara Arabe)
Medalja e Pavarësisë, Klasi i Parë (Jordan)
Top 10 në 500 muslimanët më me ndikim, (Mbretëria e Bashkuar)[4]

20 intelektualët më të mirë në mbarë botën nga Revista e Politikës së Jashtme, (Washington, D.C., Shtetet e Bashkuara)[5]
WebsiteQendra Al-Qaradawi për Moderimin dhe Përtëritjen Islame

El-Kardavi botoi më shumë se 120 libra,[8] duke përfshirë E Lejuara dhe e Ndaluara në Islam dhe Islami: Qytetërimi i Ardhshëm. Ai gjithashtu mori tetë çmime ndërkombëtare për kontributin e tij në studimin islam,[10] dhe u konsiderua si një nga dijetarët më me ndikim islam që jetonte.[7][11][12] El-Kardavi kishte një rol të spikatur brenda udhëheqjes intelektuale të Vëllazërisë Myslimane,[13] një organizatë politike egjiptiane, megjithëse ai vazhdimisht deklaroi se nuk ishte më anëtar<[14] dhe dy herë (në 1976 dhe 2004) refuzoi ofertat për rolin zyrtar në organizatë.[7][15]

Biografia

Jusuf El-Kardavi është një prej dijetarëve më të mëdhenjë të shekullit të XXI, ai është një prej njohësve më të mëdhenjë bashkohorë të jursiprudencës islame. Njeriu më me ndikim në botën islame dhe njohës prej më të mirëve të ekonomisë islame dhe politikave islame.

Ndërsa ajo që më së shumti e bënë të njohur është shkrimi pasi që është autorë i shumë veprave dhe siç e potenconë edhe vetë Ibn Bazi dhe Imam En-Nedviu, Allahu xh.sh i mëshiroftë, librat e tij kanë lënë gjurmë dhe kanë pas një ndikim të pa shoqë në Botën Islame.

Jusuf El-Kardavi po ashtu është edhe një prej vigjilentëve dhe largëpamësve më të shquar sa i përketë problemeve bashkëkohore më të cilat është duke u ballafaquar sotë Bota Islame.

Ndërsa ai që merret me studimin dhe analizimin e veprave, shkrimeve dhe punimeve të tij shkencore do të gjejë se ai është një ideolog, një dijetar dhe mendimtarë i pashoqë. Një njeri që nuk i qaset ndonjë problemi nëse nuk mund të dal me ndonjë rezultatë të duhur, pra qëndron largë përsëritjes së gjërave dhe pasimit të metodologjive klasike apo individëve të caktuar në punën e tij shkencore.

Lindja dhe jeta e tij:

Jusuf Abdullah El-Kardavi u lind me 09.09.1926 në fshatin Safet Turab të Egjiptit. Fshat ky që njihet për historikun e lashtë të tij, e po ashtu në të është varrosur edhe sahabiu i ndershem Abdulluah Ibn Harith Ibn Xhuzej Ez-Zubejdi.

Që në moshën dhjetë vjeçare arriti ta mësonte përmendësh Kur'anin, rregullat e leximit dhe të dispozitave të tij.

Ai kishte jetuar një jetë shumë të vështirë pasi që në moshën dy vjeçare i vdes i atij dhe kujdesin ndaj tij e merrë agja i tij por që kushtet ekonomike i kishin mjaftë të rënda.

Jusuf El-Kardavi është arrestuar dhe është burgosur disa herë për shkakë të qëndrimeve të tij dhe për shkakë të asaj se ishte pjesë e lëvizjes së Vëllezërve Mysliman. Ai për herë të parë arrestohet në vitin 1949 në kohën e sundimit të mbretit Faruk, ndërsa arrestohet edhe tri herë gjatë sundimit të Xhemal Abdunaserit.

Ai është i martuar dhe ka shtatë fëmijë, katër vajza dhe tre djemë. Që të gjithë janë të shkolluar.

Shkollimi i tij:

Shkollimin e tij fillorë dhe të mesëm e ka përfunduar në institutin e Ez’herit dhe çdo herë ishte prej nxënësve më të dalluar. Ndërsa kur e përfundoj shkollimin e mesëm ai ishte i dyti për nga suksesi në tërë Egjiptin edhe përkundër kushteve të rënda nëpër të cilat kishte kaluar atë kohë pasi që kishte qënë edhe i arrestuar.

Pastaj vazhdoi shkollimin në Fakultetin e Usul Dinit në Universitetin e Ez’herit nga ku edhe diplomohet në vitin 1952-1953 ku dhe ishte studenti më i dalluar.

Ndërsa në vitin 1954 arrinë që të licensohet për mësimdhënie në Gjuhën dhe Letërsinë Arabe me kualifikim të lartë ndërsa në vitin 1958 diplomohet nga Instituti i Lartë për studimin e Gjuhës dhe të Letërsisë Arabë, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Arabe.

Ndërsa në vitin 1960 diplomohet në parapërgatitje për studimet e larta, e që sot njihet si magjistraturë, dhe atë më një sukses shumë të lartë. Këtë e kishte përfunduar në të njëjtin fakultetë por në drejtimin e Shkencave të Kuranit dhe Sunnetit.

Në vitin 1973, nga po i njëjti fakultet, arrinë të diplomohet në doktorature dhe mori titullin Doktor Nderi pasi që ishte me suksesin më të lartë që kishte njohur ndonjëherë ky fakultetë. Ndërsa teza e doktoraturës së tij ishte:“Zeqati dhe ndikimi i tij në zgjidhjen e problemeve shoqërore”.

Postet dhe detyrat që ka kryer:

Në vitin 1961, Jusuf El-Kardavi udhëton për në Katar ku edhe fillon të punojë si Drejtor i Institutit të Mesëm Fetarë ndërsa pasi që merrë nënshtetësinë e këtij vendi, ai në vitin 1977 emerohet Dekan i Fakultetit të Sheriatit pranë Universitetit të Katarit, detyre të cilen e kryen deri në fund të vitit 1990.

Po ashtu ai është udhëheqës i Qendrës për Studime dhe Hulumtime në Historinë dhe Traditën e Profetit s.a.v.s.

Kishte punuar edhe si ligjërues në xhami por që më vonë e merrë mbikqyrjen e ligjëruesve dhe imamëve në Egjiptë. Ndërsa një kohë kishte punuar edhe si mbikqyrës i botimeve në Universitetin e Ez’herit.

Dr.Jusuf El-Kardavi ka edhe shumë poste të tjera nder te cilat edhe:

Kryetar i Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman

Kryetarë i Këshillit Europian për Fetva dhe Studime

Anëtar i Këshillit për Studime dhe Hulumtime në Egjipt

Ish-Kryetar i Organizatës Kumtesa, që është pronare e IslamOnline-it, post ky që e ka mbajtur deri në vitin 2010.

Anëtarë i Këshillit të Jurisprudencës Islame, e që është pjesë e Lidhjes së Botës Islame, me seli në Meke.

Kryetar i Bordit Mbikqyrës të Bankës Islame të Katarit në Katar dhe të asaj të Fejsalit në Bahrejnë.

Anëtarë i Bordit të Dijetarëve të Afrikës.

Nënkrytetar i Bordit Botërorë Islam të Zekatit në Kuvajt.

Anëtarë i Bordit Udhëheqës të Qendrës për Studime Islame në Oksford.

Veprimtaria e tij:

Dr.Jusuf El-Kardavi ka fituar një mori çmimesh si përsonaliteti dhe figura më me ndikim në botën islame dhe po ashtu për kontributin e tij të pazëvëndësueshëm që e ka dhënë deri më sot. Prej çmimeve që ai ka fituar apo me të cilat është shpërblyer mund të cekim:

Çmimin e Bankës Islame për Zhvillim, në ekonominë islame, 1990.

Çmimin Botërorë të Mbretit Fejsal per studime islame së bashku me dijetarin e njohur Seid Sabik, 1994.

Çmimin Kontribuesi i Dalluar në Shkencë, nga Drejtori i Universitetit Botërorë të Malejzisë, 1996.

Çmimin Sulltan Hasan Belkije, Sulltani i Brunejit për kontributin e tij në Fikhun Islam, 1997.

Çmimin Sulltan Avisi, për kontributin e dhënë në fushën e Kulturës dhe Shkencës, 1999.

Çmimin Dubai për Kur'ani Kerimin, sektori për përsonalitetin Islam të vitit, 1999.

Çmimin Shtetërorë për Studime Islme, nga Shteti i Katarit, 2008.

Çmimin Hixhreti Profetik, që e mori nga vetë mbreti Malejzian, 2009.

Çmimin Mbretërorë të Jordanisë, e që e mori pasi që kishte marrë pjesë në një simpozium të organizuar nga Organizata Alu Al-Bejt Mbretërore të Mendimit dhe Studimeve Islame, 2010.

Ndërsa në vitin 2008 ishte shpallë si përsoni i tretë më me ndikim në botën islame.

Ndërsa në vitin 2009 ishte i 38-ti në mesin e 500 përsonaliteteve më me ndikim në botën islame sipas një studimi të bërë nga Organizata Alu Al-Bejt Mbretërore e Jordanisë.

Dr.Jusuf El-Kardavi është autorë i afro 200 librave, autorë i shumë punimeve shkencore, shumë fetvave dhe një mori emisionesh televizive të incizuara. 

Librat e tij jane prite shumë mire në botën islame andaj edhe janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës e po ashtu edhe në gjuhën shqipe janë të përkthyera mbi 50 tituj.

Prej librave të tij më të njohur mund të cekim:

Hallalli dhe Harami

Fetva Bashkëkohore

Hyrje në studimin e Sheriatit Islam

Fikhu i Xhihadit 

Fikhu i pakicave myslimane

Fikhu i Zekatit

Referime

  1. ^ Toguslu, Erkan; Leman, Johan (2014). "Fethullah Gülen, Tariq Ramadan and Yusuf al-Qaradawi: The Pluralisation of Islamic Knowledge". Modern Islamic Thinking and Activism: Dynamics in the West and in the Middle East (në anglisht). Leuven University Press. fq. 40. Defending a modernist way, but without calling them modernist, is symptomatic of our three Muslim public intellectuals.
  2. ^ a b Warren, David H. Debating the Renewal of Islamic Jurisprudence (Tajdīdal-Fiqh) Yusuf al-Qaradawi, his Interlocutors, and the Articulation, Transmission and Reconstruction of the Fiqh Tradition in the Qatar-Context. Diss. The University of Manchester (United Kingdom), 2015. "Muhammad ‘Abduh and Rashid Rida that this thesis uses to enter the discussion. Al-Qaradawi lays claim to their legacy, and this thesis is particularly concerned with the engagement between himself and his interlocutors in the unusual context of Qatar"
  3. ^ "Professor Yousef A. Al-Qaradawi (King Faisal International Prize)" (në anglisht). King Faisal International Prize. 1 janar 1994. Marrë më 9 qershor 2017.
  4. ^ "Yusuf al-Qaradawi – The 500 Most Influential Muslims" (në anglisht). The Muslim 500, United Kingdom. 1 janar 2009. Marrë më 21 qershor 2017.
  5. ^ "Yusuf al-Qaradawi – The World's Top 20 Public Intellectuals" (në anglisht). Foreign Policy Magazine, Washington, D.C., United States. 7 tetor 2009. Marrë më 15 qershor 2017.
  6. ^ Polka, Sagi (2019). Shaykh Yusuf al-Qaradawi: Spiritual Mentor of Wasati Salafism (në anglisht). Syracuse University Press. fq. 2. ISBN 9780815654803.
  7. ^ a b c No.9 Sheikh Dr Yusuf al Qaradawi, Head of the International Union of Muslim Scholars – "The 500 most influential Muslims in the world 2009", Prof John Esposito and Prof Ibrahim Kalin – Edmund A. Walsh School of Foreign Service, Georgetown University
  8. ^ a b Smoltczyk, Alexander (15 shkurt 2011). "Islam's Spiritual 'Dear Abby': The Voice of Egypt's Muslim Brotherhood". Der Spiegel (në anglisht). Marrë më 11 korrik 2014.
  9. ^ No.31 Sheikh Dr Yusuf al Qaradawi, Head of the International Union of Muslim Scholars (në anglisht), marrë më 4 korrik 2017
  10. ^ "Qaradawi Wins Hijra Award" Arkivuar 16 shkurt 2011 tek Wayback Machine
  11. ^ Product Description: The Global Mufti: The Phenomenon of Yusuf Al-Qaradawi (Paperback)by Bettina Graf (Author, Editor), Jakob Skovgaard-Petersen (Editor) C Hurst & Co Publishers Ltd (20 July 2009) (në anglisht). ASIN 1850659397.
  12. ^ Raymond William Baker, Islam Without Fear: Egypt and the New Islamists (2003), p.4
  13. ^ Olivier Guitta (20 shkurt 2006). "The Cartoon Jihad: The Muslim Brotherhood's project for dominating the West" (në anglisht). The Weekly Standard. fq. Volume 11, Issue 22. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2015. Marrë më 26 shtator 2022.
  14. ^ Ana Belén Soage (mars 2008). "Shaykh Yusuf Al-qaradawi: Portrait of a Leading Islamic Cleric". Middle East Review of International Affairs (në anglisht). 12 (1). Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2016. Marrë më 26 tetor 2015.
  15. ^ "Al-Qaradawi Turns Down Offer to Assume Leadership of the Muslim Brotherhood" (në anglisht). Al Jazeera. 12 janar 2004.

#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Jusuf el-Kardavi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.