Adnan Ibrahim

Adnan Ibrahim është një dijetar islam palestinez i cili mban master dhe PhD në studimet arabe nga Universiteti i Vjenëss.

Adnan Ibrahim
[[Image:Adnan Ibrahim|200px|]]
Adnan Ibrahim in his private library (the second from the right)

Jeta

Adnan Ibrahim ka lindur dhe është ritur në kampin e refugjatëve në Gaza/Palestinë, më vonë lëvizi drejt Jugosllavisë dhe studio medicinë në Sarajevë. Në vitet e 90-ta ai u shpërngul në Vjenë për shkak të Luftës së Tretë Ballkanike, ku u bë Imamxhaminë Shura në Leopoldstadt në vitin 2002. Ai ka nënshtetësinë e Austrisë.

Predikimet i tij në arabisht arrijnë një audiencë të gjerë përmes mediave dixhitale.

Sipas Raphael Israeli, "Pas sulmeve me bomba në Londër në vitin 2005, ai lëshoi fetva duke thënë se myslimanët që dëgjojnë për ndonjë planifikim të ndonjë sulmi terorist duhet patjetër ta paraqesin atë në polici sa më parë." Ai gjithashtu ëshët i njihur për predikimet dhe ligjeratat e tij kundër gjymtimit të organeve gjenitale femërore.

Pikëpamjet

Evolucioni

Adnan Ibrahim ka prodhuar një seri të tërë me video në arabisht që prezanton teorinë e evolucionit dhe e pajton atë me shkrimin islam përmes përdorimit të një kornize tradicionale islamike. Seriali përfshin 31 leksione, dhe është në dispozicion në Youtube. Episodi i parë tashmë është përkthyer në anglisht[nevojitet citimi].

Gurëzimi

Adnan Ibrahim hedh poshtë dënimin gurëzim për kurorëshkelje. Një mendim i ngjashëm për këtë është ofruar edhe nga studiues të tjerë me ndikim siç është Shejh Jusuf el-Kardavi ndërsa është refuzuar nga të tjerët.

Polemikë

Në vitin 2007 media austriake e përshkroi atë si një figurë të diskutueshme: liberal në teologji dhe kundërshtimin e terrorizmit në Evropë, predikimi i tij për politikën e Lindjes së Mesme ka lavdëruar militantët anti-izraelitë dhe çoi në akuza për mbështetjen e Hamasit kundër Izraelit. I njohur si "imam i shkolluar dhe reformues, veçanërisht në lidhje me çështjet e grave", në vitin 2014 ai përsëri predikoi në mbështetje të Hamasit, megjithëse saktësia e përkthimit u vu në dyshim.

Gjatë një fjalimi në qendrën islamike të Strasburgut, një video e cila u postua në internet në janar të vitit 2011 (e përkthyer nga MEMRI), Ibrahimi pretendoi se Nikola Koperniku në të vërtetë kishte vjedhur idetë nga astronomi arab islam Ebu’l-Hasan Ala Al-Din Ali Ibn Ibrahim Ibn el-Shatir. Ai nuk është studiuesi i vetëm që e sugjeron këtë. Ai gjithashtu pretendoi se shkencëtarët e tjerë perëndimorë, përfshirë Galileo Galilei, Tiho Brahe, Johannes Kepler, dhe Leonardo da Vinçi ishin në të vërtetë "hajdutë ... që grabitën trashëgiminë islamike, e cila u mbajt në errësirën e dhomave të nëndheshme të kishave për më shumë se 200 vjet ". Ibrahimi pretendoi se këto komente ishin bërë nga "një kryeministër polak" kur, gjatë një vizite në Siri, gjoja pranoi të gjitha këto tek presidenti i atëhershëm Hafez al-Asad se të gjithë këta shkencëtarë kishin vjedhur dijet nga studiuesit islamikë. Ibrahimi gjithashtu pretendoi se shkencëtari mysliman Baha el-Amili kishte krijuar një formulë për "energji të përhershme" dhe kishte krijuar ndriçim në një xhami në qytetin Isfahan që digjej pafundësisht pa asnjë burim energjie.Stampa:Better source

Lidhjet e jashtme

Referime

Tags:

Adnan Ibrahim JetaAdnan Ibrahim PikëpamjetAdnan Ibrahim PolemikëAdnan Ibrahim Lidhjet e jashtmeAdnan Ibrahim ReferimeAdnan IbrahimUniversiteti i VjenësYlema

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

HomeriSpanjaQabejaLufta e Dytë BotëroreEmigrimiKlimaKontaminimi i tokësVitamina B12MeningjitiMekaItaliaFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollKalaja e PrizrenitHungariaDritan Hoxha (gazetar)PjesëzaGjithësiaFaqja kryesoreBimëtKomedia HyjnorePoloniaShoqëriaLegjendaEgjipti i lashtëHumanizmiPashkëtVolejbolliKultura e ShqipërisëDardanëtFan NoliPellazgëtAmerikaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianKanadajaZonat e mbrojtura të ShqipërisëKushtetuta e KosovësKarizmaLigjet e NjutonitDritaKoha e hekuritShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreRrahman RamaZgjebjaFormat e pashtjelluara të foljesMigrenaFormat e shtjelluara të foljesIsak NjutoniSeksi analMacjaTë drejtat e njeriutTiranaGëzim KameKulturaFoshnjaSarandaEnergjiaUEFA Kampionati Evropian i FutbollitLista e viteveSeminariFaik bej KonicaPenisiArtriti ReumatologjikForcaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësKinaTransportiTregimiINTELEGJENCA ARTIFICIALEHarta e BotësJulia IlirianiTeoria e evolucionitQeverisja vendore dhe qendroreStreptokoketPlaku dhe detiShenjat astrologjikePerandoria OsmanePuberteti🡆 More