Isuf Zeneli

Isuf Muje Zeneli (shqiptar), u lind më 15 maj 1958 në fshatin Sllatinë, Komuna Podujevë, Kosovë.

Është profesor i biologjisë, menaxher dhe trajner i menaxhimit, e lidershipit dhe autor i mbi 200 punimeve profesionale dhe shkencore. Po ashtu, deri tani i ka të botuara katër libra profesional nga fusha e biologjisë, e arsimit dhe e menaxhimit.

  1. Shkollimi
  2. Marrëdhënie pune
  3. Botimet
  4. Punimet shkencore
  5. Punimet profesionale

Shkollimi

Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në vendlindje - Mavriq (1969). Shkollën fillore - ciklin lëndor katërvjeçarë e kreu në Podujevë (1973). Shkollën e mesme - Gjimnazin “8 Nëntori” e kreu në Podujevë (1977). Diplomoi në lëndën e artit figurativ, tema e punimit: “Zhvillimi i Artizanateve në Kosovë”. Studimet themelore universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Natyrore – Matematikore, Dega Biologji (1982). Diplomoi në lëndën zooekologji, tema e hulumtimit: “Cikli jetësor i Plikopterave në Lumin Llap”. Studimet postdiplomike i pwrfundoi në Universitetin Internacional të Prishtinës, në Prishtinë (2008). Magjistroi me mbrojtjen publike të Mikrotezës me titull “Menaxhimi i Institucioneve Arsimore në Kosovë” (2008).

Aftësimi profesional, Specializim

kryesisht në qendrat më të njohura ndërkombëtare jashtë vendit:

  • Projekti i Bankës Botërore, mësimi i gjuhës angleze, niveli intermediar, Svansi, Uels (2001).
  • Projekti i Bankës Botërore, “Standardizimi dhe Vlerësimi në Arsim”, zbatues EFTP International Helsinki, Finlandë. Aftësimi (trajnimi) u zhvillua në Prishtinë, Helsinki dhe Universiti i Jyvaskyla, Finlandë (2001).
  • UNICEF, UNESKO CEPES dhe Universiti i Kluzna Opaka, Rumani: Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë (2002).
  • UNICEF dhe UNESCO CEPES, Paris: Menaxhimi i Projekteve, me përqendrim në projektet arsimore (2002).
  • OSBE dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë: Ndërtimi i Kapaciteteve Menaxhuese dhe Udhëheqëse (Lidership) (2003).
  • OSBE dhe Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme, Romë: Vendimmarrja dhe Komunikimi në Organizatë (2003).
  • Sigurimi i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Rajonin e Evropës Qëndrore, Universiteti Amerikan në Budapest, Hungari (2004).
  • Menaxhimi i Institucioneve Publike, Akademia Diplomatike e Vjenës, Vjenë (2004).
  • UNICEF: Zhvillimi i Standardeve për Arsim në Situata Emergjente, në Aman, Jordani (2004).
  • Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Varshavë, Poloni: Integrimi Evropian (2004).
  • Universiti i Pittsburghut, në Pittsburg, Pensilvani / SHBA: Edukimi qytetar ( 2005).
  • KEDP – Kosovo Education Development Project, Canada:
  • Udhëheqja dhe Stilet e Udhëheqjes (2004 – 2005);
  • Konferencë Ndërkombëtare “Kriza Ekonomike e Kosovës: cilat janë zgjidhjet”? Vilton Park / Londër, Angli (2005).
  • FTE, Konferencë Rajonale për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Zagreb / Kroaci (2005).
  • VIF, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Administratë, Vjenë, Austri (2006).

Marrëdhënie pune

  • Mësimdhënës i biologjisë në Shkollën fillore “Naim Frashri” në Podujevë, nga shtatori i vitit 1981 deri në janar të vitit 1982. Në janar 1982 përjashtohet nga puna (hera e parë) për motive politike: - pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981.
  • Në nëntor të vitit 1982 punësohet si mësimdhënës i biologjisë në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Në vitin 1991 përjashtohet nga puna nga okupatori serb (hera e dytë). Në të njëtën kohë, në vitin 1991 deri në vitin 1995, në rrethana të okupimit serb, merr përgjegjësinë e drejtorit të Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.
  • Në vitin 1995, kalon në pozitën e Drejtorit të Shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë. Punon deri në janar të vitit 1996, ku përjashtohet nga pozita e drejtorit me ndërhyrjen e politikës së kohës (hera e tretë pa punë).
  • Në maj të vitit 1996 punësohet në pozitën Inspektor i Përgjithshëm i Arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës të Republikës së Kosovës, deri në vitin 1999. Në qershor të vitit 1999, përjashtohet nga puna (hera e katërt), nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës (Qeveria Thaçi).
  • Në vitin 2001 deri në shtator të vitit 2002 punësohet në projektin e Bankës Botërore: “Zhvillimi i Standardeve dhe Vlerësimi në Arsim”. Në janar të vitit 2002 merr përsipër udhëheqjen e Zyrës për Standarde dhe Vlerësim në Departamentin e Arsimit dhe Shkencës në Prishtinë.
  • Në shtatorin e vitit 2002 zgjidhet Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë. Në shtator të vitit 2005 përjashtohet prap nga puna pa arsyetim (hera e pestë). Praktikisht konsiderohet njeri i padëgjuar i politikës.
  • Në vitin 2006 zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, ku punon deri në tetor të vitit 2007, prej nga përjashtohet nga puna si pasojë e ndërhyrjes së politikës – ministrave të Qeverisë së kohës (hera e gjashtë).
  • Në vitin 2008 angazhohet si Ekspert i Lartë Vendor në Projektin EPTISA, Madrid: “Mbështetja Institucionale Komunave në Zbatimin e Ligjeve dhe Rregulloreve Mjedisore”. Në tetor të 2008, mbetet prapë pa punë (hera e shtatë).
  • Më 13 janar 2009, pranohet në Ministrinë për Administrimin e Pushtetit Lokal (MAPL), si Udhëheqës i Divizionit për Ndërtimin e Kapaciteteve në Komuna. Në prill të vitit 2009, zgjedhet Drejtor i Administratës dhe i Financave në MAPL. Më 01 korrik 2009, me ndërhyrjen e politikës së kohës, shkarkohet nga pozita e drejtorit (hera e tetë) dhe kthehet prapë Udhëheqës i Divizionit për Ndërtimin e Kapaciteteve në Komuna. Motivi zyrtarisht nuk dihet. Në janar të vitit 2013, transferohet në pozitën: Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave në MAPL. Pas një kurthi administrativ, në dhjetor të vitit 2014, transferohet prap në një pozitë tjetër, në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Performancë të Komunave. Më 01 qershor 2021 pensionohet dy vjet para kohe për shkaqe shëndetësore dhe presionit në punë.

Botimet

Nga vitit 2000 deri në vitin 2016, ka shkruar gjithsej shtatë libra, prej të cilave deri tani janë botuar katër:

  • Atlas i Përgjithshëm i Zoologjisë, Prishtinë 2000, ribotimi i dytë nga Botimet "Toena", Tiranë 2002.
  • Bazat e Standardizimit dhe të Vlerësimit në Arsim, SH.B. “Libri Shkollor”, Prishtinë 2002.
  • Bazat Psikologjike të të Nxënit – Mekanizmat e funksionimit të mendjes, SHB “Dukagjini”, Prishtinë 2006.
  • Bazat e Menaxhimit, Menaxhimi i Institucioneve të Arsimit, SHB “Libri Shkollor”, Prishtinë 2013.

Punime hulumtuese dhe shkencore

  • Punimi i diplomës në Gjimnazin “8 Nëntori” në Podujevë, me titull “Zhvillimi i Artizanateve në Kosovë” (1976).
  • Punimi i diplomës në Universitetin e Prishtinës me titull “Cikli Jetësor i Plikopterave në Lumin Llap” (1982).
  • Punimi i Mikrotezës me titull “Menaxhimi i Institucioneve Arsimore në Kosovë”, Universiteti Internacional i Prishtinës (2008).
  • Certificate in Public Service Leadership: "Planning to meet Public Service Stakeholders / customer requirements”, Charter Management Institute of London (2013).
  • Analizë e Funksionimit të Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë, MAPL, Prishtinë (2013).
  • Organizimi Administrativ Territorial i Kosovës nga antikiteti deri më sot, Prishtinë (2014).
  • Hulumtimi i parë statistikor në gjuhën shqipe në Kosovë për përfshirjen e gjeneratave në arsimin parauniversitar, Prishtinë, Germa 2014.

Punimet profesionale

Ka më shumë se 200 punime profesionale prej të cilave më të rëndësishmet janë:

1.    Pikturë në akuarel: Portret, Podujevë 1975.

2.    Regjia e dramës “I pa linduri në Luftë” me nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë, 1986.

3.    Botues dhe kryeredaktor i revistës “Kështjella”, Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë, 1991 – 1995.

4.    Hartues i planprogramit të biologjisë për klasën e nëntë, planprogrami i parë në kuadër të reformave të sistemit të ri të arsimit, Prishtinë 2002.

5.    Hartues i planit të parë strategjik të MASHT 2002 – 2007, Prishtinë 2002. Ndërtimi i kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të MASHT dhe të sistemit të ri të arsimit (5+4+3/4).

6.    Autor i Testit të Parë Kombëtarë në Kosovë – vlerësimi i standardizuar i nxënësve të klasave të katërta të shkollës fillore, fillimi i reformave në arsim, Prishtinë 2002.

7.    Bashkautor i ligjeve dhe i udhëzimeve administrative që rregullojnë fushën e arsimit, Prishtinë 2002 – 2005. Përmbledhja, Prishtinë 2016.

8.    Bashkautor i planprogrameve dhe i standardeve në arsimin parauniversitar, Prishtinë 2002 – 2005.

9.    Redaktor profesional i të gjitha planprogrameve dhe i standardeve në arsimin parauniversitar, Prishtinë (2002 – 2005).

10. Sistemi i ri i vlerësimit parauniversitar në Kosovë, Prishtinë 2003.

11. Pasqyra e punës së MASHT 2002 – 2004, Prishtinë 2004.

12. Dokumenti Konceptual për ndërtimin e kapaciteteve në komuna” Prishtinë 2009.

13. Palanprograme të trajnimit të burimeve njerëzore (BNj) në komuna, Prishtinë 2009.

14. Testit i parë për vlerësimin e kompetencës menaxheriale, administrative dhe të intelegjencës për BNj në organizatë – EKBAU, Prishtinë 2009.

15. Projekti për trajnimin e BNj në fushën e Menaxhimit të BNj, Prishtinë 2009.

16. Plani i përgjithshëm i trajnimeve në komuna, Prishtinë 2010.

17. Korniza e standardeve për kompetencën profesionale të BNj në komuna, Prishtinë 2011.

18. Plani strategjik 2011 – 2015 për ndërtimin e kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2011.

19. Doracaku për administrimin e trajnimeve në komuna, Prishtinë 2011/2012.

20. Doracaku për monitorimin e punës së komunave, Prishtinë 2011.

21. Raporti për vlerësimin e kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2011/2012.

22. Projekti për trajnimin e mësimdhënësve në fushën e vlersimit të arritshmërisë së nxënësve dhe zhvillimin e standardeve në arsim, Prishtinë 2011.

23. Dokumenti profesional: “Planing to meet publik services”, Prishtinë 2013.

24. Analiza e funksionimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Prishtinë 2013.

25. Përparësitë dhe dobësitë e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Prishtinë 2013.

26. Hartimi i politikave në pushtetin lokal, Prishtinë 2013.

27. Standardi dhe standardizimi i hartimit të dokumenteve në administratën publike”, Prishtinë 2013.

28. Autor dhe themelues i Portalit të Parë për Arsimin në gjuhën shqipe – “Germa”, Prishtinë 2014.

29. Strategjia për reformimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë / 2015 – 2025/, Prishtinë 2014.

30. Reforma e organizimit territorial dhe zgjedhor në vetëqeverisjen lokale, Prishtinë 2014.

31. Shteti dhe decentralizimi i pushtetit, Prishtinë 2014.

32. Dokumenti kush janë shqiptarët, Prishtinë 2015.

33. Analiza për funksionimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2015.

34. Metodologjia standarde për rishikimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2015.

35. Raporti analitik i performancës komunale 2010 - 2015, Prishtinë 2015.

36. Dokumenti i bazës së të dhënave për performancën komunale 2010 – 2015, Prishtinë 2015.

37. Dokumenti i përgjithshëm i Sistemit për Matjen e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

38. Dokumenti kryesor i Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

39. Doracaku për ndërtimin dhe funksionimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

40. Metodologjia standarde për mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e të dhënave për performancën komunale, Prishtinë, 2016.

41. Metodologjia standarde për matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e ofruara nga komunat, Prishtinë 2016.

42. Metodologjia standarde për përpunimin, prezantimin dhe publikimin e të dhënave për performacën komunale, Prishtinë 2016.

43. Harta e treguesve për performancën komunale, Prishtinë 2016.

44. Fjalësi i fjalëve dhe shprehjeve të përdorura në Sistemit për Matjen e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

45. Metodologjia për vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut gjatë zbatimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

46. Procedurat e brendshme të menaxhimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

47. Dokumenti për ndryshimin dhe zhvillimin e kontrolluar të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

48. Planprogrami i trajnimeve për koordinatorët dhe zyrtarët komunal për performancë dhe zyrtarët e MAPL, Prishtinë 2016.

49. Kriteret dhe procedurat për sigurimin e cilësisë së trajnimeve me shkëputje nga puna dhe pa shkëputje nga puna, Prishtinë 2016.

50. Rregullorja për Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

51. Baza e të dhënave me shpjegimet teorike për sistemin e ndërtimit të kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2016.

52. Libri i biologjisë për klasën e gjashtë (libri kryesor, libri i mësuesit dhe fletore e punës për nxënës), Libri Shkollor, Prishtinë 2018.

53. Monografi "Rruga që vështirë ndiqet", Prishtinë 2022.

54. Botimi i mbi 100 punimeve profesionale nga fusha e arsimit, e historisë, e biologjisë dhe e menaxhimit në Portalin "Germa", Prishtinw 2014 - 2016.

Tags:

Isuf Zeneli ShkollimiIsuf Zeneli Aftësimi profesional, SpecializimIsuf Zeneli Marrëdhënie puneIsuf Zeneli BotimetIsuf ZeneliKosovaPodujevaSllatina

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EraTë drejtat e fëmijëveIluminizmiMetriKurrikulaPiter PanNATOLista e monumenteve në KosovëPashkëtSaturniMitologjia shqiptarePula (shpend)Lidhëza bashkërenditëseCikli i UjitSistemi nervorLëvizja Nacional-ÇlirimtareHemoglobinaLetërsia e Rilindjes KombëtareTurizmi në ShqipëriTumori i truritEgjipti i lashtëDinozauriParalelogramiSinonimiaBiomasaAjriVenaEgjiptiGjeografia e KosovësMoraliPlakatTeatri në ShqipëriZambaku shqiptarAcidet dhe BazatKëndiCopëtimi i ShqipërisëSëmundjet e syritEfekti serrëSilva TurdiuKalaja e PrizrenitSëmundja e LeukemisëSkënderbeuBeratiTërmetiNatriumiAfrika verioreIshujt FaroeGlukozaVitaminatHamletiTretësiratRëne DekartNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenVallet shqiptareBeni ecën vetëEma NdojaEposi i kreshnikëvePushtimi italian i ShqipërisëQeveria e Përkohshme e ShqipërisëPerandoria BizantineLidhëzaItaliaEnergjia solareRepublika Popullore e ShqipërisëKongresi i ManastiritRebelimi i vitit 1997Butrint ImeriTingulliNdotjaIsmail QemaliLeonardo da VinçiBimëtKanabisi (Drogë)Njohja ndërkombëtare e KosovësAlfabeti shqipUiliam ShekspirKanuniShtetet anëtare të OKB-sëBakri🡆 More