Rexhep Beli

Rexhep Beli (Buçaj, 11 Prill 1907 - 2 shkurt 1976) ka qenë dervish i degës Saadi të tarikatit Rifa'i, tyrbja e tij gjendet në fshatin ku shërbeu.

Biografia

Studjuesi Rexhepagiqi kumton se kish lindur në Buçaj të Gashit, por burime tjera radhisin se qe nga lagjja Boshnjak e Shipshanit. I biri i Bel Salihit dhe Bute Pulanjes nga Margegajt. U martua në Shoshan me të motrën e Hysen dhe Niman Kadrisë, me të cilën u trashëgua me djalë, Ahmetin. Kunetërit pasi luftuan në rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, u arratisën së bashku me të motrën dhe të nipin. Dervish Rexhepi iu përkushtua harabatisë, duke iu zotuar jetës së oshënarit. I biri u kthye në vendlindje pas rënies së komunizmit dhe i ngriti të atit një tyrbe.

Mrekullitë

Dervish Isuf Rexhepi tregon: "dervish Rexhep Beli i përket tarikatit Saadi dhe është veshur nga sheh Bani Plak i teqes së Saadive në Gjakovë. Ushqehej gjithnjë pa përdorur mish apo yndyrna, gjithnjë ishte në Matem. Babai im Rexhep Zeneli më ka thënë se gjatë 3 muajve ka pushue duke u shtri në tokë me një çarçaf poshtë trupit dhe një cope dru poshtë kokës në vend të jastëkut. Gjatë kësaj kohe ushqehej me pak ushqime që i sillnin dervishët përmes babës tim. Regjimi ishte shumë i egër, nuk i donte dervishët, feja ishte e ndaluar me ligj dhe po të zbulonin përfundoje në burg. Zoti nuk duhej përmendur. Dervish Rexhep Bel Boshnjaku Saadi-Harabati është parë duke falur bajramin në të njëjtën orë në xhaminë e Tropojës së Vjetër dhe në Kosovë." Qerameteve (mrekullive) të tij besimtarët i kanë kushtuar vargjet e këngës që shoqërohen nga çiftelia dhe sharkia prej grupeve të ndyshme të rapsodëve. Ja disa vargje nga kujtimet e dervish Isufit me të cilat ai mbyll kujtimet e tij:

  • "Babë Rexhepi o zotni
  • Ti u fale njëherësh në dy xhami
  • Njerëzia të pane me sy
  • Në Kosovë dhe Shqipëri"

Referime

Tags:

11 Prill190719762 shkurtBuçajDervishiTarikatiTyrbeja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e shteteve të EvropësLjubljanaShoqëriaLetërsiaKolesteroliAtletikaLista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutVojo KushiAzem ShkreliReal Madrid C.F.Gjeografia e ShqipërisëNamazi i AkshamitPlanetiVaginaRomaMbiemriBektashiZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021DardanëtGjakuAngliaPHPashallëku i JaninësTrupat e Sistemit DiellorArtizanati ShqiptarDrogaSemundja e malariasNjohja ndërkombëtare e KosovësLemzaParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaMercedes-BenzKimiaEnver HoxhaPeshkuFabulaNdotja akustikeBakteri28 Nëntori - Dita e FlamuritHënaLista e festivaleve në KosovëLibriEklipsiEmriSistemi muskulorEmrat e bukur të AllahutTiranaFormat e pashtjelluara të foljesDita e Shën GjergjitForcat e Armatosura të ShqipërisëRobin HoodNënë TerezaMëlçiaWilliam ShakespeareIsmail KadareMarrëdhënia seksualeVeshje popullore të KosovësPiramidat e EgjiptitPikësimiLindja e parakohshmeBig MamaInstrumenti muzikorPlani i biznesitShqipëriaSpanjaEgla CenoEgjiptiLahuta e MalcísTrekëndëshi i BermudësJaponiaKromozomiArmët e SkënderbeutShtetet e Bashkuara të AmerikësLufta e ÇanakalasëRrotullimi i TokësDomatjaSulejman VokshiGravitetiZambaku🡆 More