Stemat, në fillim ishin shprehje e mungesës së arsimimit. Në mesjetë, kur princët bartnin mburoja dhe helmeta, shumë vështirë njiheshin në mes vete. Për këtë, ata filluan të bartnin stema të udhëheqësve të tyre, më qëllim që të njihen në mes vete. Kjo kryesisht ka ndodhur gjatë kryqëzatave, dhe kjo "modë" u përhap në tërë Evropën. Kjo veprimtari u zgjerua aq shumë, sa që mbretërit nuk ishin në gjendje të mbanin mend cila stemë e kujt është. Për këtë arsye lindi edhe nevoja për heraldistë. Ata gjatë luftimeve qëndronin afër mbretërve të vet dhe sqaronin se cilët luftëtarë cilit udhëheqës i takonin dhe për cilën anë luftonin.
Që nga shekulli i XI-XIII datojnë edhe rregullat heraldike. Rregulla e parë dhe kryesorja është që stema duhet të jetë e dallueshme. Nga kjo janë nxjerrë edhe disa rregulla praktike. Stema është e mbushur edhe me elemente simbolike, më së shpeshti me kafshë apo bimë, me fortifikata, apo edhe me elemente te tjera.
Nëse me gjuhën profesionale e "përshkruajmë" stemën, çdo heraldist i mirë sipas këtij përshkrimi mund ta vizaton se si duket stema përkatëse. Ky përshkrim quhet blazon, dhe është i thjeshtë, por për këtë duhet njohur terminologjinë, e cila është një përzierje e shprehjeve franceze, angleze dhe latine.
Ngjyrat
Ngjyrat nuk bën të përzihet me ngjyrën tjetër e as metali me metal (metalet kryesisht janë argjend dhe ari, pra ngjyra e bardhë dhe e verdhë). Pastaj, shfrytëzohen vetëm ngjyrat e pastërta, jo pastele dhe të paqarta, më qëllim që edhe në largësi të mëdha të dalloheshin. Disa emra të ngjyrave, të cilat përdoren në heraldikë janë:
E verdhë (ari) — or,
E bardhë (argjendi) — argent,
E kuqe — gules,
E kaltër — azure,
E zezë — sable,
E gjelbër — vert,
Ngjyrë vjollce—purpure,
E portokalltë — tenne,
E kaltër qiellore—bleu celeste,
E kuqe si „gjaku“ — sanguine,
E kuqe e mbylltë — murrey.
Rregullat themelore të heraldikës
Në heraldikë ekzistojë rregulla të rrepta, të cilat patjetër duhet të respektohen, nëse diçka vendoset të quhet stemë. Rregulla heraldike ka shumë, por mund të ndahen tetë rregullat themelore:
Rregulla e parë: Stema duhet të jetë unikate dhe origjinale. Kjo do të thotë se stemat duhet të dallohen në mes vete, në mos tjetër atëherë në detaje. Kjo është rregull themelore. Heraldika, përndryshe është formë e njohjes;
Rregulla e dytë: Askush nuk guxon të ketë më shumë se një stemë, qoftë ai person, institucion apo shtet;
Rregulla e tretë: Vetëm ajo që plotëson dhe që përputhet me rregullat heraldike është në mënyrë heraldike e drejtë. Kjo do të thotë se helardikës dhe heraldikëve nuk u intereson kuptimi artistik i ndonjë steme, por rregullshmëria dhe aplikimi i rregullave, e pastaj vie në shprehje estetika;
Rregulla e katërt: Në heraldikë ekziston ana e djathtë dhe e majtë e heraldikës edhe ate nga ai që e bartë atë. Kjo do të thotë, se ajo që për shikuesin është e majtë-në heraldikë është e djathtë, përndryshe ana e djathtë e heraldikës është diç më pozitive, e ajo është ana mashkullore, edhe nëse elementët në heraldikë janë vendosur apo janë të kthyer kah ana e djathtë e heraldikës, atëherë kemi të bëjmë me diç pozitive;
Rregulla e pestë: Ekzistojnë pesë ngjyra themelore, dy metale dhe tri ngjyra ndihmëse, e që krejt kjo quhet tinktura. Ngjyrat themelore janë: e kuqja, e kaltëra, e gjelbërta, e zeza dhe e purpurta, ngjyrat ndihmëse janë: e kuqe e mbyllët, ngjyra e gështenjtë dhe e kuqe e gjakut. Metalet janë ari dhe argjendi, kurse në stema dëshmohen si ngjyrë e verdhë dhe e bardhë. Në heraldikë është e lejuar që disa elemente të paraqiten në ngjyrën e tyre dhe kjo quhet ngjyrim natyror dhe paraqitje e formës. Nga kjo rezulton se ngjyrat në stemë nuk guxon të përzihen dhe të paraqitën njëra mbi tjetrën, ashtu as metalet, por mund të arrihet kombinim i metalit dhe ngjyrës, dhe e gjithë kjo për të zvogluar konfuzionin gjatë paraqitjes së stemës dhe zmadhimit të qartësisë së figurës, psh. figura e zezë në bazën e gjelbër është vështirë të dallohet;
Rregulla e gjashtë: Vendosja e pjerrtë e stemave asocon në vjetërsinë e madhe të prejardhjës së bartësit të stemës, më siguri para shekullit të XIII;
Rregulla e shtatë: Vendosja e pjerrtë e elementeve në stemë, siç janë transferzalet, shiritat dhe vijat, nga ana e majtë në të djaathtën e heraldikës, parqesin stemat e fëmijëve jashtëmartesor;
Rregulla e tetë: Rregulla e bashkimit të stemave, në pozitën qëndrore bie stema e fitimtarit apo familjës që dominon, në anën e djathtë të heraldikës vijnë stemat e të tjerësve sipas hierarkisë kah ana e majtë e herldikës. Me rastin e martesës, nëse të dy personat janë bartës të stemave, stema e mashkullit shkon në anën e djathtë, kurse e gruas në anën e majtë të heraldikës.
Hieraldika në ushtri
Heraldika në ushtri përfshinë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Oficerëve të Krahëve. Megjithëse zakonisht heraldika shihet si praktike e dizajnimit, ekspozimit, përshkrimit, dhe regjistrimit të stemave dhe distinktivave heraldike.
Burke, Bernard (1967). The General Armory of England, Scotland, Ireland and Wales; Comprising a Registry of Armorial Bearings from the Earliest to the Present Time (në anglisht). Baltimore: Genealogical Publishing.
Humphery-Smith, Cecil (1973). General Armory Two (në anglisht). London: Tabard Press. ISBN9780806305837.
Innes of Learney, Thomas (1978). Innes of Edingight, Malcolm (red.). Scots Heraldry (në anglisht) (bot. 3rd). London: Johnston & Bacon. ISBN9780717942282.
Le Févre, Jean (1971). Pinches, Rosemary; Wood, Anthony (red.). A European Armorial: An Armorial of Knights of the Golden Fleece and 15th Century Europe (në anglisht). London: Heraldry Today. ISBN9780900455131.
Louda, Jiří; Maclagan, Michael (1981). Heraldry of the Royal Families of Europe (në anglisht). New York: Clarkson Potter.
Mackenzie of Rosehaugh, George (1680). Scotland's Herauldrie: the Science of Herauldrie treated as a part of the Civil law and Law of Nations (në anglisht). Edinburgh: Heir of Andrew Anderson.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Heraldika, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.