Edikti I Milanos

Edikti i Milanos (lat.

Edictum Mediolanense) qe marrëveshja e qershorit të 313 që në Perandorinë Romake të krishterët të trajtoheshin dashamirësisht. Perandori romak i perëndimit Kostandini I dhe Likiniusi, që kontrollonte Ballkanin, u takuan në Milano dhe ndër të tjera gjëra, venduan që të ndërrohej qëndrimi politik ndaj të krishterëve duke pasuar Ediktin e Tolerimit të Galerit, lëshuar dy vite më parë në Serdikë. Edikti i Milanos i dha Krishterimit një status ligjor, por nuk e bëri Krishterimin fenë zyrtare të Perandorisë Romake, kjo ndodhi nën Teodosin I më 380 PK.

Edikti I Milanos
Pllakatë në Kishën e Shën. Giorgio al Palazzo, i ngjitur në pjesët e mbetura të Pallatit Mbretëror nga ku u shpall Edikti.

Dokumenti gjendet tek vepra De Mortibus Persecutorum e Laktantit dhe tek Historia e Kishës e Euzebit të Çezaresë me divergjenca të dukshme mes të dyve. Në ka pasur ose jo një edikt të Milanos, kjo është e debatueshme.

Edikti i quajtur dhe Dekreti i Milanos

Në pranverën e vitit 313 në Milano u ligjërue Kristianizmi dhe u ndal persekucioni i paganve gjakësor ndaj Kristianve. Në vitin 313 m.k. (mbas Krishtit) zotëruesit/padronët e vetëm të perandorisë Liçinio dhe Kostandini takohen në Milano dhe me këtë rast shpallin Ediktin e famshëm që lejonte lirinë e plotë të kultit për të krishterët dhe parashikonte rikthimin e të mirave materiale që iu ishin sekuestruar.

Duke parë rrethanat a pavolitshme të luftës si dhe për të falënderuar Kostandinin, Masimino Daia shpall në të njëjtin vit një Edikt për rikthimin e lirisë së plotë të kultit për të krishterët për të cilët ishte angazhuar në të kaluarën ti persekutonte.

Edikti i Milanos megjithatë themeloj vetëm një fazë transitore të marrëdhënieve ndërmjet perandorisë dhe të krishterëve, vetëm pak muaj më vonë pas hartimit të tij (ediktit) Liçinio dhe Kostandini patën mosmarrëveshje sepse: për të parin në fakt ishte një lejim maksimal i mundshëm nga ana e shtetit, kurse për të dytin bëhej fjalë vetëm për një pikënisje për zgjerimin e marrëdhënieve lehtësuese ndaj të krishterëve.

Një edikt i tillë lejoj për të parën herë mundësinë e mirëfilltë të zgjedhjes vetjake të fesë së krishterë, siç thekson dhe Latancio (“pro arbitrio suo atque ut isdem erat libitum”), ky edikt i hoqi paganizmit vlerën e fesë shtetërore. Kostandini vendosi që jo vetëm t’ju kthehen të mirat materiale të krishterëve por edhe t’ju garantohet dëmshpërblim për dëmet e pësuara.

Mbetet akoma edhe sot i paqartë motivi i shfrenuar që solli Kostandinin ti bashkohej Krishterimit: të paktën në vitet e para pas së ashtuquajturës “konvertim i 312-tës”, ku perandori mbeti tolerant ndaj feve diellore, duke lejuar dhe simbolet mbi harkun të pranuar nga senati dhe mbi monetën deri në 327 m.k.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Kostandini i Madh

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ultësira Perëndimore e ShqipërisëArbëria në MesjetëKorçaKoniKapitalizmiShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëPsikologjiaLufta e Parë BotërorePosta elektronikeCikli i UjitEkosistemiButrintiDetiBallkaniPankreasiInstrumenti muzikorPaneli diellorSistemi i qarkullimit të gjakutShkupiBeni ecën vetëZambaku shqiptarFliaAeroplaniFatos ArapiTeorema e PitagorësShiu acidikVlerësimi i nxënësvePashallëqet shqiptareBujar OsmaniLufta e Dytë BotëroreTenisiMartin CamajDua LipaMuri i Madh KinezMaltaLumi i ShalësPranveraZbulimi i zjarritPopullsia botërorePrilliElektricitetiShenjat astrologjikeKalaja e PrizrenitEmriShtatzëniaAli AhmetiAlkooliBusullaDhëmbët e njeriutDiabetiDritëro AgolliHormonetMetaforaMësonjëtorja e KorçësLidhëzat në gjuhën shqipeVeshiPukaSpanjaTrombocitiËBeratiFusha magnetike e TokësShpyllëzimiLojërat OlimpikeKontaminimi i tokësMitologjiaAbdyl Hamiti IIShpallja e Pavarësisë së KosovësPresidenti i ShqipërisëPejgamberët në IslamKarnavalet brazilianeIbrahim RugovaLudwig van BeethovenShenjat e qarkullimit rrugorDemografia e ShqipërisëAzem ShkreliNamazi i Iqindisë🡆 More