Dhori Laci

Dhori Laçi (Grapsh, 20 korrik 1911) ka qenë agron shqiptar.

Biografia

Bazat e dijeve të tij i ka filluar në fshatin e tij të lindjes më 1917-1918-n, atëherë kur Lufta e Parë Botërore kishte pllakosur gjithë botën dhe skamja lulëzonte në çdo cep toke. Varfëria, skamja nuk e ndali Dhorin 8 -vjeçar të merrte dijet që do t`i kishte për gjithë jetën. Ai në vitin 1918 ka mësuar gjuhën frënge dhe në 1923-1924-n gjuhën shqipe, gjuhën e nënës. Në shkollën fillore të qytetit Ksanthi ai do të përfundonte shkollën fillore në greqisht. Por dijet e tij nuk kishin kufi, me tej ato vazhduan me gjimnazin në Ksanthi dhe Korfuz deri në vitin 1933. Universitetin Aristotelian, Dhori Laci do ta kryente në Selanik në Fakultetin e Agronomisë më 1933-1938. Këtu jeta e tij merr drejtim për kryerjen e misionit të tij, atë të agronomisë. Etja për dije kërkonte më shumë dhe këto ai do të merrte duke studiuar gjuhë të tjera të huaja si: italisht, frëngjisht, rusisht, serbo-kroatisht dhe turqisht. Kështu më në fund Dhori Laci do të studionte, edhe për vendet fqinje, perëndimore dhe lindore. Jeta e tij ka kaluar shumë breza e vite të vështira. Shqipëria në këto vite ka pasur zhvillimet më të rëndësishme të formimit të saj si shtet dhe emancipimit të shoqërisë e kombit të saj. Ai ka kaluar vitet e vështira të luftërave të vazhdueshme për identitetin e shtetit shqiptar, të cilat Dhori Laci i përshkruan me vuajtje e sakrifica për të parë zhvillimin. Pjesëmarrja e tij në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, Shqipëri – Jugosllavi 1944-1945, ku ai ka qenë komisar batalioni i dha merita akoma edhe me të larta. Ai nuk ka ndaluar kurrë rrugën e tij drejt jetës së re që do të vinte më pas. Vitet e ecjes përpara në karrierën e tij dhe veprimtarinë e tij më të mirë, Dhori Laci i kujton në periudhën e diktaturës, ku zhvillimet dhe investimet në fushën ku ai ishte specialist ishin shumë të mëdha. Në këto periudhë ai ka qenë Drejtor i Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë 1945-1948. Karriera dhe misioni i tij nuk do të mbylleshin as në vitet 1971-1989 me daljen në pension sepse puna e tij vazhdonte në Shtëpinë e Propagandës Bujqësore. Në këtë institucion ka marrë pjesë aktive me shkrime dhe këshilla të specialistit. Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë dhe propozim të shoqatës patriotike “Devolli” me rastin e 97- vjetorit të datëlindjes, Presidenti i Republikës i akordoi “Urdhrin e Artë “Naim Frashëri”. Ndërsa për veprimtarinë bujqësore dhe patriotike Këshilli i Ministrave i akordoi dekoratën e 60- vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Referime

Tags:

191120 KorrikGrapshi (Devolli)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Osmani IMëlçiaOsteoporozaEkologjiaEnver SekiraqaSpermaLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeIlir ShaqiriBig Brother VIP Albania (sezoni 2)Flamuri i ShqipërisëAustraliaQelizaMiniera e TrepçësKafshëtTrombocitiFlamuri i KosovësSildenafilTrekëndëshi kënddrejtëAdem JashariHarta e BotësLeje DrejtimiJeronim de RadaLigjet e NjutonitDiskriminimiVeshiKrishtërimiKukësiMasaBashkimi EvropianVitamina DHolandaAK-74JupiteriQarqet e ShqipërisëMarokuSokratiManastiri i DeçanitShenjat e Urdhërave të PreraXhensila MyrtezajKimiaLista e filmave të ShqipërisëThyesaVatikaniUlçera në stomakYlliRilindjaRusiaBelshiDasma shqiptareRumaniaElektricitetiADHDPejgamberët në IslamTeoria e probabilitetitShqipëriaTepelenaSami FrashëriEnergjia e ripërtëritshmeMuhammediTargat e automjeteve të ShqipërisëPsikozaRepublika ÇekeHidrogjeniShenjat astrologjikePesë Shtyllat e IslamitUEFA Liga e Kampionëve - statistikatHistoriaAmerika VerioreHemofiliaSpondiliartrozaMjedisiTiranaLindja (biologji)Lista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeLista e gjeografive të shteteveDita e punëtorëveIslamiBakteri🡆 More