Dita Ndërkombëtare E Punëtorëve

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve.

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Dita Ndërkombëtare E Punëtorëve
Partia suedeze social demokrate

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Dita Ndërkombëtare E Punëtorëve
Të shtatët që u dënuan me vdekje.I teti që nuk është shfaqur u dënua me 15 vjet burgim.

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu Marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.

Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

Shiko edhe

Referime

Tags:

1 maj

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Arben TaravariLojërat Olimpike VeroreMagnetiLibrazhdiDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeLetërsia e Rilindjes EvropianeIzet MexhitiDemencaMbeturinatKometaSistemi i organeve të frymëmarrjesMenopauzaLindja (biologji)Shtetet anëtare të Bashkimit EvropianGalileo GalileiKolitiHidrografia e ShqipërisëMejozaGjallesat në zhdukjePoseidoniHimni i FlamuritLetërsiaPjetër BudiShqipëria e PavarurNarcisizmiAriEkrem KryeziuDitar (Anne Frank)GjitariMbrojtja e mjedisitADNNaim FrashëriInstrumenti muzikorKarakteristikat e zeritTeknologjia e informacionit dhe komunikimitMartin Luther KingKlima e ShqipërisëHëna e PlotëQyteti i KukesitKatalizatoriDeti AdriatikLezhaTurqiaAnesteziaTrombocitiHormonetLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneKulturaFlamuri i KosovësArti në ShqipëriHistoria e TokësKarnavalet brazilianeVeshiBotaShpallja e Pavarësisë së KosovësMbreti Zogu ISindroma DownLionel MessiFruthiUjiSherif MerdaniMenstruacionetLumi i ShalësHebrenjtëMarrëdhënia seksualeKanceri i gjiritDita Ndërkombëtare e PunëtorëveLista e llojeve të sportitProdhimi i elektricitetitShahuSëmundjet e zemrësAlbin KurtiTestosteroniTargat e automjeteve të ShqipërisëVjosaIkametiNumri🡆 More