Ak-74

AK-74 (Rusisht: Автомат Калашникова образца 1974 года ose Pushkë automatike Kallashnikov modeli 1974) është një pushkë mësymëse e zhvilluar në fillim të viteve '70 të shekullit të XX në Bashkimin Sovjetik si zëvendësim për modelin e mëparshëm AKM (e cila në vetvete ishte një version i përpunuar i AK-47).

Ajo përdor një karikator të ndërmjetëm më të vogël, 5.45×39mm, i cili zëvendëson karikatorin 7.62×39mm të armëve të mëparshme të tipit Kallashnikov.

AK-74
Ak-74
TypePushkë Sulmi
Place of originBashkimi Sovjetik
Service history
In service1978–tani
WarsLufta Sino-Afgane
Lufta Civile Gjeorgjiane
Luftërat e Jugosllavisë
Lufta e parë Çeçene
Lufta e dytë Çeçene
Lufta në Afganistan
Lufta e Osetisë së Jugut
Lufta Civile Sirianeetj.
Production history
DesignerMikhail Kalashnikov
Designed1974
ManufacturerIzhmash
Produced1974–tani
No. built5 milion
VariantsAKS-74, AKS-74U, AKS-74UB, AK-74M, AK-101, AK-102, AK-103, AK-104, AK-105
Specifications
MassAK-74: 3.3kg
AKS-74: 3.2kg
AKS-74U: 2.7kg
AK-74M: 3.4kg
LengthAK-74: 943mm
AKS-74 (e zgjatur): 943mm
AKS-74 (e mbledhur): 690mm
AKS-74U (e zgjatur): 735mm
AKS-74U (e mbledhur): 490mm
AK-74M (e zgjatur): 943mm
AK-74M (e mbledhur): 700mm
Barrel lengthAK-74, AKS-74, AK-74M: 415mm
AKS-74U: 210mm

Cartridge5.45x39mm M74
ActionMe gaz
Rate of fire650 fishekë/min (AK-74, AKS-74, AK-74M)
700 fishekë/min (AKS-74U)
Muzzle velocity900m/s(AK-74, AKS-74, AK-74M)
735m/s (AKS-74U)
Effective firing range625 m, 100–1,000 m
350–500 m (AKS-74U)
Feed system30-fishekë ose 45-fishekë RPK-74 me kuti karikator, 100-round karikator cilindrik (nga RPK-74)
SightsE rregullueshme metalike

Arma u përdor për herë të parë nga forcat sovjetike të angazhuara në konfliktin në Afganistan në 1979. Në kohët e sotme, automatiku vazhdon të përdoret nga shumica e vendeve të ish-BRSS. Veç kësaj, kopje të liçensuara u prodhuan në Bullgari (AK-74, AKS-74 dhe AKS-74U), në ish Gjermaninë Lindore (MPi-AK-74N, MPi-AKS-74N, MPi-AKS-74NK) dhe Rumani (PA md. 86).

Përveç ish republikave sovjetike dhe vendeve të Europës Lindore, Mongolia, Forcat Speciale të Koresë së Veriut dhe Këmbësoria Sulmuese e Popullit Vietnamez përdorin AK-74.

Arma u krijua fillimisht në 1974, nga dizenjuesi rus Mikhail Kalashnikov.

Detajet e projektimit

AK-74 është një përshtatje e pushkës së sulmit 7.62×39mm AKM dhe ka shumë përmirësime në projektim. Këto përmirësime ishin më shumë si rezultat i konvertimit të pushkës me fishekët e kalibrit të mesëm të shpejtësisë së lartë 5.45×39mm. Në fakt, disa nga mudelet e hershme thuhej se ishin AKM të konvertuar, tytë të ndërruar me 5.45×39mm. E krahasuar me AKM modeli AK-74 ka rreze më të mirë efektive, saktësi qitje (qëllimi kryesor) dhe besueshmëri. AK-74 dhe AKM ndajnë rreth 50% të pjesëve (kryesisht janë të shkëmbyeshme gjilpërat, sustat dhe vidat).

Fisheku 5.45×39mm

Ak-74 
Balistika e plagës së AK-74 5.45×39mm

Relativisht të vogël, të lehtë, fishekët e shpejtësisë së lartë si 5.45×39mm e lejojnë ushtarin të mbajë më shumë municione me të njëjtën peshë si me fishekët paraardhës dhe krijojnë më pak shtytje në fole dhe pasgoditje me impuls të ulët, duke çuar në projektimin e një arme të lehtë dhe me saktësi goditje më të lartë në zjarrin automatik. Testet kanë matur energjinë pasgoditëse të fishekut 5.45×39mm AK-74 në 3.39 J, krahasuar me 7.19 J të fishekut 7.62×39mm tek AKM.

Mekanizmi i punës

Ak-74 
AK-74 e zbërthyer në komponentët e mëdhenj.

Puna e pushkës gjatë shkrehjes dhe rimbushjes është identike me atë të AKM. Pas ndezjes së kapsollës dhe shtytësit të fishekut, gazet që zgjerohen me shpejtësi drejtohen për te cilindri i gazit mbi tytë nëpërmjet një hapësire afër grykës. Gazrat e ngjeshura brenda cilindrit shtyjnë pistonin e gjatë i cili shtyn shulin mbrapsht, nëpërmjet një shlise rrotullohet shuli me rreth 35° dhe e çliron nga zgjatimi i tytës nëpërmjet një gjilpëre me gunga në shul. Pjesa e lëvizshme ka rreth 5.5 mm rrugë të lirë e cila krijon një vonesë ndërmjet impulsit fillestar të pasgoditjes së pistonit dhe sekuencës së zhbllokimit të shulit, duke e lejuar presionin e gazit të ulet në nivel të sigurtë para se izolimi ndërmjet dhomës dhe shulit të thyhet.

Tyta

Ak-74 
Një AK-74M me gojëz që ventilon gazrat

Pushka u pajis me kanal tyte të kromuar dhe me shlisa. Baza e optikës dhe blloku i gazit u riprojektuan. Blloku i gazit ka një kanal gazi që është i vendosur në kënd 90° në raport me aksin e kanalit të tytes që të reduktohet gërryerja e plumbit tek vrima. Një palë kllapa mbajtëse u ngjitën në bllokun e gazit dhe përdoren për të montuar granatahedhëset BG-15c ose GP-25. Ashtu si AK-47 dhe AKM, gryka është me fileta për vendosjen e kompensatorit standart ose adaptor për fishekë manovre, ndërkohë që ka edhe një permistop që e ndalon të zhvidhoset gjatë zjarrit.

Shënjestruesi

Shënjestruesit e hekurt

AK-74 përdor një shënjestrues me tangjente të pasme të dhëmbëzuar të rregullueshme e kalibrueshme në 100 m me nënndarje nga 100 në 1000 m. Shënjestruesi përparmë është i rregullueshëm në bazë të lartësisë. Rregullimet horizontale kërkojnë pajisje të veçantë dhe mund të kalibrohet nga fabrika para lëshimita. Rrezja e pikës bazë "П" tek 5.45×39mm AK-74 korrespondon në 400 m zero, e krahasuar me 300 m zero tek 7.62×39mm AK.

Shënjestruesit optikë

Ak-74 
Shënjestrues Universal 1P29 për AK-74 dhe armë të tjera

Ndërkohë që shumica e forcave të armatosura ruse dhe të BSHP përdorin shënjestrues hekuri për AK-74 gjithësesi ekzistojnë shumë shënjestrues optikë zmadhues ose jo për qitësit e dalluar, sidomos për trupat e forcave speciale siç janë forcat Spetsnaz.

Për pushkën 5.45×39mm AK-74 janë përdorur shënjestrues optikë si: gjermanolindorja Zeiss ZFK 4×25, 1P29, bjellorusja BelOMO PO 3.5×21P, PO 4×24P dhe 1P78 Kashtan. Këto shënjestrues përdoren më shumë për shënjestrim të shpejtë në 400 m, por për shumë qëllime ato përdoren edhe për kompensim të rënies së plumbit (BDC) për shënjestra më të largëta. BDC ndihmon në kompensimin e efektit gravitacional të predhës në zjarr horizontal.

Vetitë e reja

Ak-74 
Një marins rus në stërvitje me një AKS-74 variant me veshje polimere

AK-74 u pajis me qytë të re, mbajtëse dore dhe cilindër gazi. Qyta ka një mbajtëse për shpatullën ndryshe nga AKM, e cila është e gomuar dhe e dhëmbëzuar për të ulur fërkimin. Përveç kësaj, ka të prera ekstra në qytë anash në çdo anë për lehtësim. Qyta dhe mbajtësja e poshtme dhe e sipërme e dorës në fillim bëheshin me dru të laminuar, kjo u ndryshua më vonë në në fibër xhami sintetike në ngjyrë kumbulle ose kafe të errët.

Karikatorët

Karikatori origjinal i përforcuar me çelik me 30-fishekë i AK-74 është shumë i ngjashëm me atë të AKM, përveç ndryshimeve të vogla në përmasa për shkak të fishekut 5.45×39mm. Ngjyra e tyre si e ndryshkut shpesh krijon idenë se janë prej Bakeliti, por në fakt janë prodhuar me një përbërje polimere rezine AG-S4. Pavarësisht fortësisë së tyre, këto karikatorë gjithësesi kompromentonin kamuflazhin e pushkës. Më vonë u krijua karikatori plastik me përforcim çeliku me ngjyrë të errët. Me daljen e modelit AK-74M u prodhua karikatori i zi mat pa reflektim. Të gjithë karikatorët AK-74 kanë një brinjë horizontale në çdo anë të të pjesës së mbrapme që të mos përdoren në versionet 7.62×39mm AK. Pesha bosh e karikatorit me 30-fishekë AK-74 është 230 g. Karikatori plastik kuti me 45-fishekë i RPK-74 është i përdorshëm edhe për AK-74.

Pushka Fisheku Pesha e fishekut Pesha e karikatorit bosh Pesha e karikatorit plot Municionet maksimale për 10.12 kg peshë*
AK-47 (1949) 7.62×39mm 16.3 g pllaka anësore çeliku
430 g
30-fishekë
916 g
11 karikatorë me 330 fishekë
10.12 kg
AKM (1957) 7.62×39mm 16.3 g çelik i stampuar
330 g
30-fishekë
819 g
12 karikatorë me 360 fishekë
9.84 kg
AK-74 (1974) 5.45×39mm 10.7 g plastikë e përforcuar me çelik
230 g
30-fishekë
551 g
18 karikatorë me 540 fishekë
9.90 kg
AK-103 (1994) 7.62×39mm 16.3 g plastikë e përforcuar me çelik
250 g
30-fishekë
739 g
13 karikatorë me 390 fishekë
9.62 kg

Shënim: Të gjithë, karikatorët 7.62×39mm AK janë kompatibël me të gjithë modelet AK.
Shënim *: 10.12 kg është maksimumi i peshës që mund të mbajë një ushtar me armatime.

Aksesorët

Aksesorët të përfshirë bashkë me armën përfshijnë bajonetën 6H4 ose 6H5, një pajisje për rikarikim të shpejtë, tre karikatorë rezervë, katër krëhëra me 15-fishekë, set mirëmbajtjeje, një shufër pastrimi dhe një rrip.

Variantet

AKS-74

Ak-74 
AKS-74. E projektuar për parashutistët dhe e pajisur me qytë me palosje

AKS-74 ("S"—Rusisht: складной; Skladnoy, ose "palosje"), është një variant i AK-74 e pajisur me qytë shpatulle metalike të palosshme, e projektuar për përdorim kryesisht tek parashutistët e këmbësorisë dhe u zhvillua bashkë me AK-74. Ndryshe nga qyta sadopak e dobët e AKMS (e cila u modelua si qyta e automatikut të lehtë MP 40), qyta e AKS-74 është e fabrikuar me stampim në formë U dhe e salduar. Qyta ka formë trekëndore dhe paloset në anën e majtë.

AKS-74U

Ak-74 
Karabina AKS-74U
Ak-74 
Një marins ukrainas me një AKS-74U
Ak-74 
Një AKS-74U i modernizuar me pjesë sintetike të zeza

Në vitin 1973, u nis një konkurs projektimi (i koduar "Modern"—Модерн) për përshtatjen e një karabine plotësisht automatike.

Kjo ishte pa dyshim e frymëzuar nga vëzhgimet e përvojës së SHBA në Vietnam me XM177. Projektuesit sovietikë u ndihmuan nga projekti i vjetër AO-46 i ndërtuar në vitin 1969 nga Peter Andreevich Tkachev, i cili peshonte vetëm 1.9 kg. Kërkesat TTT specifikonin një peshë jo më të madhe se 2.2 kg, një gjatësi prej 75/45 cm me qytë të hapur/palosur, dhe shpejtësi fillestare predhe prej 700 m/s. Konkursit iu bashkuan projektet M.T. Kalashnikov (PP1), I.Y. Stechkin (TKB-0116), S.G. Simonov (AG-043), A.S. Konstantinov (AEK-958), dhe Yevgeny Dragunov (i cili e quante modelin e tij "MA"). Kalashnikov prezantoi edhe një projekt shtesë (A1-75) i cili ndryshonte nga PP1 ai kishte grykë të modifikuar për mbytjen e zhurmave dhe dritës.

Në vitin 1977 GRAU vendosi të zgjedhë modelin e Kalashnikovit, i cili parimisht ishte një AKS-74 i shkurtuar, sepse nuk ishte më i keq se konkurentët përsa i përket performancës, dhe kishte kosto prodhimi shumë të ulët pasi mund të përdoreshin të njëjtat linja prodhimi si AK-74. AKS-74U ("U"—Rusisht: укороченный; Ukorochenniy, ose "i shkurtuar") u fut në shërbim zyrtarisht në 1979, dhe iu dha emërtimi zyrtar 6P26.

Për sa i përket anës taktike, AKS-74U krijon një urë bashkimi ndërmjet automatikut të lehtë dhe pushkës së sulmit. Qëllimi ishte që të përdorej kryesisht për forcat speciale, parashutishtët, njësitë ushtarake të prapavijës dhe ekuipazhet e mjeteve të blinduara. Ende përdoret për këto role por ka gjetur vend edhe tek policia pasi është praktik në zonat urbane.

Variantet e specializuara

AK-74 është i disponueshëm në disa konfigurime për "luftë-nate", e pajisur me një shlisë për montimin e shënjestrave optike. Këto variante, AK-74N, AKS-74N dhe AKS-74UN mund të përdorin shënjestruesit NSPU dhe NSPU-3. (1PN51) Variantet AK-74N2 dhe AKS-74N2 mund të përdorin shënjestruesin optik për shikim natën NSPUM (1PN58). AKS-74UB ("B"—rusisht: бесшумный; Besshumniy ose "pa zhurmë") është varianti silencioz i AKS-74U i pajisur me supresorin PBS-4 (i përdorur në kombinim me municionin subsonik rus 5.45×39mm). Shumë pak dihet për këtë model.

AK-74M

Ak-74 
AK-74M


Në vitin 1991 fabrika e Izhmash në Izhevsk filloi prodhimin në shkallë të gjerë të variantit të modernizuar të pushkës së sulmit AK-74 AK-74M (M—rusisht: Модернизированный; Modernizirovanniy ose "modernizuar") i cili është përmirësim i paraardhësit. Përveç disa përmirësimeve të vogla mekanike, siç është lehtësimi i shulit dhe ulje e impulsit të pistonit të gazit dhe suportit të shulit gjatë zjarrit, pushka ka edhe një qytë të re prej poliamidi me fibra xhami të zezë por të palosshme si AKS-74. Gjithashtu AK-74M ka një pajim të përmirësuar në grykë, mbulesë të përmirësuar pluhuri dhe një përmirësim që lehtëson përdorimin e granata-hedhësve GP-25, GP-30 dhe GP-34. Çdo AK-74M është i pajisur me shlisë për shënjestrues. AK-74M ka hyrë në shërbim në Forcat e Armatosura Ruse.

Seria AK-100

AK-74M ishte gjithashtu baza e familes së re të armëve ruse Kalashnikov AK-100: pushka e sulmit AK-101 dhe karabina AK-102 (të dyja përdorin fishekun standart NATO 5.56×45mm NATO), pushka e sulmit AK-103 dhe karabina AK-104 (të dyja përdorin fishekun 7.62×39mm) dhe karabina 5.45×39mm AK-105. AK-101, AK-102, AK-103 dhe AK-104 janë destinuar kryesisht për eksport, ndërkohë që AK-105 do të zëvendësojë AKS-74U në Forcat e Armatosura Ruse.

AK-12

Në vitin 2010 u prezantua një variant i ri, seria AK-12. Ai ndryshonte në peshë, kishte teknologji të re të reduktimit të pasgoditjes, dhe kishte përmirësim në ergonomi. Shënjestruesi i mbrapëm është i montuar në një shinë dhe mund të lëvizet deri në fund për saktësi më të lartë, pjesa e sipërme e armës eshtë e pajisur me shlisë të tipit Picatinny për lehtësim të montimit të aksesorëve prodhim perëndimor po ashtu edhe në pjesën e poshtme ka shinë Picatinny për montimin e dritave taktike, lazera dhe lëshues granatash.

Krahasime

Ak-74  Rusia
AK-74M
Ak-74  SHBA
М16А4
Ak-74  Belgjika
FN SCAR L-STD
Ak-74  Gjermania
HK416 A5-16,5"
Ak-74  Gjermania
HK G36
Ak-74  Austria
Steyr AUG A3
Ak-74  Italia
Beretta ARX-160
Ak-74  Zvicra
SIG SG 550
Pamja Ak-74  Ak-74  Ak-74  Ak-74  Ak-74 
Në shërbim nga 1991 2000 2009 2004 1995 2005 2009 1990
Pesha, pa karikator (kg) 3.4 3.26 3.29 3.56 3.77 3.9 3 4.1
Gjatësia (mm) 943 1000 889 951 999 745 950 998
Gjatësia e tytës (mm) 415 510 355 419 480 455 406 528
Kalibri 5.45×39mm 5.56×45mm NATO 5.56×45mm NATO 5.56×45mm NATO 5.56×45mm NATO 5.56×45mm NATO 5.56×45mm NATO
Zjarri gjysëmautomatik,
automatik
gjysëmautomatik,
3-goditje breshëri
gjysëmautomatik,
automatik
gjysëmautomatik,
automatik
gjysëmautomatik,
automatik
gjysëmautomatik,
automatik
gjysëmautomatik,
automatik
gjysëmautomatik,
3-goditje breshëri,
automatik
Shpejtësia e goditjes (fishekë/min) 650 700—950 550—650 850 750 680—750 700 700
Shpejtësia e predhës në dalje (m/s) 880 848 870 890 920 992 914 911
Rrezja efektive (m) 500 550 500 500 600 500 600 600
Karikatori 30 (45/60) 30 (20/100) 30 (20/100) 30 (20/100) 30 (100) 30 (42) 30 (100) 20 (5/10/30)
Shënjestruesi standart shënjestrues hekuri lente lente lente optik 3,5Х optik 1,5Х shënjestrues hekuri lente
Lëshuesi i granatave GP-25
GP-30
GP-34
M203
M320
FN SCAR HK AG36
M320
HK AG36 M203 GLX 160 GL 5040

Përdoruesit

Shiko edhe

Referime

Lidhje të jashtëme

Ak-74  Commons: AK-74 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

Ak-74 Detajet e projektimitAk-74 VariantetAk-74 KrahasimeAk-74 PërdoruesitAk-74 Shiko edheAk-74 ReferimeAk-74 Lidhje të jashtëmeAk-74

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Beni ecën vetëIlirëtDurrësiEmra pellazgëBashkimit SovjetikGjon BuzukuVjosaKallëzuesiShpyllëzimiZhurmat në veshKryefjalaSateliti artificialAlegoriaParafjalaNdryshimet klimatikeAbdyl FrashëriHarta e BotësShqipëria OsmaneNacionalizmiTërmetiTurizmiTeknologjiaEnergjia kinetikeZbulimi i elementeve kimikePrilli i thyerMatematikaBronkitiDita Botërore e LibritRomantizmi në kulturën europiane2008Ndotja e ujitMbiemriLeje DrejtimiHidrografia e ShqipërisëEvropaLuiz EjlliGjeometriaDeti JonAortaINTELEGJENCA ARTIFICIALEKarbohidratetKroaciaSistemi muskulorKoha e hekuritNdotjaRrafshi i DukagjinitRilindja Kombëtare ShqiptareHashim ThaçiRevolucioni FrancezHistoria e ÇamërisëSuediaLudwig van BeethovenMjedisi natyrorArkimediNumriBill KlintonHijaRombiKorçaBalli KombëtarFazat e Rilindjes ShqiptareLiza (Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave)Republika Popullore e ShqipërisëVitaminaKëshilli EvropianAdolf HitleriMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikKongresi i ElbasanitHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)Azia JuglindoreMaqedonia e VeriutTuberkuloziHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Kaliumi14 vjec dhëndër🡆 More