Claudio Marchisio: Futbollist italian

Claudio Marchisio (Italisht: ˈklaudjo marˈkiːzjo]; lindur më 19 janar 1986) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si mesfushor.

Një lojtar i dalë nga akademia e të rinjëve të Juventusit, Marchisio e ka shpenzuar pothuajse të gjithë karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes, me përjashtim të një sezoni si i huazuar te Empoli, duke fituar shtatë tituj rresht të Serie A nga viti 2012 e deri në 2017, si dhe katër Coppa Italia resht nga viti 2015 e deri në 2018. Ai ishte zëvëndës-kapiteni i tretë i ekipit, mbrapa mbrojtësit Giorgio Chiellini, para se të largohej në vitin 2018, duke firmosur në Rusi me Zenit Saint Petersburg.

Claudio Marchisio
Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Marchisio me Zenitin në vitin 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëClaudio Marchisio
Datëlindja (1986-01-19) 19 janar 1986 (38 vjeç)
VendlindjaTorino, Itali
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1993–2005Juventus
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2018Juventus294(33)
2007–2008Empoli (huazim)26(0)
2018–2019Zenit Saint Petersburg9(2)
Gjithsej329(35)
Karriera ndërkombëtare
2007–2008Italia U2114(1)
2009–2017Italia55(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 9 dhjetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 qershor 2017

Që kur bëri sezonin e tij të parë si protagonist në 2008–09, Marchisio është krahasuar shpesh nga media italiane me ish mesfushorin e Juventusit dhe Italisë Marco Tardelli, për shkak të energjisë, stilit të lojës këmbëngulës, leximit të mirë të lojës, dhe si aftësive të për të kaluar lehtësisht nga mbrojtja në sulm. Ai është një lojtar i cili zotëron ndërhyrje të forta, shkathësi, vizion dhe teknikë të mirë; këto aftësi ai i kombinon me pozicionimin në disa pozicione të mefsushës, përfshirë rolet si mesfushor mbrojtës ose organizator, pavarësisht se roli i tij i parapëlqyer është në qëndër. Edhe pse është këmbë-dhjathtë, ai është i aftë të luajë edhe me të majtën, e vërtetuar kjo nga gjuajet pa ngurrim nga brënda dhe jashtë zonës, sa herë që ka mundësi.

Në nivel ndërkombëtar, Marchisio ka përfaqsuar Italinë në Lojërat olimpike 2008 dhe edicionet 2010 dhe 2014FIFA Kupës së Botës; ai gjithashu ka luajtur edhe në UEFA Euro 2012, duke marrë medaljen e argjendë të finalistit, si dhe në FIFA Kupën e Konfederatave 2013, ku mori medaljen e bronztë për vendin e tretë.

Jeta e hershme

Marchisio lindi në Torino, dhe është fëmija më i vogël nga tre i familjes Marchisio. Ai u rrit në komunat Chieri dhe Andezeno, ku familja e tij jetojne dhe drejtonte një biznes familjar. Familja e tij ishte tifoz me Juventusin dhe kishin bileta sezonale, kurse Claudio ishte djaloshi i topave në Stadio delle Alpi. Si fëmijë, ai ishte i interesuar në disa sporte por vazhdoi me futbollin ku u bashkua me ekipin e të rinjëve të Sisport, para se në moshën shtatë vjeç të zbulohej nga vëzhguesit e Juventusit. Marchisio ishte gjithashtu një vrapues i distancave të mesme dhe skiator, kurse në muajtë e verës bëntë kurs për topograf pas mbarimit të shkollimit të detyrueshëm në moshën 16 vjeç. Këtë ai e bëri në rast se karriera e tij në futboll nuk do të vazhdonte, por në fund ai e ndërpreu këtë gjë dhe u përqëndrua tërësisht në futboll.

Karriera me klube

Juventus

2004–2007: Debutimi dhe vitet e para

Gjatë kohës në akademi, Marchisio luajti si sulmues dhe trequartista (mesfushor sulmues), duke e përshtatur veten pas idhullit të tij Alessandro Del Piero. Megjithatë, në moshën 16 vjeç, ai u zhvendos në rolin e mesfushorit për shkak të fizikut të tij të hollë. Ai u thirr në disa seanca stërvitore me ekipin e parë nga trajneri Fabio Capello gjatë sezoneve 2004–05 dhe 2005–06, duke marrë edhe një numër ekipi. Ai ishte në stol për herë të parë në një ndeshje kundër Cagliarit, por nuk debutoi dot. Po në atë sezon, ai ishte kapiten i ekipit të të rinjëve që fitoi titullin e Campionato Nazionale Primavera për herë të parë pas 12 vitesh në sezonin e tij të fundit me ekipin e të rinjëve.

Pasi u zgjodh në ndeshjet miqësore para-sezonale, Marchisio u bë lojtar i përhershëm i ekipit të parë pas rënjes së Juventusit në Serie B për shkak të skandalit të Calciopolit, duke marrë fanellën me numrin 15. Më 19 gusht 2006, ai debutoi zyrtarisht me ekipin e parë në ndeshjen e raundit të parë të Coppa Italias, duke hyrë në minutat e fundit të fitores 3–0 kundër Martinës. Në shtator, ai luajti si kapiten për herë të fundit me ekipin Primavera në ndeshjen e Supercoppa Primaveras, ku Juventus mposhti 5–1 Interin. Debutimi i tij në kampionat erdhi më 28 tetor kundër Frosinones, duke hyrë në minutat e fundit në vend të David Trezeguet, kurse një javë më vonë luajti ndeshjen e parë si titullar kundër Brescias. Me kalimin e kohës, Marchisio fitoi vendin si titullar në mesfushë nën drejtimin e trajnerit Didier Deschamps. Ai e mbylli sezonin me një asist të bukur për golin e parë të Del Pieros në fitores 5–1 kundër Arezzos, një rezultat që i siguroi ekipit rikthimin matematikisht në elitë.

2007–2008: Huazimi te Empoli

Më 25 korrik 2007, Marchisio sëbashku me mesfushorin tjetër Sebastian Giovinco, një shok brënda dhe jashtë fushe, u huazuan te Empoli për sezonin 2007–08 me qëllim për të fituar përvojë. Ai debutoi në Serie A më 26 gusht kundër Fiorentinës, kurse debutimin evropian e bëri një muaj më vonë kundër FC Zürich të vlefshme për Kupën UEFA. Pavarësisht se nuk shënoi, ai regjistroi dy asiste dhe luajti rregullisht si titullar në ekipin toskan të drejtuar fillimisht nga Luigi Cagni dhe më pas nga Alberto Malesani. Megjithatë, Empoli nuk siguroi dot mbijetesën dhe u rrëzua, duke bërë që Marchisio të thirrej sërisht te Juventusi nga trajneri i ri Claudio Ranieri.

2008–2009: Rikthimi te Juventusi dhe shpërthimi

Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Marchisio duke luajtur për Juventusin në një ndeshje kundër Barit në vitin 2009.

Pas një sezoni pozitiv te Empoli, Marchisio u rikthye te Juventusi për sezonin 2008–09 dhe bëri një debutim mbreslënës në UEFA Ligën e Kampioneve, duke luajtur 90 minuta të plota në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues kundër Artmedia Petržalka. Në nëntor, ish sulmuesi i Milanit dhe Fiorentinës Stefano Borgonovo shkuajti për të në La Gazzetta dello Sport: "Marchisio ka gjithçka të nevojshme për të luajtur në nivele të larta... [ai] ka personalitet, më kujton të madhin Marco Tardelli." Nën drejtimin e Ranierit, ai arriti të sigurojë një vend titullari në mesfushë, kjo edhe falë dëmtimeve dhe vështirësive të mesfushorëve të tjerë. Ai e forcoi pozitën e tij pas një paraqitjeje mbreslënëse kundër Milanit, duke marrë vlersime pozitive nga media. Ai u bë edhe një lojtar i preferuar i tifozerisë bianconero, të cilët e zgjodhën atë si lojtarin më të mirë të muajit dhjetor në uebfaqen e klubit. Pesë ditë pas ditëlindjes së tij të 23të, ai shënoi golin e parë në Serie A, atë të fitores në ndeshjen kundër Fiorentinës. Pas më pak se një javë, ai u shpërblye me një kontratë të re pesë-vjeçare. Sezoni i tij më pas u ndërpre nga disa dëmtime të vogla në prill, duke e lënë jashtë fushave të lojës për gati një muaj; ai u rikthye në formac në ndeshjen e javës së parafundit kundër Sienës, duke shënuar një gol që ndoq nga një asist për kapitenin Del Piero në një fitore 3–0 jashtë fushe. Në ndeshjen e fundit të sezonit, ai asistoi golin e Vincenzo Iaquintës në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Lazios, një rezultat që i siguroi ekipin vendin e dytë në kampionat. Pas përfundimit të sezonit, Marchisio ishte i lidhur me një kalim në disa klube të ndryshme, por drejtori sportiv i klubit Alessio Secco i dha fund zërave duke e vendosur lojtarin në listën e të "paprekshmëve". Performancat e tij pozitive tërhoqën vëmëndjen e trajnerit të kombëtares Marcello Lippi, i cili i dha mundësi të debutojë në kombëtare.

2009–2011: Vështirsitë pas Calciopolit

Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Marchisio duke luajtur në Ligën e Evropës në vitin 2010.

Marchisio vazhdoi të ishte zgjedhje e parë e Ciro Ferrarës dhe më pas Alberto Zaccheronit për shkak të shkathtësisë dhe vazhdimsisë në mesfushë. Ai pati një formë të mirë në nisjen e sezonit 2009–10, duke u shpallur lojtari më i mirë në katër ndeshje rresht si dhe u zgjodh lojtari më i mirë i muajit shtator nga anëtarët e regjistruar të uebfaqes zyrtare të klubit. Megjithatë, në fillim të muajit tetor, ai pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen kundër Palermos dhe j'u desh të operohej, duke qëndruar jashtë fushave të lojës për rreth një muaj e gjysëm. Marchisio u rikthye në aksion më 25 nëntor, duke luajtur në minutat e fundit të ndeshjes së fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Bordeaux. Më 5 dhjetor, ai shënoi golin e fitores në fitoren 2–1 në derbin e Italisë kundër Interit, duke shfaqur kontroll të shkëlqyeshëm të topit para se të mposhte portierin kundërshtar Júlio César me një gjuajtje të lehtë që i kaloi sipër trupit. Tre ditë më vonë, ai asistoi golin e vetëm të ekipit në humbjen vendimtare 1–4 kundër Bayern München në Ligën e Kampioneve. Në fund të vitit, ai u shpall lojtari i vitit i Juventusit nga tifozët në uebfaqen e klubit. Më 11 mars 2010, në ndeshjen e raundit të 16-tave të Ligës së Evropës kundër Fulhamit, Marchisio u bë për herë të parë kapiten i Juventusit pasi Trezeguet i dha shiritin pas daljes së tij në minutën e 62të; zëvëndës-kapitenët Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellini nuk luajtën për shkak dëmtimi kurse kapiteni Del Piero ishte një zëvëndësim i papërdorur. Ai shënoi gol në barazimin kundër Catanias në ndeshjen e dytë nga fundit si vizitor duke e mbajtur ende Juventusin në vendet e Ligës së Evropës; pavarësisht sezonit poshtë pritshmërive të klubit, Marchisio ishte një nga lojtarët e pakët që nuk u kritikuan masivisht nga media.

Pavarësisht se zhgënjeu në Kupën e Botës 2010, Marchisio e nisi sezonin 2010–11 si titullar nën urdhërat e trajnerit të ri Luigi Delneri. Pas një nisje të ngadaltë, ai nisi të luante në një rol të si mesfushor i hapur. Në shtator 2010, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Juventusin duke shënuar në një fitore 4–0 kundër Udineses. Ai luajti për herë të parë si kapiten nga minuta e parë kundër Romës në prill 2011. Më 17 maj, Juventus njoftoi se Marchisio kishte firmosur një kontratë të re, të përmirsuar, pesë-vjeçare me klubin. Goli i tij me gjysëm-rofeshatë kundër Udineses u zgjodh si goli më i bukur i muajit janar nga tifozët në uebfaqen e tifozëve vecchiasignora.com.

2011–2018: Rikthimi te fitorja dhe largimi

Marchisio e nisi sezonin 2011–12 duke shënuar në fitoren 4–1 kundër Parma në javën e parë të kampionatit. Nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, një ish lojtar i klubit, ai luajti me saktësi në mesfushë sëbashku me afrimet e reja Arturo Vidal dhe Andrea Pirlo, duke bërë që media dhe tifozët t'a quanin këtë treshe M-V-P. Më 2 tetor, ai shënoi dy gola në minutat e fundit të fitores 2–0 kundër Milanit, duke regjistuar dopietën e parë në karrierë. Më 20 nëntor, ai shënoi në fitoren 3–0 kundër Palermos duke thyer rekordin personal të katër golave në një sezon. Më vonë, ai shënoi edhe golin e parë në Coppa Italia, atë të fitores kundër Bolonjës në kohën shtesë që ndihmoi Juven të përparonte në çerek-finale. Forma e tij e mirë gjatë pjesës së parë të sezonit bëri që ai të shpërblehej me një nominim për çmimin Serie A Futbollisti italian i vitit si dhe një vend në Ekipin e Vitit të Serie A.

Më 18 mars 2012, ai shënoi golin e parë pas tre muajsh në një fitore 5–0 kundër Fiorentinës; ai j'a dedikoi golin djalit të tij të dytë, i cili kishte lindur disa ditë më para. Ai shënoi golin e nëntë në kampionat në ndeshjen e 200të në karrierë kundër Lecce duke dyshifruar shifrat e tij për herë të parë në karrierë. Në ndeshjen e rradhës ndaj Cagliarit, Marchisio fitoi titullin e tij të parë të Serie A pasi Juventus triumfoi 2–0 si vizitor. Në qershor, pas largimit të ikonës së klubit Alessandro Del Piero, mediat filluan të spekullonin se Marchisio do të "trashëgonte" fanellën me numrin 10, megjithatë, ai refuzoi duke deklaruar se ai është një mefushor dhe jo sulmues dhe se ishte komod me numrin e tij 8.

Ai e nisi sezonin 2012–13 duke qënë kapiten i ekipit në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Parmës. Në nëntor, Marchisio shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Nordsjælland. Në fund të vitit, ai ishte një nga katër lojtarët e Juventusit të nominuar për Ekipin e Vitit të UEFA-s si dhe u votua në Ekipin e Vitit të Serie A në ceremoninë e çmimeve Oscar del Calcio. Pavarësisht se luajti më pak krahasuar me sezonin e kaluar për shkak dëmtimi, Marchisio sërisht pati një kontribut të rëndësishëm për Juventusin që fitoi titullin e dytë rresht të Serie A; ai shënoi golin e fitores kundër Sienës dhe një dygolësh kundër Torinos.

Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Marchisio duke luajtur me Juventusin në dhjetor 2013.

Marchisio pësoi një dëmtim në fitoren e Supercoppa Italianas kundër Lazios dhe doli nga fusha pas minutës së 20të. Ky dëmtim ndikoi te mesfushori për pjesën më të madhe të sezonit 2013–14. Ai e shpenzoi pjesën e parë të sezonit duke luftuar me francezin Paul Pogba për një vend titullari, duke bërë që shumicën e ndeshjeve t'i luante si zëvëndësues. Megjithatë, dëmtimi në gju i Vidalit bëri që Marchisio të luante më rregullisht në muajt e fundit ë sezonit. Ai zhvilloi ndeshjen e 200të në Serie A në fitoren 1–0 kundër Bolonjës më 19 prill 2014. Ai shënoi golin e fundit të sezonit për Juventusin në fitoren 3–0 kundër Cagliarit. Marchisio e mbyll sezonin duke fituar kampionatin e tretë rresht, ku zhvilloi 29 ndeshje.

Më 15 shkurt 2015, Marchisio luajti ndeshjen e tij të 200të në Serie A me Juventusin, duke shënuar një nga golat e barazimit 2–2 kundër Cesenës. Në prill, ai u rikthye nga një dëmtim në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Coppa Italias kundër Fiorentinës, duke ndryshuar fatet e ndeshjes; ai fillimisht dha krosimin që solli golin e parë të shënuar nga Alessandro Matri dhe asistoi nga goditja e këndit golin me kokë të mbrojtësit Leonardo Bonucci, duke bërë që Juvja të fitonte 3–0 dhe të shkonte në finale. Megjithatë, ai nuk luajti në finalen e fituar në kohën shtesë ndaj Lazios për shkak kartonësh. Në fund të muajit, sërisht kundër Fiorentinës, Marchisio zhvilloi paraqitjen e 300të me Juventusin në të gjitha kompeticionet. Më 16 maj, ai shënoi gol nga penalltia për herë të parë në karrierë në një fitore kundër Interit; ai zhvilloi gjithsej 35 ndeshje dhe shënoi 3 gola në kampionat, që u fitua nga Juventusi për herë të katërt rresht.

Në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës, ai nisi kundërsulmin e golit të përkohshëm të barazimit të shënuar nga Álvaro Morata, por në fund katalanasit shënuan dy gola të tjerë për të fituar 3–1. Megjithatë, performancat e tij në këtë kompeticion bënë që ai të emërohej në skuadrën e sezonit. Marchisio e mbylli sezonin me 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke qënë një nga tre lojtarët me më shumë ndeshje të zhvilluar; në përfundim të sezonit, ai u emërua lojtari i sezonit nga ndjekësit e uebfaqes vecchiasignora.com, më e madhja e tifozëve të Juventusit.

Marchisio ishte në qëndër të zërave për një largim të tij të mundshëm nga klubi pasi kontrata e tij skandonte në verën e ardhshme. Megjithatë, më 6 korrik, ai rinovoi me pesë vite të tjera, duke zgjatur qëndrimin e tij në Torino deri në përfundim të sezonit 2019–20. Ai pësoi një dëmtim në muskulin e këmbës së tij të djathtë në ndeshjen e tij të parë të sezonit në shtator kundër Chievos, e cila u mbyll në barazim 1–1 në shtëpi; ky dëmtim e mbajti jashtë fushave të lojës për rreth një muaj. Më 24 nëntor, Marchisio ishte një nga të nominuarit për Ekipin e Vitit të UEFA-s 2015. Ai vazhdoi të vuante me dëmtimet edhe në pjesën e dytë të sezonit, duke bërë të humbiste disa ndeshje të rëndësishe, si ajo e raundit të 16-tave kundër Bayern Munich më 16 mars. Më 17 prill, ai dëmtoi ligamentin anterior cruciate pasi ra keq pas një dueli me Franco Vázquez gjatë fitores 4–0 kundër Palermos, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe UEFA Euro 2016. Ai u operua dy ditë më vonë dhe u konfirmua se koha e rikuperimit do të ishte gjashtë muaj. Pasi Juventusi fitoi kampionatin për herë të pestë rresht, kapiteni i klubit Buffon j'a dedikoi trofeun Marchisios.

Marchisio luajti ndeshjen e parë pas gjashtë muajsh më 26 tetor 2016 kundër Sampdorias, e cila u mposht nga Juventus me rezultatin 4–1. Ai shënoi golin e parë pas rikthimit në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Seviljes. Gjatë sezonit 2016–17, Marchisio luajti vetëm 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por arriti dy rekorde personale; ai regjistroi ndeshjen e 250të me klubin më 17 prill në fitoren 2–0 si vizitor kundër Pescarës, kurse më 21 maj, u bë një nga gjashtë lojtarët e klubit që ka qënë pjesë në të gjashtë sezonet ku Juventus ka fituar kampionatin, kjo pas fitores 3–0 në shtëpi kundër Crotones. Më 3 qershor, Marchisio luajti në finalen e tij të dytë të Ligës së Kampioneve, por ashtu si dy vite më parë, Juventus pësoi distafë, këtë herë nga Real Madridi me rezultatin 4–1.

Më 17 gusht 2018, disa ditë para fillimit të sezonit 2018–19, u njoftua se Marchisio kishte rënë dakord për të ndërprerë me mirkuptim kontratën e tij me Juventusin, duke i dhënë fund bashkpunimit të tij 25-vjeçar me klubin.

Zenit Saint Petersburg

Më 3 shtator 2018, Marchisio firmosi një kontratë dy-vjeçare me Zenit Saint Petersburg në Premier Ligën Ruse. Ai debutoi me klubin trembëdhjetë ditë më vonë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 71të të fitores 2–1 si vizitor kundër Orenburg. Më 30 shtator, në ndeshjen e tij të parë si titullar, Marchisio shënoi golin e parë për klubin e tij të ri në humbjen 2–1 nga Anzhi Makhachkala. Ai e mbylli sezonin 2018–19 me nëntë ndeshje të luajtura dhe dy gola të shënuar në kampionat, që u fitua nga Zeniti për herë të parë pas katër vitesh.

Më 3 tetor 2019, Marchisio zhvilloi një konferencë për shtyp në Allianz Stadium, ku ai njoftoi tërheqjen nga futbolli.

Karriera ndërkombëtare

2007–2009: Ekipi i të rinjëve

Marchisio u thirr fillimisht në ekipin nën-21 në maj 2007 për finalet e Kampionatit Evropian, por në fund u tërhoq për shkak dëmtimi. Ai debutoi me ekipin nën-21 një muaj më vonë, në ndeshjen hapëse të fushatës kualifikuese të Kampionatit Evropian 2009 kundër Shqipërisë; debutimi i tij rezuloi pa fat, pasi ai u dëmtua në dhjetë minutat e para pas një përplasjeje duke tentuar të goditste drejt portës, edhe pse ajo gjuajtje solli golin e dytë të takimit të shënuar nga Robert Acquafresca. Megjithatë, ai arriti të fitojë një vend titullari në formacion gjatë pjesës tjetër të fushatës. Ai shënoi një gol në fitoren 2–1 kundër Turqisë në Turnamentin Toulon 2008, të cilën Italia në fund e fitoi. Pas kësaj, Marchisio u thirr të luante në Lojërat olimpike verore por u detyrua të tërhiqej për shkak dëmtimi.

Në maj 2009, trajneri Pierluigi Casiraghi e emëroi atë si një nga 23 lojtarët që do të luante në finalet e Kampionatit Evropian, ku ai luajti në të gjitha ndeshjet si titullar, përveç gjysëm-finales kundër Gjermanisë për shkak pezullimi. Marchisio zhvilloi performanca të mira, duke u përfshirë në skuadrën e turnamentit; ai gjithashtu ishte një nga disa lojtarët e rekomanduar për ekipin e parë.

2009–2010: Debutimi me të rriturit dhe Kupa e Botës

Më 12 gusht 2009, Marchisio debutoi me ekipin e parë, duke luajtur si titullar në miqësoren kundër Zvicrës që përfundoi në barazim pa gola; ai mori lëvdata nga trajneri Marcello Lippi në intervistën pas ndeshjes. Lippi më pas zbuloi se ai ishte patur qëllim për t'a thirrur Marchision më herët por kishte rënë dakord për t'a lënë në ekipin nën-21 të Casiraghit deri në përfundim të Kampionatit Evropian. Ai luajti ndeshjen e parë zyrtare me ekipin më 9 shtator 2009 kundër Bullgarisë e vlefshme për fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2010. Pas kësaj ndeshje, ai u bë titullar në formacion, por u detyrua të humbiste dy ndeshjet e fundit kualifikuese kundër Irlandës dhe Qipros pasi u diagnostifikua me një dëmtim në meniskun e gjurit që kërkonte operacion. Marchisio ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, por pati një turnament jo si protagonist pasi u vendos të luante si mesfushor organizator nga Lippi, një rol i panjohur për të.

2011–2013: Kampionati Evropian dhe Kupa e Konfederatave

Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Marchisio duke luajtur në një ndeshje të UEFA Euro 2012 kundër Anglisë.

Marchisio shënoi golin e parë me kombëtaren në një ndeshje kualifikueseUEFA Euro 2012 kundër Serbisë më 7 tetor 2011, duke shënuar në minutën e parë të takimit. Ky ishte goli i 250të i shënuar nga një lojtar i Juventusit për kombëtaren italiane.

Pas një sezoni pozitiv me Juventusin, dhe një fushate të suksesshme kualifikuese me Italinë, Marchisio u emërua në listën përfundimtare me 23 lojtarë për të luajtur në Euro 2012 nga trajneri Cesare Prandelli. Në turnament, ai luajti titullar në çdo ndeshje në mesfushë sëbashku me Andrea Pirlon dhe Daniele De Rossin, me Italinë që arriti finalen në mënyrë surprizë, ku u mposht me rezultatin 4–0 nga Spanja.

Marchisio u bë një titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit Prandelli, i cili e thirri edhe për Kupën e Konfederatave një vit më pas, ku Italia u rendit e treta. Në ndeshjen e dytë të grupit kundër Japonisë, Marchisio u aktivizua si zëvëndësues dhe asistoi golin e fitores të shënuar nga Sebastian Giovinco, që lejoi Italinë të përparonte në gjysëm-finale për herë të parë në histori.

2014–2017: Dështimi në Kupën e Botës dhe vështirësitë

Marchisio luajti si titullar në fushatën e suksesshme kualifikuese të Italisë për Kupën e Botës 2014, dhe ishte listën zyrtare të trajnerit për finalet e turnamentit. Më 30 maj, ai luajti për herë të parë si kapiten i Italisë në një miqësore kundër Irlandës; ai e mori shiritin pas largimit me barrelë të kapitenit Riccardo Montolivo për shkak dëmtimi.

Në ndeshjen e parë të Italisë në Grupin D, Marchisio shënoi golin e tij të parë në një turnament madhor të FIFA-s/UEFA-s me një gjuajtje nga 22 metra kundër Anglisë, duke ndihmuar ekipin të fitonte 2–1. Ai luajti edhe në dy ndeshjet e tjera të grupit, ku Italia u mposht me rezultatin 1–0, respektivisht nga Kosta Rika dhe Uruguaji. Në ndeshjen e fundit të grupit kundër Uruguajit, Marchisio u ndëshkua në mënyrë polemizuese me karton të kuq në minutën e 59të, i pari për me kombëtaren. Dështimi i gjyqtarit për të parë kafshimin e Luis Suárezit në shpatull ndaj Giorgio Chiellinit dhe fakti që Uruguaji fitoi 1–0 shkaktuan më shumë polemika. Italia e përfundoi grupin në vendin e tretë dhe u eliminua në fazën e grupeve të një Kupe Bote për të dytin edicion rresht.

Më 27 mars 2015, Marchisio u dëmtua gjatë një seance stërvitore me kombëtaren para ndeshjes kualifikueseEuro 2016 kundër Bullgarisë. Edhe pse fillimisht mjekët kishin frikë se ai mund të kishte këputur ligamentin anterior cruciate, që do t'a linte jashtë fushave për gjashtë muaj, u konfirmua më pas se ai kishte pësuar një ndrydhje, që gjithsesi e mbajti jashtë fushave për disa javë. Megjithatë, ish trajneri i tij te Juventusi dhe trajneri aktual i kombëtares, Antonio Conte, mori kërcënime me vdekje nga tifozë të irrituar të klubit si dhe u kritikua publikisht nga John Elkann, kushuriri i Andrea Agnellit dhe presidenti i kompanisë që kontrollon FIAT-in dhe Juventusin. Në prill 2016, Marchisio dëmtoi ligamentin anterior cruciate me Juventusin, duke humbur mundësinë për të luajtur në UEFA Euro 2016.

Nën drejtimin e pasuesit të Contes, trajnerit Gian Piero Ventura, Marchisio luajti si titullar në miqësoren e fituar 3–0 kundër Uruguajit në stadiumin Allianz Riviera të Nices, më 7 qershor 2017; megjithatë, ai luajti vetëm një pjesë loje pasi u dëmtua, duke u zëvëndësuar nga mesfushori tjetër Riccardo Montolivo.

Profili i lojtarit

Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Claudio Marchisio duke pozuar me një tifoze në Toronto në vitin 2011.

Marchisio njihet për shkathtësinë dhe aftësinë për të luajtur kudo në mesfushë, e parë kjo edhe nga pozicioni i tij në formacione të ndryshme me trajnerë të ndryshëm. Ai ka luajtur në krah në mesfushën me katër lojtarë ose si mesfushor mbrojtës, por pozicioni i tij i preferuar dhe më efektiv është mesfushor qëndror, ku ai ka lirinë të kalojë nga mbrojtja në sulm, në vënd që të kufizohet me një pozicion të vetëm. Ai është klasifikuar ndonjëherë edhe si mesfushor sulmues qëndor (i njohur si mezz'ala në futbollin italian), për shkak të dëshirës për të shënuar gola. Media angleze e ka përshkruar atë si një mesfushor gjithpërfshirës, duke thënë se ai nuk mesfushor sulmues apo mbrojtës i pastër, por është i aftë për të luajtur në të dyja pozicionet kur është e nevojshme. Ai gjithashtu ka luajtur në një rol më të tërhequr për ekipin e tij, në veçanti pas largimit të Pirlos në vitin 2015, për të cilën është vlerësuar për aftësitë e tij për të shpërndarë topin në rreze të gjërë, ose të diktojë lojën në mesfushë me pasimet e tij. Një ish sulmues, i aftë për të shënuar, ai gjithashtu ka luajtur në role më të avancuara në karrierën e tij, si ai i sulmuesit të tërhequr dhe mesfushorit sulmues në formacionin 3–5–1–1. I konsideruar një talent i madh në rininë e tij që kur fitoi vendin e titullarit në formacionin e Juventusit, forca fizike e Marchisios, shpejtësia, energjia, pozicionimi, dhe aftësia teknike e lejojnë atë të shkëlqejë në qëndër të mesfushës, duke e vendosur veten si një mesfushrët më mirë të gjeneratës së tij në Itali, Evropë dhe botë. Pavarësisht aftësive të tij, Marchisio gjithashtu ka qënë pronë e dëmtimeve të shumta në karrierën e tij.

Marchisio njihet për aftësinë për t'u përshtatur, duke bërë që roli i tij të evolojë ndër vite me ndryshimin e trajnerëve dhe stileve të lojës. Gjatë viteve të para të karrierës së tij, ai luante në qëndër me një mesfushor mbrojtës si Felipe Melo në një mesfushë me katër, ku ai luante një rol më sulmues dhe krijues. Gjatë sezonit 2011–12 me Juventusin, ai u vendos në mënyrë efikase me Andrea Pirlon dhe kiljanin Arturo Vidal në mesfushën me tre të ekipit si pjesë e formacionit 3–5–2 të Contes. Një pjesë e madhe të suksesit të Juventusit në Itali i takonte faktit se Marchisio dhe Vidal ishin të aftë të kalon me shpejtësi nga mbrojtja në sulm dhe anasjelltas dhe mbulimit që i bënin dobësive të Pirlos në mbrojtje, duke i dhënë atij të fundit detyrat e organizatorit; ky formacion i lejoi të tre mesfushorët të shënonin 19 gola në kampionat, gati një e treta e të gjithë golave të shënuar nga ekipi në atë sezon, duke kontribuar në fitimin e kampionatit. Në epokën e Prandellit në kombëtare, Marchisio luajti një rol të ngjashëm, duke mbështetur Pirlon sëbashku me mesfushorin e Romës Daniele De Rossi, madje duke luajtur edhe në disa raste si mesfushor sulmues fallco. Që nga viti 2014, te Juventusi, pas ndryshimit të taktikave nga Massimiliano Allegri, dëmtimeve të shpeshta të tij dhe largimit të Pirlos një vit më pas, Marchisio ka luajtur në një rol më të tërhequr, krijues, zakonisht para mbrojtjes, ku ai në mënyrë të saktë bën lidhjen ndërmjet mbrojtjes dhe sulmit duke nisur aksione sulmuese, rikuperuar topa dhe gjithashtu duke bërë i presion lojtarëve kundërshtar gjatë kohës që ata kanë zotërimin e topit.

Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Marchisio gjatë një seance stërvite me Zenitin në shtator 2018.

Një nga karakteristikat më të forta të Marchisios është aftësia për të kaluar nga mbrojtja në sulm pasi fiton topin, dhe në të njëjtën kohë duke qëndruar taktikisht i disiplinuar në çdo rol; atleticizmi i tij, ndërhyrjet, vizioni, rrezja e pasimit dhe leximi i mirë i lojës e lejojnë atë për të prishur aksionet e kundërshtarëve, dhe të kthejë me shpejtësi topin drejt sulmit për të krijuar aksione sulmuese për shokët e tij me tipare sulmuese. Marchisio ka gjithashtu dhunti të shkëlqyera teknike, aftësi të mira dribluese dhe kontroll të mirë të topit në zona të ngushta. Këto tipare, në kombinim me aftësinë e tij për të gjuajtur dhe pasur me të dyja këmbët, edhe pse është natyralisht këmbë-djathtë, e bëjnë Marchision një kërcënim në zonën kundërshtare dhe veçanërisht jashtë saj; ai njihet për gjuajtjet e tij nga distanca sa herë i krijohet mundësia dhe për finalizmin e aksioneve të krijuara nga shokët e skuadrës kur kryen vrapime drejt zonës kundërshtare – e vërtetuar nga golat e tij kundër Cagliarit në janar 2014, Luksemburgut pesë muaj më vonë në një miqësore me kombëtaren, dhe Anglisë në Kupën e Botës po në atë muaj. Pas largimit të Pirlos, Marchisio mori detyrat e ekzekutuesit të goditjeve të këndit dhe goditjeve të lira.

Për shkak të stilit të tij të lojës këmbëngulëse, ai është krahasuar nga media italiane me legjendën e klubit dhe fituesin e Kupës së Botës 1982 Marco Tardelli, i cili ishte një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave të Italisë. Megjithatë, Marchisio deklaroi se një nga ndikimet i tij më të mëdha ka qënë mesfushori anglez Steven Gerrard. Përveç cilësive të tij si futbollist, Marchisio gjithashtu është vlerësuar për personalitetin dhe lidershipin e tij; që kur u bë lojtar i ekipit të parë të Juventusit, Marchisio është konsideruar një lojtar i ndeshjeve të mëdha, për shkak të golave dhe asistimeve në ndeshjet e rëndësishme. Gjatë sezonit të tij të parë në Serie A me Juventusin, të tre golat e tij ishin vendimtar – ose gola fitoresh ose gola të parë të ndeshjeve. Ai ka shënuar gola vendimtar në ndeshjet kundër Torinos dhe Interit, dy klube rivale të Juventusit.

Jeta personale

Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Marchisio duke pozuar me fanellën FARE; ai ka treguar mbështjetje për FARE Action Weeks 2011.

Marchisio u martua me Roberta Sinopolin në qershor 2008 dhe sëbashku kanë dy djem: Davide (lindur në gusht 2009) dhe Leonardo (lindur në mars 2012). Gruaja e tij, një ish lojtare tenisi në rini, ishte tifoze e klubit rival të Juventusit, Torino, me të cilën babai i saj kishte luajtur me të rinjtë si dhe me klube të tjera në Serie C2 dhe Serie D. Marchisio ka tatuazh emrin e gruas së tij në krah dhe zakonisht e puth sa herë feston golat që shënon.

Marchisio njihet ndryshe edhe si Il Principino (Princi i vogël), një pseudonim që e mori nga shokët e tij te Juventusi në hapat e para të karrierës së tij, kjo për shkak të mënyrës se si vishej dhe për sjelljen e përmbajtur në fushë; ky mbiemër më pas mori famë nga komentatori i Premium Calcio dhe tifozi i klubit Claudio Zuliani. Disa tifozë dhe vëzhgues e kanë quajtur atë "De Rossi i Torinos", duke j'u referuar Daniele De Rossit, shokut të tij në kombëtare, për shkak të stilit të tyre të lojës të ngjashme, faktit që luajnë me klubin e qytetit të lindjes, që kanë dalë nga akademitë respektive dhe që konsiderohen të dy si kapitenët e ardhshëm të klubeve të tyre.

Marchisio ishte në kopertinën italiane të lojës së EA Sports', FIFA 13, sëbashku me yllin global Lionel Messi.

Përgjatë sezonit sezonit 2017–18, Marchisio ishte pjesë e dokumentarit me seri të Netflix e quajtur First Team: Juventus.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 26 maj 2019
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Juventus 2005–06 Serie A 0 0 0 0 0 0 0 0
2006–07 Serie B 25 0 1 0 26 0
2008–09 Serie A 24 3 2 0 6 0 32 3
2009–10 28 3 0 0 7 0 35 3
2010–11 32 4 1 0 8 0 41 4
2011–12 36 9 3 1 39 10
2012–13 29 6 2 0 8 2 1 0 40 8
2013–14 29 4 2 0 11 0 1 0 43 4
2014–15 35 3 4 0 12 0 1 0 52 3
2015–16 23 0 3 0 5 0 1 0 32 0
2016–17 18 1 2 0 8 1 1 0 29 2
2017–18 15 0 4 0 1 0 0 0 20 0
Gjithsej 294 33 24 1 66 3 5 0 389 37
Empoli (huazim) 2007–08 Serie A 26 0 1 0 2 0 29 0
Zenit Saint Petersburg 2018–19 Premier Liga 9 2 1 0 5 0 15 2
Gjithsej karriera 329 35 26 1 73 3 5 0 433 39

Kombëtarja

    Redaktuar më 7 qershor 2017
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2009 2 0
2010 7 0
2011 9 1
2012 13 0
2013 10 1
2014 10 2
2015 3 1
2016 0 0
2017 1 0
Gjithsej 55 5

Golat me kombëtaren

    Redaktuar më 7 qershor 2017. Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Marchisio.
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 7 tetor 2011 Stadion Crvena Zvezda, Beograd, Serbi 16 Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Serbia 1–0 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
2 11 qershor 2013 Estádio São Januário, Rio de Janeiro, Brazil 34 Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Haiti 2–0 2–0 Ndeshje miqësore
3 4 qershor 2014 Stadio Renato Curi, Peruxhia, Itali 44 Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Luksemburgu 1–0 1–1
4 14 qershor 2014 Arena da Amazônia, Manaus, Brazil 45 Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Anglia 1–0 2–1 2014 FIFA Kupa e Botës
5 17 nëntor 2015 Stadio Renato Dall'Ara, Bolonja, Itali 54 Claudio Marchisio: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Rumania 1–1 2–2 Ndeshje miqësore

Trofe

Klube

    Juventus
    Zenit Saint Petersburg'
  • Premier Liga Ruse: 2018–19

Kombëtarja

    Italia
    Italia nën-21
  • Turnamenti Toulon: 2008
  • UEFA Kampionati Evropian nën-21: gjysëm-finale 2009

Personale

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Claudio Marchisio Jeta e hershmeClaudio Marchisio Karriera me klubeClaudio Marchisio Karriera ndërkombëtareClaudio Marchisio Profili i lojtaritClaudio Marchisio Jeta personaleClaudio Marchisio Statistikat e karrierësClaudio Marchisio TrofeClaudio Marchisio ReferimeClaudio Marchisio Lidhje të jashtmeClaudio MarchisioCoppa ItaliaEmpoli F.C.FutbolliGiorgio ChielliniGjuha italianeItaliaMesfushori (futboll)Serie A

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shpella e piratëve (roman)Gjendja agregateFibroza kistikeShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraBardhyliHistoria HebrejeMikroorganizmatDomatjaDrogaHekuriLista e vendbanimeve ilireEzaniMasturbimiHistoria e TokësBeratiBakteriLigjiKrujaMigrenaTekstiliLista e elementeve kimikëKëngët e MilosaosMësonjëtorja e KorçësTruriLufta e Parë BotërorePoeziaHidrografia e ShqipërisëSinonimiElefantiGordana Siljanovska-DavkovaLidhëzaINTELEGJENCA ARTIFICIALELepuriPejgamberët në IslamArtan GrubiPiramidat e EgjiptitLeonardo da VinçiDiskriminimiSistemi i organeve të frymëmarrjesHistoriaEnergjia elektrikeTrupi i njeriutKanceri i gjiritVolejbolliMasaKaratiMorfologjia (gjuhësi)Faik bej KonicaMitrush KuteliMitologjia grekeEfekti serrëYlliLindja e parakohshmeQytetet e ShqipërisëVenusiFlamuri i ShqipërisëFazat e detitPashkëtMultiple sklerozaInternetiVallet shqiptareEmriRryma elektrikeRadioaktivitetPlani i biznesitStampaNepotizmiLumiRrotullimi i TokësTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriFan NoliHans Kristian AndersenAmnistiLëvizja Nacional-ÇlirimtareFamiljaLemzaLista e kalave në ShqipëriMenopauza🡆 More