Ceno Bej Kryeziu: Politikan shqiptar

Hysen bej Kryeziu ose Ceno begu, (gjak.) Cena begi (Gjakovë, 1895 - Pragë, 14 tetor 1927) ishte prijës popullor, zv/prefekt i Krumës, Ministër i Brendshëm, 1 shkurt 1925 – 23 tetor 1925 dhe diplomat shqiptar.

Ceno Bej Kryeziu: Politikan shqiptar
Ceno Kryeziu

Jeta

Leu në Gjakovë në oxhakun e bejlerëve Kryeziu, i biri i Riza begit dhe Gjylshahen e Osman begut të Gjakovës.

Gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi malaziasit, përkrahu Esad pashë Toptanin dhe u emërua zv/prefekt në Krumë ku ishte komandant i trupave kufitare. Më 1915 arrestohet dhe burgoset prej austriakëve pas luftimeve që kishte zhvilluar kundër tyre. Internohet në Hungari, por me një ndërhyrje më 1915 ka qenë në Pragë te nënkoloneli Roter në Smihov i vendosur në rrugën Smetanova numër 15.

Në mbarim të Luftës Botërore u kthye në Gjakovë, ku u zgjodh kryebashkiak, prej marrëdhënieve shumë të mira që kishte me autoritet serbo-kroato-sllovene. Më 1922 u martua me Nafien, njërën nga motrat e Ahmet Zogollit, më vonë Mbreti Zog I. Çifti u trashëgua me një djalë më 23 dhjetor 1923, Tatin.

Me ngjarjet e Lëvizjes së qershorit 1924 largohet nga Shqipëria me Ahmet Zogun, në Tiranë dënohet me në mungesë, dënim që më vonë u shndërrua në dënim jetet. Sipas Ali Kolonjës, Ceno beu në Beograd ishte tejmase i dobishëm për nga kontakte prej anëtarësisë në Partinë Demokratike Nacionaliste Radikale të Pashiqit dhe mik personal i kryeministrit Davidoviq.

Kthehet po me Zogun, i cili i kishte dhënë gradën kolonel, në dhjetor të atij viti me Triumfin e Legalitetit. Përleshet me trupat e Bajram CurritMalësi të Gjakovës, të cilin e ndoqi deri në marsin e 1925.

Emërohet ministër i Mbrendshëm më 1 prill të atij viti, gjë që e detyroi të hiqte dorë nga nënshtetësia jugosllave. Gjatë kësaj periudhe gjurmoi dhe dënoi pjesëmarrësit në Lëvizjen e qershorit. Më 1925 deri më 1927 qe ministër i Shqipërisë në Mbretërinë Jugosllave. Mirëpo në kundërshtim me detyrën e një diplomati, kishte dhënë deklarata të kundërta me ato zyrtare, duke detyruar Presidentin ta transferonte ministër të Shqipërisë në Pragë.

U vra më 14 tetor 1927 në Pragë nga Alqiviadh Bebi, sapo kishte shkuar si ministër i Shqipërisë atje. Legata e Pragës ishte krijuar vetëm pak ditë më parë, kur edhe qe shkrirë legata shqiptare në Bukuresht që drejtohej nga Selahudin Blloshmi. Trupi i tij u balsamos në kryeqytetin çek dhe i shoqëruar nga S. Blloshmi, Tahir Shtylla dhe Ç. Saraçi mbërriti në Durrës e më pas në Tiranë, ku u varros para Xhamisë së Vjetër.

Të përfshirë në këtë atentat kanë qenë Xhaferr bej Ypi, A. Beça dhe Shefqet bej Vërlaci, si dhe Zogu duke pasë qenë dhëndër i Vërlacit. Më pas, për hakmarrje, vëllezërit e Cenos organizuan një atentat më 6 dhjetor 1927 kundër Vërlacit e Beçës. Me këtë rast u arrestuan sejmenët e Ceno beut, Zeqir Rexhën dhe Sali Idrizi. Duke qenë se dyshimet e vrasjes së Cenos u ngritën deri në kupolën e shtetit, Hasani dhe Ganiu ndërmorën t'i bënin një atentat Zogut ditën e betimit për mbret, me zbulimin e të cilit, ikën jashtë shtetit më 17 gusht 1928.

Referime

Tags:

1 shkurt14 tetor18951925192723 tetorGjakovëPraga

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Vitamina CNumrat natyrorëTrashëgimia kulturoreBallkaniPirro DhimaElizabeth HandLista e vullkaneve aktivë në botëShpyllëzimiTeatriFerma VIPErnest HemingwaySyriFotosintezaDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveLufta e vitit 2001 në MaqedoniHënaSiguria e të dhënaveFieriNumrat romakëPlastikaNamazi i AkshamitKryefjalaButrintiVitaminaPërcaktoriLista e komunave në KosovëLufta e Dytë BotëroreDashuriaMerkuri (planet)Zënia e Diellit (Eklipsi)Kategoria SuperiorePjesët përbërëse të kompjuteritBeteja e KosharesProlaktinaSistemi i qarkullimit të gjakutZgjoi /Hive (film)Don Kishoti i Mançës24 PrillNëna surrogatePoeziaGjeometriaMiguel de CervantesMjedisiKostandin KristoforidhiGjuha standardeTimuriMbreti LuanPërrallaTiranaËRomaLuftaMartin CamajQytetet e ShqipërisëKanceri i gjiritRrugaPasaporta e ShqipërisëLuljaHamletiGjeografia e KosovësQyteti i KukesitKisha e Shna Ndout, LaçLëvizjaUjkuHistoria e ÇamërisëEnergjia dielloreQarku elektrikAventurat e Tom SojeritLumiRilindjaNënë TerezaMikroorganizmatLetërsiaSyri i kaltër, DelvinëShenjat astrologjikeVallet shqiptareGjallesat në zhdukjeArsimi në Shqipëri🡆 More