Shefqet Bej Vërlaci: Politikan shqiptar

Shefqet bej Vërlaci (Elbasan, 15 dhjetor 1877 - Zyrih, 21 korrik 1946) ka qenë pronar tokash, politikan, kryeministër i shtetit Shqiptar, i cili pranoi kolonizimin italian të Shqipërisë, anëtar i Partisë Fashiste Shqiptare, senator gjatë periudhës kur Shqipëria qe Republikë 1925-'28.

Senator i Mbretërisë Italiane (20.12.1939 - 25.08.1944) dhe pjesëtar i komisionit të agrikulturës në Senatin e Mbretërisë Italiane.

Shefqet bej Vërlaci
Shefqet Bej Vërlaci: Jeta, Lidhje tjera
Kryeministër i Shqipërise
Në detyrë
30 mars – 27 maj, 1924
Paraprirë ngaAhmet Zogu
Pasuar ngaIljaz bej Vrioni
Në detyrë
12 prill, 1939 – 4 dhjetor, 1941
Paraprirë ngaXhaferr bej Ypi
Pasuar ngaMustafa Kruja
Ministër i Punëve të Brendshme
Në detyrë
3 mars – 27 maj, 1927
Paraprirë ngaA. Zogu
Pasuar ngaAbdurrahman Dibra
Zëvendësisht ministër i Punëve Botore
Në detyrë
12 prill, 1939 – 3 dhjetor, 1941
Paraprirë ngaIzedin Beshiri
Pasuar ngaIljaz Agushi
Të dhëna vetjake
U lind më15 dhjetor, 1877
Elbasan, Perandoria Osmane
Vdiq më21 korrik, 1946 (68 vjet)
Zyrih, Zvicër
NënshtetësiaShqiptare
Bashkëshortja/etSemiramis hanëm Vrioni
FëmijëtIsmaili
PunësimiPolitikan
NënshkrimiShefqet Bej Vërlaci: Jeta, Lidhje tjera

Jeta

U lind në Elbasan, i biri i Ismail Pashës dhe Mehtab hanëm Sulovës në një familje bejlerësh me pasuri të mëdha tokësore. Mori mësimet e para në qytetin e lindjes, të mesmet i kreu në qytetin e Manastirit. Vajti në Stamboll për të kryer arsimin e lartë në shkollën e lartë të administratës në "Mülkiye-i-Sehahané", por nuk mundi ta përfundonte atë.

Në moshën 32-vjeçare i kthyer tashmë në Shqipëri, Vërlaci në vitin 1910 zgjidhet deputet i Elbasanit në Parlamentin e Perandorisë Osmane, por për shkak të konflikteve që pati me Turgut Pashën ai u arratis. Ndërsa dy vjet më vonë në muajin nëntor ishte një ndër anëtarët e partisë së Elbasanit që përkrahu pavarësinë e Shqipërisë.

    “Fillimisht Vërlaci bënte pjesë në Partinë Përparimtare, dhe pas shpërbërjes së kësaj partie ndikoi që deputetët e Elbasanit të bëjnë pjesë në formacionin jetëshkurtër politik të quajtur Partia Kushtetuese, ndërsa vetëm një vit më pas, ai është ndër emrat më kryesorë të Partisë Popullore”, thotë Dervishi.

Në 21 gusht 1914 Shefqet Vërlaci ishte anëtar i delegacionit që i dorëzoi në Gjermani kurorën e fronit të Shqipërisë Princ Vidit. Në zgjedhjet e 5 prillit të vitit 1921 zgjidhet deputet, ndërsa në këtë fushatë kryesoi në Elbasan grupin Pleqësor. Postin e parë si kryeministër dhe ministër i brendshëm i vendit ai e mori në vitin 1924 nga datat 3 mars deri më 27 maj. Gjatë viteve 1925–1928 kur Shqipëria ishte Republikë, Vërlaci u bë senator. Më 13 shtator 1927 dekorohet me Kordonin e Madh të Urdhrit të Kurorës Italiane. Në vitin 1928 në 1 shtator si anëtar i Komisionit të Asamblesë në emër të Asamblesë i komunikoi Mbretit Zog vendimin e posaçëm që e shpalli Shqipërinë Mbretëri Parlamentare.

Zgjidhet për herë të dytë kryeministër në vitin 1939 dhe më 16 prill të po të këtij viti dhe ministër i punëve botore, i dorëzoi në Romë kurorën e fronit shqiptar Viktor Emanuelit III. Po këtë vit, ai u zgjodh senator i Mbretërisë Italiane.

Ministri i Jashtëm italian, njeriu që përgatiti pushtimin e Shqipërisë, konti Galeazzo Ciano në ditarin e tij shkruante “... Po ta kisha njohur më parë nuk do ta kisha mbështetur emërimin e tij. Është njeri nursëz e do të na bezdisë...”. Përuroi në Kavajë fillimet e punimeve të hekurudhës Durrës-Elbasan në vitin 1940.

Në qershor 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria e tij kolaboracioniste ndoqi shembullin e Italisë dhe i shpalli luftë Francës dhe Britanisë së Madhe.

Në vitin 1941 si pasojë edhe të konflikteve të shumta politike që pati me Mëkëmbësin Jakomoni, ky i fundit kërkoi zëvendësimin e tij, gjë e cila u realizua më 3 dhjetor të vitit 1941 ku në vend të tij u emërua Mustafa Kruja.

“Pas largimit nga posti si kryeministër Shefqet Vërlaci thuajse u tërhoq plotësisht nga politika. Para se në Shqipëri të vendosej regjimi komunist u largua në Itali së bashku me djalin e tij Ismailin, dhe vajzën Behije (ish e fejuara e Ahmet Zogut). La në Shqipëri gruan dhe vajzat Fezilet e Mehtap. Është për t'u përmendur fakti se Shefqet Vërlaci ka qenë martuar me të bijën e Ymer Pashë Vrionit, Semiramis. Vërlaci ishte baxhanak me armikun e tij politik, Aqif Pashë Elbasani.

Gruaja e tij pasi u dënua me 5 vjet burg nga komunistët vdiq në mjerim të plotë. Në Shqipëri jetoi vetëm vajza e vogël e Shefqet Vërlacit, Mehtapi e cila ishte e martuar me Qemal Biçakçiun dhe vajza e dytë Fezileti e cila ishte martuar me Is’han Libohovën.

Vdes në vitin 1946 në spitalin e Zyrihut, dhe më pas varroset në Romë në parcelën dytësore 1537 të varrezës së këtij qyteti. Edhe një vit pas vdekjes së tij, qeveria komuniste vazhdonte të kërkonte ekstradimin e tij në Shqipëri si “kriminel lufte”.

Shefqet Vërlaci ka qenë njeriu më i pasur në Shqipëri. Vetëm në vitin 1939 ai kishte në pronësi të tij 3700 hektarë ose rreth 1 përqind të fondit të përgjithshëm të tokës në Shqipëri.

Lidhje tjera

Literatura

  • Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945. C. Hurst & Co. Publishers. ISBN 978-1-85065-531-2.
  • Milo, Paskal (2014). Shqiptarët në luftën e dytë botërore. Toena.

Referime

Tags:

Shefqet Bej Vërlaci JetaShefqet Bej Vërlaci Lidhje tjeraShefqet Bej Vërlaci15 dhjetor1877194621 korrikElbasaniKolonët italianë në ShqipëriKryeministërPartia Fashiste ShqiptarePolitikanZyrihu

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Mine PezaProblem globalPiter PanNikola KopernikuINTELEGJENCA ARTIFICIALEMajat më të larta malore në KosovëLulëkuqjaNdotja akustikeProteinaMitozaShpataKonferenca e Londrës (1912–1913)Mbretëria e IlirisëLëkuraAfërdita përsëri në fshatKarl MarksiHIV/AIDSIsaiRaketa balistike ndërkontinentaleSerie AElbasaniPenisiEkzorcizmiPjesët përbërëse të kompjuteritKarnavaletMali i TomoritJordaniaPrincess ArgjiroKalaja e LezhësAtifete JahjagaDrogaPejgamberët në IslamBakriLidhëza bashkërenditëseJeronim de RadaJaponiaTuneli i LlogarasëEpoka para gjyqitNamazi i AkshamitZgjebjaPozicioni mbrapshtGrupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimikeKaliLuiz EjlliSistemi i qarkullimit të gjakutKosovaLumiLista e kryeqyteteveLista e kafshëve të egraAtmosferaSarandaPashkëtKali arabAjriBallkaniKrishtërimiBullizmiShqipëria e PavarurTumori i truritNapoleon BonapartiMagneziumiAmerika VeriorePlaku dhe detiKara Mahmud pashë BushatiMerkuri (planet)Radha e veprimeve matematikoreMenstruacionetSinonimiKonflikti izraelito-palestinezDielliSistemi i frymëmarrjesDemokracia athinaseDante AligieriVaçe ZelaShteti i PalestinësDemografia e ShqipërisëHidrocentralet🡆 More