Armando Broja: Futbollist shqiptar

Armando Broja (lindur më 10 shtator 2001) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin anglez Fulham, në huazim nga Chelsea, dhe kombëtaren shqiptare.

Armando Broja
Armando Broja: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Të dhënat vetjake
Datëlindja (2001-09-10) 10 shtator 2001 (22 vjeç)
VendlindjaSlough, Angli
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Fulham (në huazim nga Chelsea)
Numri9
Karriera me të rinjtë
0–2007Burnham Juniors
2007–2009Tottenham Hotspur
2009–Chelsea
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2020–Chelsea26(2)
2020–2021→ Vitesse (huazim)30(10)
2021–2022Southampton (loan)32(6)
2024–→ Fulham (huazim)2(0)
Karriera ndërkombëtare
2019Shqipëria U193(1)
2019–2021Shqipëria U216(4)
2020–Shqipëria17(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 shkurt 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 nëntor 2022

Karriera me klube

Vitet e para

Broja ka lindur në Slough të Anglisë nga prindër shqiptar nga Kopliku i Malësisë së Madhe. Ai e nisi karrierën si futbollist me Burnham Juniors si dhe u provua te Reading dhe Fulham, para se të firmoste në fund me Tottenham Hotspur, duke u bërë pjesë e ekipit nën-8.

Chelsea

2009–2020: Vitet në akademi dhe debutimi me ekipin e parë

Broja qëndroi te Tottenhami për dy vite dhe në vitin 2009 u transferua te Çelsi, duke u bërë pjesë e akademisë. Në sezonin 2017–18, ai fitoi Premier Ligën U18, Kupën e Premier Ligës U18 dhe Kupën e të Rinjëve me ekipin nën-18. Ai gjithashtu fitoi Premier Ligën 2 me ekipin nën-23 në sezonin 2019–20, duke shënuar tre gola në dhjetë ndeshje.

Më 26 shkurt 2020, Broja firmosi kontratën e tij të si profesionist me Çelsin pasi ra dakord për një marrëveshje dy-vjeçare. Më 8 mars, ai bëri debutimin e tij si profesionist në fitoren 4–0 kundër Evertonit në Premier Ligë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 86të në vend të Olivier Giroud.

2020–2022: Huazimet te Vitesse dhe Southampton

Më 21 gusht 2020, Broja u transferua te Vitesse në Holandë në formë huazimi për një sezon. Më 19 shtator, ai shënoi golin e parë në Eredivisie në fitoren 2–0 kundër Sparta Rotterdam. Në përfundim të sezonit, Broja kishte shënuar dhjetë gola në kampionat, duke qënë golashënuesi më i mirë i ekipit sëbashku me Loïs Openda.

Pas rikthimit te Çelsi në verë, Broja firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin. Më 10 gusht, ai u huazua te Southamptoni për sezonin 2021–22. Ai debutoi më 25 gusht në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës EFL kundër Newport County, duke shënuar dy nga golat e fitores 8–0. Më 16 tetor, Broja shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Leeds United, duke u bërë shqiptari i parë që shënon në Premier Ligë.

2022–vazhdon: Dëmtimi i rëndë dhe huazimi te Fulham

Më 22 shtator 2022, Broja rinovoi kontratën e tij me klubin deri në shtator 2028. Ai e nisi sezonin 2022–23 si një rezervë te Çelsi; goli i tij i parë me "Blutë" erdhi më 8 tetor në fitoren 3–0 në Stamford Bridge kundër Wolverhampton Wanderers. Në dhjetor, Broja këputi ligamentin e gjurit të djathtë në një ndeshje miqësore kundër Aston Villës, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit. Ai u rikthye në stërvitje në korrik 2023 dhe luajti ndeshjen e parë pas dëmtimit më 23 shtator sërisht kundër Aston Villës; kjo ishte ndeshja e tij e parë pas 274 ditësh, gjatë së cilës ai humbi 39 ndeshje.

Pas kësaj ndeshje, Broja u aktivizua në 18 ndeshje të tjera nga trajneri Mauricio Pochettino, duke shënuar dy gola. Më 1 shkurt 2024, ai u huazua te Fulhami deri në përfundim të sezonit. Debutimi i tij me Fulhamin erdhi dy ditë më vonë në barazimin 2–2 në transfertë kundër Burnley.

Karriera ndërkombëtare

Të rinjtë

Broja kishte të drejtë të luante me Anglinë falë vendit të lindjes dhe Shqipërinë falë origjinës së prindërve të tij. Në fillim të vitit 2019, ai refuzoi një ftesë nga ekipi nën-19 i Anglisë, duke shprehur dëshirën për të luajtur me Shqipërinë. Në shkurt 2019, ai u ftua nga trajneri Nevil Dedeekipin nën-19. Një muaj më pas, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të në minutën e 60të; ndeshja u mbyll në barazim 1–1. Dy ditë pas kësaj, ai i shënoi sërisht Maqedonisë, por Shqipëria u mposht 2–1. Në maj, ai u ftua për dy ndeshjet miqësore kundër Kosovës, duke shënuar një gol në fitoren 3–1 në ndeshjen e parë dhe një dygolësh në fitoren 4–1 në ndeshjen e dytë.

Më 9 qershor 2019, Broja debutoi me ekipin nën-21 në miqësoren kundër Uellsit, ndeshje në të cilën ai shënoi të dy golat e Shqipërisë në pjesën e dytë.

Në nëntor, Broja u thirr sërisht në ekipin nën-19 për të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2020. Në ndeshjen e dytë, ai shënoi golin e vetëm në humbjen kundër Belgjikës, kurse në ndeshjen e tretë kundër Islandës u përjashtua me karton të kuq në minutën e 65të; Shqipëria u rendit në vendin e fundit me 0 pikë.

Ekipi i parë

Në maj 2019, Broja u ftua për herë të parë në ekipin e parë për një grrumbullim disa ditor në Durrës. Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 7 shtator 2020 në humbjen 1–0 në shtëpi kundër LituanisëUEFA Ligën e Kombeve 2020–21. Ai u aktivizua edhe në dy ndeshje të tjera, me Shqipërinë që u rendit e para në Grupin 4 të Ligës C, duke u ngjitur në Ligën B.

Broja u thirr rregullisht nga trajneri Edoardo Reja në fushatën kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2022. Megjithatë, ai u aktivizua më së më shumti nga stoli, duke qënë zgjedhja e tretë mbrapa sulmuesit titullar Rey Manaj dhe Sokol Cikalleshit. Më 5 shtator 2021, Broja shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren historike 1–0 kundër HungarisëElbasan Arena; kjo ishte fitorja e parë në historinë e Shqipërisë kundër Hungarisë si dhe goli i parë i shënuar kundër tyre. Në ndeshjen e kthimit në Budapest, Broja u aktivizua si zëvëndësues dhe i dha fitoren Kuqezinjëve me një gol në minutën e 80të. Pavarësisht se Shqipëria nuk u kualifikua në Kupën e Botës, Broja e mbylli fushatën kualifikuese si golashënuesi më i mirë i ekipit me 3 gola.

Profili i lojtarit

Broja është një lojtar shtatlartë, potent dhe i fortë i cili luan si qëndër-sulmues. Ai kombinon fizikun dhe forcën me shkathtësinë dhe driblimet e tij. Ai është gjithashtu një lojtar i fuqishëm në duelet ajërore dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 10 shkurt 2024
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Chelsea U23 2019–20 3 0 3 0
Chelsea 2019–20 Premier League 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2022–23 Premier League 12 1 0 0 1 0 5 0 18 1
2023–24 Premier League 13 1 2 1 4 0 19 2
Gjithsej 26 2 2 1 5 0 5 0 38 3
Vitesse (huazim) 2020–21 Eredivisie 30 10 4 1 34 11
Southampton (huazim) 2021–22 Premier League 32 6 4 1 2 2 38 9
Fulham (huazim) 2023–24 Premier League 2 0 2 0
Gjithsej karriera 90 18 10 3 7 2 5 0 3 0 115 23

Kombëtarja

    Redaktuar më 16 nëntor 2022
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2020 3 0
2021 7 3
2022 7 1
2023 0 0
Gjithsej 17 4

Golat me kombëtaren

    Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Broja.
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Armando Broja
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 5 shtator 2021 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 7 Armando Broja: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Hungaria 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
2 8 shtator 2021 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 8 Armando Broja: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  San Marino 3–0 5–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
3 9 tetor 2021 Puskás Aréna, Budapest, Hungari 9 Armando Broja: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Hungaria 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
4 10 qershor 2022 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 13 Armando Broja: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Izraeli 1–0 1–2 UEFA Liga e Kombeve B 2022–23

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Armando Broja Karriera me klubeArmando Broja Karriera ndërkombëtareArmando Broja Profili i lojtaritArmando Broja Statistikat e karrierësArmando Broja ReferimeArmando Broja Lidhje të jashtmeArmando BrojaChelsea F.C.FutbolliKombëtarja shqiptare e futbollitSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RrethiLegjendaDifuzionLista e elementeve kimikëKategoria SuperioreUltësira Perëndimore e ShqipërisëVideosexKalaja e GjirokastrësRobin HoodGlobalizimiSkizofreniaKalendariEmriZgjebjaMuzika shqiptareA.C. MilanTrekëndëshi i BermudësMusine KokalariVullkanet dhe termetetFeja në ShqipëriInflacioniHekuri i RrobaveShqiptarët në Maqedoninë e VeriutGjeografia e ShqipërisëKryefjalaAlkooliLumi i DrinitVitamina DBurimet natyroreHalucinacioniHasan PrishtinaLuiz EjlliHidrocentraletDielliBurgimi i përjetshëmHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiAnemiaLista e markave të automobilaveArti i RilindjesBeratiMerkuri (planet)Fibroza kistikeEnergjiaMartin CamajPushtimi italian i ShqipërisëHashim ThaçiHolokaustiLista e shteteve sipas popullsisëAli Baba dhe Dyzet HajdutëtNdryshimet klimatikeUrani (planet)LogopediaPHFoshnjaShtatzëniaEmigrimiPersonat me aftesi te kufizuaraGjirafaAfërditaEkonomia e ShqipërisëMarsiThyesaIslamiMarrëdhënia seksualeVitaminaPresidenti i Maqedonisë së VeriutWikipediaSportiNepotizmiZambaku shqiptarTrupi i njeriutPerandoria RomakeRiciklimiFarëOsteoporozaEpoka para gjyqitPyetja retorikeMjedisiFormat e pashtjelluara të foljes🡆 More