Rey Manaj: Futbollist shqiptar

Rey Manaj (lindur më 24 shkurt 1997) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin anglez Watford dhe kombëtaren shqiptare.

Rey Manaj
Rey Manaj: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës
Manaj me Pescara në gusht 2016
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRey Aldo Manaj
Datëlindja (1997-02-24) 24 shkurt 1997 (27 vjeç)
VendlindjaLushnje, Shqipëri
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Watford
Numri22
Karriera me të rinjtë
2008–2012Piacenza
2012–2014Cremonese
2013–2014Sampdoria (huazim)
2015–2016Internazionale (huazim)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2015Cremonese22(2)
2015–2018Internazionale4(0)
2016–2017Pescara (huazim)12(2)
2017→ Pisa (huazim)17(2)
2017–2018→ Granada (huazim)19(1)
2018–2020Albacete37(9)
2020–2021Barcelona B27(13)
2021–2022Barcelona0(0)
2021–2022→ Spezia (huazim)30(5)
2022–Watford5(1)
Karriera ndërkombëtare
2014Shqipëria U193(1)
2015–2019Shqipëria U219(13)
2015–Shqipëria31(7)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14:47, 2 shkurt 2020 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 tetor 2019

Karriera me klube

Vitet e hershme

Manaj lindur në Lushnje më 24 shkurt 1997 dhe më pas emigroi në Itali me familjen e tij. Ishte Italia vendi ku ai nisi karrierën si futbollist, fillimisht duke luajtur me Piacenzën në moshën 11 vjeç. Ai gjithashtu pati dy prova të pasuksesshme në akademitë e klubeve elitare Milan dhe Atalanta. Pasi u bashkua me akademinë e Piacenzës, Manaj arriti sukses kolektiv dhe individual. Në vitin 2012, akademia e drejtuar nga familja e Leonardo Garillit shpalli falimentin duke bërë që Manaj të kalonte te U.S. Cremonese.

Në vitin 2013, Manaj u huazua te akademia e të rinjëve të Sampdorias e drejtuar nga Pedone. Gjatë një ndeshje stërvitore ndaj ekipit të parë, Manaj gjuajti nga mesi i fushës pasi pa vendosjen e gabuar të portierit Júnior da Costa, megjithatë, gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Kjo bëri që trajneri Pedone ta paralajmëronte duke i thënë: "Nëse e përsërit herës tjetër do të të zëvëndësoj!" Disa javë më pas, Manaj e përsëriti atë gjuajtje në ndeshjen ndaj primaverës së Sienës, këtë herë duke shënuar. Duke kujtuar se çfarë kishte ndodhur në stërvitje disa javë më para, Manaj ju drejtua Pedones: "Trajner, a është mirë kështu?"

Sampdoria kishte mundësi për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit pas përfundimit të huazimit më 30 qershor 2014 për 300,000 €, por pas një ndryshimi në pronësi, koha e marrëveshjes mbaroi duke bërë që Manaj të rikthehej te Cremonese. Megjithatë, Sampdoria u paraqiti kërkesën për të blerë Manaj pas 30 qershorit, por presidenti i Cremoneses, Luigi Simoni, tashmë kërkonte 700,000 € për një marrëveshje bashkpronësie, por Sampdoria refuzoi.

Cremonese

Manaj u përfshi në ekipin e parë të Cremoneses në fillim të sezonit 2014–15 në moshën 17 vjeç. Ai bëri debutimin e tij me ekipin më 7 shtator duke luajtur në 14 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Mantovës, e mbyllur me një fitore 2–1 në transfertë për Cremonesen. Ndeshja e tij e parë si titullar erdhi më 5 tetor në humbjen në transfertë ndaj Pordenones. Vetëm gjashtë ditë më vonë, Manaj shënoi golin e tij të parë si profesionist në barazimin 1–1 kundër Alessandria Calcios; në moshën 17 vjeç dhe 11 muaj, Manaj u bë lojtari më i ri që shënon në këtë kategori.

Internazionale

Më 14 korrik 2015, pas shumë spekullimeve në lidhje me të ardhmen e tij, Manaj u zyrtarizua nga klubi italian i Serie A Inter në një marrëveshje pesë-vjeçare; Zikaltrit paguan 1 milion €. Përveç pagesës, klubi i dha Cremoneses edhe shërbimet e lojtarëve Fabio Eguelfi dhe Francesco Forte. Pas transferimit, Manaj u përfshi në stërvitjen e ekipit të parë nga trajneri Roberto Mancini.

Sezoni 2015–16

Manaj bëri debutimin e tij me Interin më 6 gusht në ndeshjen miqësore ndaj Athletic Bilbao, duke zëvëndësuar mbrojtësin Jeison Murillo në një fitore 2–0. Debutimi i tij në Serie A erdhi më 23 gusht në ndeshjen hapëse të sezonit 2015–16 ndaj Atalantës, duke zëvëndësuar Marcelo Brozović në minutën e 85të me Interin që fitoi 1–0 në San Siro. Më 15 dhjetor, Manaj luajti si titullar në ndeshjen e Coppa Italias kundër Cagliarit në shtëpi, duke luajtur 90 minuta të plota si dhe duke asistuar golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Rodrigo Palacio.

Më 2 mars 2016, në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së Coppa Italias kundër Juventusit, Manaj u aktivizua në kohën shtesë si zëvëndësues. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën me fitoren e Interit 3–0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm pas humbjes me të njëjtat shifra në ndeshjen e parë. Në gjuajtjet e penalltive, Manaj realizoi tentativën e tij por ekipi u mposht 5–3 dhe u eliminua nga kompeticioni. Ai e mbylli sezonin 2015–16 me gjashtë ndeshjet ndërmjet kampionatit dhe kupës, ndërkohë duke kontribuar edhe në suksesin e ekipit Primavera në Coppa Italian e të rinjëve. Më 24 qershor 2016, Interi dhe Cremonese ranë dakord për ti dhënë fund bashkpronësisë për 500,000 €, duke bërë që Zikaltrit ta blenin përfundimisht kartonin e shqiptarit.

Huazimi te Pescara

Më 11 korrik 2016, Manaj u huazua për një sezon te klubi tjetër i Serie A Pescara sëbashku me Cristiano Biraghin. Këto dy huazime ishin pjesë të transferimit të sulmuesit Gianluca Caprari te Interi. Manaj u prezantua në të njëjtën ditë, dhe pasi mori fanellën me numrin 9, deklaroi: "Dua të shfaq të gjitha cilësitë e mia."

Manaj luajti ndeshjen e tij të parë për Pescarën më 21 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Napolit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të shqiptarit tjetër Ledian Memushaj. Në ndeshjen e dytë të tij, Manaj shënoi golin e parë për klubin dhe të parin në Serie A në transfertën kundër Sassuolos, duke ardhur sërisht si zëvëndësues.

Qëndrimi i tij te Pescara u prish nga sjellja e tij, duke u pezulluar në nëntor nga trajneri Massimo Oddo për mungesë disipline. Në një konferencë për shtyp, Oddo deklaroi: "Manaj është jashtë për arsye disiplinore. Nuk jam këtu për të treguar se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes, por sot ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte. Parapëlqej të marr një lojtar nga ekipi i të rinjëve në vënd të një lojtari që nuk di të sillet." Kjo gjë bëri që klubi të ndërpriste huazimin e tij para kohe, me Manajn që e mbylli qëndrimin e tij te Pescara me 12 ndeshje të luajtura dhe dy gola të shënuar.

Huazimi te Pisa

Më 18 janar 2017, Inter konfirmoi nëpërmjet uebfaqes zyrtare që Manaj kishte kaluar në huazim te Pisa në Serie B deri në përfundim të sezonit 2016–17. Në ekip ai gjeti Edgar Çanin dhe ish portierin e kombëtares Samir Ujkani, i cili ishte personi që e bindi të firmoste me Pisën. Manaj debutoi zyrtarisht tre ditë më vonë në ndeshjen e kampionatit kundër Ternanës, duke humbur një penallti në minutat e fundit të ndeshjes me Pisën që fitoi 1–0. Pavarësisht penalltisë së humbur, performanca e tij u vlerësua nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili tha se "të humbësh një penallti është diçka që mund ti ndodhi çdokujt"." Goli i tij i parë me klubin erdhi më 12 mars në humbjen 2–1 kundër Vicenzës; goli i tij erdhi në minutën e 60të, vetëm katër minuta pasi ishte aktivizuar si zëvëndësues.

Huazimi te Granada

Më 30 gusht 2017, Manaj u huazua në Spanjë te Granada në Segunda División për një sezon me të drejtë blerje. Ai debutoi dy ditë më vonë në një ndeshje kundër Barcelonës B në kampionat, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të kolumbianit Adrián Ramos në minutën e 72të.

Albacete

Më 1 korrik 2018, Manaj u huazua sërisht në Segunda División, këtë herë te Albacete e cila kishte mundësinë për ta blerë lojtarin përfundimisht në përfundim të sezonit. Ai pati një nisje pozitive të sezonit, duke shënuar me penallti në ndeshjen debutuese kundër Deportivo de La Coruña ku u akitivizua si zëvëndësues. Më 13 shtator, ai regjistroi golin e parë të Copa del Rey në raundin e dytë kundër CD Lugo; goli i tij, i shënuar në minutën e 93të, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 2–1 dhe eliminimin nga kompeticioni.

Më 9 korrik 2019, Albacete njoftoi se kishte firmosur një kontratë pesë-vjeçare me shqiptarin.

Barcelona

Më 20 janar 2020, Manaj u transferua te Barcelona B në Segunda División B duke firmosur një kontratë për tre vite e gjysëm, me klubin që i vendosi klauzolën e lirimit 50 milion €. Sipas raportimeve, Barcelona pagoi 700,000 € me 2 milion € pagesë shtesë bazuar në performancat e lojtarit gjatë kësaj kohe. Ai debutoi vetëm pesë ditë më vonë në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Ejeas pasi ishte emëruar në formacionin titullar.

Më 29 janar, Manaj u stërvit me ekipin e parë të Barcelonës për herë të parë, dhe më 14 shkurt, ai u thirr nga trajneri Quique Setien për ndeshjen e kampionatit kundër Getafes, duke u bërë shqiptari i parë që përfshihet në ekip. Ai ishte një zëvëndësim i papërdorur me Barcelonën që fitoi 2–1 në Camp Nou.

Huazim te Spezia

Më 31 gusht 2021, Manaj iu bashkua skuadrës së Serie A Spezia Calcio në formë huazimi me një opsion për të blerë për një tarifë prej €2.7 milion.

Watford

Më 12 korrik 2022, Manaj iu bashkua klubit të Championship Watford në një marrëveshje trevjeçare nga Barcelona, për një tarifë të pazbuluar. Në ndeshjen e katërt të sezonit, Manaj shënoi golin e tij të parë për Hornets në barazimin 1-1 kundër Birmingham City.

Karriera ndërkombëtare

Të rinjtë

Ekipi nën-19

Manaj mori ftesën e parë ndërkombëtare në karrierën e tij nga trajneri i ekipit kombëtar nën-19 Altin Lala për fazën kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2015. Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen hapëse kundër Danimarkës më 12 nëntor 2014, duke luajtur si titullar për 60 minuta me Shqipërinë që u mposht 1–0. Pasi qëndroi në stol në ndeshjen e dytë, Manaj u rikthye si titullar në ndeshjen e tretë dhe të fundit kundër Uellsit më 17 nëntor, duke luajtur për 62 minuta para se të zëvëndësohej nga Fabian Lokaj; Shqipëria e humbi ndeshjen me rezultatin 2–1, duke e mbyllur grupin në vendin e fundit me 0 pikë dhe me një golavarazh 2–7..

Ekipi nën-21

Në mars 2015, Manaj u përfshi për herë të parë në ekipin kombëtar nën-21 nga trajneri Skënder Gega për ndeshjen hapëse të kualifikueseve të UEFA Kampionatit Evropian 2017 kundër Lihtenshtajnit. Manaj bëri një debutim të suksesshëm me këtë kategori, duke shënuar në minutën e 52të golin e parë të fitores 2–0 pasi kishte hyrë si zëvëndësues vetëm disa minuta më parë. Ftesa e tij e rradhës erdhi në shtator të atij viti nga trajneri i ri Redi Jupi për ndeshjet kualifikuese kundër Izraelit dhe Portugalisë. Goli i tij i parë në kualifikuese erdhi më 28 mars 2016 në suksesin 2–1 kundër Hungarisë në Elbasan Arena; goli i tij barazoi rezultatin përkohësisht para se mbrojtësi Herdi Prenga të shënonte golin e fitores.

Manaj u rikthye në ekipin nën-21 në mars 2018 pas rreth dy vitesh për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2019 kundër Sllovakisë. Ai shënoi dy gola në ndeshjen e parë në shtëpi të cilën Shqipëria e humbi 3–2, si dhe shënoi golin e vetëm në ndeshjen e kthimit ku Shqipëria pësoi disfatë 4–1. Në ndeshjen e luajtur në Štadión pod Dubňom, Manaj ishte kapiteni i ekipit.

Ekipi i parë

Në një intervistë të dhënë në vitin 2014, Manaj deklaroi se ëndërra e tij ishte të përfaqsonte kombëtaren shqiptare. Ai mori ftesën e parë në kombëtaren për ndeshjen miqësore kundër Kosovës, të cilën ai e kremtoi duke shënuar gol vetëm 13 sekonda pasi ishte aktivizuar në lojë si zëvëndësues, duke vendosur dy rekorde për Shqipërinë: lojtari më i ri që shënon gol dhe goli më i shpejtë i shënuar nga një lojtar zëvëndësues. Ndeshja e luajtur në Prishtinë u mbyll në barazim 2–2. Manaj ja dedikoi golin familjes së tij.

Në një intervistë të dhënë në tetor 2015, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi deklaroi se Manaj mund të ishte pjesë e ekipit që do të luante në UEFA Euro 2016 në Francë, megjithatë në maj 2016, Manaj nuk ishte pjesë e listës paraprake me 27 lojtarë. Në gusht 2016, pas përfundimit të turnamentit, Manaj u përfshi në ekip për ndeshjen miqësore ndaj Marokut dhe ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Maqedonisë.

Stili i lojës

Manaj është një sulmues qëndror, i cili është i aftë të luajë me të dyja këmbët si dhe është i aftë të shënojë me kokë. Ai ka një teknikë të mirë dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga distanca. Pavarësisht aftësive në fushë, Manaj është famkeq për karakterin e tij në lojë, që gjatë karrierës i ka shkaktuar disa ndëshkime të panevojshme. Trajneri italian Roberto Mancini, me të cilin Manaj punoi gjatë kohës te Interi, deklaroi se sulmuesi ka një talent të madh, të ngjashëm me atë të Mario Balotellit, por gjithashtu shtoi se ai është "Ibrahimović i ri".

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 16 shkurt 2020
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Cremonese 2014–15 Lega Pro 22 2 4 0 26 2
Internazionale 2015–16 Serie A 4 0 2 0 6 0
Gjithsej 26 2 6 0 32 2
Pescara (huazim) 2016–17 Serie A 12 2 1 0 13 2
Pisa (huazim) 2016–17 Serie B 17 2 0 0 17 2
Granada (huazim) 2017–18 Segunda División 19 1 1 0 19 1
Gjithsej 48 5 2 0 49 5
Albacete (huazim) 2018–19 Segunda División 27 6 1 1 2 0 30 7
Albacete 2019–20 Segunda División 10 3 1 0 11 3
Gjithsej 37 9 2 1 2 0 41 10
Barcelona B 2019–20 Segunda División B 3 1 0 0 3 1
Gjithsej 3 1 0 0 3 1
Gjithsej karriera 114 17 10 1 2 0 125 18

Kombëtarja

    Redaktuar më 17 nëntor 2019
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2015 2 1
2016 1 0
2018 5 0
2019 5 2
Gjithsej 13 3

Golat me kombëtaren

    Redaktuar më 14 nëntor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Manaj.
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 13 nëntor 2015 Stadiumi i qytetit të Prishtinës, Prishtinë, Kosovë 1 Rey Manaj: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Kosova 1–0 2–2 Ndeshje miqësore
2 14 tetor 2019 Stadiumi Zimbru, Chișinău, Moldavi 11 Rey Manaj: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Moldavia 4–0 4–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
3 14 nëntor 2019 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 12 Rey Manaj: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Andorra 2–2 2–2

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Rey Manaj Karriera me klubeRey Manaj Karriera ndërkombëtareRey Manaj Stili i lojësRey Manaj Statistikat e karrierësRey Manaj ReferimeRey Manaj Lidhje të jashtmeRey ManajFutbolliKombëtarja shqiptare e futbollitShqiptarëtSulmuesi (futboll)Watford F.C.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LibriAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianLumi i DanubitLidhëzaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëFacebookLista e shteteve sipas popullsisëSinuzitiADHDMesopotamiaHistoria e ShqipërisëJeronim de RadaEritrocitiRrahman DedajTeknologjiaKallëzuesiPëremriOutlook.comHebrenjtëMaria AntonetaPetro MarkoShiuLegjendaPianojaMbretëria e IlirisëDendësia e popullsisëSiguria kibernetikeDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëShkencaTulipaniBimët me farëShqipëria e PavarurYlliSindromi i stokholmitNikotinaLedion LiçoHolokaustiParku Kombëtar Shebenik-JabllanicëNdre MjedaDepresioniDita e TokësCikli i UjitDëbimi i shqiptarëve çamëKorçaPHItaliaPranveraPlisi (lashtësi)Majlinda KelmendiJaponiaKushtetuta e KosovësLidhëza bashkërenditëseBujqësiaGjuhët indo-evropianeMagnetiInsulinaLiqeni i OhritVeshkaTrashëgimia kulturoreShoqëriaPasaporta e ShqipërisëAlfabeti shqipHistoria e TokësGjeniNamazi i JacisëKalaja e ShkodrësIlir MetaFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollDemokraciaArben TaravariQarku i VlorësKatalizatoriRrugaEgjiptiKrujaMjedisiShëndetiPellazgët🡆 More