Arkivistika është shkencë e cila merret me studimin e arkivave, të cilat paraqesin koleksione të dokumenteve, regjistrimeve si dhe pajisjet e magazinimit të të dhënave .
Për të ndërtuar dhe kuruar një arkiv, duhet të përvetësohen dhe vlerësohen materialet e regjistruara për përdorimin e mëvonshëm të tyre. Për këtë qëllim, shkenca arkivore kërkon të përmirësojë metodat për vlerësimin, ruajtjen, kujdesin dhe katalogimin e materialeve të regjistruara.
Një përmbledhje arkivore ruan të dhëna të cilat nuk synojnë të ndryshojnë. Për të qenë me vlerë për shoqërinë, arkivat duhet të jenë të besueshme. Prandaj, një arkivist ka përgjegjësi të vërtetojë materialet arkivore, siç janë dokumentet historike, dhe të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe përdorimin e tyre. Regjistrat arkivorë duhet të jenë ato që pretendojnë se janë; të përfaqësojnë me saktësi veprimtarinë për të cilën janë krijuar; të prezantojnë një pamje koherente përmes një grupi përmbajtjesh; si dhe të jetë në gjendje të përdorshme e në një vend të arritshëm.
Një kurator arkiv quhet arkivist ; ndërsa kujdesi (kurimi) ndaj një arkivi quhet administrim arkivi .
Arkivistika është paraqitur nga diplomatika dhe analiza kritike e dokumenteve .
Në vitin 1540, Jakob von Rammingen (1510-1582) shkroi dorëshkrimin e manualit më të hershëm të njohur arkivor. Ai ishte një ekspert i regjistrave (Registerraturen), fjalë gjermane e kohës për atë që më vonë u bë e njohur si arkiva.
Provenansa në shkencën arkivore i referohet "origjinës ose burimit të diçkaje; informacion në lidhje me origjinën, kujdestarinë dhe pronësinë e një sendi ose koleksioni". Si një parim themelor i arkivave, trashëgimia i referohet individit, familjes ose organizatës që krijoi ose mori artikujt në një koleksion. Në praktikë, provensimi dikton që të dhënat me origjinë të ndryshme duhet të mbahen të ndara për të ruajtur kontekstin e tyre. Si një metodologji, provansimi bëhet një mjet për të përshkruar rekgjistrimet në nivelin e serive.
Në arkiv krahas me arkivistin si praktikues të shkencës arkivore mund të angazhohen e të punojnë edhe kuadro me prapavijë akademike të përafërt si p.sh kuadro nga bibliotekonomia, shkenca e informacionit, historia ose muzeologjia .
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Arkivistika, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.