Arif Hiqmeti, i lindur Arif Neziri (1870s–1916), ishte një nga udhëheqësit e Kryengritjes së Fshatarëve në Shqipëri.
Arif Hiqmeti | |
---|---|
U lind në | Arif Neziri 1870s |
Vdiq | 1915 |
Profesioni | Agjent osman |
Njohur për | Kryengritja e Shqipërisë së Mesme |
Arif Hiqmeti lindi në vitin 1870 në Llojan, një fshat i vogël afër Kumanovës në atë që sot është Maqedonia e Veriut, në një familje shqiptare. Babai i tij ishte një tregtar. Mësimet e para Hiqmeti i mori nga një klerik mysliman në fshat. Që në moshë të re ai tregoi inteligjencë dhe aftësi të mira komunikuese. Miqtë e fuqishëm të familjes i mundësuan të studionte ligjin në Stamboll. Pasi mbaroi studimet, Hiqmeti u punësua si agjent i Hilmi Pashës.
Për shkak të aftësive dhe njohurive të disa gjuhëve, ai më vonë u bë agjent i fshehtë i Perandorisë Osmane. Gjatë asaj kohe Hiqmeti tregoi një mbështetje të vendosur për politikat fetare dhe natyrën e perandorisë, si dhe një mosmiratim të idealeve nacionaliste që po shfaqeshin në popullsinë ballkanike. Në fillim të shekullit të 20-të ai u dërgua në rajonin e Malësisë për të bindur udhëheqësit e kryengritjeve shqiptare për pavarësi që të pranonin postet zyrtare osmane dhe të ndalonin kryengritjen. Pasi nuk arriti marrëveshje me krerët e Malësisë, Hiqmeti filloi të vizitonte shumë objekte fetare myslimane dhe familje në të gjithë zonën me popullsi shqiptare, duke përhapur propagandë pro-osmane. Në vitin 1910 Hiqmeti me disa bashkëpunëtorë të tij organizoi në qendër të Shkupit një mbledhje ku foli kundër Kongresit të Manastirit dhe miratimit të tij të një alfabeti latin për shkrimin në gjuhën shqipe. Për të njëjtën arsye në javët në vijim u mbajtën takime edhe në vendbanime të tjera me popullsi shqiptare. Sipas dokumenteve bashkëkohore, takimet gjetën shumë pak përkrahës në mesin e njerëzve të zakonshëm.
Pasi Shqipëria shpalli pavarësinë, në vitin 1914 Hiqmeti u përfshi në Kryengritjen e Fshatarëve të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe që kishte si synim largimin e Princit Vilhem Vidi nga pushteti. Kryengritja mori mbështetje nga disa fshatarë pro-osmanë, të cilët besonin se regjimi i ri i Principatës së Shqipërisë ishte një mjet i gjashtë Fuqive të Mëdha të Krishtere dhe pronarëve të tokave që zotëronin gjysmën e tokës së punueshme. Megjithatë revolta nuk pati sukses dhe shpejt ajo u shtyp. Në vitin 1916 Hiqmeti u pushkatua nga patriotët shqiptarë nga Dibra.
Sipas Selim Islamit, Kristo Frashërit dhe Aleks Budës, Arif Hiqmeti u konsiderua nga shqiptarët në vitin 1968 si simbol i lëvizjeve antidemokratike dhe keqpërdorimi i idealeve fetare për përfitime personale.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Arif Hiqmeti, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.