Anila Sulstarova

Anila Sulstarova është psikologe klinike, pedagoge në departamentin e pedagogjisë dhe psikologjisë në Universitetin e Tiranës, autore tekstesh në fushë të psikoterapisë dhe eksperte në organizata ndërkombëtare dhe kombëtare, si UNICEF, Save the Children, Terres des Homes, CRCA etj.

Anila Sulstarova
Anila Sulstarova
ProfesioniPsikologe

Edukimi

Anila ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe në 2011-n mori doktoratën me disertacionin “Maksimalizimi i funksioneve të hemisferës së djathtë të trurit, përmes ndërhyrjes diadike, tek foshnjat 0-10-muajshe në institucion”, ndërsa punimi i saj shkencor në nivelin master ka qenë “Etika në këshillim”. Ajo ka kryer specializime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ku veçohet specializimi në Universitetin e Nebraskas (SHBA), me fokus depistimin e sjelljeve prosociale tek adoleshentët dhe psikoterapi individuale.

Karriera profesionale

Që prej vitit 2001, Sulstarova punon si psikologe klinike dhe prej 2005-s e është pedagoge në departamentin e pedagogjisë dhe psikologjisë të Universitetit të Tiranës. Është titullare e disa lëndëve, si “Terapia familjare: parimet dhe metodat klinike”,“Praktikum në terapi arti dhe loje”, “Këshillimi i familjes”, “Psikologji e zhvillimit të adoleshencës”, “Kuptimi i dhunës dhe i agresivitetit” në programet e studimit “Bachelor në psikologji”, “Master i shkencave në psikologji klinike”, “Master i shkencave në psikologji shkollore”, “Master profesional në këshillim”. Anila është edhe lektore në Shkollën e Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë si dhe ka përvoja mësimdhënieje jashtë Shqipërisë, si në SHBA, Portugali etj.

Paraqitja në media

Anila është aktive në media, kryesisht në emisione radiofonike që lidhen me mirërritjen e fëmijëve dhe sfidat e prindërimit. Është aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fëmijëve, grave dhe komunitetit LGBTQI+.

Tituj shkencorë

  • Milika Dhamo dhe Anila Sulstarova, “Etika në këshillim”, Ideart, ISBN 99943-679-4-3; ISBN 9789994367948, shkurt 2006, ribotuar në 2008
  • Anila Sulstarova (dhe bashkautorë), “Fokusi te gjinia për analizën e përmbajtjes së teksteve shkollore elementare”, shtator 2005, Aleanca Femërore
  • Anila Sulstarova, Gerda Sula, “Doracak prindërimi. Nga lindja deri përpara se të hyjnë në shkollë”, fondacioni “Shqipëria e hapur për Shqipërinë”, Tiranë, 2015

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Anila Sulstarova EdukimiAnila Sulstarova Karriera profesionaleAnila Sulstarova Paraqitja në mediaAnila Sulstarova Tituj shkencorëAnila Sulstarova Lidhje të jashtmeAnila Sulstarova ReferimeAnila SulstarovaPsikoterapiaSave the childrenUNICEFUniversiteti i Tiranës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Jeronim de RadaPrinc VidiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriKongresi i DurrësitAlexa Internet1874 në muzikëMatjaBazatKroaciaZinkuOksigjeniLista e lumenjve në KosovëViolinaKinaElektrolizaKrujaParisiEvropaPoseidoniLista e personaliteteve ilireLista e aktorëve të teatrit shqiptarAlfabeti arabDialektet e gjuhës shqipeKushtetuta e KosovësLionel MessiShqiponjaHebrenjtëTuberkuloziLegjendaNdajfoljaMartin CamajJaponiaHistoria e KuranitAli PodrimjaHidroenergjiaVallet shqiptareLidhëzat në gjuhën shqipeMbreti Zogu IEnergjia solareEnkelejd AlibeajPopullsia në BotëMjedisi natyrorLiberalizmiNdotja e ujitHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Gjallesat në zhdukjeAfrikaNATOKongresi i LushnjesDendësiaSarandaTop MediaBarazia gjinoreArteriaOlta GixhariElektromagnetëtTanzimatiEkosistemiMali i KorabitKultura e ShqipërisëPashallëku i ShkodrësPHLista e shkrimtarëve shqiptarëBraktisja e shkollësCikli i UjitRasa gjinoreBandat kriminale shqiptareDurrësiLeje DrejtimiLista e shteteve sipas popullsisëAmerika VerioreElektricitetiTurqiaZvicraLepuriSergio RamosKanuni i Lekë DukagjinitNdotja akustike🡆 More