Aida Garifullina: Këngëtare operistike ruse

Aida Garifullina (lindur në 30 shtator 1987) është një soprano ruse me origjinë nga Tatarstani.

Ajo është fituesja e konkursit operistik në 2013 “Operalia” dhe ka marrë pjesë në disa produksione në Teatrin Mariinsky, në Shën Petersburgu si dhe Wiener Staatsoper. Ajo ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Decca Records”.

Aida Garifullina: Biografia dhe karriera muzikore, Referime
Aida Garifullina

Biografia dhe karriera muzikore

Fillimet në karrierë

Garifullina ka lindur në 1987 në Kazan, kryeqytetin e republikës së Tatarstanit. Mamaja e saj, Lyalya Garifullina (dirigjente kori) është momentalisht drejtuese e Qendrës për Muzikën Bashkëkohore “Sofia Gubaidulina”. Që prej fëmijërisë mamaja e saj ka shërbyer si influencë për zhvillimin e saj muzikor dhe ishte një shtyllë e fortë në zhvillimin profesional të Aidës. Në moshën 18 vjeçare ajo lëvizi drejt Nuernverg për të studiuar muzikë.

Në 2007 ajo nisi studimet në Universitetin Vjenez për Muzikë dhe Artin performativ nën udhëheqjen e Claudia Visca. Dy vite më vonë Garifullina debutoi në produksionin e Moxartit me titull “Così fan tutte”. Në 2010 ajo fitoi konkursin për këngëtaren më të mirë , konkursi me emër “Muslim Magomayev” në Moskë. Pasi u diplomua në 2011, ajo performoi në ceremoninë përmbyllëse në Shenzhen si dhe këndoi në duetin me Alessandro Sfina në Kazan.

Në 2012 Garifullina këndoi në hapjen e Lojërave Olipmike verore në Londër. Në Londër ajo u njoh me Valery Gergiev, drejtorin artistik të teatrit “Mariinsky Theater” në Shën Petërsburg. Në janar 2013 ajo debutoi në skenën e teatrit “Marinsky Theater” në rolin e Susanna në operën "Buffa" të Mozartit “The Marriage of Figaro”. Ajo më vonë shtoi në repertorin e saj rolin e Gildës në pjesën “Rigoletto” si dhe rolin e Adinës në pjesën “L'elisir d'amore”.

Në qershor ajo performoi në ceremoninë hyrëse në “Summer Universiade” në 2013 në Kazan. Ajo gjithashtu performoi në ceremoni përmbyllëse së bashku me orkestrën në teatrin “Mariinsky”, të dirigjuar nga Valery Gergiev.

Çmimi Operalia

Karriera e Garifullinës mori një hov zhvillimi kur fitoi çmimin e parë në “Operalia” në 2013. Gjatë 2013 dhe 2014 ajo u përfshi në një seri performancash të shquara, së bashku me José Carreras, Plácido Domingo dhe Dmitri Hvorostovsky. Në 2014 ajo performoi në recitalin “Rosenblatt” të zhvilluar në hollin “Wigmore” në Londër. Në 2015 ajo nënshkroi kontratën me shtëpinë diskografike “Decca Records”.

Që prej fillimit të sezonit 2014-2015, ajo është pjesëtare e asamblit në Operën Vjeneze.

Ajo portretizoi sopranon amerikano-franceze Lily Pons duke performuar “The Bell Song” nga opera “Lakmé” në filmin e 2016 me titull “Florence Foster Jenkins”.

Në shkurt 2017 ajo publikoi albumin nëpërmjet shtëpisë diskografike “Decca”, një album që përmban 15 pjesë muzikore të regjistruara në Radion e Orkestrës Simfonike, nën dirigjimin e Cornelius Meister.

Referime

Tags:

Aida Garifullina Biografia dhe karriera muzikoreAida Garifullina ReferimeAida GarifullinaShën PetersburguTataristani

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

OktapodiTartufi (komedi)ProteinaKarnavaletVullkanet dhe termetetLegjendaVloraGjon BuzukuShpallja e Pavarësisë së KosovësEgla CenoHormonetShpikje te ndryshmeLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësFoljaHidrogjeniLeukocitFatos ArapiRelieviVjosa OsmaniGjeografia e KosovësShtatzëniaIliadaFormat e pashtjelluara të foljesKonferenca e Londrës (1912–1913)Vlerësimi i nxënësveNdotja e ujitSinonimiPiramidat e EgjiptitTetovaKlimaKarafiliArtriti ReumatologjikElefantiSulejman VokshiMuzeu Historik KombëtarBimët me farëNëna surrogateLeje DrejtimiErnest HemingwayFjalë të urtaLionel MessiShahuGlobalizimiLuljaVenaFliaMuhammediHistoriografia e SkënderbeutZambakuForcat e Armatosura të ShqipërisëAleanca për ShqiptarëtNdajfoljaBashkitë e ShqipërisëPsoriazaVeshiPeshkopiaKalendari katoliko-romak i shenjtorëveCikli i UjitTigriPunime artizanaleDifuzionTermocentraliSëmundja infektiveBurgjet në ShqipëriAthinaRombiIbrahim RugovaTeoria e evolucionitFutbolliPirja e duhanitDritaFarëTurqiaBashkimi EvropianIsmail QemaliForca e Sigurisë së KosovësRrethi i TropojësMagnetiPiter Pan🡆 More