Abedin Nepravishta: Politikan shqiptar

Zejnelabedin më i njohur si Abedin Nepravishta (Nepravishtë, 1887 ose shtator 1889 - Fier, 1975) ka qenë prefekt dhe kryebashkiak, mes të tjerash kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitet 1933-1935 dhe 1937-1939.

Shërbeu si nëpunës karriere për vite me radhë në qytete si Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra.

Abedin Nepravishta
Abedin Nepravishta: Politikan shqiptar
Kryetar i Bashkisë Durrës
Në detyrë
1927–1928
Paraprirë ngaJahja Ballhysa
Pasuar ngaAhmet Dakli
Kryetar i Bashkisë Tiranë
Në detyrë
1933–1935
Paraprirë ngaRexhep Jella
Pasuar ngaQemal Butka
Në detyrë
1937–1939
Paraprirë ngaQemal Butka
Pasuar ngaQazim Mulleti
Të dhëna vetjake
U lind më1857
Nepravishtë, Perandoria Osmane
Vdiq më1975
Fier, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
FëmijëtNestor Nepravishta (1931-2012)
Punësiminëpunës

Biografia

U lind në Nepravishtë, i biri i kadiut Fazlli efendiut dhe një zonjë nga Sulejmanbejllinjtë e Frashërit. Kreu shkollën ryzhdije në Gjirokastër dhe më pas vijoi dhe kreu studimet në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mekteb-i-Mylkie-i-Sehahané" në Stamboll në vitet 1908–1912.

Dhjetorin e vitit 1921 kur grupimi "Bashkimi i Shenjtë" shkaktoi dorëheqjen e qeverisë Evangjeli, Nepravishta ishte zv/prefekt i Tiranës. Pas dhjetorit kur ndërruan disa qeveri, në kohën e qeverisë Ypi u emërua prefekt i Elbasanit ku ndërmjetëson tek miku i tij Aqif pashë Elbasani që të dalë jashtë pasi zërat për kryengritje në emër të tij mund t'ia kanosnin pozitat. Ishte me detyrë prefekt i Shkodrës ku nisën ngjarjet e Lëvizjes së Qershorit, qëndroi në prefekturë i rrethuar nga njësite me në krye Rexhep Shalën dhe Ndok Gjeloshin. E dorëzoi prefekturën pasi u vra kapiten Ferit Frashëri dhe ndërhyri P. Gjergj Fishta.

Gjatë kohës kur shërbeu si prefekt në Vlorë në vitete 1931–1933, zbuloi Lëvizjen e Vlorës të financuar nga legata serbe në qytet. Gjatë shërbimit të tij në Vlorë u ndërtua shëtitorja Vlorë-Skelë

Më 1937 zbuloi edhe Lëvizjen e Delvinës kryesuar nga ish-ministri Et'hem Toto, i përkrahur nga shërbimi sekret italian.

Nepravishta qe nëpunësi i vetëm në detyrë në ditën e pushtimit në 7 prill 1939. Ndonëse iu ofrua, ai e refuzoi me mirësjellje arratinë duke qenë i ndërgjegjshëm për fatin e pritshëm. Qe ndoshta i vetmi që refuzoi të ikte me Asamblenë, e cila pranoi bashkimin me Italinë dhe u bë i burgosuri i parë i Italisë fashiste duke qenë dhe antifashisti i parë i internuar. Pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1942, u ftua në Mbledhjen e Pezës nga Syrja Selfo, por mosha ia pamundësonte veprimtarinë politike.

Me ardhjen në fuqi të partizanëve komunistë, burgoset dhe dënohet me burgim. Abedin Nepravishta u burgos si “armik i popullit” qysh të nëntor të 1944, ende pa mbaruar lufta. Doli prej burgu më 1962, që të internohej në Ndërnenas të Fierit, më 1967, deri kur ndërroi jetë më 1975.

Referime

Literaturë

  • Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. ISBN 978-9928-140-54-8.

Tags:

188919331935193719391975Bashkia TiranëFieriNepravishtaTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi i tretjesKulla EiffelShkrimiBernardin PalajKundrinoriAli Pashë TepelenaParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaKalendariDemografia e KosovësLista e vullkaneve aktivë në botëRevolucioni i dytë industrialKosova dhe bukuritë e sajGreqia e lashtëRrezet ultravjollcëBakteriLetërsia shqipeAlfabeti shqipBujar OsmaniRrethi i TropojësIliadaRevolucioni industrialLushnjaAdoleshencaTenisiKarboniLista e elementeve kimikëPlazma e gjakutMartin Luther KingAutobiografiaVektoriPersonat me aftesi te kufizuaraEvropa lindoreHëna e PlotëVenusiRilindja Kombëtare ShqiptareSëmundjet e syritTeatriJohann Sebastian BachËDynymMartin CamajGreta ThunbergTiroidetLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeBullizmiRajoni JuglindorAleksandër KondoEpitetiLista e aktorëve të teatrit shqiptarZhurmat në veshRespekt per te moshuarveLuledielliInfeksioni seksualisht i transmetueshëmApoloniaJohnny SinsJaponiaQarku i FieritEnergjiaGjakuKalaja e BeratitIsmail KadareMeningjitiKarafiliSëmundja e LeukemisëPashallëku i JaninësShqipëria e PavarurKryefjalaRryma elektrikeFlamuri i KosovësLegjendaTeorema e PitagorësKonferenca e Londrës (1912–1913)Burimet natyroreZorra e trashëAngliaFarëPunime artizanaleNdajfoljaXhubleta🡆 More