Ndok Gjeloshi

Ndok Gjeloshi (Nënmavriq, 15 nëntor 1893 - Tiranë, 11 prill 1943) ka qenë xhandar, ushtarak dhe veprimtar politik shqiptar.

Ndok Gjeloshi
Ndok Gjeloshi
U lind në15 Nëntor, 1893
Vdiq11 Prill, 1943
KombësiaShqiptar
ShkollimiAkademia Ushtarake e Modenas, Itali.
ProfesioniXhandar, Ushtarak.
TitulliKapiten
Bashkëshorti/jaMargarita (lindur Petroviq)

Biografia

Ndok Gjeloshi ishte pinjoll i trungut të Nik Vuksanit të vëllazërisë Mekshaj, në ShalëDukagjinit. Ndoqi kolegjin Françeskan në Shkodër, dhe më pas përfundoi Akademinë Ushtarake të Modenas në Itali, ku mori gradën e togerit të forcave të Xhandarmërisë.

Ndoka më 1914 gjatë revoltës së Shqipërisë së Mesme u mobilizua në mbrojtje të Princ Vidit. Përkrahte Komitetin "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", mbështeti fushatën për zgjedhjen e Gurakuqit në dhjetor të 1923.

Me gradën toger dhe në krye të 180 shaljanëve, përkrahu Lëvizjen e qershorit së bashku me Rexhep Shalën dhe njësitë ushtarake në Shkodër. Në Shkodër njësitë vullnetare të drejtuara nga Gjeloshi rrethuan prefekturën, ku kishte 30 xhandarë nga jugu dhe 20 xhandarë mirditorë nën komandën e toger Luigj Shantojës. Pas një rrethimi dhe shkëmbimi zjarri, prefekti Abedin Nepravishta me 300 të rrethuarit u dorëzuan pasi mbetën të vdekur qarkkomandanti i xhandarmërisë, kapiten Ferit Frashëri, 3 xhandarë dhe dy ushtarë. Njësitë vullnetare të drejtuara nga Gjeloshi vijuan drejt jugut në Gjadër-kodrat e Lezhës, u shkëmbyen zjarr me trupat qeveritare të n/prefekturës së Lezhës dhe pas 13 të vdekurve e 6 të plagosurve, iu hap rruga për të hyrë në Tiranë.

Gjatë qeverisjes së Nolit, Ndoka mori gradën kapiten i forcave kufitare dhe më tej prefekt i Shkodrës. Me Triumfin e Legalitetit, u largua drejt Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ku qe anëtar i grupit "Partia Republikane" të krijuar nga Rexhep Shala.

Më vonë kthehet dhe vihet në krye të veprimeve luftarake në Lëvizjen e Dukagjinit të vitit 1926. Në nëntor të po këtij viti së bashku me Dom Loro Cakën, organizuan dhe udhëheqi kryengritjen antizogiste të Dukagjinit, kryengritje që shpërtheu përpara kohe, dhe mbeti e izoluar.

Pas kësaj revolte emigroi në Vjenë të, ku martohet me Margaritën, austriake. Bëhet anëtar i grupit të “Bashkimit Kombëtar”. Grupi kishte rënë dakord t'i kurdisej një atentat Mbretit gjatë një vizite në Vjenë ku do të zhvillonte disa kontrolle mjekësore.

Atentati kundra Mbretit

Mbrëmjen e 20 shkurtit 1931, Mbreti Zog I i shoqëruar po dilte nga Teatrit të Operës së Vjenës. Gjeloshi pasi e priti karshi derës së daljes nga opera, ngatërron majorin Llesh Topallaj me Zogun dhe e qëllon pas koke, më nuk i punoi pushka. Aziz Çami pasi dëgjoi pushkën mësyu për nga rrethimi, të cilin e çau dhe gjuajti automobilin dhe pasi gjuajti shtatë herë, u plagos ministri i Oborrit Eqrem bej Libohova. Atentatorëve iu gjetën pashaporta diplomatike jugosllave. Një e përditshme vieneze i përshkroi:

"…Vrasësi i parë është Ndok Gjeloshi, ai është një ish-Oficer i Ushtrisë Shqipëtare, i lindur në Shkodër në vitin 1893 dhe ka shërbyer si ushtarak atje. Ai është një Katolik Roman, i martuar dhe ka banuar në Vjenë me gruan e tij, gjatë dy viteve të fundit. Vrasësi i dytë është ish-Kapiteni Aziz Çami, i lindur në vitin 1893 në Filat të qarkut të Gjirokastrës, shërbeu në Delvinë. Ai është një Mysliman beqar dhe jeton në adresën Hegergasse nr. 9 në qarkun 3 të Vjenës..."

Gjyqi ndaj tyre përfundoi më 2 Tetor të viti 1931, ata u cilësuan fajtorë për vrasjen e major Llesh Topallajt dhe tentativë për vrasjen e Mbretit, Gjeloshi u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg nga gjykata. Në Gjyqin që u bë në atdhe, Gjeloshi u dënua me vdekje në mungesë. Përfundimi i kohës së burgimit dhe pushtimi italian, i krijuan mundësinë të kthehej përsëri në Shqipëri, pasi u kthye u regjistrua në Milicinë Fashiste Shqiptare, si dhe pranë komandave të legjionit të 4 të Shkodrës, të legjionit të 3 të Vlorës dhe në legjionin e parë të Këmishave të Sulmit. Luftoi në frontin grek dhe në atë jugosllav - gjë për të cilën u dekorua për trimëri me medalje tunxhi. Më pas u caktua në komandën e armës së Milicisë. Nga janari i 1942 mbante detyrën e gjyqtarit pranë gjyqit të posaçëm të shtetit.

Vrasja e Ndok Gjeloshit

Më 11 prill 1943 në orën 18:45 në shëtitoren "Viktor Emanueli III" (Bulevardi i Tiranës, ndryshe rruga e Stacionit të Trenit) Gjeloshi mbeti i vrarë nga një atentat komunist bërë nga Myslym Keta, me urdhër të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në ceremoninë e varrimit të zhvilluar në Shkodër mori pjesë Gjon Markagjoni, Mustafa Kruja, gjeneral Volante komandant i Milicisë Fashiste Shqiptare.

Referime

Literaturë

  • Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. ISBN 978-9928-140-54-8.

Lidhje të jashtme

Tags:

Ndok Gjeloshi BiografiaNdok Gjeloshi Vrasja e tNdok Gjeloshi ReferimeNdok Gjeloshi Lidhje të jashtmeNdok Gjeloshi11 Prill15 Nëntor18931943NënmavriqTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kuzhina shqiptarePlutoni (planet)IlirëtINTELEGJENCA ARTIFICIALEMustafa Qemal AtaturkuKuvendi EvropianLista e personaliteteve ilireRusiaErnest HemingwayKopshti botanikShkretëtiraKortizoliPatologjiaPenisiJelekuDante AligieriNjeriuGjirafa24 PrillEpoka para gjyqitMetriLeukocitBateriaTë drejtat e graveKontinentetIzraeliSistemi i frymëmarrjesGjeografia e IranitLidhja e PrizrenitQarku i VlorësHonore de BalzakDemografia e ShqipërisëDemokraciaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Republika Popullore e ShqipërisëLuaniHomonimetDepresioniAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianKanceriLista e liqeneve në ShqipëriBurimet natyroreDendësiaLigji i OmitLidhëzaLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësHistoria e Jehudëve në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiButrintiDrini i BardhëZvicraBinjakëtKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeVera (stinë)ShkodraGjeometriaDelfiniKanabisi (Drogë)Ismail KadareLëkuraHistoria e arteveAmerikaNjohja ndërkombëtare e KosovësNdotja e ajritPulsi i zemrësMetaforaArteriaKukësiFrancaAeroplaniLumi i NerodimësËndrraMasturbimiLufta e ÇanakalasëRespekt per te moshuarveSuediaEmrat e bukur të AllahutLista e lumenjve më të gjatë🡆 More