Jahja Ballhysa: Politikan shqiptar

Jahja Ballhysa (Durrës, 1857 - 1930) ka qenë nëpunës i admnistratës lokale të Perandorisë Osmane në Durrës si dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë për qytetin e Durrësit dhe kryetar i Bashkisë Durrës.

Jahja Ballhysa
Kryetar i Bashkisë Durrës
Në detyrë
1926–1927
Paraprirë ngaHysen Myshketa
Pasuar ngaAbedin Nepravishta
Të dhëna vetjake
U lind më1857
Durrës, Perandoria Osmane
Vdiq më1930
Durrës, Mbretëria Shqiptare 1928–1939
Nënshtetësiashqiptar
Punësiminëpunës

Biografia

Pasi kreu studimet në Kolegjin i Shën AdrianitShën Mitri u kthye në vendlindje, në Durrës, ku u lidh me rrethet atdhetare të qytetit. Mori pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit më 1909. Duke kapërcyer pengesat e autoriteteve xhonturke, hapi në Durrës klubin “Bashkimi” (1909) dhe u zgjodh kryetar i tij. Në shtëpinë e Jahja Ballhysës dhe me mjetet e tij financiare u hap shkolla e parë shqipe në Durrës. Mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të v. 1910-1912. Dha ndihmesë të vyer edhe në fushën e publicistikës, në mënyrë të veçantë, duke i bërë thirrje popullit të mbështeste kryengritjen e malësorëve më 1911. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Ballhysa nënshkroi në emër të parisë së Durrësit peticionin që paritë e qyteteve kryesore të Shqipërisë më 12 korrik 1918 i drejtuan presidentit të ShBA Wilson, të cilit i kërkuan të ndikonte në Konferencën e Paqes në Paris për të vënë në vend padrejtësitë e Traktatit të Londrës ndaj Shqipërisë. Në vitet 1922-1923 u vu në krye të forcave përparimtare të qytetit të Durrësit, u zgjodh kryetar bashkie nga opozita dhe u përfshi në lëvizjen e marsit 1922. Për këtë u arrestua dhe u dënua me burgim të rëndë nga qeveria e A. Zogut. Në revolucionin Demokratik të qershorit mbështeti qeverinë e Nolit. Vdiq në Durrës.

Referime

Tags:

18571930Bashkia DurrësDeklarata e Pavarësisë së ShqipërisëDurrësiPerandoria Osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LuledielliSteve JobsEritrocitiPeshkaqeniKoniLidhja e PrizrenitDita e ÇlirimitBiologjiaLëvizjaEnergjia e erësBashkia TiranëSyriKanceriShqiptarët në Maqedoninë e VeriutVaso pashë ShkodraniDita ndërkombëtare e fëmijëveAnemiaEkosistemiPlisi (lashtësi)Kubi (gjeometri)ËndrraDibraKësulëkuqjaDialektet e gjuhës shqipeStimulim me dorëDerivatiIndiaKalendariUNESCOMetri katrorBujqësiaDragoiRespekt per te moshuarveYlberiLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeShoqëriaPulsi i zemrësJava (gjuhë programimi)KarbohidratetTenisiGjuhët indo-evropianeTeuta e IlirisëMbreti LuanShqipëriaIliriaNexhmije PagarushaFizikaLiqeniBimësiaPeshaPresidenti i ShqipërisëFamiljaKostandin KristoforidhiSistemi i organeve të frymëmarrjesTingulliFusha magnetikeAutobiografiaADNPerandoria BizantineFutbolliJupiteriVallet shqiptareMerkuri (planet)Reaksioni kimikPrizmi (gjeometri)PjesëzaParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaEvropaPubertetiAnatomia e njeriutMasturbimiBurimet natyroreMetaforaDuhaniEnergjia e brendshmeDreriÇrregullimi bipolarHIV/AIDSMuzika popullore🡆 More