Aaron Ramsey

Aaron James Ramsey (lindur më 26 dhjetor 1990) është një futbollist profesionist uellsian i cili luan si mesfushor për klubin italian Juventus dhe kombëtaren uellsiane.

Ai zakonisht luan si mesfushor qëndror, por mund të përshtatet pa problem krahun e majtë dhe të djathtë. Ai e nisi karrierën e tij te Cardiff City, ku fillisht luajti tetë vite me ekipet e të rinjëve para se të bëhej lojtari më i ri i ekipit të parë; gjithsej ai luajti në 28 ndeshje (përfshirë edhe një periudhë si i huazuar), përfshirë edhe në finalen e Kupës FA 2008.

Aaron Ramsey
Aaron Ramsey
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAaron James Ramsey
Datëlindja (1990-12-26) 26 dhjetor 1990 (33 vjeç)
VendlindjaCaerphilly, Uells
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Juventus
Numri8
Karriera me të rinjtë
1999–2006Cardiff City
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2008Cardiff City16(1)
2008–2019Arsenal262(40)
2010–2011→ Nottingham Forest (huazim)5(0)
2011→ Cardiff City (huazim)6(1)
2019–Juventus0(0)
Karriera ndërkombëtare
2005–2008Uellsi U1715(2)
2007–2009Uellsi U2112(2)
2008–Uellsi58(14)
2012Britania e Madhe5(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20 korrik 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20 nëntor 2018

Ramsey kaloi te Arsenali në vitin 2008 në një marrëveshje 5 milion £, ku ai fitoi menjëherë eksperiencë në skuadrën e parë. Megjithatë, karriera e tij ngeci në mënyrë të konsiderueshme pas një thyerje të këmbës që pësoi në një ndeshje kundër Stoke Cityt në Shkurt 2010. Pasi u huazua dy herë, ai u rikthye i shëndetshëm dhe e ri-vendosi veten e tij si titullar në sezonin 2011–12. Ramsey ishte një lojtar kyç i skuadrës gjatë sezonit 2013–14, duke shënuar 16 gola në të gjitha kompedicionet, përfshirë edhe golin e fitores në finalen e FA Cup.

Karriera me klube

Si futbollist filloi në akademin e Cardiff City.Ku luajti për 7 vjet (19992006). Si profesionist ka filluar karrierën pikërisht në Cardiff City, aty debutoi në vitin 2006 kur ishte 17 vjet. Karrieren e filloi si sulmues i majtë kurse ishte trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ai i cili e zbuloi Henryn, shpejtësin e tij, kontrollin e topit dhe pasimet.Wenger menjere mer vendim qe Henry te luaje si sulmues. Wenger ia ndërroi pozitën Henryt kur ky nënshkroi për Arsenal FC.

Cardiff City

Pas imprsionimit në një turne Urdd ai nënshkoi një kontratë me Cardiff City i cili mundi konkurencën e Newcastle United. Pas disa sezonave ai bëri debutimin me ekipin profesional të Cardiff City në ndeshjen e fundit të sezonit 2006/2007 në 2006–07 Championship season që hyri në lojë për të zevendesuar Paul Parry kundër Hull City më 27 Prill 2007. Kështu duke hyrë në histori si lojtari më i ri që ka luajtur për Cardiff City me vetem 16 vjet e 124 ditë. Pas performances mbresëlënëse të Ramsey në fitoren 2-1 në qerek- finale të Kupës FA ndaj Middlesbrough u zbulua se menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka biseduar me trajnerin e Cardiff City, Dave Jones për të pyetur në lidhje me Ramsey, i cili më vonë u bashkua me Arsenal.

Arsenal

Më 10 qershor 2008 u konfirmua se pas takimit me zyrtarë nga Arsenal, Everton dhe Manchester United, Ramsey kishte vendosur të bashkohet me Arsenal, të cilet kishin paguar Cardiff City një shumë totale prej 4.800.000 £ për lojtarin. Arsyeja kryesore që ai zgjodhi Arsenalin përpara klubeve tjera që ndiqen nënshkrimi i tij ishte qasja e menaxherit të Arsenalit Arsène Wenger, i cili shkoi në Zvicër për të folur me atë dhe familjen e tij në lidhje me planet e Wenger që ka pasur për të dhe të ardhmen e tij të mundshme me Arsenalin. Wenger e përshkruar Ramsey-in si "një lojtar me një motor fantastike, të ndërtuar mirë, teknikë të mirë dhe vizion të mirë". Ramsey debutoi me Arsenalin në raundin kualifikues te Champions League kundër FC Twente më 13 gusht 2008. Ndërsa në ligë debutoi një muaj më vonë kundër Blackburn Rovers më 13 Shtator 2008. Më 22 Gusht 2009 Ramsey shenoi golin e parë për Arsenalin këtë gol e shenoi kunder Portsmouth ku në portë ishte David James . Më 27 shkurt 2010 në ndeshjen kundër Stoke City në Britannia Stadium në nderhyrje nga mbrojtësi Ryan Shawcross , Ramsey thyen këmbën lëndim që e mban jashtë fushave deri në tetor 2010. Pas këtij lëndimi karriera e tijë si futbollist ngec deri në sezonin 2013/2014 kur Ramsey rilind serisht dhe behet lojtar kyç i Arsenalit në fitoren e 2014 FA Cup Finaldhe 2015 FA Cup Final.

Nottingham Forest (huazim)

Ramsey u huazua në Nottingham Forest më 25 nëntor 2010 deri më 3 janar 2011. Ramsey bëri debutimin e tij me Forest më 29 nëntor 2010 si zëvendësues kundër Leicester City. Ndeshjen e parë si startues e luajti kundër Derby County ku luajti 60 minuta. Për shkak të kushteve të keqija të motit Ramsey me Forestin i bëri vetem 5 paraqitje. Në Arsenal u kthye më 5 janar 2011 ku ishte në bank kundër Leeds United në ndeshjen në kuader të Fa Cup.

Cardiff (huazim)

Ramsey serisht u rikthye në Cardiff si huazim për një muajë, ku zhvilloi 6 ndeshje dhe shenoi një golë. Cardiff deshiroi të vazhdojë huazimin e Ramsey por skuadra e Arsenlit refuzoi dhe Ramsey më 25 shkurt u rikthye tek Arsenali.

Juventus

Më 11 shkurt 2019, Ramsey firmosi një kontratë katër-vjeçare me Juventusin, e cila u zyrtarizua më 1 korrik 2019.

Karriera ndërkombëtare

Më 31 maj 2016, Ramsey ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Chris Coleman për turnamentin e Euro 2016. Më 11 qershor, në ndeshjen e parë në grupe të Uellsit, ai asistoi golin e fitores të Robson-Kanu në triumfin 2–1 kundër Sllovakisë; kjo ishte fitorja e parë e Uellsit në një turnament madhor pas 58 vitesh. Më 20 qershor, në ndeshjen e fundit të grupit, Ramsey shënoi golin e parë të fitores 3–0 kundër Rusisë, që e pa Uellsin t'a mbyllte grupin në krye; ai gjithashtu asistoi golin e tretë të ndeshjes, që u shënua nga Gareth Bale. Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Irlandës së Veriut më 25 qershor, Ramsey sërisht kontriboi në fitimin e lojës në minutën e 75të; ai pasoi te Gareth Bale, i cili krosoi në zonë; krosimi u devijua nga mbrojtësi kundërshtar Gareth McAuley dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë Uellsit fitoren 1–0. Në çerek-finale kundër Belgjikës më 1 korrik, Ramsey asistoi dy nga golat e fitores 3–1 që pa ekipin të përparonte në gjysëm-finalen e turnamentit; megjithatë, gjatë ndeshjes ai u ndëshkua me karton të verdhë, kjo për herë të dytë në turnament, duke bërë që ai të humbiste gjysëm-finalen. Uellsi u eliminua nga Euro 2016 në ndeshjen e ardhshme nga Portugalia, e cila në fund u shpall kampione, më 6 korrik. Ramsey e mbylli turnamnetin si asistuesi më i mirë me katër asiste sëbashku me belgun Eden Hazard, si dhe u emërua në ekipin më të mirë të turnamentit.

Stili i lojës

Aaron Ramsey 
Ramsey në zotërimin e topit gjatë një ndeshje në Premier Ligë kundër Swansea në vitin 2011.

Ramsey zotëron teknik superiore dhe stil të të vrapuarit superiore, dhe njihet veçanërisht për lëvizjet e tij sulmuese pa top dhe atësitë sulmuese si mesfushor, në veçanti për inkursionet drejtë sulmit dhe golat. Përveç aftësive teknike dhe fuqisë sulmuese, Ramsey është vlerësuar nga mediat edhe për energjinë, këmbënguljen si dhe punën në fushën e lojës. Ai është gjithashtu një pasues i saktë, dhe zotëron vizion të mirë, që e lejon atë të lidhet me lojtarët e tjerë dhe të krijojë mundësi shënimi për shokët e skuadrës pasi fiton zotërimin e topit. Edhe pse roli i tij i preferuar është në qëndër të fushës, si mesfushor qëndor ose mesfushor sulmues, ai është i aftë të luaj edhe në të dyja krahët si anësor; ai në disa raste ka pasur edhe rolin e mesfushorit të kudondodhur, një pozicion që në gjuhën angleze njihet si "Box-to-box midfielder". Pavarësisht këtyre aftësive, karriera e Ramsey është ndikuar vazhdimisht nga dëmtimet.

Gjatë sezonit 2013–14 të Arsenalit, Ramsey u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Ai është përshkruar nga trajneri i ekipit Arsène Wenger si një "mesfushor i kompletuar". Francezi gjithashtu deklaroi: "Unë kam qënë një mesfushor, dhe do të doja të kisha çfarë ai ka. Ai mund të mbrojë, ai mund të sulmojë, ai mund të shënojë gola. Çfarë mund të duash më shumë?" Ramsey u shpërblye për formën e tij të mrekullueshme gjatë sezonit 2013–14 duke u shpallur lojtari i sezonit i Arsenalit.

I njohur për një kohë të gjatë për aftësitë teknike, po në sezonin 2013–14, Ramsey u bë një vrapues i fuqishëm nën zotërimin e topit. Wenger e vuri në dukje këtë gjë, duke thënë: "[Ramsey] po i ikën kundërshtarëve me lehtësi". Ish mesfushori i Arsenalit Ray Parlour ka thënë: "Ramsey mund të bëhet po me aq ndikim sa Steven Gerrard".

Në nëntor 2013, Ramsey u rendit përkrah fildishtasit Yaya TouréManchester Cityt si mesfushori qëndror më i mirë i sezonit 2013–14 në Premier Ligë. Ramsey e kishte prekur topin më shumë se çdo lojtar tjetër (1,115 herë) dhe kishte kryer më shumë ndërhyrje. Më 24 dhjetor 2013, Ramsey dhe Touré u raportuan se ishin lojtarët e vetëm në Premier Ligë që kishin kryer më shumë se 1,000 pasime.

Pavarësisht se humbi tre muaj në sezonin 2013–14, Ramsey ishte lojtari me më shumë ndërhyrje i Arsenalit në Premier Ligë. Ai ishte gjithashtu edhe golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit me 16 gola, dhe asistuesi i dytë më i mirë me 8 asista.

Në dhjetor 2015, ish lojtari i Liverpoolit Steven Gerrard e vlerësoi uellsianin si "mesfushori sulmues më i mirë në Premier Ligë".

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 18 prill 2019
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa FA Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Cardiff City 2006–07 Championship 1 0 0 0 0 0 1 0
2007–08 15 1 5 1 1 0 21 2
Gjithsej 16 1 5 1 1 0 22 2
Arsenal 2008–09 Premier League 9 0 4 0 3 0 6 1 22 1
2009–10 18 3 2 1 3 0 6 0 29 4
2010–11 7 1 1 0 0 0 0 0 8 1
2011–12 34 2 3 0 0 0 7 1 44 3
2012–13 36 1 3 0 1 0 7 1 47 2
2013–14 23 10 2 1 1 0 8 5 34 16
2014–15 29 6 4 0 0 0 7 3 1 1 41 10
2015–16 31 5 2 1 1 0 5 0 1 0 40 6
2016–17 23 1 4 3 1 0 4 0 32 4
2017–18 24 7 0 0 2 0 6 4 0 0 32 11
2018–19 28 4 2 0 3 0 7 2 40 6
Gjithsej 262 40 27 6 15 0 63 17 2 1 369 64
Nottingham Forest (huazim) 2010–11 Championship 5 0 5 0
Cardiff City (huazim) 2010–11 Championship 6 1 6 1
Gjithsej karriera 289 42 32 7 16 0 63 17 2 1 402 67

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Aaron Ramsey Karriera me klubeAaron Ramsey Karriera ndërkombëtareAaron Ramsey Stili i lojësAaron Ramsey Statistikat e karrierësAaron Ramsey ReferimeAaron Ramsey Lidhje të jashtmeAaron Ramsey199026 dhjetorFutbolliJuventus F.C.Kombëtarja uellsiane e futbollitMesfushori (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ekonomia e ShqipërisëÇifteliaAutobiografiaAlfabeti shqipPlanetiBimët me farëPerandoria RomakeMaqedonia e VeriutVitamina BEnergjia e ripërtëritshmeAli Pashë TepelenaParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaHekuriMbiemriTulipaniEsad pashë ToptaniElektromagnetiForcat e Armatosura të ShqipërisëFjodor DostojevskiSistemi diellorYlliShpallja e Pavarësisë së KosovësNdotja e ujitDializaParafjalaNdotja e ajritFejaGjeografia e ShqipërisëAdoleshencaThyesaMitologjiaAleksandër KondoTrekëndëshi i BermudësBernardin PalajBurimet natyroreBurgimi i përjetshëmVera (stinë)Kategoria SuperioreLahutaProteinaËndrraLista e lumenjve në ShqipëriTrupat e Sistemit DiellorPsikologjiaMuzeu Historik KombëtarStatistikaVitaminaTikTokBeni ecën vetëPyetja retorikeSerie ATiroidetZef PllumiKarbohidratetForca Ajrore ShqiptareKalendariInsulinaKukësiAhmet KrasniqiBronkitiAleksandri i MadhProblemet mjedisore në ShqipëriBasketbolliDhëmbët e njeriutDemokraciaUshtria Çlirimtare e KosovësJaponiaPsikozaBujar OsmaniKongresi i LushnjesZejtaria në KosovëVasfije KrasniqiPrincipata e ArbëritMarsiShenjat astrologjikeAminoacidetHashim ThaçiPuberteti🡆 More