Eden Hazard: Futbollist belg

Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i përkryer.

Një artikull i përkryer duhet të ketë një shtjellim shterrues të temës me paanësi, pa u zgjatur më shumë seç duhet e pa u bërë monotonë, burime të formatuara mirë për të mbështetur çdo informacion që përfshihet në to dhe një formatim të drejtë të tekstit e detajeve teknike si kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.

Eden Michael Walter Hazard (lindur më 7 janar 1991) është një ish futbollist profesionist belg i cili luante si anësor ose mesfushor-sulmues. Hazard konsiderohej si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij. Ai dallohej për driblimet, krijueshmërinë, pasimet dhe vizionin.

Eden Hazard
Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Hazard më Belgjiken në vitit 2018.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEden Michael Walter Hazard
Datëlindja (1991-01-07) 7 janar 1991 (33 vjeç)
VendlindjaLa Louvière, Belgjikë
Gjatësia1.70 m (5 ft 7 in)
PozicioniAnësor, Mesfushor-sulmues
Karriera me të rinjtë
1995–2003Royal Stade Brainois
2003–2005AFC Tubize
2005–2007Lille
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2008Lille II13(1)
2007–2012Lille147(36)
2012–2019Chelsea245(85)
2019–2023Real Madrid54(4)
Gjithsej459(126)
Karriera ndërkombëtare
2006Belgjika U155(1)
2006Belgjika U164(2)
2006–2008Belgjika U1717(2)
2007–2009Belgjika U1911(6)
2008–2022Belgjika126(33)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Hazard i ka të dy prindërit ish futbollistë dhe filloi karrierën e tij në Belgjikë duke luajtur me klube lokale. Në vitin 2005, ai kaloi në Francë ku filloi karrierën si profesionist me Lille OSC në Ligue 1. Ai fillimisht shpenzoi dy vite në akademi dhe më pas debutoi si profesionist në nëntor 2007. Ai ishte pjesë e rëndësishme në ekipin e drejtuar nga Rudi Garcia. Në sezonin e tij të parë të plotë, Hazard u bë lojtari i parë jo-francez që fitonte çmimin Lojtari i Ri i Vitit i Ligue 1, kurse një sezon më pas u bë lojtari i parë që e fitoi çmimin dy herë. Në sezonin 2010–11, ai ndihmoi ekipin të fitonte kampionatin dhe kupën, duke arritur një dopietë historike. Si rezultat i performancave të tij, Hazard u shpall Lojtari i Vitit i Ligue 1, duke u bërë lojtari më i ri që e fiton këtë çmim.

Hazard luajti mbi 190 ndeshje me Lille dhe shënoi 50 gola. Në qershor 2012, ai u transferua në Angli te Çelsi. Në sezonin e parë, Hazard fitoi UEFA Ligën e Evropës kurse në të dytin çmimin PFA Lojtari i Ri i Vitit. Në sezonin 2014–15, Hazard ndihmoi ekipin të fitonte Premier Ligën dhe Kupën e Ligës, duke fituar çmimet FWA Futbollisti i Vitit dhe PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve. Dy vite më vonë, ai fitoi kampionatin e dytë me klubin. Në vitin 2018, Hazard fitoi Kupën FA dhe u emërua në FIFA FIFPro World XI. Në sezonin e tij të fundit në Angli, Hazard triumfoi në Ligën e Evropës për herë të dytë në karrierë.

Në qershor 2019, Hazard u transferua te Real Madridi në një marrëveshje që i kushtoi spanjollëve 150 milion €, duke e bërë një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit. Pavarësisht se fitoi disa trofe me klubin, përfshirë edhe UEFA Ligën e Kampioneve, vitet e para të Hazard me Realin janë kushtëzuar nga rënja në formë dhe dëmtimet e shumta.

Hazard debutoi me ekipin e parë të kombëtares belge në nëntor 2008 në moshën 17 vjeç në një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut. Tre vite pas debutimit, Hazard shënoi golin e parë në një ndeshje kundër Kazakistanit. Ai përfaqësoi ekipin në tre edicione të FIFA Kupës së Botës (2014, 2018 dhe 2022) dhe dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian (2016 dhe 2020). Në Kupën e Botës 2018, Hazard ishte protagonist, duke fituar Këpucën e Argjendë me Belgjikën që arriti rezultatin e tyre më të mirë në histori duke u renditur në vendin e 3të. Nga viti 2015 e deri në 2022, Hazard ishte kapiten i Belgjikës, e cila gjatë kësaj kohe ishte në vendin e parë në ranglistën e FIFAs.

Jeta e hershme

Hazard lindi në La Louvière dhe u rrit në Braine-le-Comte. Mamaja e tij, Carine, dhe babai, Thierry, kanë qënë të dy futbollist. Babai i tij e shpenzoi pjesën më të madhe të karrierës te klubi gjysëm profesionist La Louvière, në ligën e dytë belge. Ai luante si mesfushor mbrojtës. Mamaja e tij ka luajtur si sulmuese në ligën e parë belge për femra, dhe ndaloi së luajti futboll kur ajo ishte 3 muajshe shtatzan me Edenin. Pasi mbaruan karrerën e tyre si futbollist, të dy prindërit e Hazard u bënë mësues futbolli. Thierry u tërhoq nga ky pozicion në vitin 2009 në mënyrë që ti kushtoj më shumë vëmëndje fëmijëve të tij.

Eden Hazard është vëllai më i madh nga katër vëllezërit e familjes Hazard. Ai ka tre vëllezër, që të gjithë janë futbollist, duke përfshirë Thorganin, i cili u bashkua me Çelsin në vitin 2012, ku më parë ka qënë pjestar i akademisë së RC Lens, që është skuadra rivale më e madhe e Lille. Vëllezërit e tjerë më të vegjël të Edenit janë Kylian dhe Ethan. Në korrik 2013, Kylian u transferua te White Star Bruxelles, kurse Ethan aktualisht luan me ish klubin e fëmirisë së Edenit, Tubize.

Eden Hazard dhe tre vëllezërit e tij u rritën në një ambient të rehatshëm me prindërit e tyre, të cilët i siguruam çdo gjë të nevojëshme për t'u bërë futbollista të klasit botëror. Familja e tij jetonte "jo më shumë se tre metra" larg nga një fushë stërvitje dhe vëllezërit e tij shpesh merrnin guximim që të luanin atje në menyrë që të praktikonin aftësitë e tyre futbollistike.

Karriera me klube

Karriera e herëshme

Hazard filloi të luante futboll me klubin e qytetit Royal Stade Brainois që në moshën 4 vjeç. Gjatë kohës së tij në klub, një nga trajnerët e pëshkroi atë si një lojtar të talentuar, duke thënë: "Ai di gjithçka. Unë nuk kam asgjë për të mësuar atij." Hazard kaloi më pas te Tubize pas tetë vitesh te Royal. Gjatë kohës së tij te Tubize, Hazard ra në sy të vëzhguesit të klubit elitar OSC Lille, gjatë kohës ku ai dhe skuadra e tij po luanin në një turnament lokal. Raporti i vëzguesit të Lille bëri që drejtuesit e klubit të flisnin me babain e Edenit për t'i ofruar një kontratë profesionale.

Prindërit e Hazard e pranuan ofertën e klubit francez duke shpresuar se në Francë do të kishte më shumë mundësi për t'u stërvitur. Babai i tij pranoi se vendimi për të transferuar Edenin, dhe më vonë vllain e tij Thorgan në Francë ishte vendimi më i mirë i mundshëm. Më pas shtoi: "Ata ishin shumë të afërt me njeri-tjetrin në shtëpi, dhe në të njëjtën kohë, ata u përshtatën në struktura ku mund të rriten si futbollist, sepse në Belgjikë, për fat të keq, nuk ka shumë mundësi për tu bërë futbollist."

Lille

Hazard u bë pjesë e Lille në vitin 2005 dhe shpenzoi dy vitet e ardhshme duke u zhvilluar në shkollat sportive lokale të klubit, duke qënë se akademia e të rinjëve në atë nuk ishte funksionale. Më 28 maj 2007, belgu firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin, e cila ishte e para për të si futbollist profesionist. Në fillim të sezonit 2007–08, Hazard, në moshën 16 vjeç, fillimisht u bë pjesë e ekipit rezervë të Lille, e cila luante në Championnat de France amateur, niveli i katërt i futbollit francez. Ai gjithashtu u aktivizua me ekipin nën-18 në ligën e saj si dhe në Coupe Gambardella. Hazard bëri debutimin e tij me ekipin rezervë më 1 shtator duke u aktivizuar si zëvëndësues në humbjen 3–1 kundër Racing Club de France. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar një javë më vonë në një tjetër humbje, kësaj rradhe ndaj Lesquin.

Më 14 nëntor, pasi kishte shpenzuar dy muajt e fundit duke luajtur me ekipin nën-18, Hazard u thirr në ekipin e parë nga trajneri Claude Puel, kjo për shkak të mungesës së disa lojtarëve që ishin të grrumbulluar me ekipet kombëtare. Ai i aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen miqësore ndaj klubit belg Bruges dy ditë më vonë. Belgu zhvilloi një paraqitje pozitive, gjë që bëri trajnerin Puel t'a përfshinte në listën e 18 lojtarëve për ndeshjen e kampionatit kundër Nancy më 24 nëntor. Ai arriti të debutonte si profesionist në këtë ndeshje, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 78të.

Pas kësaj, Hazard u rikthye me ekipin rezervë, për të cilin luajti përgjatë muajit dhjetor. Pas pushimeve dimërore, ai u rikthye në ekipin e parë dhe gjatë muajit janar u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjet e kampionatit kundër Metz, Sochaux, dhe Paris Saint-Germain. Pas ndeshjes me PSG-në, Hazard u rikthye në nivelin amator si dhe njëkohësisht luajti edhe me ekipin nën-18. Më 17 maj, ai shënoi golin e parë në nivelin amator në fitoren 3–2 kundër Vitré. Hazard e mbylli karrierën e tij në nivelin amator me një gol në njëmbëdhjetë ndeshje, duke ndihmuar ekipin e tij të arrinte një vend të pestë në kampionat.

2008–2010: Sezoni debutues dhe suksesi personal

Hazard mori fanellën me numrin 26 në fillim të sezonit 2008–09; ai kishte luajtur me numrin 33 në sezonin e kaluar. Trajneri i ri Rudi Garcia e promovoi belgun në ekipin e parë përfundimisht. Në muajt e parë ai u aktivizua zakonisht si zëvëndësues, përfshirë edhe në ndeshjen ndaj Auxerre më 20 shtator: ai shënoi golin e parë si profesionist në këtë ndeshje në minutën e 88të, për t'i dhënë barazimin ekipit, që në fund fitoi me rezultatin 3–2 falë një goli në minutat shtesë nga Tulio de Melo. Ky gol e bëri atë golashënuesin më të ri në historinë e klubit. Katër ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e parë si titullar në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Montpellier, me Lille e cila u eliminua nga kompeticioni me penallti. Pasi u aktivizua si zëvëndësues në pesë ndeshjet e rradhës në kampionat, më 15 nëntor, Hazard u aktivizua për herë herë të parë si titullar në ndeshjen ndaj Saint-Étienne, duke shënuar një nga tre golat e fitors 3–0. Performancat e tij pozitive në gjysmën e parë të sezonit bënë që klubi t'i ofronte rinovimin e kontratës me tre vite të tjera, të cilën Hazard e nënshkroi zyrtarisht më 18 nëntor.

Pasi i luajti ndeshjet e muajit dhjetor si zëvëndësues, ai u rikthye si titullar në janar. Në shkurt, ai shënoi golin e fitores në ndeshjen e kampionatit kundër Sochaux. Në ndeshjen e raundit të 16-tave të Kupës së Francës, Hazard shënoi në një fitore 3–2 kundër kampionëve në fuqi të Lyonit. Në dhjetë ndeshjet e fundit të kampionatit, Hazard luajti si titullar në tetë prej tyre dhe ndihmoi ekipin t'a mbyllte sezonin në vendin e pestë, duke u kualifikuar në edicionin e parë të UEFA Ligës së Evropës. Pas përfundimit të sezonit, ai u nderua me çmimin "UNFP Lojtari i Ri i Vitit", duke u bërë lojtari i parë jo-francez që e fiton këtë çmim.

Pas përfundimit të sezonit 2008–09, Hazard ishte në qëndër të vëmëndjes mediatike në lidhje me statusin e tij në merkaton verore. Pavarësisht se presidenti Michel Seydoux deklaroi se lojtari nuk ishte në shitje dhe se do të qëndronte në klub të paktën edhe një sezon, shumë klube shfaqën interes për lojtarin. Disa nga klubet e interesuara për shërbimet e tij ishin Arsenal Manchester United, Inter, Barcelona dhe Real Madrid. Francezi Zinedine Zidane i sygjeroi lojtarit të firmoste me Los Blancos.

Hazard e nisi sezonin 2009–10 në mënyrë pozitive duke shënuar në ndeshjen e parë zyrtare të Lille. Ky gol erdhi në fitoren 2–0 kundër ekipit serb FK Sevojno në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Më 27 gusht, ai shënoi golin e dytë evropian në karrierë në ndeshjen e kthimit të raundit play-off kundër Genk. Lille fitoi ndeshjen 4–2 dhe u kualifikua në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 6–3.

Hazard ishte protagonist në fazën e grupeve; më 22 tetor, ai shënoi një gol në fitoren e rëndësishme 3–0 ndaj klubit italian Genoa. Ai e shënoi golin në minutën e 84të, dhjetë minuta pasi kishte hyrë si zëvëndësues, duke mposhtur portierin me një gjuajtje jashtë zone pasi dribloi gjashtë lojtarë kundërshtar. Pas kësaj, ai kontriboi në fitoren 5–1 në shtëpi ndaj ekipit çek Slavia Prague – krosimi i tij solli golin e parë të takimit, një autogol nga Marek Suchý.

Më 20 dhjetor, Hazard shënoi golin e parë të sezonit në kampionat në suksesin 3–0 kundër Le Mans; ai gjithashtu asistoi dhe dy golat e tjerë. Më 30 janar, ai shënoi golin e vetëm në Derby du Nord kundër ekipit rival Lens. Pesë ditë më vonë, Lille njoftoi se Hazard kishte firmosur një kontratë të re me klubin deri në qershor 2014. Më 11 mars, Hazard shënoi golin e vetëm të Lille në fitoren ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Evropës; goli erdhi me një goditje dënimi në minutën e 83të. Tre javë më pas, ai asistoi dy herë në fitoren 4–1 të ekipit ndaj rivalëve për titull Montpellier. Hazard u shpall lojtari i muajit mars i Ligue 1 falë performancave të tij pozitive përgjatë muajit.

Më 29 prill, Hazard u nominua për çmimin UNFP Lojtari i Vitit i Ligue 1. Ai gjithashtu u nominua për të dytin sezon rresht për çmimin Lojtari i Ri i Vitit. Më 9 maj, Hazard u shpall fituesi i çmimit Lojtari i Ri i Vitit për të dytin sezon rresht. Ai u bë lojtari i parë në histori që nga themelimi i çmimit në vitin 1994 që shpallet fitues dy herë.

2010–2011: Triumfi në Ligue 1 dhe Coupe de France

Hazard e nisi sezonin 2010–11 duke luajtur si titullar në gjashtë ndeshjet e para të ekipit në Ligue 1, si dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës. Ai shënoi golin e parë të sezonit më 29 gusht në barazimin 1–1 ndaj Nice. Në fund të muajit shtator, Hazard pati luhatje në formë dhe nuk kishte vazhdimësi në performancat e tij, duke bërë që trajneri Garcia t'a ulte në stol me qëllim për t'i lejuar lojtarit "të marrë frymë dhe të kuptojë se performancat e tij nuk ishin pozitive." Hazard gjithashtu komentoi në lidhje me formën e tij, duke thënë: "Dy muajt e parë ishin pak të vështirë. Nuk mund të them që fillova të kisha dyshime në aftësitë e mia, por kalova një periudhë disi të vështirë."

Më 7 tetor, trajneri i kombëtares belge, Georges Leekens, i pyetur në lidhje me uljen e Hazard në stol te Lille në kohët e fundit, deklaroi se lojtari duhet të punonte më shumë fizikisht dhe mendërisht për të rifituar formën e vitit të kaluar. Ndihmësi i tij, Marc Wilmots, shtoi se Hazard shpesh ka shfaqur një mentalitet dembeli gjatë seancave stërvitore me ekipin kombëtar. Një ditë më pas, Garcia j'u përgjigj komenteve të Leekens duke thënë se ato ishin të "tepruara", duke shtuar se Hazard "është vetëm 19 vjeç" dhe se ai "ende mund të përmirësohet në të gjitha fushat." Hazard reagoi disa muaj më pas në lidhje me komentet e Leekens dhe Garcias, duke thënë: "Mësova shumë gjatë këtyre javëve nga ana mentale. Dhe që atëherë gjërat janë përmirësuar. Një pjesë e meritës është e ekipit kombëtar – Mora shumë nga të qënit pjesë e saj."

Pas rikthimit nga ekipi kombëtar, Hazard shënoi golin e dytë të sezonit në fitoren 3–1 ndaj kryesuesve të kampionatit Brest. Më 21 nëntor, ai asistoi të dy golat e Lille në suksesin ndaj Monacos. Kjo fitore vazhdoi të zgjasë rekordin pa humbje të ekipit, që mori kryesimin e kampionatit më 5 dhjetor pas një fitoreje të jashtëzakonshme 6–3 kundër Lorient. Në ndeshjen e parë pas ndërrimit të viteve, Hazard shënoi në fitoren 3–1 ndaj klubit amator Forbach në kupë, e cila u pasua nga dy asiste për golat e Moussa Sow dhe Gervinhos në fitoren ndaj Nice në kampionat.

Më 19 janar, ai shënoi golin e dytë të fitores 3–0 kundër Nancy. Dy muaj më pas, Lille njoftoi se Hazard kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2015; marrëveshja e re e bëri atë lojtarin më të paguar në Ligue 1. Në ndeshjen e parë pas rinovimit të kontratës, Hazard shënoi në një fitore 2–1 në transfertë ndaj rivalit për titull Marsejës. Goli u shënua me një gjuajtje me të majtën nga 35 metra distancë dhe regjistroi shpejtësinë 95 kmh. Më 2 prill, Hazard luajti ndeshjen e tij të 100të në Ligue 1 në fitoren 3–1 kundër Caen, duke shënuar golin e dytë të ekipit. Ky ishte goli i tij i dhjetë sezonal, duke barazuar rekordin e tij personal për numrin e golave në një sezon, si dhe kjo fitore forcoi pozitën e Lille si kryesuese e kampionatit me një diferencë prej tetë pikësh nga vendi i dytë. Performancat e tij gjatë muajit mars u shpërblyen me çmimin UNFP Lojtari i Muajit, të cilën ai e fitoi për herë të dytë në karrierë. Më 19 prill, Hazard shënoi një nga dy golat e fitores 2–0 kundër Nice në gjysëm-finalen e Coupe de France. Kjo fitore e dërgoi ekipin në finale, e cila ishte e para në këtë kompeticion që nga viti 1955. Më 7 maj, Hazard shënoi me goditje dënimi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Nancy, duke e afruar më shumë Lille drejt titullit kampion. Tre ditë më vonë, ai u nominua për çmimin Lojtari i Vitit i Ligue 1 për të dytin sezon rresht.

Në finalen e kupës, Hazard luajti 89 minuta me Lille që fitoi minimalisht 1–0 ndaj Paris Saint-Germain. Një javë më vonë Lille fitoi titullin e Ligue 1 pas një barazimi në transfertë ndaj të njëjtit kundërshtar; ky ishte titulli i parë për Lille që nga sezoni 1953–54 dhe dopieta e parë që nga sezoni 1945–46. Sukseset në kupë dhe kampionat ishin të parat për Hazard si futbollist profesionist. Një ditë pas triumfit në kampionat, Hazard u emërua Lojtari i Vitit i Ligue 1, duke u bërë lojtari më i ri që e fiton këtë çmim. Ai gjithashtu u përfshi në Ekipin e Vitit të Ligue 1 për të dytin sezon rresht.

2011–2012: Sezoni i fundit në Francë

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard në aksion me Lille në vitin 2011.

Hazard mori fanellën me numrin 10 në nisje të sezonit 2011–12. Ai shënoi në Trophée des Champions 2011 kundër Marsejës, në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, por Lille u mposht 5–4 duke humbur mundësinë të fitonte një tjetër trofe. Më 10 shtator, Hazard shënoi një dopietë në fitoren 3–1 në transfertë kundër Saint-Étienne, duke regjistruar golat e parë në kampionat. Katër ditë më vonë, belgu bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve në barazimin 2–2 kundër CSKA Moskvës në fazën e grupeve.

Në ndeshjen e rradhës në kampionat, Hazard shënoi një penallti në barazimin 2–2 kundër Sochaux. Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në një tjetër barazim, këtë herë ndaj Bordeaux. Pas dy muajsh pa shënuar, më 3 dhjetor, Hazard hyri në fushë si zëvëndësues dhe shënoi një gol me penallti në stilin Panenka në fitoren kundër Ajaccios. Dy ditë më vonë, ai u nominua për çmimin UEFA Ekipi i Vitit për vitin kalendarik 2011. Në ndeshjen e fundit të Lille para pushimeve të dimrit, Hazard shënoi golin e tretë të ekipit të tij në barazimin 4–4 ndaj Nice; me këtë gol, ai barazoi rekordin personal të numrit të golave të shënuar në një sezon në kampionat. Ai j'a dedikoi golin ish lojtarit të akademisë së klubit, Molami Bokoto, i cili kishte ndërruar jetë një ditë më parë. Më 3 mars, ai shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Auxerre.

Hazard vazhdoi me performancat mbreslënëse drejt përfundimit të sezonit; ai fillimisht shënoi dhe asistoi në fitoren 4–0 kundër Valenciennes më 18 mars, e cila u pasua nga një tjetër gol dhe asist në ndeshjet ndaj Evian dhe Toulouse. Më 15 prill, Hazard luajti ndeshjen e tij të 100të rresht në Ligue 1, e cila vazhdon të jetë ende një rekord, në fitoren 4–1 kundër Ajaccio; ai shënoi një gol si dhe asistoi një tjetër. Më 29 prill, në një ndeshje vendimtare në kampionat ndaj Paris Saint-Germain, Hazard shënoi penalltinë e tij të nëntë sezonale për t'i dhënë ekipit barazimin, pas golit të shënuar nga Javier Pastore. Pas kësaj, belgu mori pjesë në aksionin e golit të fitores, duke asistuar sulmuesin Nolan Roux me një krosim në stilin Rabona.

Më 28 prill, Hazard u nominua për çmimin Lojtari i Vitit i Ligue 1 për të tretin sezon rresht. Dy javë më vonë, ai u shpall fitues i çmimit, duke mposhtur konkurentë si Olivier Giroud dhe Younès Belhanda. Ai u bë lojtari i dytë pas portugezit Pauleta që e fiton këtë çmim në dy sezone rresht. Ai gjithashtu u përfshi në Ekipin e Vitit për të tretin sezon rresht. Më 20 maj, Hazard luajti ndeshjen e tij të fundit si futbollist i Lille në fitoren 4–1 kundër Nancy; në këtë ndeshje, ai regjistroi tregolëshin e tij të parë si profesionist.

Chelsea

Më 4 qershor 2012, Çelsi njoftoi zyrtarisht në uebfaqen e saj se kishte arritur një marrëveshje me Lille për transferimin e Hazard. Mesfushori ra dakord për kushtet personale dhe kaloi vizitat mjeksore. Shuma e transferimit u raportua të ishte 32 milion £. Pas marrëveshjes, Hazard deklaroi: "Jam shumë i lumtur që më në fund mbërrita këtu. Është një klub i mrekullueshëm dhe mezi po pres të filloj." Ai mori fanellën me numrin 17 e cila më parë ishte mbajtur nga mbrojtësi portugez José Bosingwa.

2012–2013: Sezoni debutues dhe trofeu i parë

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard në aksion me Çelsin, shtator 2012.

Hazard bëri debutimin e tij zyrtar më 12 gusht në ndeshjen e FA Community Shield 2012 kundër Manchester City; blutë u mposhtën 3–2 në Villa Park. Një javë më pas, ai bëri debutimin e tij në Premier Ligë në suksesin 2–0 kundër Wigan Athletic në DW Stadium; në këtë ndeshje ai asistoi golin e Branislav Ivanović si dhe fitoi një penallti që u shënua nga Frank Lampard. Ndeshja e tij e parë në Stamford Bridge erdhi më 22 gusht në suksesin 4–2 kundër Reading; ai fitoi një tjetër penallti, e cila u shënua sërisht nga Lampard, si dhe asistoi golat e Gary Cahill dhe Branislav Ivanović. Hazard shënoi golin e parë me Çelsin tre ditë më vonë në fitoren 2–0 kundër Newcastle United në kampionat.

Hazard bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve kundër Juventusit. Gjatë muajit dhjetor, Hazard shënoi në dy ndeshje rresht, respektivisht në fitoren 5–1 kundër Leeds United në Kupën e Ligës, dhe në fitoren 8–0 kundër Aston Villës në kampionat. Më 13 janar 2013, Hazard shënoi një gol me të majtën nga 25 metra distancë në triumfin 4–0 kundër Stoke City, e cila pësoi humbjen e parë në shtëpi për këtë sezon. Ai shënoi sërisht në ndeshjen e rradhës me një tjetër gjuatje të bukur nga distanca me Çelsin që mori një barazim 2–2 kundër Southampton.

Më 23 janar, ai u përjashtua me karton të kuq në gjysëm-finalen e dytë të Kupës së Ligës kundër Swansea City për një veprim në dukje antisportiv; ai gjuajtji një top i cili ishte poshtë trupit të kapësit të topave, i cili ishte shtrirë në tokë për të vonuar lojën. Çelsi e humbi ndeshjen 2–0. Pas ndeshjes, lojtari deklaroi në Chelsea TV se ai dhe kapësi i topave i kishin kërkuar falje njeri-tjetrit. Më pas u zbulua se kapësi i topave, një djal 17-vjeçar, e kishte planifikuar përpara ndeshjes vonimin e lojës me qëllim. Ai u rikthye nga pezullimi më 9 shkurt dhe shënoi një nga golat e fitores 4–1 kundër Wigan Athletic në shtëpi.

Më 21 shkurt, Hazard u aktivizua si zëvëndësues kundër Sparta Prague dhe shënoi golin e barazimit me një inkursion personal, duke kualifikuar Çelsin në raundin e 16-tave me rezultatin e përgjithshëm 2–1. Ai u aktivizua sërisht si zëvëndësues në një ndeshje çerek-finale të Kupës FA kundër Manchester United, në momentin që Çelsi ishte duke humbur 2–0; ai shënoi një gol si dhe asistoi tjetrin me blutë që morën një barazim 2–2 në Old Trafford, duke vendosur ndeshjen përsëritëse në Stamford Bridge. Më 17 mars, Hazard u shpall lojtari më i mirë i fitores 2–0 kundër West Ham United, fillimisht duke asistuar golin e 200të të Lampard me klubin dhe më pas duke shënuar me një inkursion personal. Më 11 maj, në Villa Park, Hazard asistoi dopietën e Lampard, duke bërë që anglezi të thyente rekordin e Bobby Tambling si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Megjithatë, ai u dëmtua gjatë ndeshjes duke bërë që të humbiste finalen e Ligës së Evropës. Hazard e mbylli sezonin debutues me Çelsin duke shënuar 13 gola në të gjitha kompeticionet.

2013–2015: Fitimi i kampionatit dhe suksesi personal

Një nga ndeshjet e para të Çelsit për sezonin e ri ishte ajo e UEFA Super Kupës 2013 kundër Bayern München më 30 gusht, ku Hazard mori pjesë në aksionin e golit të parë si dhe shënoi të dytin, por Çelsi nuk e ruajti dot avantazhin dhe në fund u mposht 5–4 në gjuajtjet e penalltive. Në muajin tetor, ai shënoi të tretin e fitores 3–1 kundër Norwich City në Carrow Road, e cila u ndoq nga një dopietë dhe asist në suksesin 4–1 kundër Cardiff City në të njëjtin kompeticion. Pas kësaj, ai regjistroi golin e pestë të sezonit në fitoren vendimare 3–0 në transfertë kundër Schalke 04 në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Në fund të muajit, Hazard ishte në listën e 23 lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjoz FIFA Topi i Artë, i cili i jepet atij që votohet si futbollisti më i mirë i vitit.

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard duke luajtur kundër Galatasaray në Ligën e Kampioneve në shkurt 2014.

Më 9 nëntor, Hazard asistoi golin e parë të ndeshjes kundër West Bromwich Albion, e cila u shënua nga Samuel Eto'o. Megjithatë, Çelsi e gjeti veten në disavantazh 2–1, por Hazard shënoi një penallti në minutën e fundit për t'i dhënë ekipit një pikë. Më 4 dhjetor, ai shënoi një dygolësh në fitoren 4–3 kundër Sunderland; pas ndeshjes, trajneri José Mourinho deklaroi se Hazard zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë të sezonit. Trajneri i Sunderlandit Gus Poyet gjithashtu e lavdëroi belgun për ndikimin që pati në lojë, duke thënë: "Ai ishte i jashtëzakonshëm. Si trajner nuk jam ndeshur më parë me një si ai."

Më 26 dhjetor, Hazard shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Swansea City. Në ndeshjen e rradhës në kampionat, Hazard shënoi një gol të bukur nga distanca në suksesin 2–1 në shtëpi kundër Liverpool. Pas performancës mbreslënëse që zhvilloi në fitoren minimale 1–0 kundër rivalit për titull Manchester City më 4 shkurt 2014, Mourinho deklaroi se Hazard ishte lojtari i ri më i mirë në botë. Katër ditë më pas, belgu shënoi tregolshin e parë në Premier Ligë në një ndeshje kundër Newcastle United në Stamford Bridge.

Më 27 prill, Hazard u shpërblye për performancat e tij nën drejtimin e Mourinhos duke u shpallur fituesi i çmimit PFA Lojtari i Ri i Vitit. Ai gjithashtu u rendit i dyti mbrapa uruguajianit Luis Suárez për çmimin PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve. Pas eliminimit të Çelsit nga Liga Kampioneve nga Atlético Madridi, Hazard deklaroi se ekipi funksiononte vetëm me kundër-sulme. Mourinho j'u përgjigj kësaj deklarate duke thënë se Hazard nuk është "mendërisht gati" për të ndihmuar ekipin në mbrojtje, duke e fajsuar për golin e parë të pësuar. Në maj, ai u votua si Lojtari i Vitit i Çelsit në sezonin e dytë në Stamford Bridge.

Pas largimit të Juan Matës nga klubi në janar 2014, Hazard j'u dha fanella me numrin 10 para fillimit të sezonit 2014–15. Më 5 tetor, ai fitoi një penallti kundër Arsenalit pasi u pengua në mënyrë të gabuar në zonë nga Laurent Koscielny. Ai e mori përsipër penalltinë vetë dhe shënoi golin e parë të fitores 2–0 kundër The Gunners. Humbja e Arsenalit e bëri Çelsin ekipin e vetëm pa humbje në kampionat për këtë sezon. Kjo ishte penalltia e tij e 16të e shënuar nga 16 të marra, duke mbajtur rekordin 100%. Ai u bë gjithashtu lojtari i vetëm në Evropë që kishte marrë 15 ose më shumë penallti dhe i kishte shënuar të gjitha.

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard duke luajtur kundër Liverpoolit në gjysëm-finalen e Kupës së Ligës në janar 2015.

Golat e tij të parë në Ligën e Kampioneve erdhën më 21 tetor në suksesin 6–0 kundër ekipit slloven Maribor në fazën e grupeve. Në ndeshjen e kthimit në Slloveni, Hazard fitoi një penallti në minutën e 85të, por kësaj rradhe gjuajtja e tij u prit nga portieri veteran Jasmin Handanović, me Çelsin që mori vetëm një barazim 1–1. Hazard shënoi një nga dy golat e fitores kundër Hull Cityt në kampionat më 13 dhjetor; kjo ishte një nga dy golat me kokë që ai kishte shënuar në karrierë. Goli me kokë surprizoi shumë veta, madje edhe Mourinhon, i cili deklaroi: "U surprizova që ai shënoi me kokë. Ai kërcen shumë por zakonisht i mbyll sytë. Prandaj u surprizova, por ishte vërtet gol i bukur."

Më 12 shkurt 2015, Hazard firmosi një kontratë të re për pesë vite e gjysëm me klubin. Pas firmës, belgu deklaroi: "Kam firmosur një kontratë të re dhe jam shumë i lumtur sepse po luaj me një nga klubet më të mirë në botë." Ai luajti 90 minuta të plota në finalen e Kupës së Ligës, në të cilën Çelsi mposhti Tottenhamin 2–0 në Wembley Stadium më 1 shkurt.

Më 18 prill, Hazard shënoi golin e vetëm të fitores kundër Manchester United në shtëpi, duke mposhtur David de Gean pas një asisti me thembër të Oscar. Ai u shpall lojtari më i mirë. Performancat e tij pozitive përgjatë sezonit bënë që Mourinho t'a konsideronte si "një nga tre lojtarët më të mirë në botë." Më 26 prill, Hazard u shpall si lojtari më i mirë i sezonit nga kolegët e tij, duke fituar çmimin PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve. Një javë më vonë, ai shënoi golin e vetëm të takimit kundër Crystal Palace, duke udhëhequr Çelsin drejt fitimit të Premier Ligës për herë të parë që nga viti 2010. Ai shënoi pas një penalltie që u prit nga Julián Speroni.

Më 26 maj, Hazard u votua si Lojtari i Vitit i Çelsit për të dytin vit rresht. Ai u bë lojtari i pestë në historinë e klubit që e fiton këtë çmim dy herë rresht, pas Juan Matës, Frank Lampardit, Ray Wilkins, dhe John Hollins.

2015–2016: Viti i zbrazëtisë

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard në aksion në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Dynamo Kyiv në tetor 2015.

Hazard pati një nisje të vështirë në sezonin 2015–16, duke humbur një penallti në ndeshjen kundër Maccabi Tel Aviv në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Më 27 tetor, në ndeshjen e raundit të katërt të Kupës së Ligës kundër Stoke City në transfertë, Hazard ishte lojtari i vetëm që gaboi penalltinë e tij në gjuajtjet e penalltive, duke i shkaktuar eliminimin Çelsit; gjuajtja e tij u prit nga Jack Butland. Hazard qëndroi pa shënuar për plot 2,358 minuta në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet; ai më në fund shënoi më 31 janar 2016 në fitoren 5–1 kundër Milton Keynes Dons në raundin e katërt të Kupës FA; ky gol, i shënuar me penallti, ishte i 50ti i tij si futbollist i Çelsit në të gjitha kompeticionet.

Në shkurt, Hazard u vendos në qëndër të vëmëndjes pas deklaratës së tij se do të ishte "e vështirë t'i thoje jo" një kalimi te Paris Saint-Germain. Ai nuk e gjeti golin në kampionat deri më 23 prill, datë në cilën ai shënoi dy herë në fitoren 4–1 kundër AFC Bournemouth; pas ndeshjes, trajneri i përkohshëm në detyrë Guus Hiddink këmbënguli se Hazard do vazhdonte të ishte pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm. Për të dytin sezon rresht, Hazard shënoi golin që vendosi fituesin e Premier Ligës; ai u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen në shtëpi ndaj Tottenhamit më 2 maj, dhe shënoi një golat e barazimit 2–2 të Çelsit, e cila e kishte mbyllur pjesën e parë në disavantazh të dyfishtë. Ky rezultat i siguroi Leicester City titullin kampion në dëm të Tottenhamit. Nëntë ditë më pas, Hazard shënoi golin e katërt dhe të fundit në kampionat për këtë sezon në barazimin 1–1 kundër Liverpoolit në Anfield.

2016–2018: Një tjetër titull i Premier Ligës dhe suksesi i parë në Kupën FA

Hazard e nisi sezonin e ri më 15 gusht duke shënuar një penallti në fitoren 2–1 kundër West Ham United në javën e parë të kampionatit. Ai regjistroi 81 prekje të topit gjatë ndeshjes, si dhe u shpall lojtari më i mirë. Më 27 gusht, ai u shpall sërisht lojtari më i mirë, këtë herë në suksesin 3–0 kundër Burnley, duke zhbllokuar rezultatin me një gol në minutën e 9të. Më 5 shtator, pas përfundimit të votimit, Hazard u shpall Lojtari i Muajit i Premier Ligës me 41% të votave, por në fund ishte anglezi Raheem Sterling të cilit j'u dha çmimi nga një panel i Premier Ligës.

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard gjatë një ndeshje në Premier Ligë kundër West Bromwich Albion në dhjetor 2016.

Më 15 tetor, Hazard dhe Diego Costa shënuan në fitoren 3–0 kundër kampionëve në fuqi Leicester City dhe j'a dedikuan golat shokut të skuadrës Willian, mamaja e të cilit kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Tetë ditë më pas, ai shënoi të katërtin e fitores 4–0 kundër Manchester United, e drejtuar nga ish trajneri i tij Mourinho, duke barazuar numrin e golave të shënuar në kampionat sezonin e kaluar. Ai vazhdoi formën e mirë me një gol dhe asist në fitoren 2–0 kundër Southampton; kjo ishte hera e parë që belgu kishte shënuar në tre ndeshje rresht në Premier Ligë. Hazard më pas regjistroi dy gola të tjetë në fitoren 5–0 kundër Evertonit, duke u shpallur lojtari më i mirë për të tretë ndeshje rresht. Më 18 nëntor, performancat e Hazard gjatë muajit tetor u shpërblyen, me belgun që u shpall lojtari i muajit i Premier Ligës.

Më 26 dhjetor, Hazard udhëhoqi ekipin në fitoren 3–0 kundër Bournemouth, e cila ishte fitorja e 12të rresht, duke vendosur një rekord të ri klubi. Ai shënoi një nga golat e ndeshjes me penallti; ky gol ishte i 50ti i tij në Premier Ligë si lojtar i Çelsit, duke u bërë i gjashti në historinë e klubit që e arrin këtë gjë. Më 20 prill 2017, Hazard u emërua në PFA Ekipin e Vitit për sezonin e katërt nga pesë që kishte luajtur gjithsej në Angli. Dy ditë më vonë, Hazard shënoi disa mintua pasi ishte aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 4–2 kundër ekipit rival Tottenham në gjysëm-finalen e Kupës FA në Wembley Stadium.

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard duke luajtur kundër Newcastle United në Kupën FA në janar 2018.

Në fillim të verës, Hazard pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë një seance stërvitore me ekipin kombëtar. Ky dëmtim e mbajti jashtë fushave belgun për tetë javë, duke bërë që ai të humbiste të gjithë fazën përgatitore si dhe nisjen e sezonit të Premier Ligës. Ai u rikthye në aksion më 25 gusht duke luajtur 75 minuta me ekipin nën-23. Më 28 tetor, Hazard regjistroi golin e parë në kampionat për sezonin e ri në fitoren minimale 1–0 kundër Bournemouth. Më 3 janar 2018, ai shënoi në barazimin 2–2 kundër ekipit rival Arsenal. Shtatëmbëdhjetë ditë më pas, Hazard shënoi dy gola në fitoren komode 4–0 kundër Brighton & Hove Albion, duke arritur në kuotën e 100 golave në kampionat në karrierën e tij.

Hazard luajti në finalen e Kupës FA 2018 kundër Manchester United, duke shënuar me penallti golin e vetëm të ndeshjes, me Çelsin e cila fitoi trofeun.

2018–2019: Sezoni i fundit në Angli

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard me medaljen e fituesit të Ligës së Evropës, 29 maj 2019.

Hazard e nisi sezonin e ri më 26 gusht duke shënuar një penallti në fitoren 2–1 kundër Newcastle United. Më 15 shtator, ai shënoi një tregolësh në triumfin 4–1 kundër Cardiff City. Njëmbëdhjetë ditë më pas, Hazard u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës së Ligës, duke shënuar një nga dy golat e fitores 2–1 me përmbysje të Çelsit në Anfield; ky ishte goli i gjashtë i tij në shtatë ndeshjet e para të sezonit 2018–19. Ai i shënoi sërisht Liverpoolit në ndeshjen e rradhës, këtë herë në kampionat, duke arritur në kuotën e shtatë golave në tetë ndeshje. Hazard vazhdoi të ishte protagonist gjatë këtij sezoni; më 16 dhjetor, ai shënoi dhe asistoi golin e Pedros në fitoren 2–1 kundër Brighton & Hove Albion në transfertë, kurse tre ditë më pas kualifikoi ekipin në gjysëm-finalen e Kupës së Ligës në dëm të Bournemouth. Hazard më pas regjistroi një dopietë në fitoren 2–1 kundër Watford në Boxing Day; i pari ishte goli i tij i 100të si lojtar i Çelsit dhe i 150ti në karrierë.

Më 8 prill 2019, Hazard shënoi një gol me një inkursion personal kundër West Ham United, e cila u shpall si Goli i Muajit i Premier Ligës për prillin. Më 9 maj, belgu shënoi penalltinë vendimtare në fitoren 4–3 me penallti kundër ekipit gjerman Eintracht Frankfurt në Stamford Bridge, duke dërguar Çelsin në finalen e UEFA Ligës së Evropës. Në përfundim të kampionatit, Hazard u nderua me çmimin Organizatori i Sezonit, kjo falë 15 asisteve të arritura përgjatë sezonit. Hazard u bë lojtari i katërt pas Thierry Henry, Matt Le Tissier dhe Eric Cantona që regjistron 15 gola dhe 15 asiste në një sezon të vetëm në Premier Ligë; ai ishte gjithashtu lojtari me më shumë gola/asiste në Premier Ligë për këtë sezon – 31. Më 29 maj, Çelsi fitoi Ligën e Evropës pasi mposhti në finale Arsenalin 4–1, me belgun i cili shënoi dy gola dhe asistoi golin e Pedros. Pas përfundimit të ndeshjes, Hazard deklaroi se me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e tij e fundit si futbollist i Çelsit.

Real Madrid

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard gjatë një ndeshje para-sezonale me Real Madridin në vitin 2019.

Transferimi

Më 7 qershor 2019, klubi spanjoll Real Madrid njoftoi transferimin e Hazard nga Çelsi. Belgu firmosi një kontratë deri në qershor 2024 dhe vlera e transferimit ishte 100 milion €, e cila mund të shkonte deri në 146 million € sëbashku me bonuset e tjera; lojtari do të përfitone 400,000 £ në javë. Hazard u bë transferimi më i shtrenjtë i klubit pas Gareth Bale, i cili u ble në vitin 2013 për 101 milion €. Megjithatë, belgu mund të bëhej blerja më e kushtueshme e spanjollëve nëse do të arriheshin disa kritere në kontratën e tij.

Hazard u prezantua zyrtarisht në Santiago Bernabéu më 13 qershor para 50,000 tifozëve, duke mos pasur numër në fanellë; ai kishte disa vite që mbante numrin 10 për Çelsin dhe Belgjikën, dhe madje pranoi se i kishte kërkuar Luka Modrić fanellën me numrin 10, por kroati kishte refuzuar. Më 9 gusht, klubi konfirmoi se Hazard do të mbante fanellën me numrin 7, e cila më parë është mbajtur nga legjenda si Cristiano Ronaldo, Raúl dhe Emilio Butragueño. Pasi firmosi me klubin, Hazard deklaroi: "Kam ëndërruar për këtë që kur isha i vogël, gjithmon kam qënë tifoz i Real Madridit." Ai listoi Zinedine Zidane si faktorin vendimtar për transferimin, duke shtuar se ai ka qënë gjithmon admirues i francezit.

2019–2021: Dëmtimet e shumta dhe rënja e formës

Hazard mbërriti në qëndrën stërvitore të klubit jashtë forme dhe mbipeshë. Ai debutoi më 14 shtator duke u aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 3–2 kundër Levantes në kampionat. Goli i tij i parë erdhi në fitoren 4–2 kundër Granadës, ndaj së cilës regjistroi edhe asistin e parë për golin e Luka Modrić. Më 26 nëntor, Hazard pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve pas një ndërhyrje të ashpër nga shoku i tij i kombëtares Thomas Meunier. Si pasojë e këtij dëmtimi ai humbi 16 ndeshjet e rradhës të Realit në të gjitha kompeticionet, përfshirë El Clásicon e parë të sezonit, triumfin në Superkupën e Spanjës dhe të gjithë fushatën në Kupën e Mbretit, e cila u mbyll me një eliminim në çerek-finale nga Real Sociedadi. Hazard e mbylli sezonin me 16 ndeshje në kampionat që u fitua nga Real Madridi për herë të herë të 35të.

Më 31 tetor 2020, Hazard shënoi golin e tij të parë pas më shumë se një viti në fitoren 4–1 kundër Huescës; ky ishte gjithashtu goli i tij i parë për sezonin 2020–21. Më 25 nëntor, ai shënoi golin e parë me Realin në Ligën e Kampioneve në fitoren 2–0 kundër Interit në San Siro. Më 5 maj 2021, Hazard kërkoi falje pasi u pa duke qeshur me lojtarët e Çelsit Kurt Zouma dhe Édouard Mendy pas eliminimit të Real Madridit në gjysëm-finalen e kompeticionit. Gjashtë ditë më vonë, ai shënoi golin e parë në tre muaj në ndeshjen kundër Seviljes, duke i dhënë ekipit një pikë të vlefshme në garën për titull me një gol me thembër në minutën e 96të.

2021–2023: Triumfi në Ligën e Kampioneve, largimi dhe tërheqja nga futbolli

Në sezonin 2021–22, Hazard po luante mirë në ndeshjet e para, por u eklipsua nga Vinícius Júnior, i cili shënoi tre gola në dy ndeshjet e para të sezonit, duke bërë që trajneri Carlo Ancelotti t'i jepte vendin e titullarit brazilianit. Marrëdhënja e belgut me trajnerin italian gjithashtu do të pësonte rënje me vazhdimin e sezonit. Pas kësaj, Hazard pësoi një dëmtim dhe u infektua nga gastroenteriti. Më 20 janar 2022, Hazard shënoi golin e parë të sezonit në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Elches; goli i tij në minutën e 115të në kohën shtesë dërgoi ekipin në çerek-finalet e kompeticionit. Më 25 mars, Real Madridi njoftoi se Hazard do t'i nënshtrohej operacionit për të hequr pllakën osteosintezike në fibulën e tij të djathtë. Një muaj më pas, Hazard fitoi titullin e tij të dytë La Ligas pas fitores së Realit 4–0 kundër Espanyolit. Më 28 maj, Hazard fitoi Ligën e Kampioneve për herë të parë në karrierën e tij, me Realin që mposhti në finale Liverpoolin 1–0; ai nuk luajti asnjë minutë.

Në fillim të sezonit 2022–23, Hazard ishte i motivuar për të përmirësuar performancat dhe formën e tij, pasi sezonet e fundit në Madrid ishin zhgënjyes. Më 6 shtator, ai asistoi golin e Luka Modrić dhe më pas shënoi golin e 200të në karrierë në fitoren 3–0 në transfertë kundër Celtic në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Pavarësisht nisjes premtuese të sezonit, Hazard zhvilloi paraqitje zhgënjyese në ndeshjet kundër Majorkës në La Liga dhe Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampioneve, madje edhe kundër ekipit të kategorisë së katërt Cacereño në Kupën e Mbretit, duke bërë që ai të përfundonte sërisht në stol. Në mars 2023, Hazard zbuloi se marrëdhënja e tij me Ancelottin ishte "prishur tërësisht" dhe se ata "nuk flasin më me njëri-tjetrin".

Më 3 qershor, Hazard dhe Real Madridi arritën një marrëveshje për mbylljen e kontratës para kohe, duke i dhënë fundit qëndrimit të tij në klub pas katër vitesh. Gjatë qëndrimit të tij në Madrid, Hazard regjistroi 7 gola dhe 12 asiste në 76 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Periudha e tij në Madrid u konsiderua një dështim, duke bërë që ai të etikohej si "dështimi më i madh në historinë e Real Madridit" dhe "një nga transferimet më të këqija të të gjitha kohërave". Më 10 tetor, tre muaj pas largimit nga Madridi, Hazard njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 32 vjeç.

Karriera ndërkombëtare

Të rinjtë

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë belg të të gjitha kohërave.

Hazard luajti me disa ekipe moshash me Belgjikën, përfshirë ekipet nën-17 dhe -19. Ai ishte titullar i rregullt me ekipin nën-17, duke luajtur 17 ndeshje dhe shënuar dy gola. Ai luajti me ekipin në Kupën Toto, një turnament vjetor për të rinjë që u zhvillua në Austri, si dhe në UEFA Kampionatin Evropian 2007, e cila u zhvillua në Belgjikë. Në turnament, ai shënoi një nga golat e barazimit 2–2 kundër Holandës në fazën e grupeve. Ndeshja u luajt në Tubize, vend ku Hazardi shpenzoi vitet e para si futbollist. Hazard zhvilloi paraqitje mbreslënëse përgjatë turnamentit, duke u lavdëruar nga trajnerë të ndryshëm dhe media, e cila e krahasoi atë me legjendën belge Enzo Scifo.

Belgjika u eliminua në gjysëm-finalen e kompeticionit nga Spanja 7–6 me penallti. Ata ishin disa minuta larg fitores pas autogolit të David Rochelës, në të cilën Hazard kishte kontributin e tij, por Spanja barazoi me Bojan Krkić dhe e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Belgjika e mbylli turnamentin në vendin e tretë, duke u kualifikuar automatikisht në Kupën e Botës nën-17 që u mbajt në Korenë e Jugut. Hazard u aktivizua në të tre ndeshjet e fazës e grupeve me Belgjikën e cila dështoi të avanconte më tej.

Pasi luajti me Belgjikën nën-17 në Kupën e Botës gjatë muajve gusht dhe shtator, Hazard filloi të thirrej nga ekipi nën-19 duke nisur nga muaji tetor. Debutimi i tij erdhi si zëvëndësues në një fitore 4–0 kundër Rumanisë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19. Ai luajti edhe nē dy ndeshjet e tjera të grupit kundër dhe Islandës dhe Anglisë, me Belgjikën e cila u mposht në të dyja. Këto rezultate e eliminuan Belgjikën nga kompeticioni. Për shkak se ishte lojtar nën moshë vitin e kaluar, Hazard vazhdoi të luante me ekipin nën-19 edhe në sezonin 2008–09. Gjatë kësaj kohe, Hazard vazhdoi të bëhej gjithnjë e më shumë i rëndësishëm për Lille, e cila e lejoi atë të luante vetëm në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2009. Si rezultat i kësaj, ai humbi edicionin 2008 të SuperCupNI, e cila u luajtë gjatë fazës përgatitore të Lille.

Më 7 tetor 2008, Hazard shënoi golin e parë me ekipin nën-19 në fitoren 5–0 kundër Estonisë. Tre ditë më vonë, ai shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Kroacisë. Në raundin elite, Hazard ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me tre gola. Ai shënoi golin e vetëm kundër Republikës së Irlandës në ndeshjen hapëse. Hazard ishte protagonist në ndeshjen e dytë ku Belgjika shkatërroi Suedinë 5–0, duke shënuar një gol dhe asistuar dy të tjerë. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit, Belgjika kishte nevojë të fitonte kundër Zvicrës për t'u kualifikuar në turnament, por ata nuk shkuan më shumë se një barazim 1–1; Hazard shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 21të.

Ekipi i parë

2008–2012: Debutimi dhe vitet e para

Hazard u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë më 18 nëntor 2008 nga trajneri René Vandereycken për ndeshjen ndaj Luksemburgut. Para se të debutonte me Belgjikën, Hazard u kërkua nga zyrtarët e Federatës Franceze të Futbollit për të luajtur me Francën pasi lojtari kishte të drejtën për të marrë pasaportën franceze. Hazard nuk j'u përgjigj kësaj ftese dhe më vonë deklaroi: Për shkak se kalova shtatë vite në Francë, ndihem 99% belg dhe 1% francez, por asnjëherë nuk më ka shkuar mëndja për pasaportën franceze."

Hazard debutoi zyrtarisht në ndeshjen ndaj Luksemburgut duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vend të Wesley Sonck. Ai u bë lojtari i tetë më i ri që debuton me ekipin kombëtar, në moshën 17 vjeç e 316 ditë. Hazard luajti ndeshjen e tij të parë si titullar pas tre ndeshjeve paraardhëse si zëvëndësues më 12 gusht 2009 në humbjen 3–1 kundër Republikës Çeke në miqësore. Trajneri Vercauteren dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Dick Advocaat, me të cilin Hazard luajti ndeshjen e tij të parë të plotë me ekipin kombëtar, kundër Hungarisë. Belgjika fitoi 3–0, me Hazard i cili asistoi dy gola.

Në maj 2010, Advocaat u zëvendësua si trajner nga Georges Leekens. Pasi luajti si titullar në tre ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit të ri, Hazard përfundoi në stol gjatë sezonit 2010–11. Leekens e justifikoi vendimin e tij duke kritikuar nivelin e punës së lojtarit gjatë seancave stërvitore si dhe neglizhimin e kontributit në mbrojtje gjatë ndeshjeve. Pasi u aktivizua si zëvëndësues në dy ndeshjet e rradhës, Hazard u kthye si titullar në ndeshjen miqësore ndaj Rusisë në nëntor 2010; ai asistoi golin e Romelu Lukakut.

Pasi luajti si titullar në barazimin 1–1 ndaj Finlandës në shkurt 2011, Hazard u ul në stol për ndeshjet e rëndësishme të kualifikueseve të UEFA Euro 2012 në mars 2011, me trajnerin Leekens i cili preferonte Nacer Chadli dhe Mousa Dembélé në krahët e sulmit. Pas përfundimit të ndeshjeve, mediat franceze shtruan çështjen se pse Hazard po haste vështirësi me ekipin kombëtar dhe njëkohësisht po luante shkëlqyeshëm në Francë me Lille. Marc Wilmots, ndihmës trajneri i ekipit kombëtar, j'u përgjigj raporteve të mediave duke deklaruar se "disa njerëz shohin vetëm cilësitë e Edenit", duke shtuar se "media franceze ndonjëhere verbohet nga momentet magjike të tij."

Hazard luajti si titullar në ndeshjen e rradhës zyrtare të Belgjikës kundër Turqisë më 3 qershor 2011, duke u zëvëndësuar në minutën e 60të. I zhgënjyer me performancën e tij, Hazard shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe më vonë u filmua nga kamerat në stadium nën prezencën e familjes së tij duke ngrënë një hamburger. Pas episodit, e cila u bë e njohur me termin Burgergate në Belgjikë, Hazard kërkoi falje për veprimin e tij. I pyetur në lidhje me reagimin e lojtarit pas zëvëndësimit, Leekens deklaroi se ai "është një lojtar i ri që bëri një gabim."

Më 4 gusht, Leekens deklaroi se Hazard do të ndëshkohej për veprimin e tij në ndeshjen me Turqinë duke e pezulluar për ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë më 10 gusht, ndeshjen kualifikuese të Euro 2012 kundër Azerbajxhanit më 2 shtator dhe ndeshjen tjetër miqësore kundër Shteteve të Bashkuara katër ditë më vonë. Më 9 gusht, grupi i menaxhimit të Hazard mbajti një konferencë për shtyp për mediat belge. Konferenca shpjegoi me detaje veprimin e Hazard në ndeshjen kundër Turqisë, kritioi vendimin për pezullimin e lojtarit me tre ndeshje si dhe kritikoi trajnerin Leekens për kritikat e shpeshta ndaj lojtarit. Më 25 gusht, Leekens njoftoi se pezullimi i Hazard kishte përfunduar dhe se lojtari do të kthehej për ndeshjet e shtatorit.

Më 7 tetor 2011, pothuajse tre vite pas debutimit me ekipin kombëtar, Hazard shënoi golin e parë në fitoren 4–1 kundër Kazakistanit. Kjo fitore e vendosi Belgjikën në vendin e dytë në grupin e saj kualifikues për Euro 2012. Ata kishin nevojë për fitore në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë për t'u kualifikuar në fazën play-off. Hazard luajti 90 minuta të plota në ndeshjen ndaj Gjermanisë, pa mundur që të shmangë humbjen 3–1 në Düsseldorf.

2013–2016: Kupa e Botës 2014 dhe Euro 2016

Hazard luajti nëntë ndeshje në fushatën e suksesshme të Belgjikës në kualifikueset e FIFA Kupën e Botës 2014, duke shënuar edhe dy gola. Goli i parë erdhi më 22 mars 2013 në fitoren 2–0 kundër Maqedonisë së Veriut në Philip II Arena, duke shënuar me penallti, të cilën e fitoi vetë pas një ndërhyrje të gabuar nga Aleksandar Lazevski. Goli i dytë erdhi po ndaj të njëjtit kundërshtar në ndeshjen e kthimit tre ditë më pas; goli i tij i dha fitoren minimale ekipit.

Më 13 maj 2014, Hazard ishte pjesë e listës përfundimtare me 23 lojtarë që do të merrnin pjesë në Kupën e Botës 2014 në Brazil. Ai asistoi golin e fitores të shënuar nga Dries Mertens në suksesin 2–1 kundër Algjerisë në ndeshjen e parë të grupit. Në ndeshjen e dytë, ai asistoi golin e sulmuesit Divock Origi në suksesin minimal ndaj Rusisë. Kjo fitore e kualifikoi Belgjikën në fazën me eliminim direkt, aty ku u eliminuan nga Argjentina në çerek-finale.

Më 7 qershor 2015, Hazard luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten për shkak të mungesës së Vincent Kompany në ndeshjen miqësore ndaj Francës, duke shënuar me penallti në fitoren 4–3 në Stade de France. Ai fitoi një tjetër penallti më 3 shtator në ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Bosnje dhe Hercegovinës, pas një ndërhyrje nga Ognjen Vranješ; ai e ekzekutoi vetë penalltinë, duke mposhtur shokun e skuadrës te Çelsi Asmir Begović dhe duke i dhënë fitoren Belgjikës 3–1 me përmbysje. Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e fitores katër minuta nga fundi në ndeshjen e rradhës kualifikuese kundër Qipros. Më 10 tetor, Hazard shënoi një tjetër penallti, këtë herë në triumfin 4–1 kundër Andorrës. Kjo fitore vulosi kualifikimin e Djajve të kuq në Euro 2016, e cila ishte turnamenti i parë madhor që ata merrnin pjesë pas 16 vitesh.

Hazard u emërua kapiten I Belgjikës për Euro 2016 për shkak të mungesës së Kompany. Ai shënoi një gol falë një inkursioni personal në fitoren 4–0 kundër Hungarisë në raundin e 16-tave. Belgjika më pas u eliminua në çerek-finale nga Uellsi. Hazard e mbylli turnamentin si asistuesi më i mirë me katër asiste sëbashku me uellsianin Aaron Ramsey.

2017–2018: Shiriti i kapitenit dhe fushata e Kupës së Botës 2018

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard si kapiteni i ekipit, duke luajtur në Kupën e Botës 2018, ku Belgjika arriti rezultatin më të mirë duke përfunduar e treta.

Hazard u vendos kapiteni i Belgjikës për Kupën e Botës 2018 në Rusi. Në ndeshjen e parë kundër Panamasë, ai asistoi golin e tretë të shënuar nga Lukaku në një fitore 3–0 për Belgjikën. Pas kësaj, ai shënoi një dygolësh në fitoren kundër Tunizisë në ndeshjen e dytë. Goli i tij i parë me penallti në minutën e 6të, ishte goli më i shpejtë i Belgjikës në një Kupë Bote. Ai gjithashtu u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes për performancën e tij. Hazard nuk luajti në ndeshjen e tretë të grupit, pasi ai sëbashku me tetë titullarë të tjerë që kishin luajtur në dy ndeshjet e para, u lanë pushim nga trajneri Roberto Martinez. Në fitoren 3–2 të Belgjikës kundër Japonisë në raundin e 16-tave, Hazard ishte vendimtar në përmbysjen e dy golave distantazh; Belgjika u bë ekipi i parë në 52 vite që fiton pas një disavan.tazhi prej dy golash në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës. Për të dytën ndeshje rresht, ai u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes nga sponsorët e FIFA-s.

Hazard vazhdoi me performancat e tij pozitive gjatë turnamentit, duke ndihmuar Belgjikën të arrinte gjysëm-finalen e saj të dytë në histori pas një fitoreje 2–1 ndaj pesë herë kampionëve të kompeticionit Brazilit. Në atë ndeshje, ai vendosi rekordin për numrin e driblimeve të suksesshme në një ndeshje të Kupës së Botës me dhjetë të tilla 10 driblime; ai theu rekordin e vendosur në vitin 1966. Në gjysëm-finale, Belgjika u mposht me rezultatin minimal 1–0 nga Franca në një ndeshje të balancuar. Më 14 korrik, në finalen e vogël kundër Anglisë, Hazard u shpall sërisht lojtari më i mirë për herë të tretë duke kontribuar në një fitore 2–0; me këtë fitore, Belgjika e mbylli turnamentin në vendin e tretë, duke siguruar rezultatin e saj më të mirë në histori.

Në përfundim të turnamentit, Grupi i Studimeve Teknike të FIFA-s e zgjodhi Hazardin si lojtarin e dytë më të mirë të turnamentit, duke i dhuruar çmimin Topi i Argjendë. Ai shënoi tre gola dhe asistoi dy të tjerë gjatë turnamentit, si u zgjodh lojtari i ndeshjes në tre raste – më shumë se çdo lojtar tjetër.

2019–2022: Vitet e fundit dhe tërheqja

Hazard luajti ndeshjen e tij të 100të në mars 2019 në fitoren 2–0 në transfertë kundër Qipros në kualifikueset e Euro 2020; ai shënoi golin e dytë të ekipit. Hazard vazhdoi të ishte kapiten i ekipit gjatë fushatës kualifikuese; Belgjika u bë ekipi i parë që u kualifikua në turnament. Në maj 2021, ai ishte pjesë e listës përfundimtare me 26 lojtar që do të luanin në turnament. Hazard luajti në tre nga pesë ndeshjet e ekipit gjatë turnamentit; ai asistoi golin e fitores të Kevin De Bruyne në ndeshjen ndaj Danimarkës. Ai mungoi në ndeshjen çerek-finale ndaj Italisë për shkak të një dëmtimi, me Belgjikën e cila pësoi një eliminim nga turnamenti.

Hazard u aktivizua në katër ndeshje në fushatën kualifikuese të FIFA Kupën e Botës 2022, duke shënuar një gol në fitoren 3–0 kundër Republikës Çeke. Ai gjithashtu asistoi një nga golat e fitores 5–2 kundër Estonisë.

Më 7 dhjetor 2022, pas eliminimit të Belgjikës nga Kupa e Botës, Hazard njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

Profili i lojtarit

Stili i lojës

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard në duel kundër mbrojtësve të Norwich City, tetor 2012.

Hazard luante zakonisht si mesfushor sulmues ose anësor, dhe konsiderohej si "talenti më i jashtëzakonshëm i Evropës" kur ishte në vitet e para të karrierës. Hazard luante si anësor te Lille nën drejtimin e trajnerit Garcia në formacionin 4–3–3, duke ndryshuar shpesh krahët pasi është i aftë të luaj me të dyja këmbët. Në sezonin 2011–12, pas largimit të organizatorëve Yohan Cabaye dhe Gervinho, trajneri Garcia i ndryshoi pozicionin belgut, duke e aktivizuar si mesfushor sulmues në qëndër, duke pasur lirinë për t'u zhvendosur në krahë nëse ishte e nevojëshme. Dy nga karakteristikat më të dalluara të Hazard janë shpejtësia dhe aftësia teknike, të cilat janë përshkruar "mahnitëse" dhe "magjepsëse". Shpejtësia e tij, nxitimi dhe driblimet, të kombinuara me krijueshmërinë, balancën, shkathtësinë dhe fizikun shtatshkurtër, i lejojnë atij të ruajë zotërimin e topit dhe të jetë efikas në duelet një-kundër-një kundër mbrojtësve kundërshtar.

Te Çelsi Hazard u maturua në një lojtar të klasit botëror dhe një nga më të mirët në botë. Ai fillimisht luante si mesfushor i majtë, ku kishte lirinë për t'u zhvendosur në qëndër dhe të gjuante me këmbën e djathë, e cila është e preferuara e tij. Hazard fitoi statusin si një nga lojtarët më të mirë në botë veçanërisht në sezonin 2014–15, gjatë së cilës ai fitoi disa trofe individual si dhe mori lëvdata nga analistë dhe trajnerë. José Mourinho e lavdëroi belgun duke thënë: "Ai tashmë është një lojtar i klasit botëror dhe evolucioni i tij ka qënë i jashtëzakonshëm. Ai është ende i ri dhe mund të bëhet lojtari më i mirë në botë." Ish shoku i tij i ekipit dhe kapiteni i Lille Rio Mavuba e përshkroi belgun "si një lojtar të madh me talent të jashtëzakonshëm", duke shtuar: "Ai nuk është i madh por është shumë i shpejtë. Është shumë e vështirë t'ja marrësh topin dhe finalizimi i tij është i shkëlqyer." Hazard zakonisht i festonte golat e shënuar duke rrëshqitur me gjunjë; ai ndaloi së festuari kështu që nga viti 2018. Edhe pse pozicioni i tij i preferuar ishte anësor i majtë, Hazard mund të luante si qëndër-sulmues, sulmues i dytë, sulmues i vetëm si dhe në rolin e sulmuesit të fshehur (9 fallco), të cilën e ka mbuluar në disa raste në karrierën e tij. Hazard ishte gjithashtu një ekzekutues i saktë i gjuajtjeve të lira dhe penalltive.

Pritja

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard shquhet për driblimet, krijueshmërinë dhe lojën me top; uebfaqe e FIFAs e përshkron belgun si një lojtar "të vështir për t'ja marrë topin."

Hazard konsiderohet si një nga lojtarët belg më të mirë të të gjitha kohërave. Ish trajneri Claude Puel i vuri epitetin "Messi i vogël", duke lavdëruar shpejtësinë e belgut, finalizimin dhe aftësinë për të mbrojtur topin. Rolland Courbis, një ish futbollist francez, gjithashtu vuri në dukje ngjashmërinë e Hazard me Messin, duke thënë: "Ndonjëhere më duket sikur Messi është në krahun e djathtë." Stili i lojës "i shkathët dhe dredharak" i Hazard është përshkruar si i ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos kur portugezi luante me Manchester United; ky krahasim u përsërit më vonë nga ish lojtari i kombëtares franceze Christophe Dugarry. Vizioni i tij, i konsideruar si tipari që ka përmirësuar më shumë në karrierë, së bashku me pasimin, e ka lejuar atë të zhvillohet në një lojtar efektiv dhe asistues, e cila nga ana tjetër, e kombinuar me aftësinë për të finalizuar, i mundëson atij të shënojë dhe të krijojë gola.

Në Belgjikë, talenti i Hazard dhe ngjitja e ngjashme në hierarkinë e futbollit të vendit ka çuar në krahasime me ish lojtarin e kombëtares Enzo Scifo. Të dy lojtarët ndajnë të njëjtën vendlindje dhe vetë Scifo shpenzoi kohë me Hazard ndërsa ai ishte në Tubize, duke deklaruar: "Unë kam qënë trajneri i Eden në Tubize, ju e dini. Gjatë javës, unë u kujdesa për të rinjtë të paktën një herë, dhe ai, në ato ditë, pashë menjëherë se ai kishte një të ardhme të sigurt.” Ish-lojtari i Çelsit, Gianfranco Zola, e krahasoi Hazardin me veten në vitin 2019, një pikëpamje të cilën e kishte shprehur më parë ish-shoku i skuadrës së belgut, Frank Lampard, në vitin 2013.

Megjithatë, pavarësisht komenteve pozitive, Hazard ka marrë edhe kritika nga disa. Në vitin 2010, trajneri i kombëtares belge Georges Leekens kritikoi nivelin e punës së lojtarit. Drejtori i akademisë të të rinjë të Lille, Jean-Michel Vandamme, kundërshtoi kritikat e trajnerit duke argumentuar se Hazard thjesht zotëron një ndershmëri intelektuale që është jo-tipike dhe e rrallë për futbollistët e ditëve të sotme, duke deklaruar: "Ai është një konkurues i vërtetë, nuk është një mashtrues, as një ankues, sepse nuk e dëgjon të ankohet kur faullohet”.

Jashtë futbollit

Jeta personale

Hazard është i martuar me Natacha Van Honacker. Më 19 dhjetor 2010, u raportua se ajo kishte lindur një djalë, Yannis. Ajo lindi djalin e tyre të dytë, Leo, në shkurt 2013, djali i tretë, Samy, në shtator 2015 dhe djalin e katërt në tetor 2019.

Sponsorizimi

Në vitin 2012, Hazard nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me furnizuesin e veshjeve sportive dhe pajisjeve, Nike. Ai u shfaq në një reklamë për Nike Green Speed II së bashku me Mario Götze, Theo Walcott, Raheem Sterling, Christian Eriksen dhe Stephan El Shaarawy në nëntor 2012.

Hazard ishte pjesë në kopertinën e video-lojës FIFA 15 të EA Sports FIFA në Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Francë, së bashku me Lionel Messin. Ai, Marco Reus, James Rodríguez dhe Anthony Martial u shpallën si ambasadorët zyrtarë të lojës dhe ishin finalistët për të qenë fytyra e re e FIFA 17. Hazard u emërua fytyra e re e ekskluzivitetit në vitin 2019 – duke zëvëndësuar Cristiano Ronaldon dhe duke u shfaqur si ylli i kopertinës së edicionit të rregullt të FIFA 20.

Që nga marsi 2016, Hazard është shfaqur në reklamat për Lotus Bakeries me bazë në Belgjikë, duke promovuar gamën e tyre të biskotave Biscoff. Reklama e tregon atë duke shënuar me sukses një gjuajtje të lirë, duke dërguar një top në një hapsirë mes 10,000 gotash.

Pronësia e klubit

Më 26 qershor 2017, Hazard u bë një nga pronarët e klubit të sapokrijuar amerikan San Diego 1904 FC, e cila do të fillonte të luante në vitin 2018. Pronarët e tjerë ishin Demba Ba, Yohan Cabaye dhe Moussa Sow.

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divzioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Lille B 2007–08 CFA 11 1 11 1
2008–09 CFA 2 0 2 0
Gjithsej 13 1 13 1
Lille 2007–08 Ligue 1 4 0 0 0 0 0 4 0
2008–09 Ligue 1 30 4 4 2 1 0 35 6
2009–10 Ligue 1 37 5 1 0 2 1 12 4 52 10
2010–11 Ligue 1 38 7 5 3 2 2 9 0 54 12
2011–12 Ligue 1 38 20 3 1 1 0 6 0 1 1 49 22
Gjithsej 147 36 13 6 6 3 27 4 1 1 194 50
Chelsea 2012–13 Premier League 34 9 6 1 5 2 13 1 4 0 62 13
2013–14 Premier League 35 14 3 0 1 0 9 2 1 1 49 17
2014–15 Premier League 38 14 1 0 6 2 7 3 52 19
2015–16 Premier League 31 4 2 2 1 0 8 0 1 0 43 6
2016–17 Premier League 36 16 4 1 3 0 43 17
2017–18 Premier League 34 12 5 1 4 1 8 3 0 0 51 17
2018–19 Premier League 37 16 2 0 5 3 8 2 0 0 52 21
Gjithsej 245 85 23 5 25 8 53 11 6 1 352 110
Real Madrid 2019–20 La Liga 16 1 0 0 6 0 0 0 22 1
2020–21 La Liga 14 3 1 0 5 1 1 0 21 4
2021–22 La Liga 18 0 2 1 3 0 0 0 23 1
2022–23 La Liga 6 0 1 0 3 1 0 0 10 1
Gjithsej 54 4 4 1 17 2 1 0 76 7
Gjithsej karriera 459 126 40 12 31 11 97 17 8 2 635 168

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Belgjika
2008 1 0
2009 9 0
2010 7 0
2011 8 1
2012 8 1
2013 9 3
2014 12 1
2015 9 6
2016 14 5
2017 5 4
2018 16 6
2019 8 5
2021 10 1
2022 10 0
Gjithsej 126 33

Golat me kombëtaren

Burimi:

Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Eden Hazard
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 7 tetor 2011 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 23 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Kazakistani 2–0 4–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
2 25 maj 2012 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 27 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Mali i Zi 2–1 2–2 Ndeshje miqësore
3 6 shkurt 2013 Jan Breydel Stadium, Bruges, Belgjikë 34 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Sllovakia 1–0 2–1 Ndeshje miqësore
4 22 mars 2013 Philip II National Arena, Shkup, Maqedoni 35 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Maqedonia 2–0 2–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
5 26 mars 2013 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgium 36 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Maqedonia 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
6 1 qershor 2014 Friends Arena, Solna, Suedi 44 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Suedia 2–0 2–0 Ndeshje miqësore
7 28 mars 2015 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 54 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Qipro 4–0 5–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
8 7 qershor 2015 Stade de France, Saint-Denis, Francë 56 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Franca 4–1 4–3 Ndeshje miqësore
9 3 shtator 2015 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikē 58 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Bosnja dhe Hercegovina 3–1 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
10 6 shtator 2015 GSP Stadium, Nikosia, Qipro 59 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Qipro 1–0 1–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
11 10 tetor 2015 Estadi Nacional, Andorra la Vella, Andorra 60 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Andorra 3–1 4–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
12 13 tetor 2015 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 61 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Izraeli 3–0 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
13 5 qershor 2016 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 65 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Norvegjia 2–2 3–2 Ndeshje miqësore
14 26 qershor 2016 Stadium Municipal, Toulouse, Francë 69 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Hungaria 3–0 4–0 UEFA Euro 2016
15 7 tetor 2016 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 73 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Bosnja dhe Hercegovina 2–0 4–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
16 10 tetor 2016 Estádio Algarve, Faro/Loulé, Portugal 74 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Gjibraltari 6–0 6–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
17 13 nëntor 2016 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgium 76 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Estonia 3–0 8–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
18 31 gusht 2017 Stade Maurice Dufrasne, Liège, Belgjikë 77 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Gjibraltari 6–0 9–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
19 10 October 2017 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 80 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Qipro 1–0 4–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
20 3–0
21 10 nëntor 2017 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 81 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Meksika 1–0 3–3 Ndeshje miqësore
22 6 qershor 2018 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 85 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Egjipti 2–0 3–0 Ndeshje miqësore
23 23 qershor 2018 Otkritie Arena, Moskë, Rusi 88 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Tunizia 1–0 5–2 FIFA Kupa e Botës 2018
24 4–1
25 14 korrik 2018 Krestovsky Stadium, Shën Petersburg, Rusi 92 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Anglia 2–0 2–0 FIFA Kupa e Botës 2018
26 7 shtator 2018 Hampden Park, Glasgow, Skoci 93 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Skocia 2–0 4–0 Ndeshje miqësore
27 11 shtator 2018 Laugardalsvöllur, Reykjavík, Island 94 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Island 1–0 3–0 UEFA Liga e Kombeve A 2018–19
28 21 mars 2019 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 99 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Rusia 2–1 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
29 3–1
30 24 mars 2019 GSP Stadium, Nikosia, Qipro 100 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Qipro 1–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
31 16 nëntor 2019 Krestovsky Stadium, Saint Petersburg, Rusi 105 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Rusia 2–0 4–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
32 3–0
33 5 shtator 2021 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë 113 Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Republika Çeke 2–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022

Trofe

Klube

Eden Hazard: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hazard dhe Thibaut Courtois duke pozuar me trofeun e Kupës së Ligës 2015.
    Lille
    Chelsea
    Real Madrid

Kombëtarja

    Belgjika

Personale

  • Sportisti Belg i Vitit: 2018
  • Lojtari i Sezonit i UEFA Ligës së Evropës: 2018–19
  • UNFP Lojtari i Vitit i Ligue 1: 2010–11, 2011–12
  • FWA Futbollisti i Vitit: 2014–15
  • Lojtari i Sezonit i Premier Ligës: 2014–15
  • PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve: 2018–19
  • Lojtari i Vitit i Belgjikës: 2017, 2018, 2019
  • Lojtari më i mirë belg që luan jashtë: 2017, 2018, 2019
  • Lojtari i Vitit i Çelsit: 2013–14, 2014–15, 2016–17, 2018–19
  • Lojtari i Vitit i Çelsit i Lojtarëve: 2014–15, 2018–19
  • Topi i Argjendë i FIFA Kupës së Botës: 2018
  • Çmimi Bravo: 2011
  • Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Belgjikës nga Federata Belge e Futbollit: 1895–2020
  • UNFP Lojtari i Ri i Vitit i Ligue 1: 2008–09, 2009–10
  • Lojtari më i Mirë i Ri i Huaj i France Football: 2011
  • PFA Lojtari i Ri i Vitit: 2013–14
  • UNFP Lojtari i Muajit i Ligue 1: mars 2010, mars 2011, mars 2012, prill 2012
  • Lojtari i Muajit i Premier Ligës: tetor 2016, shtator 2018
  • PFA Lojtari i Muajit i Premier Ligës i Tifozëve: tetor 2016
  • Organizatori i Sezonit i Premier Ligës: 2018–19
  • Goli i Muajit i Premier Ligës: shkurt 2017, prill 2019
  • Goli i Vitit i Çelsit: 2015–16 (kundër Tottenhamit), 2016–17 (kundër Arsenalit), 2018–19 (kundër Liverpoolit)
  • UNFP Ekipi i Vitit i Ligue 1: 2009–10, 2010–11, 2011–12
  • FIFA FIFPro World11: 2018, 2019
  • PFA Ekipi i Vitit i Premier Ligës: 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2016–17
  • UEFA Ekipi i Vitit: 2017, 2018
  • Ekipi i Sezonit i UEFA Ligës së Evropës: 2018–19
  • ESM Ekipi i Vitit: 2014–15, 2018–19
  • Ekipi "Fantasy" i FIFA Kupës së Botës: 2018
  • IFFHS Ekipi i Vitit: 2018
  • XI më e mirë e të gjitha kohërave e Belgjikës nga IFFHS

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Eden Hazard Jeta e hershmeEden Hazard Karriera me klubeEden Hazard Karriera ndërkombëtareEden Hazard Profili i lojtaritEden Hazard Jashtë futbollitEden Hazard Statistikat e karrierësEden Hazard TrofeEden Hazard ReferimeEden Hazard Lidhje të jashtmeEden HazardWikipedia:Artikuj të përkryer/KandidaturaWikipedia:Artikuj të përkryer/Kandidatura/Votime/Eden Hazard

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VajguriPasaporta e ShqipërisëNamazi i SabahutKafshëtPresidenti i ShqipërisëAhmed KalajaGegërishtjaDemografia e KosovësKaliHaidiHasiNgjyraFejaProteinaLista e maleve të ShqipërisëNamazi i JacisëTrombocitiGravitetiLidhja e LezhësYlberiKomunizmiNdotja e ujitSistemi nervorInfeksioni seksualisht i transmetueshëmBosnja dhe HercegovinaAhmet KrasniqiSëmundjet e trashëgueshmeLista e komunave në KosovëPermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitVlera ushqyeseGreqia e lashtëNelson MandelaHistoria e kompjuteritLista e filmave të ShqipërisëArbëreshët në ItaliGjenetikaRënia e komunizmit në ShqipëriLeonardo da VinçiMusine KokalariSamir ManeMagna CartaLista e vendbanimeve ilireZgjebjaLista e shteteve sipas popullsisëNdryshimi i klimësMuzika populloreRilindjaIliriaDhëmbët e njeriutTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriAdolf HitleriNoizyBurreliRryma elektrikeZënia e Diellit (Eklipsi)AziaAlfabeti shqipPankreasiShqipëria në vitet 1912-1939BakteriTom SojerFustanellaMjedisi natyrorVenusiVeshjet popullore shqiptarePanairi i botësRespekt per te moshuarveMalet e SharritHolokaustiSavanaShqiponjaLista e viteveMamuthi leshatorBig Brother (Albania)Konventa për të Drejtat e Fëmijës🡆 More