Ndezja apo inflamacioni i cipave të trurit e palcës kurrizore.
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.
Që të diagnostikohet meningjiti mjeku duhet të bëjë punkcion lumbal : me gjilpërë hyn në shtyllën kurrizore dhe merr pakëz lëng. Lëngu ekzaminohet nën mikroskop, për prezencën e qelbit dhe baktereve dhe bëhet kulturë, që të shihet a ka prezent bakter dhe të caktohet lloji i bakterit.
Shkaktues të ndezjes së cipës së trurit janë kryesisht viruset : Entero- dhe Coxsackie-viruset (të familjes Picornaviridae), viruset Epstein-Barr dhe Herpes Simplex Tip 2 (Herpesviridae), LCM, HIV (Retroviridae) etj.
Po ashtu edhe bakteret mund të shkaktojnë meningjitin. Te foshnjat: Entero-bakteret (p.sh Escherichia coli), grupi B i streptokokëve, Listeria monocytogenes; te fëmijët deri në moshën 6 vjeçare: Hameophilus influenazae, meningokokët (Neisseria meningitidis), pneumokokët (Streptococcus pneumoniae); kurse te të rriturit: meningokokët, pneumokokët, po ashtu kërpudhat dhe parazitët.
Bakteret hyjnë në organizëm kryesisht nëpërmjet të hapësirës së gojës, laringut, hundës, nëpërmjet të veshit të mesëm ose mushkërive, por edhe frakturat e kafkës mundësojnë kalimin e baktereve për në cipë të trurit. Ato ngjiten nëpërmjet pikave në ajër (p.sh. prej teshtimës së të sëmurit) e kështu favorizohet infektimi me të në ambiente me shumë njerëz e të ajrosura keq (si salla leximi me dritare te mbyllura, në kampe të refugjatëve etj).
Vërtetimi i shkaktarit është shumë i rëndësishëm, pasi që meningjiti nga viruset ka një zhvillim më të butë të sëmundjes dhe ka shumë rrallë pasoja të mëtutjeshme në krahasim me meningjitin e shkaktuar nga bakteret.
Meningjiti i shkaktuar nga bakteret nëse nuk shërohet me terapi mund të dërgoj edhe deri në vdekje, mirëpo edhe nën terapi vdekshmëria është 5 % deri 30 %. Një ndër komplikimet është Sindroma Waterhouse-Friderichsen. Pasojat më të rënda të meningjitit bakterial janë të metat mendore dhe vdekja.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Meningjiti, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.