Gjeli i egër (Tetrao urogallus).
Ben pjese ne familjen e Tetraonidae.
Gjeli i egër | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | [[Tetrao]] |
Lloji: | [[Template:Taxonomy/Tetrao]][. T. urogallus |
Emri binomial | |
T. urogallus Linnaeus, 1758 |
60-87 cm, krahët e hapur: 87-125 cm.
Shpend shumë të mëdhenj. Meshkujt janë me ngjyrë të errët dhe tre herë më të mëdhenj se femrat. Ngjiten në fluturim me zhurmë shumë të fortë të krahëve. Fluturimet janë të shkurta, të shpejta dhe në vijë të drejtë. Gjeli i egër është i famshëm për sjelljen e mahnitshme flirtuese të meshkujve, qafën e gjatë që e mban drejt dhe bishtin e ngritur kur krekoset. Mashkulli ka sqep të rëndë, të përkulur, me ngjyrë të verdhë. Femrat janë ngjyrë kafe me vija të zeza në kraharor.
Jetojnë në zona malore, në pyje halorë ose të përzier, zona me pisha të vjetra në vende shkëmbore, etj. Në fund të pranverës zbresin në livadhe ku meshkujt bëjnë paradat flirtuese.
Folezimi nis nga fundi i prillit. Femra lëshon 7-11 vezë, inkubacioni zgjat 24- 26 ditë dhe të vegjlit janë të aftë për fluturime të shkurtra kur mbushin moshën 2-3 javore. Janë të aftë të fluturojnë plotësisht pas 2-3 muajsh.
Hanë hala pishe dhe bredhi, gjethe dhe gonxhe lulesh.
Në mbrëmje dëgjohet kënga “ko-krekkorok”. Meshkujt kanë një kakarisje të ngadaltë e të përsëritur “grak”. Në agim, kënga përbëhet nga tinguj dysh kërcitës, që përshpejtohen në një tingull që dëgjohet si ”kork-pop”, të shoqëruara menjëherë nga fërshëllima të mprehta dhe rrahje të zhurmshme të krahëve. E gjithë kënga zgjat 5-7 sekonda. Mund të dëgjohet deri në 200-300 m largësi.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Gjeli i egër, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.