Zef Mazi (lindur më 27 janar 1956 në Tiranë, Shqipëri) është një diplomat shqiptar, ambasador, që shërben si Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtaresi ne BE.
Ai më parë ka shërbyer si Asistent Special i Drejtorit të Përgjithshëm për Strategji në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nga 2011 deri në 2018, ku ka qenë përgjegjës për formulimin, planifikimin dhe zbatimin e strategjise per te gjithe Agjensine, per manaxhimin e risqeve dhe te dijeve dhe detyra te tjera me rendesi.
Zef Mazi ka qene Ambasador i Republikes te Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar te Britanise te Madhe dhe Irlandes te Veriut si dhe ne Republiken e Irlandes (2007-2011). Para kesaj, Zef Mazi ka qene Ambasador dhe Perfaqesues i Perhershem i Shqiperise ne Zyren e Kombeve te Bashkuara ne Vjene, ne Agjensine Nderkombetare te Energjise Berthamore (ANEA), ne Organizaten per Bashkepunim dhe Siguri ne Evrope (OSBE), ne Organizaten per Zhvillimin Industrial te Kombeve te Bashkuara (UNIDO), ne Organizaten per Ndalimin e Plote te Provave Berthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht). Ai ka qene kryetar i Forumint per Bashkepunim per Ceshtjet e Sigurise te OSBE (2003), dhe ka sherbyer edhe ne Sekretariatin e OSBE-se dhe te ANEA-s (1998-2002). Zef Mazi ka qene Minister-Keshilltar, i ngarkuar me pune ad interim/Shef Misioni ne Ambasaden e Republikes te Shqiperise ne Austri dhe ne Konfederaten Zvicerane (1991-1992). Para kesaj, ai ka sherbyer ne Departamentin e Bashkepunimit Shumepalesh te Ministrise te Jashtme te Shqiperise ne Tirane, i ngarkuar per KSBE-ne, si dhe anetar i delegacionit te perhershem te Shqiperise ne negociatat per rivendosjen e marredhenieve diplomatike ndermjet Britanise te Madhe dhe Shqiperise (1989-1991).
Zef Mazi ka sherbyer edhe si shef i zyres te marredhenieve me jashte te Drejtorise te Pergjitheshme to PTT-se (1987-1989), si dhe perkthyes/editor ne Shtepi Botuese dhe, ne te njejten kohe, lektor i jashtem ne Universitetin e Tiranes (1978-1988) dhe foles ne Radio Tirana Sherbimi ne gjuhe te huaja (1975-1985).
Zef Mazi ka qene kandidat per president ne zgjedhjet presidenciale ne Shqiperi (2002), si dhe kandidati zyrtar i Shqiperise per postin e Sekretariat te Pergjithshem te OSBE-se (2005).
Zef Mazi, gjate karieres se tij, eshte ftuar si leksor per te mbajtur leksione mbi ceshtje te marredhenieve nderkombetare dhe per analiza politike, per nje numer aspektesh qe lidhen me sigurine, strategjine, ceshtje te karakterit berthamor dhe ato politiko-ushtarake. Ai ka botuar nje number artikujsh mbi ceshtje politike rreth Shqiperise dhe Ballkanit ne shtypin shqiptar, ate kosovar dhe ate nderkombetar. Me poshte artikuj dhe leksione kryesore (gjuha dhe titulli ne original):
Zef Mazi ka perkthyer dhe botuar libra nga anglishtja ne shqip dhe anasjelltas:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Zef Mazi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.