World Of Tanks

Bota e Tankeve (World of Tanks) është një lojë online e zhvilluar nga kompania Belloruse-Qipriote Wargaming, e cila ka të implementuar një numër makinash luftarake, kryesisht tanke të mesit të shekullit njëzet duke filluar nga Lufta e Dytë Botërore deri në fillimet e viteve të 70-ta.

Loja është me qasje të lirë dhe mund te luhet pa pagesë,por gjithashtu lojtarët dhe përdoruesit munden që për një shumë të caktuar parash të sigurojnë të mira shtesë. Fokusi i lojës është ne tipin e lojës Lojtari kundër Lojtarit ku çdo lojtarë ka nën kontrollë një makinë luftarake, e cila mund te jete e lehtë,e rangut te mesëm ose tank i rëndë, shkatërrues tankesh, ose paisje artilerike. Bota e Tankeve u paraqit per herë te parë në organizimin Videolojrat e Botës 2012.

Loja dhe stili i lojës

Lojtari merr nën kontroll një tank sipas dëshirës, dhe vendoset në një fushë-betejë me lojtarë tjerë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Lojtari kontrollon lëvizjen e tankun, të shtënat , dhe mund të komunikojë me lojtarët tjerë përmes gjuhës së shkruar apo të folur, si dhe një numër të instruksioneve taktike që mund të shihen vetëm nga ekipi mik. Për të fituar një betejë ekipi i lojtarit duhet të shkatërroj të gjithë tanket armiq ose duke mbledhur pikë të mjaftueshme nga pushtimi i bazës armike. Loja ka të implementuar një numër funksionalitetesh si kamuflazhi, dëmtimi i antarëve të ekuipazhit dhe dëmtimi i paisjeve të brendshme.

Tipet

Lojtari në Botën e Tankeve mund të zgjedh ndërmjet disa tipeve të ndryshme si: betejat e rastit, trajnimet ekipore, betejat ekipore, dhe betejave të veçanta. Tipi i betejave historike ka ekzistuar më parë por u tërhoq për përmirësime pasi tregoi rezultate të dobëta. Gjatë betejave të rastit lojtarët mund të organizohen në ekipe deri ne tre lojtarë. Nëse fitohet beteja koeficienti i shpërblimit është më i lartë.

Tipet e makinave

Loja ka të implementuar modelin e mburojës se metalit si dhe kamuflazhit dhe ka 382 tanke nga Bashkimi Sovjetik, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Japona, si dhe Shtetet e Bashkuara.

Tanket janë të modeluara në 3D me kujdes të shtuar dhe rëndësi e veçantë i është kushtuar saktësisë së modeleve, but as this is not a simulator, certain parameters (e.g. reduced main gun characteristics-range and penetration physics) have been simplified, and in-game controls are very user friendly for gameplay.

Bota e Tankeve përmban pesë lloje të makinave. ku bëjnë pjesë: tanket e lehta (TL), tanket e mesmes (TM), tanket e rëndas (TR), shkatërruesit e tankeve (ST), si dhe Paisjet Artilerike (ARTI).

Shumica e tankeve kanë një kullë rrotulluese e cila rrotullohet për 360 shkallë në çdo drejtim. Ndërsa shumica e shatërruesve dhe paisjeve artilerike nuk kanë një kullë rrotulluese dhe duhet drejtuar më tërë trupin. Ndërsa tanke të caktuara (p.sh. M3 Lee) kanë një zonë të limituar zjarri.

Të gjitha makinat kanë vetëm një armë kryesore, varësisht nga modeli dhe niveli ato janë të kalibrave dhe fuqisë së ndryshme.

Të gjitha makinat gjithashtu lëvizin me anën e zinxhirëve.

Tanket janë të ndara në shtatë nacionalitete : Sovietike(Ruse), Amerikane(SHBA) , Britanike , Japoneze, Franceze,Kineze dhe Gjermane. Një numër i tankeve që gjenden në lojë nuk kanë ekzistuar kurrë në botën reale.

Lufta mes Klaneve

Bota e Tankeve gjitashtu ofron mundësinë e betejave mes klaneve të ndryshme të cilat bëhen për territor në hartën botërore. Kontrollimi i territorit sjell të mira materiale të cilat përndryshe mund të blihen vetëm me para. Varësisht nga madhësia si dhe pozita strategjike e territorit, territoret e caktuara sjellin fitime të ndryshme. Lufta për territor bëhet në tanke dhe në fushëbeteja të caktuara paraprakisht. Ndërsa nivelet e tankeve që mund të përdoren është i ndryshëm varësisht prej territorit, ku në territoret që sjellin më shumë të ardhura mund të përdoren tanket e nivelit më të lartë. Territore të caktuara janë të limituara në nivelin e tankeve që mund të përdoren gjatë luftës për atë territor. Kjo për t’iu shmangur skenarit ku një numër i vogël klanesh do të kontrollonin të gjithë territorin.

Modifikimi i pamjes

Të gjitha makinat e kanë mundësinë e modifikimit të pamjes së jashtme ku për të mira materiale të blera me para modifikimi është i përhershëm ndërsa për të mirat materiale që fitohen nga loja e rëndomtë ndryshimet mund të bëhen vetëm për një kohë të caktuar.

Lojtarët gjithashtu mund të vendosin deri në tri paisje shtesë në tanke për të përmirësuar performancën e tankut, gjithashtu në një betejë mund të merren deri në tre produkte ndihmëse si fikës zjarri etj.

Bota e Tankeve Blitz

Në maj të vitit 2013 doli në përdorim Bota e Tankeve Blitz, që është versioni mobil i Botës së Tankeve për tablet dhe telefon që përdorin Android dhe iOS iOS. Deri në shkurt të vitit 2015, Bota e Tankeve për Android është shkarkuar 1.1 milion herë.

Referime

Linqet e jashtme

Tags:

World Of Tanks Loja dhe stili i lojësWorld Of Tanks ReferimeWorld Of Tanks Linqet e jashtmeWorld Of TanksCyprus

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RigoniRrethi i TropojësTartufi (komedi)Halil BudakovaZgjebja14 vjec dhëndërYlli detarMyshqetInternetiLidhëzat në gjuhën shqipeIzet MexhitiPjetër BogdaniKundrinoriLahutaSkënderbeuSulejman VokshiRomeo VeshajÇifteliaKosova dhe bukuritë e sajDializaLumiLigjiVaginaDashuriaMarin BarletiBektashiMetaforaTumori i truritLidhëza bashkërenditëseArabëtEmpatiaPerimetAcidiSistemi diellorMiti i SkënderbeutShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraBimëtQelizat staminaleNeptuniKatroriOsteoporozaShqipëria OsmaneKodi RrugorSindroma DownAlfabeti shqipEmra pellazgëMamuthi leshatorFieriLëkuraGjeografia e KosovësLibriDrini i BardhëNaim FrashëriDiarrejaNdryshimet klimatikeNamazi i IqindisëTërbimiMuhammediMjedisiBalenaKuzhina shqiptarePopullsia botëroreShkodraDuhaniIliriaKalendari katoliko-romak i shenjtorëveSëmundjet e zemrësZef PllumiLUPUSMbreti Zogu ITestosteroniFamiljaMali i ZiMesjetaProblem globalFaik bej KonicaPeshkaqeniHolokaustiArbëria në Mesjetë🡆 More