Ushtria e Kuqe e Punëtorëve dhe e Fshatarëve (rusisht: Рабоче-крестьянская Красная армия; РККА ose Rabočě-krěst'janskaja Krasnaja armija; RKKA) nisi të krijohej nga grupet komuniste luftarake të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës Civile Ruse të 1918-1922.
Ajo u rrit në një ushtri kombëtare te Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1930 Ushtria e Kuqe ishte një nga ushtritë më të mëdha në histori.
Emri "Ushtria e Kuqe" ka lidhje me ngjyrën tradicionale të lëvizjes punëtore. Më 25 shkurt 1946 (kur simbolet kombëtare sovjetike zëvendësuan simbolet revolucionare), Ushtria e Kuqe u riquajt Ushtria Sovjetike (Советская Армия, Sovetskaya Armiya).
Ushtria e Kuqe është pranur gjërësisht që ka qenë forca vendimtare në fitoren e Aleatëve në teatrin evropian të Luftës së Dytë Botërore, duke angazhuar dhe mundur rreth 80% te forcave te armatosura gjermane, Wehrmacht-in dhe shume nga Waffen-SS në Frontin Lindor.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ushtria e Kuqe, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.