Valon Behrami: Futbollist zviceran

Valon Behrami (lindur më 19 prill 1985) është një futbollist profesionist zviceran i cili luan si mesfushor për klubin italian Genoa.

Valon Behrami
Valon Behrami: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Të dhënat vetjake
Emri i plotëValon Behrami
Datëlindja (1985-04-19) 19 prill 1985 (39 vjeç)
VendlindjaMitrovicë, Kosovë
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Genoa
Numri85
Karriera me të rinjtë
1993–1997Stabio
1997–2000Chiasso
2000–2002Lugano
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2003Lugano2(0)
2003–2005Genoa24(0)
2004–2005Verona (huazim)32(3)
2005–2008Lazio65(4)
2008–2011West Ham United58(4)
2011–2012Fiorentina48(0)
2012–2014Napoli54(0)
2014–2015Hamburger SV22(0)
2015–2017Watford43(0)
2017–2019Udinese39(2)
2019Sion4(0)
2020–Genoa7(0)
Karriera ndërkombëtare
2005–2018Zvicra83(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Behrami e nisi karrierën në Zvicër te Lugano para se në vitin 2003 të kalonte te Genoa. Në vitet në vijim, Behrami do të vazhdonte të luante në Itali, duke zhvilluar edhe tre sezone me LazionSerie A. Në korrik 2008, ai u transferua në Premier Ligë te West Ham United në një marrëveshje pesë-vjeçare. Pasi luajti më shumë se 60 ndeshje me klubin në dy vite e gjysëm, Behrami u rikthye në Itali duke firmosur për Fiorentinën.

Në korrik 2012, ai u transferua te Napoli ku luajti për dy vite. Pas largimit nga Napoli, Behrami e shpenzoi sezonin 2014–15 në Gjermani te Hamburgeri. Pas kësaj, ai luajti për dy sezone në Premier Ligë me Watford dhe dy të tjera në Serie A me Udinesen para se të kthehej në Zvicër për të qëndruar për një kohë të shkurtër te Sioni. Në janar 2000, ai u rikthye te klubi i tij i parë italian Genoa.

Behrami bëri debutimin e tij me kombëtaren zvicerane në vitin 2005. Ai luajti me ekipin për 13 vite, duke koleksionuar 83 paraqitje. Ai është lojtari i parë dhe i vetëm zviceran që ka përfaqsuar Zvicrën në katër edicione të FIFA Kupës së Botës.

Jeta e hershme

Kur Behrami ishte 5 vjeç, prindërit e tij e humbën punën; mamaja e tij Halime si sekretare dhe babai i tij Ragip si menaxher i një kompanie të plastikës. Si rezultat, Behrami sëbashku me prindërit dhe motrën më të madhe Valentina lëvizën për në Stabio, një fshat në pjesën italiane-folëse të Zvicrës. Mamaja e tij e ka përshkuar atë si energjik: "Si një fëmijë, vrapimi ishte shfrytëzimi i preferuar i kohës së lirë për Valonin - ai kurr nuk lodhej. Edhe tani, ai vështirë se mund të ulet ende për një të dytë. Ai gjithmonë ka nevojë për një top në këmbët e tij."

Karriera me klube

Vitet e para

Behraimi filloi të luaj futboll me skuadrat zvicerane FC Stabio, FC Chiasso dhe FC Lugano. Pas një numri të konsiderueshëm paraqitjesh impresionuese me Luganon, ai u ble nga skuadra italiane Genoa në sezonin 2003–04, duke luajtur me ta në Serie B. Në janar 2004, ai u transferua te Udinese sëbashku me Rodrigue Boisfer në këmbim të Mohammed Gargo dhe Vittorio Micolucci, në formën e bashkpronësisë.

Në sezonin 2004–05, Genoa e huazoi atë te Verona, sërisht në Serie B.

Lazio

Pas një sezoni mbreslënës me Veronën, Lazio e bleu atë më 25 korrik 2005, si fillim me bashkpronësi për 2.7 Milion dhe në janar 2006, ata e blenë kartonin e plotë të lojtarit duke dhuruar sërisht të njëjtin çmim.

Më 19 shkurt 2006, ai shënoi golin e parë në Serie A në fitoren 1–2 kundër Fiorentinës në Stadio Artemio Franchi.

Në 2007, pas transferimit të Massimo Oddos te Milani, Behraimi mori rolin e mesfushorit të djathtë te Lazio, duke treguar se ai mund të luaj në shumë role.

Në sezonin 2007–08, ai luajti 32 ndeshje, përfshirë 22 në ligë, 5 në kupë dhe 5 në Champions League. Më 19 mars 2008, emri i tij u vendos në historinë e Lazios duke shënuar golin e fitores në minutën e 92të në fitoren 3–2 kundër rivalëve të RomësDerby della Capitale.

West Ham United

Më 23 korrik 2008, West Ham United njoftoi blerjen e Behramit nga Lazio për 5 milion £. Lojtari firmosi një marrëveshje deri në qershor 2013. Behrami bëri debutimin e tij për klubin më 16 gusht 2008 në fitoren 2–1 kundër Wigan Athletic. Shkathtësia e tij bëri që të jetë titullar në mesfushës, duke qëndruar në qëndër si mbështetje për kapitenin Lucas Neill i cili luante në të djathtë. Ai regjistroi golin e parë me West Hamin në një fitore 1–0 kundër Sunderland më 23 nëntor. Gjatë fitores 1–0 në shtëpi kundër Manchester Cityt më 1 mars 2009, Behrami pësoi një dëtim në ligamentin e gjurit të tij të majtë. Ai e pësoi këtë dëmtim që në minutën e gjashtë të ndeshjes. Gjuri dhe kyçi e këmbës i tij u ndrydhën keq dhe kjo solli përfundimin e parakohshëm të sezonit 2008–09 për të.

Behrami bëri rithimin e tij në fushën e lojës si zëvëndësues më 12 shtator 2009 kundër Wigan Athletic. Rikthimi i tij u kushtëzua nga një dëmtim tjetër i pësuar në muajin nëntor. Goli i tij i parë dhe i vetëm për sezonin 2009–10 erdhi në fitoren 3–0 kundër rivalëve për mbijetesë Hull City më 20 shkurt 2010.

Fiorentina

Valon Behrami: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Behrami duke luajtur me Fiorentinën.

Më 26 janar 2011, Behrami firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin italian Fiorentina për 2 milion €, duke vulosur një rikthim në Serie A. Ai bëri debutimin e tij më 29 janar 2011 në humbjen 2–0 në Serie A kundër ish skuadrës së tij Lazio; të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Libor Kozák.

Gjatë kohës së tij te Fiorentina, ai luajti 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet pa shënuar asnjë gol.

Napoli

Më 16 korrik 2012, Behrami kaloi te Napoli duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare. Shuma e transferimit ishte 8 milion plus kartoni i lojtarit Alessandro Gamberini. Ai bëri debutimin e tij me klubin në fitoren 0–3 kundër Palermos, duke luajtur si titullar. Behrami e përfundoi sezonin e parë me të kaltrit duke luajtur 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 33 në kampionat, me Napolin që e përfundoi sezonin në vendin e dytë duke siguruar një vend për në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër.

Më 3 maj 2014, Behrami fitoi trofeun e parë të karrierës pasi Napoli mposhti në finalen e Kupës së Italisë Fiorentinën me rezultatin 3–1; ai hyri në fushë në minutën e 81të.

Hamburg

Më 31 korrik 2014, Behrami kreu vizitat mjekësore dhe u transferua te klubi gjerman Hamburg për 4,5 milion . Bonuset e mëvonshme mund të arrinin në 2 milion € nëse Behrami do të luante të paktën 20 ndeshje në sezonin e tij të parë. Ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. Më 2 gusht, transferimi u mbyll.

Watford

Më 11 korrik 2015, Behrami ishte i pranishëm në ndeshjen midis Watford dhe AFC Wimbledon që u mbyll në barazim 2–2. Po në atë ditë, klubi konfirmoi se lojtari kishte firmosur një kontratë tre-vjeçare.

Udinese

Më 16 gusht 2017, Behrami nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me klubin italian Udinese, të cilët janë në pronësi të familjes Pozzo ashtu si klubi i tij i mëparshëm Watford.

Karriera ndërkombëtare

Përveç kombëtares së parë, Behrami ka luajtur me moshat nën-18 dhe -19.

Për kombëtaren zvicrane, Behrami shënoi një gol të rëndësishëm kundër Turqisë në Stade de Suisse në ndeshjen e parë play–off për Kupën e Botës 2006, duke ndihmuar ekipin të fitonte 2–0.

Gjatë Kupës së Botës 2016, ai pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave të lojës për dy ndeshjet e para të fazës së grupeve. Në ndeshjen e tretë kundër Koresë së Jugut, ai u zëvendësua në fund të ndeshjes në minutën e 88të. Ai nuk luajti në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Ukrainës ku Zvicra u eliminua nga turnamenti pasi humbi me rezultatin 3–0 nga gjuajtjet e penalltive pasi ndeshja e rregullt sëbashku me kohën shtesë u mbyll me barazimin 0–0.

Behrami ishte në formacionin titullar të Zvicrës në tre ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Euro 2008 duke luajtur gjithsej 272 minuta. Zvicra u eliminua në këtë raund.

Më 21 qershor 2010, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Kupës së Botës 2010 kundër Kilit, Behrami u përjashtua me karton të kuq pasi goditi mesfushorin kundërshtar Arturo Vidal me bërryl, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak. Ai u bë lojtari i parë zviceran që merr karton të kuq në një ndeshje të Kupës së Botës.

Golat me kombëtaren

    Lista e rezultateve dhe Golat me kombëtaren zviceriane.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 12 nëntor 2005 Stade de Suisse, Bern, Zvicër Valon Behrami: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Turqia 2–0 Fitore Kualifikueset e 2006 Kupës së Botës
2 24 Maj 2008 Stadio Cornaredo, Lugano, Zvicër Valon Behrami: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Sllovakia 2–0 Fitore Ndeshje Miqësore

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Valon Behrami Jeta e hershmeValon Behrami Karriera me klubeValon Behrami Karriera ndërkombëtareValon Behrami ReferimeValon Behrami Lidhje të jashtmeValon BehramiFutbolliGenoa C.F.C.Mesfushori (futboll)Zvicra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e shteteve sipas popullsisëEnergjia kimikeFieriSkociaKuvendi i VlorësKompjuteriGjuha shqipeIbrahim KodraSpondiliartrozaMiniera e TrepçësNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenMaltaPeshkuUdhëtimet e GulliveritEpitetiEdi RamaGjitariRevolucioni francezKulla e Sahatit, KavajëSimboliAzia JugperëndimoreNATOMali i TomoritLeonardo da VinçiXha GorioDardanëtAkiliMbretëria e IlirisëNjëqind vjet vetmiJudaizmiPunaBurimet natyroreKalaja e GjirokastrësPjesëzaWikipedia shqipPunime artizanalePiratetLulëkuqjaGjergj FishtaInversioniQelizaFormat e shtjelluara të foljesTraktati i fshehtë i LondrësAtmosferaLloziMichael FaradayLimfocitiLloji (biologji)BeratiKushtetutaLista e bimëvePikësimiOlta GixhariHistoria e TiranësAlgoritmiDhunaPogradeciNapoleon BonapartiKontinentetKushtetuta e KosovësKundrinoriLufta e Dytë BotëroreMartin Luther KingBipolarizmiTanzimatiProdhimi i Brendshëm BrutoEnergjia e ripërtëritshmeSulfuriArmët e SkënderbeutMali i DajtitÇifteliaSistemi i qarkullimit të gjakut1874 në muzikëIsak NjutoniDritaKalaja e Beratit🡆 More