Tim Cahill: Futbollist australian

Timothy Filiga Tim Cahill (lindur më 6 dhjetor 1979) është një ish-futbollist australian i cili luajti për herë të fundit për Jamshedpur FC në Superliga indiane dhe për kombëtaren australiane.

Në kombëtaren australiane, ai ishte golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave duke shënuar 50 gola në 108 paraqitja mes vitit 2004 dhe 2008. Përpara se të bashkohej me New York, ai ka luajtur futboll në Europë me klubet angleze Millwall dhe Everton. Një mesfushor i gjithanshëm, Cahill është bërë i njohur për "forcën në duelet ajërore dhe gjuajtjet e tij direkte dhe të forta, gjithashtu edhe për vrapimet e tij të shpejta në zonën e penalltisë.

Tim Cahill
Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Cahill me Australinë në vitin 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotëTimothy Filiga Cahill
Datëlindja (1979-12-06) 6 dhjetor 1979 (44 vjeç)
VendlindjaSydney, Australi
Gjatësia178 cm (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues / Mesfushor Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Melbourne City
Numri17
Karriera me të rinjtë
1995–1997Sydney Olympic
1997Sydney United
1997–1998Millwall
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2004Millwall217(52)
2004–2012Everton226(56)
2012–2014New York Red Bulls62(14)
2015–2016Shanghai Shenhua28(11)
2016Hangzhou Greentown17(4)
2016–Melbourne City11(5)
2018Millwall10(0)
2018–2019Jamshedpur11(2)
Gjithsej599(150)
Karriera ndërkombëtare
1994Samoa U202(0)
2004Australia U233(1)
2004–Australia108(50)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Cahill ishte bërë një nga futbollistët me profilin më të mirë të konfederatës aziatike, duke luajtur 71 ndeshje dhe shënuar 34 gola. Ai shënoi golin e parë të Australisë në një Kupë Bote, gjithashtu është futbollisti australian me më shumë gola në Kupat e Botës, me pesë. Në vitin 2007, ai u bë lojtari i parë australian që shënon në Kupën Aziatike. Cahill njihet për aftësinëe tij në duelet ajërore, ku shumicën e golave të tij i ka shënuar me kokë.

Jeta e hershme

Cahill ka lindur në Sydney, Australi nga një baba anglez me orgjinë irlandeze dhe nga një mama samoane, dhe ishte i inkurajuar për të luajtur badminton. Si i ri, Cahill luajti futboll për Police Boys Club, Marrickville Football Club dhe Plumpton/Oakhurst Soccer Club. Ai ndoqi shkollat publike Bexley North, Annandale North, shkollën e mesme Tempe dhe shkollën e mesme Kingsgrove North.

Ai është vëllai i futbollistit dhe kapitenit të Samoas Chris Cahill. Ai ka tre kushurinj që janë lojtar profesionist në regbi; Ben Roberts (New Zealand Rugby League), Joe Stanley, Jeremy Stanley (New Zealand Rugby Union), sëbashku me dy nipa që gjithashtu janë janë lojtarë profesionist në regbi Chase Stanley, Kyle Stanley dhe Sam Stanley (Saracens & England U20), Mike Stanley (Saracens & England U20), Benson Stanley dhe Winston Stanley (të dy Auckland & New Zealand).

Karriera me klube

Millwall

Në vitin 1997, Cahill pyeti prindërit e tij për të udhëtuar për në Angli për të luajtur futboll profesionsit. Ai jetoi në Grays, Essex me familjen e tij deri ditën kur ai u morr nga Millwall si transferim i lirë nga Sydney United. Cahill bëri debutimin e tij me klubin më 2 maj 1998 kundër Bournemouth në The Den, ku Millwall humbi me rezultatin 2–1. Ai ishte pjesë e skuadrës Millwall që fitoi kampionatin e Football League Divizioni i Dytë me rekord pikësh 93 në sezonin 2000–01. Ai gjithashtu luajti në dy gjysmë–finale të play-off me klubin në 2000 dhe 2002. Cahill ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës duke i udhëhequr ata deri në finalen e FA Cup për herë të parë në historinë e klubit, duke shënuar golin e fitores në gjysmë–finale kundër Sunderland, duke siguruar edhe një vend në Kupën UEFA në vazhdim. Ai mori më shumë se 100,000 mijë vota në një sondazh për të fituar çmimin FA Cup "Lojtari i Raundit" për performancën e tij gjatë gjysëm–finales. Ndeshja e fundit me klubin ishte finalja kundër Manchester United, ku Millwall humbi 3–0. Cahill bëri gjithsej 249 paraqitje në të gjitha kompedicionet me The Lions duke shënuar 56 gola.

Everton

Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Tim Cahill duke luajtur për Everton më 15 dhjetor 2007.

Përpara fillimit të sezonit 2004–05, Cahill u transferua te Everton për 1,5 milion £, pasi rivalët e Millwall, Crystal Palace, ndaluan negociatat për blerjen e sulmuesit australian, Në sezonin e tij të parë, ai ishte golashënuesi më i mirë i klubit dhe u shpall "Lojtari i Sezonit" nga tifozët. Përpara fillimit të sezonit 2005–06, kontrata e Cahill kishte një pikë që nënvizonte se nqs ai do të dallohej në sezonin e tij të parë, rroga e tij do të rritej sipas ndikimit që ai kishte patur në atë sezon. Ndeshja e raundit të tretë të FA Cup kundër ish skuadrës së tij Millwall luajtur në The Den solli një barazim. Më pas Cahill shënoi golin e fitores në ndeshjen e kthimit në Goodison Park, por nuk e festoi golin, duke thënë: "Unë vendosa të mos festoja por vetëm të bëja nderimet e mija klubin që më dha fillimin e karrierës. Te festoja do të ishte një goditje në dhëmbë, kjo është e gjitha për respekt.".

Në tetor 2006, Cahill ishte në listën e 50 lojtarëve që ishin nominuar për të fituar Topin e artë, duke u bërë lojtari i parë i Everton pas 18 vitesh që nominohet për të fituar një çmim të tillë. Ai humbi shumicën e ndeshjeve në sezonin 2006–07 për shkak dëmtimesh në gjurin dhe këmbën e tij, por rinovoi kontartën e tij me pesë vite të tjera në fund të sezonit.

Ai u rikthye nga dëmtimi në gjysmën e parë të sezonit 2007–08, duke qënë i gatshëm për ndeshjen e parë të klubit në Kupën UEFA, një ndeshje në shtëpi kundër skuadrës greke Larissa më 25 tetor 2007; ai shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 14të duke kontribuar në fitoren 3–1. Goli i tij i fitores në kohën shtesë në ndeshjen kundër Luton Town më 31 tetor në Kupën e Ligës, e dërgoi Evertonin në çerek-finale të një kupe për herë të parë pas pesë vitesh. Paraqitja e tij e 100të me Evertonin erdhi në barazimin 1–1 kundër Sunderland. Për shkak të dëmtimeve të katër sulmuesve të skuadrës, Cahill u vendos në rolin e sulmuesit gjatë muajit dhjetor 2008. Në atë rol, ai shënoi një gol të vonshëm barazimin 1–1 në Merseyside Derby, duke u bërë lojtari i parë që pas Dixie Dean që shënon në tre derbi të luajtura në Anfield. Goli i tij i 100të i karrierës erdhi në barazimin 1–1 kundër Arsenalit në Goodison më 28 janar 2009.

Më 15 shkurt, ai shënoi golin e tretë në fitoren 3–1 kundër Aston Villës dhe ja dedikoi golin viktimave të djegjeve në Victoria. Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2008–09, Cahill u përdor më shumë si "njeriu i shërbimeve" për shkak të dëmtimeve të organizatorit Mikel Arteta dhe sulmuesve Victor Anichebe dhe Yakubu si edhe disa lojtarëve të tjerë kyç.

Për shkak se Phil Neville pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit në fillim të sezonit 2009–10, Cahill u emërua kapiteni zëvëndësues i Everton. Më vonë në atë sezon ai shënoi golin e tij të 50 për skuadrën në humbjen 3–1 kundër Carlisle United në raundin e tretë të FA Cup.

Tifozët e Evertonit i vendosën pesudonimin ""Tiny Tim" pasi ai i ngjante karakterit Charles Dickens. Ai ka bërë një festim në flamurin e kornerit. Ky festim shfaq Cahillim që bën sikur i gjuan flamurit gjatë kohës që vendos simbolin e Everon në mes të dhëmbëve të tij; ky festim u pa për herë të parë në sezonin 2005–06. Më 2 mars 2008, Cahill shënoi gol në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Portsmouth dhe festoi sikur ishte i pangosur. Ky festim i ishte referuar burgosjes së vëllait të tij, Sean; më vonë Cahill kërkoi falje. Cahill ja dedikoi golin e fitores në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër BATE Borisov për viktimat e tsunamit në Samoa.

Cahill shënoi dy gola kundër Aston Villës më 14 prill 2010 të dy me kokë duke arritur në kuotën e nëntë golave në sezon të gjitha të shënuar me kokë. Tre ditë më vonë kundër Blackburn, Cahill shënoi golin e fitores në minutën e 90të, për t'i dhënë Evertonit fitoren 3–2. Ky ishte goli i tij i dhjetë i sezonit i pari që nga dhjetor 2008 që shënon me këmbë. Cahill tashmë kishte shënuar më shumë se gjysmën e golave në karrierë me kokë.

Cahill bëri paraqitjen e 200të me klubin më 25 prill 2010 në fitoren 2–1 kundër Fulham dhe firmosi një kontratë të re katër-vjeçare muajin tjetër. Ai shënoi golin e pestë në Merseyside derby në fitoren 2–0 kundër Liverpool në tetor 2010 dhe më pas golin e tij të 50të në Premier League një muaj më vonë në një ndeshje kundër Blackpool. Sulmuesi australian pësoi një dëmtim në këmbë gjatë 2011 Kupës Aziatike gjë që e reduktoi numrin e paraqitjeve të tij në vetëm nëntë – tetë ndeshje në ligë dhe vetëm një në FA Cup. Gjithashtu Cahill ka vendosur rekord për numrin e Golave me kokë pasi ai ka shënuar 31 nga 54 golat e tij në Premier League me kokë.

Pas pjesmarrjes së tij në Kupën Aziatike, Cahill pati periudhën më të gjatë të mos shënimit të golit. Ai shënoi golin e fundit në ligë në dhjetor 2010 në ndeshjen jashtë fushe kundër Manchester City dhe qëndroi të gjithë vitin 2011 pa shënuar. Rekordi i tij negativ zgjati 34 ndeshje, por më në fund ai e gjeti rrugën e rrjetës duke shënuar në barazimin 1–1 kundër Blackburn Rovers në janar 2012.

Më 13 maj 2012, gjatë ndeshjes së fundit të sezonit të Everton kundër Newcastle United at Goodison Park, Cahill u nxorr jashtë për sjellje të dhunshme pas mbarimit të ndeshjes për shkak të grindjes me Yohan Cabaye. Cahill reagoi ashpër nga Cabaye i cili kishte shtyrë një djal të topave gjatë ndeshjes, por që më vonë i kishte kërkuar falje.

Pas 8 vitesh me Everton, Cahill falenderoi klubin dhe tifozët duke thënë: "Unë dua t'i falenderoj të gjithë te Everton, nga klubi e deri te të gjithë tifozët e jashtëzakonshëm. Ka qënë një privilegj që të jem lojtari i Everton për tetë vite dhe ka qënë një vendim shumë i vështirë që të largohem. Unë gjithmon do t'a mbështes Evertonin dhe i uroj klubit më të mirën në të ardhmen."

New York Red Bulls

Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Cahill me New York Red Bulls në Maj 2013

Në korrik 2013, Cahill firmsoi me New York Red Bulls i Major League Soccer për shumën e 1 milion £ . Ai bëri debutimin e tij në MLS kundër Houston Dynamo muajin tjetër. Më 19 Maj 2013, Cahill shënoi një gol i cili rezultoi goli i fitores në minutën e 91 në fitoren 1–0 kundër Los Angeles Galaxy Më 20 tetor 2013, Cahill vendosi një rekord të ri për golin më të shpejtë në MLS pasi ai shënoi pas shtatë sekondash në fitoren 3–0 kundër Houston Dynamo .

Karriera ndërkombëtare

Samoa

1994 OFC Kampionati U–20

Pavarësisht se kishte lindur në Sydney, Cahill jetoi në Samoa për tre vite përpara se të rikthehej në Australi si fëmijë. Federata Samoane e Futbollit e ftoi Cahill për të luajtur me Saman në 1994 OFC Kampionatin U–20. Fituesit e kompedicionit do të merrnin pjesë FIFA U–20 Kupa e Botës. Cahill bëri debutimin e tij me skuadrën U–20 në moshën 14 vjeçare.

Cahill më vonë tha: "Ata më pyetën nqs do të merrja pjesë, edhe pse isha vetëm 14 vjeç në atë kohë dhe ishte një turnament U–20. Unë e pashë Samoan thjesht si një vend për të shkuar me pushime, sepse gjyshja ime në atë kohë ishte e sëmurë. Ishte një shanc për të shkuar mbrapa dhe për t'a parë atë me samoanët që ishin të gjatshëm që të paguanin të gjithë shpenzimet për mua, akomodimin dhe shpenzimet e jetesës. Unë nuk mund të kujdesesha shumë për të luajtur me t'a. Ishte një turnament meshkujsh dhe unë kurr nuk pranova të luajë."

Ai bëri debutimin e tij për Samoan në humbjen 3–0 kundër Zerlandës së Re duke hyrë në fushë si zëvëndësues. Ai luajti edhe kundër Vanuatu në një humbje tjetër 3–0. Ai luajti me vëllain e tij Sean, i cili ishte një portier. Vëllai i tij i ri Chris më vonë u bë kapiten i skuadrës. Pas kësaj, Cahill nuk e përfaqsoi kurrë Samoan.

    Ndryshimi i kombësisë

Në vitin 2002, ish trajneri i Cahill te Millwall F.C. dhe trajneri i asaj kohe i Irlandës , Mick McCarthy, i ofroi Cahill për të luajtur me Irlandën në Kupën e Botës 2002. Cahill ka gjyshërit nga Irlanda dhe McCarthy shpresonte se Cahill do të ishte i interesuar. Megjithatë Cahill nuk ishte në gjëndje të luante me t'a pasi kishte bërë paraqitje për Samoan.

FIFA ndryshoi rregullat e kombësisë në vitin 2004, duke i lejuar lojtarët dhe atyre në nivelet e të rinjëve për të zgjedhur kombëtaret e tyre, që do të thotë se Cahill ishte në gjëndje për të luajtur me Anglinë, Irlandën, Australinë dhe Samoan. Ai zgjodhi të përfaqsojë vendin e lindjes.

Australia

Cahill bëri debutimin e tij me Australinë në një ndeshje miqësore kundër Afrikës së Jugut më 30 mars 2004 në Loftus Road, Londër. Ai më pas mori pjesë në 2004 Lojërat Olimpike Verore.

2004 OFC Kupa e Kombeve

Cahill bëri debutimin e tij kompetitiv në 2004 OFC Kupën e Kombeve. Ai e përfundoi kompedicioni i golashënuesi i dytë më i mirë me gjashtë gola, dhe ishte golashënuesi më i mirë në raundin final. Australia arriti të fitojë turnamentin për herë të katërt në historinë e tyre. Australia barazoi me Uruguajin në ndeshjen fazës finale play-off për kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Cahill luajti në ndeshje duke ndihmuar Austrlinë që të mposhte Uruguajin me penallti 4–2 dhe të kualifikohej për herë të dytë në një Kupë Bote.

Lojërat Olimpike 2004

Cahill ndihmoi Australinë për të arritur në çerek–finale në turnamentin e meshkujve në 2004 Lojërat Olimpike Verore. Ai e shënoi golin e vetëm në këtë kompedicion në fitoren 5–1 kundër Serbisë. Australia u eleminua nga kompedicioni pas humbjes 1–0 kundër Iranit. Pas paraqitjeve të tij të mira në 2004 OFC Kupën e Kombeve dhe Lojërave Olimpike 2004, ai u shpall Futbollisti Oqeanik i Vitit për vitin 2004.

2005 FIFA Kupa e Konfederatave

Frank Farina e përfshiu Cahill në listën e lojtarëve të ftuar për të përfaqsuar Australinë në Kupën e Konfederatave 2005. Megjithatë ky turnamen nuk solli sukses për Socceroos pasi ata u eleminuan që në fazën e grupeve pas humbjeve 4–3 kundër Gjermanisë, 4–2 Argjentinës dhe 2–0 kundër Tunizisë. Cahill luajti në të tre ndeshjet, ku dy i nisi si titullar dhe 1 si zëvëndësues.

2006 FIFA Kupa e Botës

Cahill luajti me Australinë në Kupën e Botës 2006, dhe në ndeshjen hapëse të Australisë kundër Japonisë, ai bë australiani i parë që shënon gol në një Kupë Bote. Ai më pas shënoi të dytin në të njëjtën ndeshjen, gjë që bëri që të shpallej lojtari i ndeshjes duke vendosur një tjetër rekord pasi u bë lojtari i parë australian që shpallej lojtari i ndeshjes.

Cahill gjithashtu luajti në ndeshjen tjetër të grupit kundër Brazilit, ku Australia humbi dhe në barazimin kundër Kroacisë. Cahill gjithashtu luajti në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Italisë, e cila në fund do të fitonte ndeshjen.

2007 Kupa Aziatike

Cahill ishte në skuadrën që arriti në çerek–finale të Kupës Aziatike 2007. Ai ai u rikuperua nga dëmtimi, Cahill u përdor si zëvëndësues gjatë gjithë turnamentit. Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm të tij në këtë turnament në barazimin 1–1 kundër Omanit.

2010 FIFA Kupa e Botës

Cahill ishte një nga pikat kryesore të Australisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2010 duke shënuar gola vendimtar në ndeshjet kundër Katarit dhe Japonisë. Në këtë kohë, ish trajneri australian Rale Rasic e përshkroi Cahillin si lojtarin më të mirë australian të të gjithë kohërave që ai kishte parë.

Pavarësisht shqetësimeve të hershëm për dëmtime, Cahill luajti në ndeshjen e parë të Australisë në Kupën e Botës 2010 kundër Gjermanisë ku ai mori një karton direkt të kuq në minutën e 56të, që do të thoshte se ai do të humbiste ndeshjen e dytë në grup kundër Ganës në Rustenburg. Kartoni i kuq erdhi si pasojë e një ndërhyrje nga mbrapa kundër mesfushorit Bastian Schweinsteiger

Cahill luajti në ndeshjen e fundit të grupit kundër Serbisë ku ai shënoi në minutën e 69të. Pas turnamentit, Cahill numëronte tre gola në Kupën e Botës, gjë që është një rekord kombëtarë.

2011 Kupa Aziatike

Cahill u emërua në listën e 23 lojtarëve të thirrur për të përfaqsuar Australinë në Kupën Aziatike 2011. Socceroos bënë një nisje fantastike duke mposhtur me rezultatin 4–0 Indisë, me Cahill që shënoi dy herë. Finalja u luajt ndërmjet Japonisë dhe Australisë, me australianët që dominuan shumicën e ndeshjes por në fund u mposhtën me rezultatin 1–0 nga një gol i shënuar nga Tadanari Lee në minutën e 109të.

2014 FIFA Kupa e Botës

Cahill shënoi tre gola gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 me Australianë që u kualifikua për në një Kupë Botë për herë të tretë rresht.

Më 5 mars 2014, në një ndeshje miqësore parapërgatitore kundër Ekuadorit, Cahill u bë golashënuesi më i mirë të gjitha kohërave me 31 gola pas dy golave të shënuar në humbjen 4–3.

Cahill shënoi golin e vetëm të Australisë në ndeshjen e parë të Socceros kundër Kilit më 13 qershor 2014. Ai i'u bashkua lojtarëve hollandezë Robin van Persie dhe Arjen Robben dhe amerikanit Clint Dempsey si lojtarët e vetëm që kanë shënuar në Kupat e Botës 2006, 2010 dhe 2014.

Më 19 qershor, Cahill shënoi golin e parë të Australisë në humbjen 3–2 kundër Holandës; një finalizim që u konsiderua nga specialistët si më i miri i shënuar ndonjëherë në një Kupë Bote. Megjithatë pas shënimit të golit ai shkaktoi faull te Bruno Martins Indi në minutën e 43të, duke bërë që ai të merrte kartonin e dytë të verdhë duke bërë që ai të humbiste ndeshjen e tretë në grup kundër kampionëve në fuqi të Spanjës. Ai e mbylli turnamentin me dy gola në dy ndeshje kurse Socceros përfunduan Grupin B me tre humbje në tre ndeshje.

Jeta personale

Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Cahill në Lamborghini Gallardon e tij

Cahill u përfshi në krijimin e dy akademive futbolli në vitin 2009, një me bazë në Wollongong, Australia me partneritet me Wollongong Police and Community Youth Club dhe një një tjetër me partneritet me 'Elite Sporting Academy' në Dubai.

Cahill është i martuar me Rebekah Greenhill, ata janë të martuar që nga viti 2010. Çifti bëri ceremoninë e tyre Las Vegas gjatë rrugës për në Sydney. Çifti ka katër fëmijë Kyah (djal, lindur në 2003), Shae (djal, lindur në 2005), Sienna (vajzë, lindur në 2007), dhe më i riu (djal, lindur më 2 shtator 2012). Që nga viti 2010, ata kanë shtëpi në Sydney, Florida dhe Angli.

Cahill është i përfshirë thellë në bamirësinë e fëmijëve në organizatën UNICEF.

Statistikat e karrierës

Klubet

Redaktuar më 3 korrik 2014

Klubi Sezoni Liga FA Cup Kupa e Ligës Europa Tjetër Gjithsej
Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista
Millwall 1997–98 1 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 1 0 0
1998–99 36 6 5 0 0 0 1 0 0 4 0 1 41 6 6
1999–2000 45 12 8 1 0 0 2 0 0 3 0 1 51 12 9
2000–01 41 9 5 2 0 1 4 1 0 1 0 0 48 10 6
2001–02 43 13 13 2 0 0 2 0 1 2 0 0 49 13 14
2002–03 11 3 1 0 0 0 0 0 0 0 0 0 11 3 1
2003–04 40 9 5 7 3 2 1 0 0 0 0 0 48 12 7
Total 217 52 37 12 3 3 10 1 1 10 0 2 249 56 43
Everton 2004–05 33 11 4 2 1 0 3 0 1 38 12 5
2005–06 32 6 3 3 1 0 0 0 0 4 1 2 39 8 5
2006–07 18 5 3 0 0 0 3 2 1 21 7 4
2007–08 18 7 3 0 0 0 4 1 0 6 2 1 28 10 4
2008–09 30 8 5 7 1 2 1 0 0 2 0 0 40 9 7
2009–10 33 8 5 2 1 0 1 0 0 7 1 1 43 10 6
2010–11 27 9 4 1 0 0 0 0 0 28 9 4
2011–12 35 2 2 4 1 1 2 0 0 41 3 3
Total 226 56 29 19 5 3 14 3 2 19 4 4 0 0 0 278 68 38
Klubi Sezoni Liga US Open Cup League Cup Amerika e Veriut Other Total
New York Red Bulls 2012 12 1 3 0 0 0 2 0 0 0 0 0 14 1 3
2013 27 11 5 0 0 0 2 1 1 0 0 0 29 12 6
Total 39 12 8 0 0 0 4 1 1 0 0 0 43 13 9
Karriera në total total 482 120 75 31 8 6 28 5 4 19 4 4 10 0 2 570 137 90

Kombëtarja

Kombëtarja Australiane
Viti Ndsh Gola
2004 5 7
2005 9 1
2006 8 3
2007 5 1
2008 3 2
2009 7 5
2010 9 2
2011 9 3
2012 5 2
2013 2 2
2014 10 6
Gjithsej 71 34

Golat me kombëtaren

    Golat dhe rezultatet me kombëtaren
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 31 maj 2004 Stadiumi Hindmarsh, Adelaide, Australi Stampa:Country data Tahiti Tahiti 1–0 9–0 2004 OFC Kupa e Kombeve
2 4–0
3 2 qershor 2004 Marden Sports Complex, Adelaide, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Fixhi 1–1 6–1 2004 OFC Kupa e Kombeve
4 4–1
5 5–1
6 6 qershor 2004 Stadiumi Hindmarsh, Adelaide, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Ishujt Solomon 1–1 2–2 2004 OFC Kupa e Kombeve
7 16 nëntor 2004 Craven Cottage, Londër, Angli Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Norvegjia 2–1 2–2 Ndeshje Miqësore
8 3 shtator 2005 Sydney Football Stadium, Sydney, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Ishujt Solomon 4–0 7–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2006
9 4 qershor 2006 Feijenoord Stadion, Rotterdam, Holland Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Hollanda 1–1 1–1 Ndeshje Miqësore
10 12 qershor 2006 Fritz Walter Stadion, Kaiserslautern, Gjermani Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Japonia 1–1 3–1 2006 FIFA Kupa e Botës
11 2–1
12 8 korrik 2007 Rajamangala National Stadium, Bangkok, Tajlanda, Tajland Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Omani 1–1 1–1 2007 Kupa Aziatike
13 6 Shkurt 2008 Telstra Dome, Melbourne, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Katari 2–0 3–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
14 15 tetor 2008 Stadiumi Suncorp, Brisbane, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Katari 1–0 4–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
15 17 qershor 2009 Melbourne Cricket Ground, Melbourne, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Japonia 1–1 2–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
16 2–1
17 12 gusht 2009 Thomond Park, Limerick, Irland Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Irlanda 1–0 3–0 Ndeshje Miqësore
18 2–0
19 14 tetor 2009 Etihad Stadium, Melbourne, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Omani 1–0 1–0 Kualifikueset e 2011 Kupës Aziatike
20 5 qershor 2010 Stadiumi Ruimsig, Roodepoort, Afrika e Jugut Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Shba 1–1 1–3 Ndeshje Miqësore
21 23 qershor 2010 Mbombela Stadium, Nelspruit, Afrika e Jugut Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Serbia 1–0 2–1 2010 FIFA Kupa e Botës
22 11 janar 2011 Stadiumi Jassim Bin Hamad, Doha, Katar Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  India 1–0 4–0 2011 Kupa Aziatike
23 4–0
24 11 gusht 2011 Stadiumi Cardiff City, Cardiff, Uells Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Uellsi 2–1 2–1 Ndeshje Miqësore
25 6 shtator 2012 Saida International Stadium, Sidon, Lebanon Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Lebanoni 1–0 3–0 Ndeshje Miqësore
26 16 tetor 2012 Grand Hamad Stadium, Doha, Katar Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Iraku 1–1 2–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
27 26 mars 2013 Stadiumi Australia, Sydney, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Omani 1–2 2–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
28 11 qershor 2013 Stadiumi Docklands, Melbourne, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Jordani 2–0 4–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
29 19 nëntor 2013 Sydney Football Stadium, Sydney, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Kosta Rika 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore
30 5 mars 2014 The Den, Londër, Angli Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Ekuadori 1–0 3–4 Ndeshje Miqësore
31 3–0
32 26 maj 2014 Stadiumi Australia, Sydney, Australi Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Afrika e Jugut 1–1 1–1 Ndeshje Miqësore
33 13 qershor 2014 Arena Pantanal, Cuiabá, Brazil Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Kili 1–2 1–3 2014 FIFA Kupa e Botës
34 18 qershor 2014 Estádio Beira-Rio, Porto Alegre, Brazil Tim Cahill: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Hollanda 1–1 2–3 2014 FIFA Kupa e Botës

Trofe

Klube

Millwall

  • Football League Divizioni i Dytë (1): 2000–01
  • FA Cup Finalist: 2003–04
    New York Red Bulls
  • MLS Supporter's Shield (1): 2013
    Everton

Kombëtarja

    Australia
  • OFC Kupa e Kombeve (1): 2004

Personale

  • PFA Skuadra e Vitit e Divizionit të Parë: 2003–04
  • Futbollisti i Vitit i Oqeanisë: 2004
  • Lojtari i Sezonit i Evertonit: 2004–05
  • Lojtari i Sezonit i Evertonit nga Tifozët: 2004–05
  • Futbollsiti i Vitit i Shoqatës Profesionale të Futbollit Australian: 2008–09
  • MLS Best XI: 2013

Rekorde

  • Australiani i parë që shënon në FIFA Kupën e Botës
  • Australiani i parë që shënon në AFC Kupën Aziatike
  • Australiani me më shumë gola në FIFA Kupën e Botës: 5 gola
  • Një nga dy lojtarët (sëbashku me Dixie Dean në vitin 1931) që shënon në tre derbi Merseyside të ndyshëm kundër Liverpoolit në Anfield.
  • Golashënuesi më i mirë në historinë e Australisë: 50 gola
  • Lojtari me më shumë gola për Evertonin në derbin e Merseyside kundër Liverpoolit në periudhën pas-luftës
  • Lojtari që ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e Major League Soccer: 7 sekonda kundër Houston Dynamo, 20 tetor 2013

Shiko gjithashtu

  • Tim Cahill: The Unseen Journey

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Tim Cahill Jeta e hershmeTim Cahill Karriera me klubeTim Cahill Karriera ndërkombëtareTim Cahill Jeta personaleTim Cahill Statistikat e karrierësTim Cahill TrofeTim Cahill Shiko gjithashtuTim Cahill ReferimeTim Cahill Lidhje të jashtmeTim CahillEverton F.C.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shqipëria në Luftën e Dytë BotëroreAriGrupet e gjakutAbdesiMuhammediPuna (fizikë)BateriaLufta e Parë BotëroreBakteriDritëro AgolliTurizmi në ShqipëriKromozomiEnergjia elektrikeBelgjikaDeti AdriatikShpallja e Pavarësisë së KosovësLidhëza bashkërenditëseShqipëria e MadheLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëLojërat OlimpikeAupsTanzimatiBullizmiLufta e TrojësLuaniShqiptarëtDhunaPresidenti i ShqipërisëLigji i ArkimeditShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreRomaPlaku dhe detiPerandoria RomakeShkolla ShqipeIsmail KadareMesjetaMejozaTrupi i njeriutShfletuesi i internetitFloraMitologjiaIlirëtElbasaniIliadaAksioniSistemi urinarLista e futbollistëve shqiptarëViolinaFusha magnetikeStatistika14 vjec dhëndërYlliBashkitë e ShqipërisëJudaizmiYlberiPlaneti1134Matja e rrymes dhe tensionitHistoriaPeshaPopullsia në BotëBimëtFitër BajramiGjeografia e KosovësËSylvio Mendes Campos JuniorUjiAlgoritmiMitologjia ilirePashkëtZemraVitaminatPianojaFjaliaIliriaShenjat e Urdhërave të PreraEritrociti🡆 More