Tim Ream: Futbollist

Timothy Michael Ream (lindi më 5 tetor 1987) është futbollistë amerikanë i cili luan për ekipin e Premier League Fulham dhe për kombëtaren amerikane.

Tim Ream
Tim Ream: Karriera, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale
Të dhënat vetjake
Emri i plotëTimothy Michael Ream
Datëlindja5 tetor 1987
VendlindjaSt. Louis, Mizuri, Shtetet e Bashkuara
Gjatësia6 ft 1 in (1.86 m)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Fulham
Numri13
Karriera me të rinjtë
2003–2005St. Louis Scott Gallagher
Karriera e kolegjit
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2009Saint Louis Billikens
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2009Chicago Fire Premier19(0)
2010–2011New York Red Bulls58(1)
2012–2015Bolton Wanderers114(0)
2015–Fulham123(2)
Karriera ndërkombëtare
2010–Shtetet e Bashkuara26(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera

Karriera rinore dhe kolegji

Ream mori pjesë në shkollën e lartë Saint Dominic dhe pas përfundimit të karrierës së tij me 15 gola dhe një rekord prej 39 asistime, ai ishte në tabelën All-State, All-Conference dhe Class 2 Lojtar Mbrojtës i Vitit në të dyja 2004 dhe 2005. Ai ndihmoi të çonte Shën Dominikun në titullin e shtetit të klasit të 2-të të Misurit të vitit 2004. Ream gjithashtu luajti me klubin e akademisë St. Louis Scott Gallagher SC, duke fituar kampionate kombëtare më 2003 dhe 2004.

Ream mori pjesë në Universitetin e Shëni Louis ku ai ishte si mbrojtës i Saint Louis Billikens, duke fituar NSCAA ekipin e parë të All-Region dhe nderi i All-Conference në ekipin e dytë. Gjatë viteve të tij të kolegjit Ream gjithashtu luajti për Chicago Fire Premier në USL League Two.

New York Red Bulls

Loja e Ream në New York Red Bulls bëri përshtypje shumë vëzhgues, përfshirë trajnerin e ri Hans Backe i cili mbeti i kënaqur me ndërgjegjimin e tij taktikale.

Më 20 mars 2010, Ream filloi dhe luajti për Red Bulls në një ndeshje kundër Santos FC, i cili ishte ndeshja e parë në stadiumin Red Bull Arena. Ai bëri debutimin profesional më 27 mars 2010, duke luajtur të dy pjesët e ndeshjes, kundër Chicago Fire që përfundoi 1–0 fitore për New York. Më 11 shtator 2010, ai shënoi golin e parë profesionale në ndeshjen kundër Colorado Rapids . Ream përfundoi sezonin duke luajtur 30 ndeshje për New York dhe ndihmoi skuadrën duke fituar titullin e Konferencës Lindore.

Gjatë sezonit të dytë së Ream në New York, ai luajti 28 prej 34 ndeshjeve, duke humbur 6 ndeshje për shkak thirrjes ndërkombëtare gjatë 2011 CONCACAF Kupa e Artë.

Bolton Wanderers

Ream nënshkroi një kontratë tre vite e gjysmë me Bolton Wanderers në janar 2012. Ai anulloi muajin e mjaltit kështu që ai të mundet të nënshkruaj për Bolton. Atij iu dha numri 32 dhe debutoi për klubin në një ndeshje të Kupës FA kundër Millwall më 18 shkurt. Ai debutoi në Premier League kundër Chelsea. Më 10 mars 2012, ai asistoi golin e Darren Pratley në ndeshjen kundër Queens Park Rangers.

Për fillimin e sezonit 2012–13, Ream iu dha numri 5, i cili më parë ishte veshur nga Gary Cahill. Ai filloi sezonin në ndeshjen kundër Burnley. Megjithatë, ai u mënjanua prej skuadrës së parë, për shkak humbjes së vendit dhe u dëbua në stolin e zëvendësimit. Përkundër kësaj, Ream vazhdoi të bënte pesëmbëdhjetë paraqitje.

Në shkurt të vitit 2014, ai ishte i detyruar të vesh një maskë mbrojtëse pas përleshjes me sulmuesin e Queens Park Rangers Charlie Austin. Në fund të sezonit, ai u votua lojtari i fansave i vitit dhe lojtari i klubit i vitit.

Më 6 korrik 2014, Ream nënshkroi kontratë të ri tre vjeçar me Boltonin që do të mbaroj deri në verë të vitit 2017. Gjatë gjithë sezonit, ai bëri gjithsej 44 paraqitje, duke humbur dy ndeshje, një ndeshje si zëvendësues i papërdorur kundër Derby County më 27 shtator 2014 dhe një ndeshje për shkak lëndimit. Për sezonin e dytë me rallë, ai u emërua lojtar i Boltonit i vitit.

Fulham

Tim Ream: Karriera, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale 
Ream duke luajtur për Fulham më 2016.

Më 20 gusht 2015, Ream u shit në Fulham, me të cilin nënshkroi kontratë katër vjeçare.

Ai bëri debutimin e tij për Fulham më 29 gusht në një ndeshje kundër Rotherham United, duke luajtur 90 minuta. Ai bëri 29 paraqitje për klubin në sezonin e parë, pjesërisht për shkak thirrjes ndërkombëtare dhe lëndimit. Ai shënoi golin e tij të parë për klubin në ndeshjen kundër Queens Park Rangers më 1 tetor 2016.

Karriera ndërkombëtare

Ai bëri debutimin e parë për Shtetet e Bashkuara kundër Afrikës së Jugut më 17 nëntor 2010. Ai filloi ndeshjen duke hyrë në minutën e 67-të duke zëvendësuar Nat Borchers. Më 22 janar 2011, ai luajti për herë të dytë për kombëtaren, kësaj radhe kundër Kilit duke luajtur 90 minuta.

Ream filloi në ndeshjen e parë të Kupës së Artë 2011, një fitore 2-0 ndaj Kanadasë. Ai gjithashtu nisi ndeshjen e dytë kundër Panamasë, të cilën kombëtarja amerikane humbi për herë të parë 2-1 në Kupën e Botës. Në minutën e 34, ai ka bërë një faull në Blas Pérez që rezultoi në një goditje dënimi për Panamanë. Dënimi u konvertua nga Gabriel Gómez dhe u bë fitues i ndeshjes. Në ndeshjen e ardhshme, kundër Guadalupes, ai u zëvendësua nga Eric Lichaj dhe nuk luajti në katër ndeshjet e fundit të Kupës së Artë 2011.

Pas një mungese dyvjeçare, Ream u ftua përsëri në ekipin kombëtar të SHBA-së në vitin 2013 duke u paraqitur si një zëvendësues i papërdorur kundër Bosnjës dhe Herzegovinës më 14 gusht 2013. Më 3 shtator 2014, ai luajti ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare në tre vite, duke luajtur 45 minuta në një fitore 1-0 ndaj Republikës Çeke.

Ream gjithashtu u thirr për Kupën e Artë të vitit 2015 ku luajti 90 minuta kundër Haitit. Ai shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar më 22 maj 2016, në një miqësore kundër Puerto Rikos në stadiumin Juan Ramón Loubriel në Bayamón, Puerto Riko.

Jeta personale

Në janar 2012, Ream u martua me Kristen Sapienza, e cila është poashtu futbolliste. 24 orë pas martesës, Ream anulloi muajin e mjaltit në Tahiti që të nënshkruaj për Bolton Wanderers. Ream më vonë shtoi në një intervistë në The Bolton News se ai bëri një zgjithje të mirë që anulloi muajin e mjaltit.

Referime

Tags:

Tim Ream KarrieraTim Ream Karriera ndërkombëtareTim Ream Jeta personaleTim Ream ReferimeTim ReamEnglish Premier LeagueKombëtarja amerikane e futbollit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KurrikulaSokratiLasgush PoradeciQeniVendimmarrjaDeti AdriatikMusine KokalariStreptokoketKlimaYlberiRelieviShpejtësiaKongresi i ManastiritErnest HemingwayHidrocentraletVirusiHektoriTë drejtat e fëmijëvePsoriazaNorvegjiaMeshariTanzimatiFigura stilistikeNeolitiBeteja e KosovësRusiaLudwig van BeethovenBeratiDitar (Anne Frank)FyelliLista e elementeve kimikëFlamuri i KosovësYmer Agë Ulqini (këngë)Dita e VerësKultura e ShqipërisëMetodat e kërkimitAmerika JugoreElhamdulilahGravitetiLuljaMikroorganizmatInteligjenca emocionalePjetër BudiJaponiaTingulliKimia organikeShenjat e qarkullimit rrugorArmët e SkënderbeutButrint ImeriZëri njerëzorMbrojtja e mjedisitTurizmi në ShqipëriHumanizmiAzotiShkollaPlanetiAli Pashë TepelenaSali BerishaViolinaNdryshimi i klimësKanuni i Lekë DukagjinitURLNelson MandelaHarresaEmrat e bukur të AllahutHistoria e TiranësVenaSistemi i organeve të frymëmarrjesRomaNevruziNumëroriAfërditaKryefjalaBashkimi EvropianKarakteristikat e zeritVeshkaMbiemriMuzika populloreLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarë🡆 More